Category: Lajme

  • Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të plagosur

    Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të plagosur

    Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të plagosur

    Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, rreth orës 15:30 ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Në qytetin gjerman të Stutgartit po mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me burgim.

    Pjesëmarrësit janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestë në Stutgart në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

    Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

    Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999

    Komandanti në largim i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në vend është shumë më e mirë krahasuar me vitin 1999, kur trupat e NATO-s u dislokuan në Kosovë.

    Në një adresim lamtumirës para përfundimit të mandatit të tij, Ulutash ka vlerësuar zhvillimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe ka theksuar se KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit.

    “ Sot, situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999. Organizatat e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe janë bërë më të afta”, ka thënë Ulutas.

    Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), punon për garantimin e sigurisë publike për të gjitha komunitetet, ndërsa KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë.

    Sipas tij, misioni vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe garantimit të lirisë së lëvizjes. Ulutash ka shtuar se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në rast të rrezikut për përkeqësimin e situatës së sigurisë.

    Duke folur për të ardhmen, ai ka theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme nuk është ushtarake, por politike. Në këtë drejtim, KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si mekanizëm për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.

    Ulutash e ka cilësuar KFOR-in si një histori suksesi, duke rikujtuar se misioni u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999, me rreth 55 mijë ushtarë nga 36 vende.

    Më 14 tetor, Ulutash pritet t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit italian Roberto Vergori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ulutash përfundon mandatin në Kosovë: Situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

    Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

    Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

    Enver Hasani ka deklaruar se, nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për këtë gjykatë, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

    Sipas Hasanit, për një vendim të tillë nuk kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit serb.

    “Nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe nuk kërkohen 2/3 e votave të komunitetit serb”, ka deklaruar Hasani./Klankosova.tv

  • Brukseli në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

    Brukseli në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

    Brukseli në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

    Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Brukselit, ku po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Protestuesit janë shfaqur me flamuj të UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa protesta është shoqëruar me këngë patriotike.

    Në mesin e protestuesve janë edhe qytetarë që kanë udhëtuar nga Kosova, përfshirë udhëheqës të platformës “Liria Ka Emër”. Aty është parë edhe vëllai i Kadri Veselit, i shoqëruar nga Hysni Gucati.

    Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit, me të cilin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Brukseli në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump emëron Katie Zacharia sekretare për shtyp të Shtëpisë së Bardhë

    Trump emëron Katie Zacharia sekretare për shtyp të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. Ajo do të pasojë Karoline Leavitt, e cila u largua nga detyra në gusht.

    Trump e bëri publik vendimin në platformën Truth Social, duke e përshkruar Zacharian si një mbështetëse besnike dhe të përkushtuar të lëvizjes MAGA. Në një prononcim për gazetarët, ai shprehu besimin se ajo do ta kryejë me sukses detyrën e re.

    Zacharia falënderoi presidentin për besimin, duke e cilësuar mundësinë për t’i shërbyer atij dhe qytetarëve amerikanë si nderin e jetës së saj. Në këtë rol, ajo do të jetë përgjegjëse për komunikimin e qëndrimeve dhe vendimeve të administratës me median dhe publikun.

    Kush është Katie Zacharia?

    Katie Zacharia është juriste dhe komentatore konservatore amerikane. Ajo përfundoi studimet për shkenca politike në Universitetin Pepperdine në vitin 2007 dhe mori diplomën në drejtësi në vitin 2011.

    Gjatë studimeve juridike kreu praktikë në Shtëpinë e Bardhë, në administratën e presidentit George W. Bush. Ka shërbyer gjithashtu si këshilltare e përgjithshme ligjore e organizatës jofitimprurëse Fix California.

    Para emërimit, Zacharia ishte këshilltare e lartë për komunikim në Trump Media & Technology Group. Më herët shërbeu si zëdhënëse dhe zëvendësndihmëssekretare për çështjet publike në Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare.

    Ajo ka qenë komentatore në Fox News dhe Newsmax, ndërsa nga viti 2023 deri më 2025 punoi si drejtuese për zhvillimin e projekteve të posaçme në Universitetin Pepperdine.

    Burimi: Dukagjini

  • Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

    Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

    Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës ka vlerësuar përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme është politike dhe jo ushtarake.

