Category: Lajme

  • Cakolli reagon pas etiketimeve që i bëhen gazetarit Fidan Jupolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

    Cakolli reagon pas etiketimeve që i bëhen gazetarit Fidan Jupolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

    Cakolli reagon pas etiketimeve që i bëhen gazetarit Fidan Jupolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarit, Fidan Jupolli.

    Cakolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mënyra se si po organizohet sulmi ndaj Jupollit tregon qartë qëllimin për të ngjallur ‘frikë’, transmeton klankosova.tv.

    “Nga mënyra e organizuar se si po sulmohet Fidan Jupolli, duket qartë që ky linçim publik ka për qëllim edhe me i tregu krejtve se çka mund t’u ndodhë nëse guxojnë me pasë e me shprehë një qëndrim, qoftë edhe përmes satirës, që dikujt ose shumëkujt s’i pëlqen.Kështu krijohet frika, pastaj autocensura, e kadale një shoqni ku njerëzit fillojnë me e matë çdo fjalë sipas reagimit që mundet me pasë turma”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

  • Përparim Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

    Përparim Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

    Përparim Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar gjatë një interviste të shkurtër në SHBA se synimi i tij i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës.

    Rama është ndaluar për intervistë nga krijuesi i përmbajtjes Khan, i cili e ka pyetur për profesionin dhe pjesën e preferuar të punës së tij.

    Duke u prezantuar si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Rama ka thënë se synimi i tij i radhës është të marrë drejtimin e Qeverisë.

    “Pjesa e preferuar e punës time është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që të pastrojmë dhe rregullojmë shtetin”, ka deklaruar Rama.

    I pyetur nga Khan për kryeministrin aktual, Albin Kurti, Rama ka thënë se ai nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përparim Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moska përshëndet deklaratat e Trumpit ndaj Zelenskyt: Historike dhe emblematike

    Moska përshëndet deklaratat e Trumpit ndaj Zelenskyt: Historike dhe emblematike

    I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin për investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, shprehu publikisht mbështetjen e tij për qëndrimin e Trump, sipas të cilit Ukrainës i nevojitet një president i ri.

    Përmes një reagimi në rrjetin social X, Dmitriev deklaroi se presidenti amerikan po bashkohet me ata që besojnë se Ukraina ka nevojë për një lidership të përkushtuar ndaj paqes dhe jo ndaj vazhdimit të konfliktit.

    “Presidenti Trump bashkohet me shumë njerëz që besojnë se Ukrainës i duhet një lidership vërtet i përkushtuar ndaj paqes dhe jo politikave luftarake të Zelensky-t”, shkroi Dmitriev, duke i cilësuar deklaratat e Trump si “emblematike dhe historike”.

    Reagimi erdhi pasi më herët gjatë ditës Donald Trump deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur mundësi të shumta për të arritur marrëveshje, por nuk ka mundur t’i çojë ato deri në fund.

    “Zelensky mund të kishte arritur shumë marrëveshje, por për ndonjë arsye ai nuk i arrin kurrë”, u shpreh Trump.

    Presidenti amerikan i bëri gjithashtu thirrje Kievit të ndalojë sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike ruse, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të vazhdimit të tyre.

    “Më mirë të ndalet, dhe të ndalet tani”, deklaroi Trump.

    Burimi: RTKLive

  • Studimi: Rreth një në tetë raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet

    Studimi: Rreth një në tetë raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet

    Rreth një në tetë raste të kancerit në nivel botëror shkaktohet nga infeksionet, sipas një studimi të ri që vë në pah rëndësinë e vaksinimit dhe trajtimit të infeksioneve për parandalimin e sëmundjes.

    Studimi, i publikuar në revistën *The Lancet Oncology* dhe i realizuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vlerëson se rreth 2.3 milionë diagnoza të reja të kancerit në vitin 2024 u shkaktuan nga infeksionet.

    Pjesa më e madhe e këtyre rasteve i atribuohet bakterit të stomakut *Helicobacter pylori* dhe virusit të papillomës njerëzore, i njohur si HPV. Ndër shkaktarët e tjerë kryesorë renditen viruset e hepatitit B dhe C, si dhe virusi Epstein-Barr.

    Sipas studiuesve, një pjesë e konsiderueshme e rasteve mund të shmanget përmes masave parandaluese. Vaksinimi kundër HPV-së dhe hepatitit B, kontrollet e rregullta dhe trajtimi i infeksioneve mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut.

    Megjithatë, më shumë se tre të katërtat e rasteve të kancerit të shkaktuara nga infeksionet regjistrohen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku mundësitë për vaksinim, diagnostikim dhe trajtim janë më të kufizuara.

    Gjetjet nënvizojnë nevojën për qasje më të gjerë në shërbimet parandaluese dhe kujdesin shëndetësor, me synimin për të pakësuar rastet e kancerit që mund të shmangen.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti merr kthesë të dielën, paralajmërohen reshje shiu dhe rënie e temperaturave

    Moti merr kthesë të dielën, paralajmërohen reshje shiu dhe rënie e temperaturave

    Moti merr kthesë të dielën, paralajmërohen reshje shiu dhe rënie e temperaturave

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

    Sipas njoftimit të IHMK-së, në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

  • Elton Ilirjani zbulon sa paguhet për një sfilatë, flet edhe për Parashqevi Simakun (VIDEO)

    Elton Ilirjani zbulon sa paguhet për një sfilatë, flet edhe për Parashqevi Simakun (VIDEO)

    Elton Ilirjani zbulon sa paguhet për një sfilatë, flet edhe për Parashqevi Simakun (VIDEO)

    Modeli dhe biznesmeni, Elton Ilirjani ka folur në Prive Klan Kosova, për karrierën e tij në pasarelat ndërkombëtare, pagesat që merr për sfilata, gjendjen e Parashqevi Simakut dhe zhvillimet e fundit në showbiz-in shqiptar.

    Ai foli edhe për Parashqevi Simakun, për të cilën tha se kujdeset financiarisht dhe se këngëtarja jeton në Manhattan.

     “Ajo ka zgjedhur të dalë në pension. Mos e prisni, të paktën për tani, të këndojë nëpër koncerte, por ajo është mirë”, u shpreh Ilirjani.

    Në intervistë, ai komentoi edhe skandalet që po diskutohen në showbiz-in shqiptar, si dhe mundësinë e pjesëmarrjes së tij në Big Brother.

    Ndiqni intervistën e plotë:

     

  • Dhëndri i ri i estradës kapet në një tjetër atmosferë, larg luksit të dasmës (VIDEO)

    Dhëndri i ri i estradës kapet në një tjetër atmosferë, larg luksit të dasmës (VIDEO)

    Dhëndri i ri i estradës kapet në një tjetër atmosferë, larg luksit të dasmës (VIDEO)

    Pas dasmës që mori vëmendje të madhe, dhëndri i ri i estradës, Kushtrim Kelani, është bërë pjesë e rubrikës Paparaci në Prive këtë javë.

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4 është fotografuar në një autolarje, teksa qëndronte me disa miq, rrugës për në Vranidoll, vendlindjen e tij.

    Këtë herë, Kushtrimi është shfaqur me veshje krejt të lirshme, larg atmosferës festive të dasmës.

      

  • Real Madrid mposht Villarrealin, Vinicius largohet me karton të kuq

    Real Madrid mposht Villarrealin, Vinicius largohet me karton të kuq

    Real Madrid mposht Villarrealin, Vinicius largohet me karton të kuq

    Real Madrid ka arritur t’i arkëtojë 3 pikët e plota në “Santiago Bernabeu”.

    “Los Blancos” shënuan fitore me rezultat 1-0 ndaj Villarrealit, transmeton klankosova.tv.

    Golin e vetëm të takimit Yan Diomande në minutën e 62-të të takimit.

    Reali arriti ta mbrojë rezultatin pasi që nga minuta e 73-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Vinicius Junior u largua me karton të kuq nga loja.

  • Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Një moment i pabesueshëm është regjistruar në “Santiago Bernabeu”, ku Vinicius Junior u bë protagonist i një episodi që kaloi nga festa në dramë brenda pak çastesh.

    Sulmuesi brazilian, i cili u inkuadrua nga stoli, arriti të shënonte gol, duke shkaktuar festë te lojtarët e Real Madridit. Madje, edhe Jose Mourinho vrapoi për ta përgëzuar.

    Megjithatë, festa nuk zgjati shumë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua, ndërsa Vinicius u ndëshkua me karton të kuq për shkak se kishte tërhequr kundërshtarin nga flokët.

    Kështu, një moment që dukej si festë e madhe për Real Madridin përfundoi në një situatë dramatike, me brazilianin që u detyrua të largohej nga loja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se Ukraina ka nevojë për një president të ri, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e Volodymyr Zelenskyt për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës me Rusinë.

    I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, i ka cilësuar deklaratat e Trumpit si “historike”, duke thënë se ato përbëjnë një moment të rëndësishëm për ata që mbështesin ndryshimin e udhëheqjes në Ukrainë.

    Dmitriev pretendoi se Ukraina ka nevojë për një udhëheqës të ri, i cili do të angazhohej për arritjen e paqes, ndërsa akuzoi Zelenskyn se po kontribuon në vazhdimin e luftës.

    Më herët, Trump kishte deklaruar se Ukraina ka nevojë për një president të aftë për të negociuar marrëveshje. Ai pretendoi se Zelensky ka pasur mundësi për të arritur një marrëveshje me Rusinë, por nuk i ka shfrytëzuar ato.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës, duke argumentuar se të ardhurat nga ky sektor po ndihmojnë Moskën të financojë luftën kundër Ukrainës.

    Zelensky ka theksuar se pasojat e këtyre masave janë bërë veçanërisht të dukshme në sfondin e sulmeve ruse ndaj Kievit.

    Nga ana tjetër, Trump ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me miliona tonë metrikë naftë dizel ruse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali