Category: Lajme

  • Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë

    Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse do t’i siguronte Moskës të ardhura shtesë për të financuar luftën.

    Ajo theksoi se ky nuk është momenti që Bashkimi Evropian të zbusë presionin ndaj Rusisë, duke paralajmëruar masa të reja kundër individëve dhe subjekteve që mbështesin luftën e Moskës.

    “Pezullimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të zhvilluar luftën. Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi Kallas.
    Ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së synojnë të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh, të cilën e cilësoi si më të madhën e këtij lloji që nga fillimi i luftës.

    Masat e reja pritet të synojnë individë dhe subjekte që, sipas BE-së, kontribuojnë në funksionimin e makinerisë ruse të luftës.

    Deklaratat e Kallas vijnë në kohën kur vendet evropiane po diskutojnë mënyrat për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe për të shtuar presionin ekonomik ndaj Moskës, për shkak të luftës në Ukrainë.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Të dielën parashikohet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe herë pas reshje shiu në të gjithë vendin. Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton MeteoKosova.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 °C.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që u vranë dje në Livoç të Gjilanit, do të përcillen nesër për në banesën e fundit.

    Lajmi është bërë i ditur nga fshati i tyre, Pozherani, ku është njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën 15:40.

    Sipas informacioneve të raportuara, dy viktimat dyshohet se u vranë nga bashkëshorti i Nafijes.

    Rasti ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Totaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: Në Prizren valojnë flamujt e progresit dhe aleancave perëndimore

    Totaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: Në Prizren valojnë flamujt e progresit dhe aleancave perëndimore

    Totaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: Në Prizren valojnë flamujt e progresit dhe aleancave perëndimore

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “do të valojë sërish” në Prizren.

    Totaj i ka cilësuar deklaratat e tilla si kërcënime virtuale nga Beogradi, duke theksuar se një skenar i tillë është i pamundur.

    Përmes një reagimi, ai ka thënë se Prizreni mbetet simbol i historisë, kulturës, progresit dhe orientimit drejt aleancave perëndimore.

    “Kërcënimet e tilla virtuale nga Beogradi na shërbejnë vetëm si argëtim për të shoqëruar kafenë e mëngjesit pranë Lumbardhit”, ka shkruar Totaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Totaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: Në Prizren valojnë flamujt e progresit dhe aleancave perëndimore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Misioni i radhës është të bëhem kryeministër i Kosovës (VIDEO)

    Rama: Misioni i radhës është të bëhem kryeministër i Kosovës (VIDEO)

    Rama: Misioni i radhës është të bëhem kryeministër i Kosovës (VIDEO)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur hapur ambiciet e tij për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

    Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një bisede me një influencer të huaj i cili e ka publikuar intervistën me të parin e Prishtinës në faqen “Khan Khan”.

    Rama i pyetur se çfarë profesioni ka, i tregoi influencerit që është kryetar i kryeqytetit të Kosovës teksa pas kësaj i pyetur se cila është pjesa e preferuar e punës së tij, Rama i tha se misioni i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës teksa kritikoi Kurtin për qeverisjen e tij.

    “Misioni i radhës është të bëhem kryeministër i vendit… Ai (Kurti) nuk po bën punë të mirë”, tha Rama.

    Ndiqeni videon:

  • Sekuestrohet drogë, armë zjarri e municion në Grabovc të Obiliqit

    Sekuestrohet drogë, armë zjarri e municion në Grabovc të Obiliqit

    Sekuestrohet drogë, armë zjarri e municion në Grabovc të Obiliqit

    Policia ka sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike në fshatin Grabovc të Obiliqit.

    Rasti, siç thuhet, është zbuluar sot rreth orës 16:00, gjatë një pike kontrolli, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet. Një person është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme.

    Për rastin është iniciuar procedurë për veprat penale të mbajtjes së paautorizuar të armës dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

    “Veprimet e mëtejme po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

    Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

    Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person

    Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Grabovc të Obiliqit.

    Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë të Obiliqit, gjatë realizimit të një pike kontrolli, kanë ndaluar një automjet për kontroll.

    Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe substanca të dyshuara narkotike.

    Lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

    Policia ka iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Veprimet e mëtejme policore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Armë, municion dhe substanca narkotike në një veturë në Grabovc të Obiliqit, arrestohet një person appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

    Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

    Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

    Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për kritikat që janë bërë në drejtim të Kosovës nga BE dhe shtete anëtare.

    Joseph ka thënë se Brukseli zyrtar nuk i ka menaxhuar në mënyrë të duhur kritikat sa i përket Ligjit të ri për Gjykatën Speciale dhe sipas tij, shqetësimet do të duhej të ngriheshin privatisht në vend që të bëhej reagim publike për mosrespektim të obligimeve ndaj BE-së.

    Në këtë pikë, Joseph kujton funeralin e Ratko Mlladiqit në Serbi që është përkrahur nga shteti serb e që BE s’ka ndërmarrë asnjë veprim.

    “BE-ja i ka trajtuar në mënyrë të gabuar shqetësimet e saj lidhur me Ligjin e ri të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Brukseli duhej t’i ngrinte këto shqetësime në mënyrë private, në vend që ta akuzonte publikisht Kosovën për mosrespektim të “obligimeve ndaj BE-së”. Brukseli nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete lidhur me funeralin e Ratko Mlladiqit, të mbështetur nga shteti – kriminelit më të rëndë të luftës në Ballkan – ndërkohë që Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë profesori amerikan i John Hopkins University, në një intervistë për Gazetën Express.

    Për shkak të mungesës së pasojave që lidhen me funeralin e Mlladiqit dhe për shkak të reagimeve festive në Beograd për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve, Joseph thotë se BE-ja do të duhej të tregohej më e ndjeshme sa i përket trajtimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

    “Mungesa e pasojave për Serbinë lidhur me funeralin e Mlladiqit si dhe reagimet festuese në Beograd ndaj aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara kërkonin shumë më tepër ndjeshmëri në trajtimin e ligjit të Kosovës”, ka thënë Joseph për Express.

    Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale s’është e imunizuar ndaj kritikave, teksa kujton faktin që dënimet ndaj katërshes së UÇK’së janë shumë më të mëdha krahasuar me dënimet e dhënga nga Tribunali i Hagës për krime shumë më të rënda.

    “Dhomat e Specializuara nuk janë të imunizuara ndaj kritikave. Dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, janë tejet joproporcionale krahasuar me dënimet e dhëna nga Tribunali i Hagës për krime shumë më të rënda”, ka shtuar Joseph tutje.

    Në fund, ai thotë se BE në vend të kritikave të ashpëra publike, ka mundur t’i ndaj shqetësimet sa i përket Ligjit në mënyrë private.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t'ju habisë

    Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t’ju habisë

    Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t'ju habisë

    Nëse mendoni se fëmijët tre dhe katër vjeç nuk rrinë kurrë ulur, një studim i ri sugjeron se kjo përshtypje nuk është larg të vërtetës. Fëmijët e vegjël mund të bëjnë pothuajse 30,000 hapa vetëm në një ditë, dhe studiuesit zbuluan gjithashtu se djemtë në atë moshë janë, mesatarisht, më aktivë se vajzat.

    Studimi u krye nga shkencëtarë nga Universiteti i Seviljes, dhe nga viti 2018 deri në vitin 2025, ata ndoqën 3,570 fëmijë nga 44 vende. Fëmijët e vegjël mbanin pajisje gjurmuese të lëvizjes të bashkangjitura në bel për të paktën tre ditë vazhdimisht në mënyrë që studiuesit të mund të merrnin pamjen më të saktë të aktivitetit të tyre të përditshëm.

    Lërini fëmijët të bëjnë pothuajse 30,000 hapa

    Rezultatet treguan dallime të mëdha midis fëmijëve. Fëmija më pak aktiv bëri vetëm 1,124 hapa në ditë, ndërsa më aktivi regjistroi 29,320. Mesatarja ishte 18,542 hapa në ditë.