    Ulutash në deklaratën e tij lamtumirëse të shpërndarë mediave ka rikujtuar se trupat e NATO-s u vendosën në Kosovë në qershor të vitit 1999. Ai ka theksuar se rreth 55 mijë ushtarë nga 36 shtete erdhën për të kontribuar në vendosjen e paqes, ndërsa që nga atëherë, mijëra pjesëtarë të misionit kanë ndihmuar në krijimin e kushteve për stabilitet dhe zhvillim ekonomik e shoqëror.

    Sipas tij, situata e sigurisë sot është dukshëm më e mirë sesa në vitin 1999, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre.

    Ai ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në garantimin e sigurisë publike për të gjitha komunitetet.

    Megjithatë, Ulutash ka theksuar se KFOR-i vazhdon të jetë reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, me prani në të gjithë territorin dhe i gatshëm të ndërhyjë në rast të rrezikut për përkeqësimin e situatës së sigurisë, njofton Klankosova.tv.

    Komandanti ka rikujtuar se NATO-ja, në muajin qershor, njoftoi për përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it, në përgjigje të përmirësimit të situatës së sigurisë. Sipas tij, ky proces po zhvillohet në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

    Ai ka theksuar se NATO-ja mbetet e përkushtuar përmes KFOR-it për të kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

    “Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake. Ajo është politike”, ka deklaruar Ulutash në mesazhin e tij.

    Në këtë kontekst, ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij edhe në mbështetje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, dialogu është korniza për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.

    Në letrën e lamtumirës, Ulutash ka falënderuar pjesëtarët e KFOR-it për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe institucionet e vendit, Policinë e Kosovës, organizatat e sigurisë, EULEX-in, Bashkimin Evropian, UNMIK-un, misionin e OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për bashkëpunimin.

    Shefi i misionit të trupave të NATO-s në Kosovë ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët e Kosovës për besimin e treguar ndaj KFOR-it, duke e cilësuar nder shërbimin mes tyre.

    Komanda e KFOR-it do të vazhdojë nën udhëheqjen e gjeneralmajorit italian Roberto Vergori, i cili ka shërbyer më parë në Kosovë.

    I njëjti do të jetë në krye të misionit më 14 tetor.

    Në përfundim të mesazhit të tij, komandanti ka theksuar se suksesi i KFOR-it qëndron te bashkëpunimi dhe puna si një ekip i përbashkët./Klankosova.tv

  • Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

    Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

    Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

    Një shtetas i Kosovës ka tentuar të kontrabandojë shtatë gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut.

     Sipas autoriteteve doganore maqedonase, gjarpërinjtë janë zbuluar në pikën kufitare “Bogorodica”, të fshehur në një kuti dhe shami nën ulësen e automjetit që drejtohej nga i dyshuari.

    Sipas njoftimit, në mesin e shtatë gjarpërinjve kishte dy pitonë qilimorë (Carpet Python), një piton bishtshkurtër (Short-tailed Python), një piton qilimor të Bredlit (Bradley’s Carpet Python), një gjarpër miu mbretëror kinez (Chinese King Rat Snake), një piton rrjetor super xhuxh (Super Dwarf Reticulated Python) dhe një gjarpër helmues të njohur si “Baron’s Racer”, shkruan mediat maqedonase, transmeton Klankosova.tv

    Autoritetet kanë bërë të ditur se tregtia me speciet e mbrojtura rregullohet me leje të posaçme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

    Gjarpërinjtë do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë.

  • Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

    Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

    Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

    Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se anijet që, sipas saj, shkelin rrugët e përcaktuara të lundrimit do të ndiqen dhe ndëshkohen kudo në rajon.

    Ndërkohë, agjencitë e sigurisë detare kanë raportuar edhe incidente të tjera ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e transportit detar në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

    Marina e IRGC-së deklaroi se shënjestroi dhomën e motorit dhe sistemin e lëvizjes së cisternës MV Sun Shine, në pronësi të kompanisë Natwit, pasi anija tentoi të kalonte nëpër një rrugë që Irani e konsideron të paautorizuar. Sulmi shkaktoi zjarr në bord.

    Në deklaratën e saj, Garda Revolucionare paralajmëroi se veprimet kundër anijeve që i konsideron shkelëse nuk do të kufizohen vetëm në Ngushticën e Hormuzit. Ajo kërcënoi gjithashtu se kompanitë që akuzohen për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara do të përballen me sanksione dhe se anijet e tyre do të shënjestrohen.

