Category: Lajme

  • Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

    Sipas njoftimit të Presidencës, presidenti finlandez, Alexander Stubb, i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

    Në telegramin e urimit, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen.

    Ajo ka riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në avancimin e parimeve demokratike, bashkëpunimit rajonal, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.

    Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në këtë detyrë, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

    Edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj presidentes së Kosovës, duke shprehur besimin se udhëheqja e saj do të kontribuojë në forcimin e dialogut dhe kohezionit shoqëror.

    Sipas Presidencës, Siljanovska-Davkova ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy shteteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

    Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

    Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

    Çiklisti malor austriak Mario Neurauter ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi një sfidë të pazakontë duke u hedhur me biçikletë nga një lartësi prej rreth 3.8 metrash dhe duke shtypur një kuti të vogël kartoni me gomën e pasme.

    Rekordin ai e vendosi në shtator të vitit 2025, gjatë festivalit Bike Republic Sölden, në Austri, duke u shpallur rekordmen për rënien vertikale më të lartë me biçikletë mbi një objektiv, në kategorinë e meshkujve.

    Neurauter u nis nga një platformë e ngritur dhe arriti ta poziciononte gomën e pasme pikërisht mbi një kuti të vogël të kuqe, të cilën e shtypi me sukses pas uljes.

    Duke folur për Guinness World Records, çiklisti tha se nuk kishte ndier frikë, por e dinte se goditja e saktë e kutisë do të ishte pjesa më e vështirë e sfidës.

    “Nu kisha frikë, por e dija se goditja e kutisë do të ishte e vështirë. Nuk isha stërvitur posaçërisht për këtë, ndaj nuk e dija sa përpjekje do të më duheshin. Në fund, gjithçka shkoi mjaft mirë”, deklaroi ai.

    Gjatë të njëjtit fundjavë, austriaku tentoi të vendoste edhe dy rekorde të tjera: për rënien vertikale më të lartë me biçikletë dhe për rënien vertikale me rrotullim 360 gradë mbi një objektiv.

    Megjithatë, provat për këto dy sfida janë ende duke u shqyrtuar nga organizata Guinness World Records dhe rezultatet nuk janë konfirmuar ende.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vushtrria arrin fitoren e parë në Superligë, mposht Gjilanin

    Vushtrria arrin fitoren e parë në Superligë, mposht Gjilanin

    Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku skuadra vushtrriase luajti në rolin e vendasit dhe arriti të sigurojë tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

    Hero i Vushtrrisë ishte Urim Statovci, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 60-të, duke i dhënë fund serisë negative të skuadrës së tij.

    Pas ndeshjes, klubi i Vushtrrisë falënderoi tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë takimit.

    “Tri pikë të rëndësishme sot në Podujevë! Goli i Urim Statovcit në minutën e 60-të vendosi ndeshjen. Faleminderit tifozëve ‘Forca’ që ishin me ne gjatë gjithë ndeshjes”, thuhet në reagimin e klubit.

    Pavarësisht fitores, Vushtrria vazhdon të mbetet në fund të tabelës, por tashmë me tri pikë të grumbulluara. Në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e pestë me 11 pikë.

    Burimi: RTKLive

  • Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

    Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

    Google po heq një funksion nga aplikacioni Google Messages, i cili u mundësonte përdoruesve të zgjidhnin nëse dëshironin të dërgonin mesazhe përmes SMS ose RCS te një kontakt i caktuar.

    Sipas raportimeve, përdoruesit së shpejti nuk do të mund të zgjedhin manualisht llojin e mesazhit që duan të përdorin për një kontakt.

    Aktualisht, Google Messages mund të ofrojë mundësinë për të zgjedhur mes SMS-it dhe RCS-it, në varësi të disponueshmërisë së shërbimit dhe mënyrës se si është konfiguruar komunikimi me kontaktin.

    Megjithatë, Google ka nisur ta heqë këtë mundësi, duke e lënë aplikacionin të vendosë automatikisht se cilin protokoll do të përdorë.

    RCS ofron disa funksione që mungojnë te SMS-i tradicional, si dërgimi i fotografive dhe videove me cilësi më të lartë, treguesit e shkrimit, konfirmimet e leximit dhe komunikimin përmes internetit.