    Dallime u vunë re edhe midis djemve dhe vajzave. Midis trevjeçarëve, djemtë bënë mesatarisht 18,064 hapa në ditë, ndërsa vajzat bënë 16,426.

    Sasia e lëvizjes u ndikua gjithashtu nga mjedisi në të cilin u rritën fëmijët. Fëmijët nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishin, mesatarisht, më aktivë se fëmijët nga vendet më të pasura. Fëmijët që jetonin në zona rurale lëviznin gjithashtu më shumë se bashkëmoshatarët e tyre urbanë, transmeton Klankosova.tv.

    Numri i hapave mund të gjurmohej si gjatësia dhe pesha.

    Studiuesit besojnë se rezultatet e tyre mund të përdoren për të krijuar standarde për aktivitetin fizik tek fëmijët e vegjël, të ngjashme me grafikët që pediatrit përdorin për të ndjekur gjatësinë dhe peshën ndërsa rriten.

    Kjo mund ta bëjë më të lehtë vlerësimin nëse një fëmijë po lëviz mjaftueshëm krahasuar me bashkëmoshatarët e tij dhe për të identifikuar fëmijët që nuk janë mjaftueshëm aktivë më herët.

    “Vendosja e standardeve të krahasueshme ndërkombëtarisht për hapat e përditshëm ofron një bazë të rëndësishme për monitorimin e aktivitetit fizik në fëmijërinë e hershme”, shkruan autorët e studimit, të botuar në revistën The Lancet Child & Adolescent Health.

    Ata theksojnë se fëmijëria e hershme është një periudhë veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin, dhe se ushtrimet e pakta shoqërohen me një rrezik më të lartë të mbipeshës dhe zhvillimit më të ngadaltë motorik.

    “Ka shumë pak mënyra objektive për të monitoruar aktivitetin fizik tek fëmijët e vegjël dhe për të identifikuar ata që janë në rrezik të aktivitetit të ulët”, thanë studiuesit, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Ata besojnë se numërimi i hapave mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të monitoruar se sa lëvizin fëmijët e vegjël, veçanërisht në mjediset ku nuk janë të disponueshme metoda më të sofistikuara të monitorimit të aktivitetit fizik.

  • Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

    Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

    Golin e vetëm të takimit e realizoi Yan Diomande, i cili në minutën e 64-t shënoi golin e tij të parë për madrilenët, pas një asistimi nga Federico Valverde.

    Real Madridi e nisi ndeshjen me synimin për të marrë tri pikët, ndërsa Kylian Mbappe pati një mundësi të mirë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi që në minutat e para, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.

    Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e parë, rrjetat mbetën të paprekura deri në pushim.

    Në pjesën e dytë, Villarreal u tregua më i rrezikshëm në disa momente, por portieri Thibaut Courtois reagoi mirë, duke e mbajtur portën e paprekur.

    Në minutën e 64-t, Diomande përfitoi nga pasimi i Valverdes dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke i dhënë epërsinë Real Madridit.

    Nëntë minuta më vonë, Vinicius Junior e dërgoi sërish topin në rrjetë pas një pasimi të Jude Bellinghamit, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Braziliani u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq, pasi pamjet treguan se gjatë aksionit e kishte tërhequr për flokësh Nathan Saliban.

    Megjithëse mbeti me një lojtar më pak, Real Madridi arriti ta ruante epërsinë deri në fund. Mbappe pati mundësi ta mbyllte ndeshjen me golin e dytë, por u ndal nga portieri kundërshtar, ndërsa Courtois reagoi sërish mirë ndaj përpjekjeve të Villarrealit për të barazuar rezultatin.

    Kështu, Real Madridi arkëtoi tri pikë të rëndësishme, duke vazhduar serinë pozitive në përballjet direkte me Villarrealin.

    Burimi: RTKLive