Category: Lajme

  • Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj

    Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj

    Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

    Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, i cili transportonte gjashtë persona. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës. /Euronews.al/

  • Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Varosh

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Varosh

    Konsumatorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

    Kështu ka njoftuar KRU “Bifurkacioni”, duke bërë të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

    Sipas njoftimit, furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj rruge pritet të rikthehet nga ora 16:00.

    Ndërkohë, punime për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme edhe në fshatin Varosh.

    KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/

  • Rama: Fitoi zëri i popullit për drejtësi

    Rama: Fitoi zëri i popullit për drejtësi

    Rama: Fitoi zëri i popullit për drejtësi

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh për unitet dhe drejtësi.

    Rama ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin: “NJË POPULL. NJË SHTET. NJË FLAMUR”.

    Në vijim të postimit, ai ka shkruar se “fitoi zëri i popullit për drejtësi”, ndërsa ka uruar që Kosovës t’i priftë e mbara.

    Rama e ka shoqëruar mesazhin me simbolin e flamurit kuqezi.

  • Tre persona gjenden pa shenja jete në Shtime, Kamenicë dhe Prizren

    Tre persona gjenden pa shenja jete në Shtime, Kamenicë dhe Prizren

    Tre persona gjenden pa shenja jete në Shtime, Kamenicë dhe Prizren

    Tre raste të vdekjeve janë raportuar më 6 tetor në Shtime, Kamenicë dhe Prizren.

    Në Shtime, rreth orës 09:00, është raportuar se një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Në Kamenicë, rreth orës 20:36, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, edhe trupi i saj është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, në Prizren është raportuar se një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti është nën hetime.

  • U godit nga vetura, humb jetën këmbësori në Viti

    U godit nga vetura, humb jetën këmbësori në Viti

    U godit nga vetura, humb jetën këmbësori në Viti

    Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në Viti.

    Si pasojë e goditjes nga vetura, një këmbësor ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

    Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

    Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

    Në Gjakovë janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, për çka është njoftuar Policia e Kosovës.

    Rasti është raportuar më 6 tetor rreth orës 10:04. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

    Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti i deminimit, i cili ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera.

    Sipas informacioneve të Policisë, operacioni ka përfunduar pa ndonjë incident.

  • Qyteti japonez akuzohet se fryu shifrat e popullsisë ndërsa vendi përballet me rënie demografike

    Qyteti japonez akuzohet se fryu shifrat e popullsisë ndërsa vendi përballet me rënie demografike

    Autoritetet japoneze kanë nisur hetimet ndaj zyrtarëve të qytetit Toyama, pasi dyshohet se kanë manipuluar rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë duke shtuar më shumë se 2,000 banorë.

    Policia bastisi të shtunën ndërtesën e administratës së qytetit, pasi qeveria qendrore paraqiti kallëzim penal ndaj zyrtarëve të dyshuar për falsifikimin e të dhënave.

    Regjistrimi i popullsisë përdoret ndër të tjera për të përcaktuar fondet që qeveria qendrore u ndan autoriteteve lokale. Sipas një vlerësimi të vetë qytetit, Toyama mund të ketë përfituar rreth 60 milionë jenë, ose afërsisht 378 mijë dollarë, më shumë se sa i takonin.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Japonisë, popullsia reale e Toyamas vitin e kaluar ishte 399,197 banorë, ndërsa shifra e publikuar në maj ishte 402,133.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se zyrtarët e përfshirë kanë shtuar në mënyrë të rreme më shumë se 2,000 banorë, duke ndryshuar madhësinë e familjeve që regjistruesit e popullsisë i kishin shënuar fillimisht si të pabanuara.

    Kryetari i Toyamas, Hirohisa Fujii, tha se administrata e qytetit do të bashkëpunojë me hetimin, por mohoi se zyrtarët e lartë kishin dhënë udhëzime për fryrjen e shifrave, transmeton Telegrafi.

    “Do të mbaj përgjegjësinë e duhur në kohën e duhur”, tha Fujii në një konferencë për media të premten, sipas Japan Times.

    Rasti vjen në një kohë kur Japonia po përballet me një krizë të thellë demografike, me popullsinë që po zvogëlohet dhe plaket me ritme të shpejta.

    Vitin e kaluar, popullsia e Japonisë ra në 45 nga 47 prefekturat, ndërsa rreth tre në 10 banorë janë 65 vjeç ose më shumë.

    Zyrtarët e Byrosë së Statistikave së Japonisë reaguan me zemërim kur dyshimet për manipulimin u bënë publike muajin e kaluar.

    “Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që një trajtim i tillë i papërshtatshëm ka ndodhur në regjistrimin statistikor më themelor dhe më të rëndësishëm të vendit”, tha Akihiro Tamura, drejtues i divizionit të regjistrimit të popullsisë.

    Sipas ligjit japonez, personat që shpallen fajtorë për falsifikimin e statistikave mund të përballen me gjobë ose deri në gjashtë muaj burgim.

    Japonia kryen regjistrimin kombëtar të popullsisë çdo pesë vjet. Të dhënat më të fundit tregojnë se popullsia e vendit, përfshirë edhe banorët e huaj, ishte rreth 123 milionë banorë më 1 tetor 2025.

    Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 2.5 për qind, ose afërsisht 3.17 milionë banorë, krahasuar me regjistrimin e vitit 2020. /Telegrafi/

  • Përfundojnë investimet infrastrukturore në Restelicë dhe Pllajnik në Dragash

    Përfundojnë investimet infrastrukturore në Restelicë dhe Pllajnik në Dragash

    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se në fshatin Restelicë ka përfunduar projekti i kubëzimit të rrugëve, ndërtimit të mureve mbrojtëse, kanalizimit dhe stadiumit, me një vlerë totale prej 300 mijë eurosh.

    Sipas Xheladinit, në kuadër të këtyre investimeve janë realizuar 6,755 metra katrorë kubëzim, 50 metra mure mbrojtëse dhe 50 metra kanalizim.

    Ndërkaq, në fshatin Pllajnik, projekti për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe kubëzimin e rrugëve është realizuar mbi 95 për qind, me një vlerë totale prej 66 mijë eurosh.

    Xheladini ka theksuar se këto investime janë pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët. /Telegrafi/

  • Komuna e Fushë Kosovës po investon 650 mijë euro në rrugën “Pajazit Islami”

    Komuna e Fushë Kosovës po investon 650 mijë euro në rrugën “Pajazit Islami”

    Komuna e Fushë Kosovës ka nisur punimet në rrugën “Pajazit Islami”, në kuadër të një projekti investiv me vlerë 650 mijë euro.

    Drejtori i Investimeve Kapitale në Fushë Kosovë, Arianit Tërmkolli, ka bërë të ditur se projekti parasheh ndërhyrje në disa segmente të infrastrukturës së kësaj rruge.

    “Po vazhdojmë me investimin në rrugën ‘Pajazit Islami’, me vlerë 650 mijë euro”, ka deklaruar Tërmkolli.

    Sipas tij, në kuadër të projektit do të realizohet infrastruktura elektrike nëntokësore, kanalizimi atmosferik, parkingjet, shtegu për biçikleta dhe riasfaltimi i rrugës.

    Vëmendje e veçantë, sipas Tërmkollit, do t’i kushtohet edhe rregullimit të trotuareve.

    “Me theks të veçantë në hapësirat e trotuarit me kubeza moderne dhe lëvizje të lirë”, ka thënë ai.

    Punimet do të zhvillohen në dy faza. Fillimisht do të realizohen instalimet infrastrukturore, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet rregullimi i trotuareve.

    Tërmkolli ka bërë të ditur se bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Shpend Bardiqi, dhe menaxherët e kontratës, kanë parë nga afër fillimin e punimeve. /Telegrafi/

  • Policia heton tri raste të vdekjes në Kosovë

    Policia heton tri raste të vdekjes në Kosovë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton tri raste të vdekjes në Kosovë.

    Në raportin policor bëhet e ditur se rastet janë në Kamenicë, Shtime e Prizren.

    Raporti policor:

    Kamenicë, 06.10.2026 – 20:36. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore edhe mjeku kompetent i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Shtime 06.10.2026, 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

    Prizren NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rasti nën hetime. /Telegrafi/