    IRGC-ja fajësoi ushtrinë amerikane për përshkallëzimin e tensioneve në rajon, duke e akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në vendimet e kompanive të transportit detar dhe të sigurimeve.

    Ndërkohë, udhëheqësi i faljes së së premtes në Teheran, Hoxhatoleslam Mohammad Javad Ali-Akbari, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të plotësohen kushtet e Iranit.

    Ai tha se Teherani ka paraqitur shtatë kushte dhe se do të vendosë për hapat e ardhshëm pasi ato të përmbushen. Sipas tij, gatishmëria ushtarake e Iranit është përmirësuar dhe strategjia e vendit ka kaluar nga mbrojtja në ofensivë.

    Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se kishte pastruar rrugët kryesore të lundrimit nga minat detare, duke deklaruar se korridoret janë të hapura për anijet që nuk shkelin sanksionet amerikane ndaj Iranit. Sipas CENTCOM-it, mijëra anije tregtare kanë kaluar në mënyrë të sigurt.

    Megjithatë, raportimet për sulme ndaj anijeve tregtare vazhdojnë. Qendra Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO) njoftoi se një anije që transportonte gaz të lëngshëm të naftës (LPG) ishte goditur nga predha të paidentifikuara rreth 13 milje detare në perëndim të Al-Jazira-s, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmi shkaktoi zjarr, i cili më vonë u vu nën kontroll.

    Një ditë më parë, UKMTO kishte raportuar për një cisternë nafte në veri të ujërave të Katarit, e cila ishte goditur nga disa predha, duke shkaktuar viktima. Ndërkaq, një tjetër cisternë ishte përfshirë nga zjarri rreth 40 kilometra larg Fujairahut, në Gjirin e Omanit.

    Sipas raportimeve mediatike, nga 28 shtatori deri më 5 tetor janë regjistruar të paktën 12 sulme, tentativa sulmesh ose incidente ngacmimi ndaj cisternave të naftës dhe anijeve që transportojnë gaz, shifra më e lartë javore që nga fillimi i luftës, më 28 shkurt.

    Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë, pasi në kushte normale përmes saj kalon rreth një e pesta e dërgesave botërore të naftës dhe gazit. Megjithatë, transporti detar në këtë zonë është penguar rëndë që nga shpërthimi i luftës, për shkak të sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare dhe bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.

    Pavarësisht tensioneve, të dhënat më të fundit tregojnë se eksportet e naftës nga vendet e tjera të rajonit, duke përjashtuar Iranin, janë rikthyer ditët e fundit në nivelet e para luftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

    Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) u ka bërë thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësit, në mënyrë që të sigurohen për cilësinë dhe pastërtinë e metaleve të çmuara.

    Sipas AMK-së, verifikimi dhe vulosja e produkteve janë të rëndësishme për mbrojtjen e konsumatorëve nga deklarimet e pasakta lidhur me përbërjen e metaleve të çmuara.

    Agjencia, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes laboratorit të saj kontrollon përbërjen dhe pastërtinë e arit, argjendit, platinit dhe paladiumit.

    Sipas legjislacionit në fuqi, operatorët ekonomikë janë të obliguar t’i paraqesin produktet për verifikim në AMK para se t’i vendosin ato në treg. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të sjellë sanksione ligjore.

    Procesi i verifikimit nis me matjen e produkteve me peshore të kalibruar dhe kontrollimin e dokumentacionit përcjellës, përfshirë dëshmitë e prejardhjes dhe faturat përkatëse.

    Më pas, produktet analizohen me pajisje që përdorin teknologjinë me rreze X për të përcaktuar përbërjen dhe pastërtinë e metalit. Për të siguruar saktësinë e rezultateve, laboratori kryen tri matje të njëpasnjëshme për secilin produkt.

    Te punimet e arit, verifikimi përfshin pastërti të ndryshme, përfshirë 14, 18, 22 dhe 24 karatë. Produktet që i përmbushin kërkesat teknike dhe ligjore vulosen pas përfundimit të procesit të verifikimit.

    Rëndësia e këtij shërbimi dëshmohet edhe nga kërkesat e bizneseve. Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara.

    AMK ka theksuar se verifikimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve janë thelbësorë për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen e qytetarëve gjatë blerjes së stolive dhe produkteve të tjera prej metaleve të çmuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali