Category: Lajme

  • Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Këngëtarja Blerina Matraku ka folur ekskluzivisht në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

    Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

    Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

    Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

    “Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

    Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Me ardhjen e ditëve të freskëta të vjeshtës, ëmbëlsirat me fruta të stinës bëhen një zgjedhje ideale për t’u shijuar në shtëpi. Një prej tyre është tartë me mollë, karamel dhe arra pekan, e cila kombinon shijen e ëmbël me krokantësinë e brumit sfoliat.

    Përparësia e kësaj recete është se përgatitet lehtë dhe kërkon vetëm rreth 30 minuta, duke e bërë të përshtatshme edhe për ata që nuk kanë shumë kohë për të kaluar në kuzhinë.

    Përbërësit:

    1 fletë brumi sfoliat, rreth 240 gramë, e shkrirë dhe e ndarë në dy pjesë

    Pak vaj për lyerjen e tavës

    50 gramë sheqer kaf

    Një majë luge kripë

    1 lugë çaji lëng limoni

    1 mollë e madhe, e prerë në feta të holla

    Salcë karamel, sipas dëshirës

    25–30 gramë arra pekan të copëtuara

    Përgatitja:

    Fillimisht, ngroheni furrën në 200°C dhe shtroni letër pjekjeje në një tavë. Vendosni sipër dy pjesët e brumit sfoliat.

    Në një enë, përzieni fetat e mollës me sheqerin kaf, kripën dhe lëngun e limonit. Lërini të pushojnë për disa minuta, në mënyrë që shijet të përzihen.

    Më pas, radhitni fetat e mollës mbi brumë, duke i mbivendosur lehtë. Kujdesuni që lëngu i mbetur në enë të mos hidhet mbi brumë.

    Piqeni tartën për rreth 20 minuta, derisa brumi të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë.

    Pasi ta hiqni nga furra, shtoni salcën e karamelit dhe arrat pekan të copëtuara.

    Tarta mund të shërbehet e ngrohtë ose pasi të jetë ftohur pak. Për një aromë më të theksuar vjeshtore, mollëve mund t’u shtoni edhe pak kanellë para pjekjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump: Është koha që Ukraina të bëhet me president të ri

    Trump: Është koha që Ukraina të bëhet me president të ri

    Trump: Është koha që Ukraina të bëhet me president të ri

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mendon se “ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”, ndërsa iu përgjigj kritikave të Volodymyr Zelenskyt lidhur me marrëveshjen e SHBA-së me Rusinë për naftën.

     Presidenti ukrainas paralajmëroi se një marrëveshje e re për të lejuar hyrjen e miliona tonëve naftë ruse në SHBA do t’i siguronte Moskës fonde për të vazhduar luftën kundër vendit të tij, duke e cilësuar atë si një dhuratë për presidentin rus Vladimir Putin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

     Të shtunën, jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump u tha gazetarëve se Zelensky “kërkon të krijojë probleme për botën” duke vazhduar të autorizojë sulme ndaj rafinerive ruse.

    “Ai duhet patjetër të ndalojë,” tha Trump, përpara se të sugjeronte se Ukraina duhet të “gjejë një udhëheqës të ri që mund të arrijë një marrëveshje”.

     Furnizimet globale me karburant, përfshirë naftën janë kufizuar rëndë nga lufta kundër Iranit e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli, e cila çoi në mbylljen faktike të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e produkteve të naftës në botë.

    Rusia – një prodhues i madh – dhe Ukraina i kanë intensifikuar së fundmi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve të transportit të njëra-tjetrës, duke rritur më tej tensionet në tregjet e energjisë.

    “Ne thamë: ‘mund t’i bëni çfarë të doni Rusisë, por mos i godisni rafineritë’, sepse kjo shkakton një problem botëror,” vazhdoi Trump.

    “Ai mund të kishte arritur shumë marrëveshje dhe, për ndonjë arsye, nuk e bën kurrë këtë.”

    I dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev, e përshkroi ndërhyrjen e Trumpit si “ikonike dhe historike”, duke thënë se Ukraina “ka nevojë për një udhëheqje që fokusohet vërtet te paqja”.

    Presidenti amerikan konfirmoi të premten se ishte arritur një marrëveshje me Moskën për të pezulluar sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës “diesel” deri më 7 prill.

    Zelensky reagoi duke thënë se kjo do t’i mundësonte Moskës të siguronte fonde të reja për të blerë pajisje të reja ushtarake për vazhdimin e luftës.

    Ai gjithashtu akuzoi Moskën se e interpreton marrëveshjen si një sinjal se “mund të vazhdojnë të luftojnë dhe të hedhin bomba mbi qytete”, pas sulmeve të reja vdekjeprurëse në Zaporizhzhia.

  • Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka gjobitur një kompani për përpunimin e betonit në Gjilan, ndërsa tri subjekte të tjera janë obliguar të ndërpresin veprimtarinë për shkak të mungesës së lejeve mjedisore.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se gjatë kësaj jave Inspektorati i ministrisë ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

    Sipas Pacollit, përveç kompanisë në Gjilan, punën janë obliguar ta ndalin edhe dy kompani në Klinë dhe një fabrikë në Lipjan, pasi kanë ushtruar veprimtarinë pa lejet përkatëse mjedisore.

    Kontrollet kanë përfshirë edhe gurthyesit dhe operatorët që merren me përpunimin e mishit dhe produkteve të qumështit, me fokus në respektimin e lejeve mjedisore dhe mbrojtjen e ujërave.

    Ministrja ka bërë të ditur se Inspektorati po monitoron zbatimin e vendimeve të marra, si dhe po trajton vazhdimisht ankesat e qytetarëve.

    “Ndotja dhe aktivitetet në kundërshtim me ligjin nuk do të tolerohen. Inspektimet dhe masat ligjore do të vazhdojnë”, ka shkruar Pacolli.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona mposht Getafen dhe vazhdon me bilanc të përsosur në La Liga

    Barcelona mposht Getafen dhe vazhdon me bilanc të përsosur në La Liga

    Barcelona mposht Getafen dhe vazhdon me bilanc të përsosur në La Liga

    Barcelona ka shënuar fitoren e tetë radhazi në La Liga, duke mposhtur Getafen me rezultat 3-0 në kuadër të javës së tetë të kampionatit spanjoll.

    Katalonasit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Gordonit.

    Në minutën e 30-të, Gabriel Jesus dyfishoi epërsinë e Barcelonës, ndërsa Kounde vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 73-të.

    Me këtë triumf, Barcelona vazhdon të mbajë bilancin e përsosur në kampionat, me tetë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe gjithsej 24 pikë të grumbulluara.

    Pas Barcelonës renditet Atletico Madridi me 19 pikë, i ndjekur nga Betisi me 16, ndërsa Real Madridi ka 15 pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Barcelona mposht Getafen dhe vazhdon me bilanc të përsosur në La Liga appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

    Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

    Prizrenasit triumfuan ndaj Borës me rezultat 78:58, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat.

    Për Borën, kjo ishte humbja e parë e sezonit, pasi deri në këtë përballje kishte arritur t’i shmangej disfatës.

    Lejson Zeqiri ishte më efikasi te Bashkimi me 18 pikë, ndërsa te skuadra mysafire u dallua Terren Allen, i cili gjithashtu realizoi 18 pikë.

    Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të mbajë pozitën e skuadrës së vetme pa humbje në elitën e basketbollit kosovar.

    Burimi: RTKLive

  • Anglia dhe Uellsi: Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë gjyqtarët, por nuk mund të marrë vendime

    Anglia dhe Uellsi: Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë gjyqtarët, por nuk mund të marrë vendime

    Gjyqësori i Anglisë dhe Uellsit ka publikuar një qëndrim zyrtar për përdorimin e inteligjencës artificiale në drejtësi, duke theksuar se ajo mund të shërbejë si mjet ndihmës, por nuk mund të zëvendësojë gjykimin dhe vendimmarrjen njerëzore.

    Dokumenti, i publikuar më 9 tetor 2026 në faqen zyrtare të Courts and Tribunals Judiciary, përcakton kërkesat për përdorimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e kësaj teknologjie në punën gjyqësore.

    Sipas deklaratës, vendimet duhet të merren nga gjyqtarët. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në kryerjen e detyrave, por nuk duhet të zëvendësojë arsyetimin juridik, vlerësimin e provave apo ushtrimin e diskrecionit gjyqësor.

    Çdo material i prodhuar nga IA-ja dhe i përdorur në punën gjyqësore duhet të kontrollohet, verifikohet dhe miratohet nga gjyqtari përgjegjës, i cili mban përgjegjësinë përfundimtare.

    Deri tani, autoritetet kanë testuar përdorime të vlerësuara me rrezik më të ulët, përfshirë përmbledhjen dhe analizën e dokumenteve, transkriptimin, fshehjen e të dhënave sensitive, hartimin e kronologjive dhe thjeshtimin e gjuhës së teksteve.

    Për punën gjyqësore do të lejohen vetëm mjete të miratuara. Dokumenti kërkon që të dhënat të ruhen në Mbretërinë e Bashkuar, të zbatohen masa mbrojtëse të nivelit institucional dhe aksesi në internet të jetë i çaktivizuar.

    Mjetet dhe përdorimet e reja do të shqyrtohen nga një grup qendror drejtues, i kryesuar nga gjyqtari përgjegjës për inteligjencën artificiale. Përpara përdorimit më të gjerë, grupi do të vlerësojë çështjet ligjore, etike dhe operative, si dhe sigurinë e mbrojtjen e të dhënave.

    Qëndrimi lidhet me gjyqësorin e Anglisë dhe Uellsit, ndërsa disa pjesë të sistemit të tribunaleve kanë juridiksion më të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Harrojini ndalesat për karikim, Honda po ndërton rrugë që karikojnë veturat gjatë lëvizjes

    Harrojini ndalesat për karikim, Honda po ndërton rrugë që karikojnë veturat gjatë lëvizjes

    Harrojini ndalesat për karikim, Honda po ndërton rrugë që karikojnë veturat gjatë lëvizjes

    Kompania japoneze Honda po zhvillon një teknologji të re që mund të ndryshojë mënyrën e karikimit të automjeteve elektrike, duke mundësuar furnizimin e tyre me energji edhe gjatë lëvizjes.

    Sistemi bazohet në karikimin pa tel, përmes pajisjeve të integruara në sipërfaqen e rrugës, të cilat përdorin fusha elektromagnetike për të transferuar energjinë te automjeti, pa pasur nevojë që ai të ndalet në një stacion karikimi.

    Honda planifikon ta testojë teknologjinë në kushte reale dhe po shqyrton mundësinë e përdorimit të saj në rrugë publike në të ardhmen.

    Një nga përfitimet kryesore të këtij sistemi do të ishte mundësia që automjetet elektrike të përshkonin distanca më të gjata pa pasur nevojë të ndalonin për të rimbushur bateritë.

    Teknologjia mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e madhësisë së baterive. Meqë automjetet do të mund të merrnin energji gjatë udhëtimit, ato potencialisht nuk do të kishin nevojë për bateri aq të mëdha për të përshkuar distanca të gjata.

    Megjithatë, zbatimi i kësaj teknologjie në shkallë të gjerë paraqet sfida të konsiderueshme. Infrastruktura rrugore do të duhej të pajisej me sisteme të posaçme, gjë që do të kërkonte investime të mëdha, si dhe zgjidhje për furnizimin me energji dhe mirëmbajtjen.

    Honda nuk është e vetmja kompani që po hulumton karikimin dinamik të automjeteve elektrike. Edhe kompani të tjera po zhvillojnë sisteme që synojnë të furnizojnë automjetet me energji gjatë lëvizjes.

    Nëse teknologjia dëshmohet efikase dhe ekonomikisht e qëndrueshme, rrugët që karikojnë automjetet elektrike mund të bëhen pjesë e infrastrukturës së transportit në të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Harrojini ndalesat për karikim, Honda po ndërton rrugë që karikojnë veturat gjatë lëvizjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga 1 nëntori nisin kontrollet për bizneset online në Kosovë

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se nga 1 nëntori 2026 do të nisin kontrollet ndaj bizneseve që operojnë online në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime përmes internetit duhet ta përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.

    Sipas Kusari-Lilës, kontrollet do të kryhen nga inspektorët përkatës ndaj bizneseve online dhe kompanive postare, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe zbatimit të kërkesave ligjore.

    Ajo ka theksuar se formalizimi i tregtisë online është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjitha bizneset.

    “Nuk mund të ketë konkurrencë të drejtë kur disa biznese i respektojnë rregullat, ndërsa të tjerat i shmangin ato”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ministrja u ka bërë thirrje bizneseve që ta përfundojnë regjistrimin brenda afatit, duke theksuar se kërkesat ligjore vlejnë për të gjithë, pa përjashtim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga 1 nëntori nisin kontrollet për bizneset online në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrëfimi i gruas - E vetme në betejë me shëndetin mendor (VIDEO)

    Rrëfimi i gruas – E vetme në betejë me shëndetin mendor (VIDEO)

    Rrëfimi i gruas - E vetme në betejë me shëndetin mendor (VIDEO)

    Lumnije Demolli është anëtare e klubit “Dëshira” që nga viti 2006.

    Për të, kjo organizatë është shumë më tepër se një vend ku kalon ditën. Aty ka gjetur shoqëri, mbështetje dhe qetësi, ndërsa thotë se pjesëmarrja në aktivitetet e klubit ka sjellë ndryshime pozitive në jetën e saj.

    Demolli, e cila prej disa vitesh përballet me probleme të shëndetit mendor, tregon se në këtë ambient ndihet e pranuar dhe e mbështetur.

    Ajo ka mësuar shkrim e lexim dhe ka fituar aftësi që i ndihmojnë në jetën e përditshme, si të shkojë vetë në komunë, në spital apo në shitore.

    “Shumë kam ndryshuar, shumë gjëra të mira kam gjetur. E kam gjetur si shtëpinë e dytë”, shprehet ajo.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ajo e pati edhe një kërkësë, drejt insitucioneve nga të cilat tha se pret më shumë mbështetje për ta.