Category: Lajme

  • Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

    Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton.

    Tahiri ka thënë se ndryshimi i ligjit në Kuvend vjen si rrjedhojë e, siç u shpreh ai, dështimeve të shumta gjatë procesit gjashtëvjeçar.

    “Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar Tahiri./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

    Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

    Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten e re, Justina Shiroka Pula.

    Pas takimit, Kurti ka thënë se kishte një mikëpritje të përzemërt dhe zotim të përbashkët për punë të mëdha në interesin publik dhe shtetëror.

    Ai ka thënë se e ka falenderuar Shiroka Pulën për kandidaturën e saj, duke thënë se do të bashkërendojnë angazhimet për sfidat që e presin Kosovën.

    “Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se 1 viti e gjysmë ka institucione plotësisht funksionale dhe më nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara. Dhe, unë hasa në mirëkuptimin dhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin që të angazhohemi bashkërsisht  për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se duhet veprime të menjëherëshme për siç ka thënë, sukseset që e presin Kosovën.

    “Të jemi të shpejt në sukseset që na presin, në fitoret në të ardhmen, që janë njëkohësisht edhe shpresë e pritje edhe e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kurti, duke mos pranuar pyetje të gazetarëve. /Klankosova.tv

  • Çudi nga bota: Udhëtarit nga Kuba iu gjetën 10 zogj të fshehur në të brendshme

    Çudi nga bota: Udhëtarit nga Kuba iu gjetën 10 zogj të fshehur në të brendshme

    Çudi nga bota: Udhëtarit nga Kuba iu gjetën 10 zogj të fshehur në të brendshme

    Një udhëtar nga Kuba është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit pasi autoritetet amerikane zbuluan se kishte fshehur 10 zogj të gjallë në të brendshmet e tij.

    Alberto Hernandez Castillo kishte udhëtuar nga Havana drejt Miamit më 4 tetor. Pas mbërritjes, ai iu nënshtrua një kontrolli të dytë nga zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët vunë re një fryrje të pazakontë në pjesën e belit dhe legenit, ndërsa udhëtari dukej nervoz.

    Kontrolli zbuloi gjashtë tuba plastikë të fshehur në xhepa të qepur brenda të brendshmeve. Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë.

    Ten birds were recovered from the containers, which were preliminarily identified as eight yellow-faced grassquits and two blue grosbeaks.United States District Court for the Southern District of Florida

    Sipas autoriteteve, tetë prej tyre ishin të llojit “yellow-faced grassquit”, ndërsa dy të tjerë ishin blue grosbeak. Castillo nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për futjen e zogjve në Shtetet e Bashkuara.

    Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha zyrtarëve se zogjtë ishin për “përdorim personal”, por më pas refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera.

    Castillo tani përballet me akuzë për kontrabandë mallrash në SHBA. Prokurorët kanë rekomanduar një garanci prej 25 mijë dollarësh, ndërsa rasti pritet të trajtohet në gjykatën federale në Miami.

  • Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

    Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

    Disa klube të Ligës Premier u “habitën” aq shumë nga komentet e bëra nga Andy Burnham – që duket se minimizojnë vendimin kundër Manchester Cityt – saqë tani janë “të shqetësuar” për ndërhyrjen politike në procesin e apelimit, thonë burime për BBC Sport.

    Zyrtarë të lartë të klubeve angleze thonë se u tronditën kur dëgjuan kryeministrin të thoshte për BBC-në se do të ishte “vërtet i shqetësuar” nëse pronarët e Cityt vendosin ta shesin klubin pasi u shpallën fajtorë për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

    Ata kanë vënë në pikëpyetje se çfarë synonin të arrinin komentet e tij për BBC-në dhe kanë thënë se kjo e ka vënë Rregullatorin e Pavarur të Futbollit në një pozicion të vështirë.

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham

    Burnham është nën presion në rritje rreth marrëdhënies së tij me pronarët e klubit nga Abu Dhabi gjatë kohës që ai ishte kryetar bashkie i Mançesterit.

    Niveli i shqyrtimit është i tillë sa udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch ka kërkuar që Nr. 10 të publikojë të gjitha detajet e takimeve midis kryeministrit dhe figurave të larta në klub.

    Pavarësisht sqarimit nga Downing Street se pikëpamja e Burnham është se askush nuk është “mbi rregullat”, komentet e tij kanë shkaktuar shqetësim midis disa figurave të larta të Partisë Laburiste, të cilët kanë frikë se komentet e tij fillestare kanë pasur një ndikim të madh te votuesit. /Telegrafi/

  • A po kopjoni rutinat e bukurisë në TikTok? Ja çfarë mund t’i ndodhë lëkurës

    A po kopjoni rutinat e bukurisë në TikTok? Ja çfarë mund t’i ndodhë lëkurës

    A po kopjoni rutinat e bukurisë në TikTok? Ja çfarë mund t’i ndodhë lëkurës

    TikTok-u është kthyer në një burim të madh rekomandimesh për bukurinë, por krijimi i një rutine për kujdesin e lëkurës bazuar në produktet që promovohen në rrjetet sociale mund të sjellë edhe rreziqe, sugjeron një studim i ri vëzhgues.

    Hulumtimi, i prezantuar në Kongresin 2026 të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë (EADV), ndoqi për 12 muaj 94 pacientë dermatologjikë, të cilët kishin shfaqur probleme të reja ose përkeqësim të gjendjes së lëkurës pas përdorimit të produkteve kozmetike ose të kujdesit për lëkurën të promovuara në rrjetet sociale.

    Problemi më i shpeshtë ishte dermatiti irritues i kontaktit, një inflamacion joalergjik i lëkurës, i cili u shfaq te 42 për qind e pacientëve. Gati 30 për qind zhvilluan akne ose përjetuan përkeqësim të tyre, ndërsa 12 për qind patën shpërthime të rozaceas ose dermatit të ngjashëm me rozacean, raporton Allure.

    Më shumë se 10 për qind e pacientëve zhvilluan hiperpigmentim pas inflamacionit të lëkurës, ndërsa 7 për qind pësuan djegie sipërfaqësore kimike.

    Rreth 35 për qind e pacientëve kishin përdorur produkte eksfoliuese kimike që përmbanin acide alfa-hidroksi (AHA) ose beta-hidroksi (BHA). Produktet pa recetë me retinoide u lidhën me inflamacion të lëkurës në 27 për qind të rasteve, serumet me përqendrim të lartë të vitaminës C në 14 për qind, ndërsa produktet me niacinamide në 11 për qind të rasteve.

    Shumica e pacientëve, rreth 63 për qind, përdornin më shumë se tre përbërës aktivë në rutinën e tyre të kujdesit për lëkurën. Ndërkohë, 14 për qind përdornin rutina komplekse me disa hapa, ku kombinonin njëkohësisht produkte të ndryshme me përbërës aktivë që mund të irritojnë lëkurën.

    Gati gjysma e pacientëve thanë se rutina e tyre e kujdesit për lëkurën ishte krijuar tërësisht nga frymëzimi që kishin marrë në rrjetet sociale.

    Dermatologët paralajmërojnë se problemi nuk qëndron domosdoshmërisht te vetë produktet, por te mënyra se si kombinohen dhe përdoren ato.

    Një studim tjetër i prezantuar në të njëjtin kongres analizoi 38 video virale në TikTok për kujdesin korean të lëkurës dhe trendin “glass skin”. Rreth 95 për qind e videove përmbanin të paktën një pretendim potencialisht mashtrues. Shumica nuk merrnin parasysh llojet e ndryshme të lëkurës dhe shumë prej tyre promovonin kombinimin e disa përbërësve aktivë pa paralajmërime të mjaftueshme për sigurinë.

    Ekspertët theksojnë se rrjetet sociale mund të jenë burim i dobishëm informacioni për produktet e bukurisë, por këshillat duhet të kontrollohen me burime profesionale dhe, kur është e nevojshme, me dermatologun.

    Ata rekomandojnë që produktet e reja të mos futen të gjitha njëherësh në rutinën e përditshme. Në vend të kësaj, këshillohet të provohet një produkt i ri në një kohë dhe të vëzhgohet nëse shfaqen shenja irritimi.

    Dermatologët gjithashtu paralajmërojnë për kombinimin e shumë përbërësve aktivë, veçanërisht acideve eksfoliuese, retinoideve, vitaminës C dhe niacinamides, pasi përdorimi i tyre së bashku mund ta ngarkojë dhe irritojë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    Mesazhi i ekspertëve është i thjeshtë: fakti që një rutinë bëhet virale në TikTok nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e sigurt ose e përshtatshme për të gjithë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post A po kopjoni rutinat e bukurisë në TikTok? Ja çfarë mund t’i ndodhë lëkurës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

    Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Dukagjinin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    “Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

    Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

    Aksident në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë dy automjete

    Burimi: Dukagjini

  • Adoleshentët francezë vijojnë protestat, pavarësisht premtimeve të qeverisë

    Adoleshentët francezë vijojnë protestat, pavarësisht premtimeve të qeverisë

    Adoleshentët francezë kanë vazhduar të enjten bllokadat në disa shkolla të mesme dhe kanë marshuar nëpër qytete, pavarësisht premtimit të qeverisë për të adresuar shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e mësimdhënësve dhe gjendjen e amortizuar të objekteve shkollore.

    Protestat, të cilat tashmë kanë hyrë në javën e tretë, kanë nxjerrë në pah tensionet e thella në Francë mes kërkesave për investime në shërbimet publike dhe një qeverie të kufizuar financiarisht, e cila është nën presionin e tregjeve të obligacioneve për të ulur borxhin dhe deficitin.

    Protestat kanë çuar deri tani në qindra arrestime dhe dhjetëra të lënduar, ndërsa përdorimi i forcës nga policia kundër protestuesve të mitur ka nxitur debat të ashpër publik. Të mërkurën, qeveria pezulloi përdorimin e granatave trullosëse gjatë menaxhimit të protestave.

    Ministria e Arsimit bëri të ditur se të enjten në mëngjes ishin të mbyllura 224 shkolla të mesme, ndërsa 151 të tjera po rihapeshin pjesërisht pas mbylljeve. Sipas ministrisë, numri i shkollave të mbyllura ishte 30 për qind më i ulët krahasuar me mëngjesin e së mërkurës, ndërsa 94 për qind e shkollave të mesme ishin plotësisht ose pjesërisht të hapura.

    Ndërkohë, një platformë konsultimi online e krijuar nga qeveria për nxënësit e shkollave të mesme, përmes së cilës ata mund të shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre, ka marrë më shumë se 43 mijë përgjigje vetëm gjatë dy ditëve të para.

    Qeveria po përballet gjithashtu me presion nga sektorë të ndryshëm që kërkojnë mbështetje financiare, në një kohë kur kostot e huamarrjes së Francës janë rritur për shkak të shqetësimeve të tregjeve mbi gjendjen e financave publike.

    Të enjten në mëngjes, Ministria e Bujqësisë njoftoi një paketë prej 2 miliardë eurosh në kredi pa interes për fermerët. Kjo i shtohet paketës së ndihmës emergjente prej 1.3 miliardë eurosh të shpallur muajin e kaluar, pas valëve rekord të të nxehtit dhe thatësirës gjatë verës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kuvendi i Lipjanit miraton buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Lipjanit miraton buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka miratuar të enjten Buxhetin Komunal për periudhën 2027–2029, në vlerë prej 29,194,275 eurosh.

    Buxheti u miratua me 16 vota për dhe 12 kundër, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës.

    Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të ekzekutivit komunal.

    Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani, prezantoi para kuvendarëve propozim-vendimin për aprovimin e Buxhetit për vitet 2027–2029.

    Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë të thjeshtë.

    Sipas Komunës, miratimi i buxhetit krijon bazën financiare për planifikimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, ofrimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e mjeteve komunale gjatë viteve të ardhshme.

    Në këtë seancë, kryetari Imri Ahmeti prezantoi edhe raportin gjashtëmujor për periudhën janar–qershor të punës së Zyrës së Kryetarit dhe drejtorive komunale, duke paraqitur të dhënat dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

    Përveç buxhetit, Kuvendi miratoi edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

    Ndër to ishte ndarja e mjeteve financiare për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – strehimoren për viktimat e dhunës familjare dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe ndarja e mjeteve për strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë.

    Po ashtu, u miratua propozim-vendimi për caktimin e veprimeve të përkohshme për trajtimin e objektit të mbyllur të SHFMU “Dy Dëshmorët”, në paralelen e ndarë fizike në Dobrajë të Vogël.

    Në rend dite ishin edhe Raporti i Performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2025 dhe Raporti i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e projekt-buxhetit për vitet 2027–2029.

    Kuvendi miratoi gjithashtu propozim-vendimin për anulimin e vendimit të 30 qershorit 2026, për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike lokale “Pastrimi”.

    Komuna e Lipjanit e ka cilësuar miratimin e buxhetit si mundësi për realizimin e investimeve, zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

  • Mucunski: Korridorin VIII është një vizion strategjik që tejkalon kufijtë, duhet zbatim konkret dhe jo vetëm takime

    Mucunski: Korridorin VIII është një vizion strategjik që tejkalon kufijtë, duhet zbatim konkret dhe jo vetëm takime

    Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua disa muaj pas Takimit Ministror mbi Korridorin VIII në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti, është vazhdim i sesionit inaugurues të mbajtur në Brindisi të Italisë, më 27 korrik 2023. Fokusi i diskutimeve deri më tani ka qenë në projektet aktuale të infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat që kërkojnë vëmendje më të madhe politike.

    Në kontekstin e një realiteti të ndryshuar gjeopolitik dhe sfidave të rritura të sigurisë dhe ekonomisë, pjesëmarrësit riafirmuan qëndrimin se projektet e infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII duhet të funksionojnë si një sistem i vetëm ndërkufitar, dhe jo si një seri projektesh të ndara që përfundojnë në kufijtë shtetërorë.

    Në fjalën e tij, Ministri Mucunski theksoi se Korridori VIII ka shkuar prej kohësh përtej kornizës së infrastrukturës tradicionale të transportit dhe sot ka rëndësi thelbësore evropiane, ekonomike dhe të sigurisë.

    Ai theksoi se korridori përfaqëson një vizion strategjik që lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe ekonomitë, shoqëritë dhe interesat e sigurisë të vendeve përgjatë rrugës së tij.

    “Në një kohë fragmentimi gjeopolitik, zinxhirësh furnizimi të ndërprerë dhe konkurrencë të ripërtërirë për infrastrukturë kritike, korridore të tilla përfaqësojnë instrumente për qëndrueshmëri, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët”, theksoi Mucunski, duke shtuar se Korridori VIII është një përparësi strategjike kombëtare dhe një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve më të gjera për të integruar Ballkanin Perëndimor në arkitekturën ekonomike dhe infrastrukturore evropiane.

    Theks i veçantë u vu në nevojën për të përkthyer marrëveshjet politike në zbatim konkret. Në këtë kontekst, Ministri iu referua hyrjes në fuqi të Marrëveshjes me Bullgarinë për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, si dhe punës deri më tani të Komisionit të Përbashkët përgjegjës për zbatimin e tij.

    Mucunski theksoi se Korridori VIII duhet të zhvillohet si një sistem i vetëm ndërkufitar, me dinamika të koordinuara përgjatë gjithë rrugës.

    “Qytetarët tanë dhe partnerët tanë evropianë në fund të fundit do ta gjykojnë Korridorin VIII nga infrastruktura që ndërtojmë në të vërtetë, jo nga numri i takimeve që mbajmë”, tha ai./Telegrafi/

  • Zvicra autorizon vrasjen e 39 tufave të ujqërve këtë vjeshtë

    Zvicra autorizon vrasjen e 39 tufave të ujqërve këtë vjeshtë

    FOEN ka pothuajse dyfishuar numrin e lejeve për gjueti krahasuar me vitin 2025. Kjo rritje është kryesisht për shkak të ndryshimit të urdhëresës për gjueti.

    Zyra Federale për Mjedisin (FOEN) lëshoi më shumë leje për vrasjen parandaluese të ujqërve në fillim të vjeshtës 2026 sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Tridhjetë e nëntë tufa ujqish janë dhënë leje, krahasuar me 22 tufa një vit më parë.

    Nëse shtojmë kërkesën e Valais që është aktualisht në shqyrtim për luginën Réchy, janë paraqitur aplikime për 40 pako, sipas një numërimi në faqen e OFEV, shkruan 24 heures, transmeton Telegrafi.

    Kjo rritje e numrit të lejeve është pjesërisht për shkak të një ndryshimi në urdhëresën e gjuetisë. KORA, një fondacion i mandatuar nga Konfederata Zvicerane, i tha Keystone-ATS se “Zyra Federale për Mjedisin (FOEN) tani mund të japë një leje për të vrarë këlyshët e ujqërve edhe para se të konfirmohet prania e tyre”. Ujqërit e rinj mund të qëllohen vetëm pasi të jetë provuar prania e tyre, sqaroi një zëdhënës i FOEN.

    Zyra shton se “arsyeja pse kantonet kanë paraqitur më shumë aplikime për rregullore të pjesshme është për shkak të faktit se në Zvicër në përgjithësi ka më shumë tufa ujqish”./Telegrafi/