    Megjithatë, në disa raste përdoruesit mund të preferojnë SMS-in, veçanërisht kur RCS nuk funksionon siç duhet ose kur duan të shmangin përdorimin e të dhënave mobile.

    Ndryshimi duket se është pjesë e përpjekjeve të Google për ta thjeshtuar mënyrën se si funksionon aplikacioni Messages, duke ia lënë sistemit zgjedhjen e mënyrës më të përshtatshme të dërgimit të mesazhit.

    Funksioni i ri po shpërndahet gradualisht dhe mund të mos jetë i disponueshëm menjëherë për të gjithë përdoruesit. /Telegrafi

    Burimi: Dukagjini

  • AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

    Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) u ka bërë thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësit, në mënyrë që të sigurohen për cilësinë dhe pastërtinë e metaleve të çmuara.

    Sipas AMK-së, verifikimi dhe vulosja e produkteve janë të rëndësishme për mbrojtjen e konsumatorëve nga deklarimet e pasakta lidhur me përbërjen e metaleve të çmuara.

    Agjencia, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes laboratorit të saj kontrollon përbërjen dhe pastërtinë e arit, argjendit, platinit dhe paladiumit.

    Sipas legjislacionit në fuqi, operatorët ekonomikë janë të obliguar t’i paraqesin produktet për verifikim në AMK para se t’i vendosin ato në treg. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të sjellë sanksione ligjore.

    Procesi i verifikimit nis me matjen e produkteve me peshore të kalibruar dhe kontrollimin e dokumentacionit përcjellës, përfshirë dëshmitë e prejardhjes dhe faturat përkatëse.

    Më pas, produktet analizohen me pajisje që përdorin teknologjinë me rreze X për të përcaktuar përbërjen dhe pastërtinë e metalit. Për të siguruar saktësinë e rezultateve, laboratori kryen tri matje të njëpasnjëshme për secilin produkt.

    Te punimet e arit, verifikimi përfshin pastërti të ndryshme, përfshirë 14, 18, 22 dhe 24 karatë. Produktet që i përmbushin kërkesat teknike dhe ligjore vulosen pas përfundimit të procesit të verifikimit.

    Rëndësia e këtij shërbimi dëshmohet edhe nga kërkesat e bizneseve. Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara.

    AMK ka theksuar se verifikimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve janë thelbësorë për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen e qytetarëve gjatë blerjes së stolive dhe produkteve të tjera prej metaleve të çmuara.

    The post AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

    BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

    BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

    Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale në shëndetin mendor.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë e trajtimit të këtyre problemeve, me vëmendje të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas institucionit, pasojat e problemeve të shëndetit mendor janë të ndjeshme edhe në aspektin ekonomik.

    Një nga shqetësimet kryesore lidhet me përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale dhe teknologjisë digjitale, si dhe me ekspozimin ndaj përmbajtjeve të paligjshme, bullizmit kibernetik dhe dhunës në internet.

    Për t’i adresuar këto rreziqe, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë iniciativa ligjore që synojnë mbrojtjen e përdoruesve, veçanërisht të miturve, nga pasojat e përdorimit problematik të platformave digjitale.

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur se muajin e kaluar propozoi edhe aktin ligjor të njohur si “EU KIDS Act”, i cili synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve në internet.

    Propozimi parasheh ndalimin e qasjes në platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, si dhe vendosjen e një moshe minimale në nivel të Bashkimit Evropian për hapjen e llogarive personale nga të miturit.

    Nisma synon të krijojë një mjedis digjital më të sigurt për fëmijët, në një kohë kur ndikimi i rrjeteve sociale në mirëqenien psikologjike po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e debatit publik në Evropë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

    Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

    Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

    Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes.

    Përmes një postimi në Facebook, kjo agjenci, që funksionon në kuadër të MINTI-t, ka thënë se gjithmonë blerësit duhet të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin.

    “AMK u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi. Verifikimi dhe vulosja e produkteve, së bashku me informimin e konsumatorëve, janë të rëndësishme për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen nga deklarimet e pasakta për pastërtinë e metaleve të çmuara”.

    AMK tha se rëndësia e këtij shërbimi pasqyrohet edhe në kërkesat e operatorëve ekonomikë.

    “Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara”, u tha në njoftimin e MINTI-it. /Klankosova.tv

  • Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

    Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

    Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

    Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit.

    Bashkimi Evropian, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, sidomos te fëmijët.

    Komisioni Evropian paralajmëron se pasojat ekonomike të problemeve të shëndetit mendor janë gjithashtu të konsiderueshme.

    Një shqetësim i veçantë lidhet me ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

    Bashkimi Evropian ka ndërmarrë iniciativa ligjore për të trajtuar përdorimin problematik të platformave digjitale, kohën e tepruar para ekraneve, ekspozimin ndaj përmbajtjeve të paligjshme, bullizmin kibernetik dhe dhunën në internet.

    Komisioni bën të ditur se muajin e kaluar BE-ja propozoi edhe aktin ligjor të quajtur “EU KIDS Act”, që synon forcimin e mbrojtjes së fëmijëve në internet. Propozimi parasheh ndalimin e qasjes në platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, si dhe vendosjen e një moshe minimale në nivel të BE-së për hapjen e llogarive personale nga të miturit. /Klankosova.tv

  • Kosovari kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi

    Kosovari kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi

    Kosovari kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi

    Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën gjatë një kontrolli të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

    Zvarranikët ishin paketuar në kuti dhe, të mbështjellë me pëlhura, ishin fshehur nën sediljen e automjetit, shkruan AlsatM.

    Midis kafshëve të sekuestruara ka pitonë dhe gjarpërinj të tjerë që besohet se u përkasin specieve të mbrojtura kurse njëri prej tyre është gjarpri helmues i llojit “Baron Snake”.

    Kundër autorit është iniciuar procedurë përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosovari kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një vit nga armëpushimi në Gazë, vazhdojnë sulmet izraelite dhe premtimet e papërmbushura

    Një vit pas marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, shumica e zotimeve për t’i dhënë fund luftës dhe për të nisur rindërtimin e territorit palestinez mbeten të parealizuara, pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shpallur përfundimin e konfliktit.

    Marrëveshja e 10 tetorit 2025 mundësoi lirimin e 20 pengjeve të fundit të gjalla, të rrëmbyera gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Gjithashtu, gjatë këtij viti nuk janë regjistruar sulme me raketa nga Hamasi drejt Izraelit.

    Megjithatë, armëpushimi nuk i ka ndalur sulmet izraelite, të cilat, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), vazhdojnë pothuajse çdo ditë.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton se rreth 1 mijë e 450 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Edhe pse institucioni drejtohet nga Hamasi, të dhënat e tij konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

    Ndërkohë, kontrolli territorial i Izraelit është zgjeruar. Marrëveshja parashihte që trupat izraelite të qëndronin në 53 për qind të territorit të Gazës, por një vit më vonë ato kontrollojnë rreth 70 për qind, sipas të dhënave zyrtare të cituara nga AFP-ja.

    Edhe kalimi i administrimit të Gazës te një komitet teknokratësh ka mbetur i papërfunduar. Hamasi njoftoi në korrik se do të dorëzonte qeverisjen, por vazhdon të kontrollojë sigurinë në territor.

    Një tjetër pikë e pazbatuar e marrëveshjes është çarmatimi i Hamasit. Grupi kishte premtuar dorëzimin e armëve, por procesi ende nuk ka nisur. Izraeli kërkon verifikimin e çarmatimit dhe refuzon të fillojë tërheqjen e trupave përpara se të përmbushen kushtet e tij.

    Ndërkohë, rindërtimi i Gazës mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së financimit. Trump kishte premtuar 10 miliardë dollarë për të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”, ndërsa vende të Gjirit kishin njoftuar fonde shtesë.

    Megjithatë, sipas AFP-së, nuk ka të dhëna se këto para kanë mbërritur për rindërtimin e territorit palestinez.

    Në shtator, bordi propozoi një plan rimëkëmbjeje në vlerë prej 2.45 miliardë dollarësh, i cili parashikohet të zbatohet gjatë gjashtë muajve.

    Kështu, një vit pas shpalljes së përfundimit të luftës, Gazës ende i mungojnë siguria e qëndrueshme, zbatimi i plotë i marrëveshjes dhe fondet e nevojshme për rindërtim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një vit nga armëpushimi në Gazë, vazhdojnë sulmet izraelite dhe premtimet e papërmbushura appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali