Category: Lajme

  • Kosova prezanton mundësitë e investimeve në Forumin Ekonomik në Brezovicë

    Kosova prezanton mundësitë e investimeve në Forumin Ekonomik në Brezovicë

    Sipas komunikatës së Odës Ekonomike, në hapje të forumit, kryetari Lulzim Rafuna ka theksuar rëndësinë e promovimit të Kosovës si destinacion për investime dhe partneritete ndërkombëtare, duke vënë në pah potencialin ekonomik dhe pozitën strategjike të vendit.

    “Ne dëshirojmë që Kosova të shihet si një vend ku mund të prodhohet, të investohet, të krijohen partneritete dhe prej nga mund të furnizohen tregjet rajonale dhe evropiane. Kosova nuk është vetëm një vend i mundësive të së ardhmes. Kosova është një vend ku mundësitë për investime ekzistojnë sot”, ka deklaruar Rafuna.

    Oda Ekonomike ka bërë të ditur se një rëndësi të veçantë në këtë edicion ka pjesëmarrja e delegacionit ekonomik nga Japonia, me biznese të interesuara për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në tregti, investime dhe teknologji.

    Në kuadër të forumit po zhvillohen takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova, Japonia dhe Gjermania, me synimin e krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta dhe partneriteteve të reja biznesore.

    Sipas organizatorëve, diskutimet përfshijnë integrimin ekonomik rajonal, afrimin me Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian, investimet, qasjen në financa, bashkëpunimin industrial dhe tregtar, si dhe sigurinë juridike për bizneset.

    Një pjesë e forumit i kushtohet edhe diasporës dhe investimeve, nën moton “Nga dashuria për vendin tek investimet”. Në këtë kuadër, sipas Odës Ekonomike, në Brezovicë po marrin pjesë rreth 20 biznese nga rajoni i Stuttgartit, të cilat synojnë të shqyrtojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula takon Grupin Punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Shiroka Pula takon Grupin Punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar të martën Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina

    Vrasja e Arlinda Zekajt, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina

    Ka nisur intervistimi i zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, nga Komisioni Hetimor Parlamentar që po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

    Burimi: Dukagjini

  • Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë

    Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë

    Prodhuesi amerikan i veturave Ford po planifikon të prezantojë në vitin 2027 një kamionçinë të re të madhësisë së mesme, e cila do të ketë çmim më të përballueshëm dhe do të synojë tregjet ndërkombëtare.

    Modeli i ri do të pozicionohet nën Ford Ranger dhe synon të konkurrojë me kamionçinat me çmime të ulëta nga prodhuesit kinezë, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë treg në Amerikën Latine, Azinë Juglindore, Afrikën e Jugut dhe Australi.

    Drejtori ekzekutiv i Fordit, Jim Farley, ka bërë të ditur se kostot bazë të materialeve për modelin e ri pritet të jenë 20 për qind më të ulëta sesa te Ranger aktual.

    Sipas tij, synimi është që automjeti të tërheqë klientë të rinj drejt markës Ford, duke ofruar një alternativë më ekonomike në tregjet ndërkombëtare.

    Ende nuk dihet se ku do të prodhohet kamionçina e re, por ndër mundësitë përmenden fabrikat e Fordit në Tajlandë, Afrikën e Jugut dhe Argjentinë.

    Nuk përjashtohet as mundësia e prodhimit në Kinë, përmes partneritetit të Fordit me kompaninë Jiangling. /Telegrafi/

  • “Për pak sa nuk hoqa dorë nga gjithçka”, Luis Enrique rrëfen momentin e vështirë në fillimet si trajner

    “Për pak sa nuk hoqa dorë nga gjithçka”, Luis Enrique rrëfen momentin e vështirë në fillimet si trajner

    Luis Enrique ka zbuluar se ishte shumë pranë largimit nga profesioni i trajnerit gjatë përgatitjeve parasezonale në vitin 2008, kur drejtonte Barcelonën B, duke pranuar se në atë kohë nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej trajner.

    Trajneri aktual i Paris Saint-Germainit ka rikthyer kujtimet nga periudha 2008-2011, kur ishte në krye të ekipit të dytë të Barcelonës, në dokumentarin e ri “Touched by Lucho, the best Barça B in history”, të realizuar nga televizioni katalunas Beteve dhe të publikuar në YouTube.

    Enrique ka treguar se vendimi për t’u marrë me trajneri nuk kishte qenë pjesë e planeve të tij pas përfundimit të karrierës si futbollist. Ai kishte ndjekur kursin e trajnerëve së bashku me disa ish-bashkëlojtarë, vetëm pasi ishte inkurajuar nga të tjerët, pa pasur ndonjë synim konkret për ta ushtruar këtë profesion.

    “Jo, nuk e kam menduar kurrë të bëhem trajner. Asnjëherë, as kur isha futbollist dhe as në ndonjë moment tjetër”, ka deklaruar Enrique.

    Momenti më i vështirë për të erdhi gjatë verës së vitit 2008, në përgatitjet e para parasezonale me Barcelonën B, kur presioni dhe përgjegjësitë e reja e bënë të mendonte seriozisht largimin.

    “Për pak sa nuk hoqa dorë nga gjithçka, vërtet, gjatë përgatitjeve parasezonale”, ka rrëfyer ai.

    “Si futbollist, i kontrolloja të gjitha gjërat, të paktën gjithçka që mund të kontrollohej. Ndërsa aty, nuk kontrolloja asgjë. Absolutisht asgjë”, ka shtuar trajneri spanjoll.

    Ai ka treguar se një natë, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ishte në prag të një sulmi të hiperventilimit dhe i kishte thënë bashkëshortes se të nesërmen do të hiqte dorë nga puna si trajner.

    Megjithatë, vetëm katër orë më vonë, në orën 08:00, gjërat kishin ndryshuar. Motivimi i ishte rikthyer dhe ai kishte vendosur të vazhdonte, një vendim që më vonë do të rezultonte vendimtar për karrierën e tij.

    Nën drejtimin e Enrique, Barcelona B arriti fillimisht të sigurojë promovimin në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, përpara se të regjistronte sezonin më të mirë në historinë e klubit në këtë nivel, duke përfunduar në vendin e tretë me 71 pikë dhe 85 gola të shënuar.

    Tetëmbëdhjetë vjet pas atij momenti kur ishte pranë braktisjes së trajnerisë, Luis Enrique është shndërruar në njërin prej trajnerëve më të suksesshëm, duke udhëhequr Paris Saint-Germainin drejt dy titujve të Ligës së Kampionëve, sipas dokumentarit dhe rrëfimit të tij. /Telegrafi/

  • E goditi me veturë, pastaj me shufër metalike – zbulohen detaje si Rrahman Hoti e vrau gruan në Zvicër, fëmijët kërkonin që babai të dënohej sa më gjatë

    E goditi me veturë, pastaj me shufër metalike – zbulohen detaje si Rrahman Hoti e vrau gruan në Zvicër, fëmijët kërkonin që babai të dënohej sa më gjatë

    Rrahman Hoti, i arrestuar sot nën dyshimin për vrasjen e S. Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë, ishte dënuar me 19 vjet burgim në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes së tij, në një rast të rëndë kriminal që kishte ndodhur në vitin 2011 në St. Gallen.

    Sipas raportimeve të agjencisë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA, ngjarja kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, kur Hoti e kishte pritur bashkëshorten pranë vendit të saj të punës.

    Ai fillimisht e kishte goditur atë me veturë nga prapa, duke e përplasur me shpejtësi të madhe. Më pas, kishte marrë një shufër metalike nga bagazhi i automjetit dhe e kishte goditur disa herë me forcë në kokë, derisa gruaja kishte mbetur e vdekur në vend.

    Gjatë ngjarjes, një punëtor i rrugës kishte tentuar t’i ndihmonte viktimës, por ishte kërcënuar nga Hoti me të njëjtën shufër metalike. Pas kësaj, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

    Megjithatë, pak kohë më vonë, ai ishte dorëzuar në polici dhe kishte pranuar se e kishte kryer vrasjen.

    Rasti ishte trajtuar nga Gjykata e Qarkut në St. Gallen, e cila e kishte shpallur fajtor për vrasje dhe e kishte dënuar me 19 vjet burgim.

    Gjatë shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar vrasjen si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë.

    Sipas gjykatës, Hoti e kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, me të cilën nuk jetonte më, dhe e kishte paralajmëruar disa herë.

    Motivi, sipas vendimit, ishte zemërimi dhe hakmarrja, pasi gruaja nuk kishte pranuar të kthehej tek ai dhe kishte krijuar një lidhje të re.

    Gjykata kishte vlerësuar se i dënuari nuk kishte treguar pendim dhe se kishte tentuar t’ua hidhte përgjegjësinë për ngjarjen bashkëshortes dhe partnerit të saj të ri.

    Përveç dënimit me burgim, gjykata kishte vendosur që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e përjetuar.

    Në atë kohë, mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të butë prej dhjetë vjetësh burgim, duke pretenduar se i akuzuari kishte qenë i rënduar emocionalisht pas muajsh konfliktesh me bashkëshorten. Megjithatë, gjykata kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me 19 vjet burgim.

    Burimi: Insajderi

  • He hit her with the car, and then with the metal rod, they discovered details like Mutman Hoti killed the woman in Switzerland, and the children demanded that the father be punished as long as possible

    Jundman Hoti, arrested today under suspicion of S. Bica, about 60, in Suhareka, he was sentenced to 19 years in prison in Switzerland for his wife’s murder in a serious criminal case that had occurred in 2011 in St. It’s fun.

    According to Swiss news agency reports Keystone- SDA, The event took place on November 8, 2011, when Hoti had been expecting her wife near her place of employment.

    He had first hit it with the back of the car, slamming it at great speed. Then she had taken a metal rod from the trunk of the vehicle and hit it several times hard in the head until the woman was dead in the country.

    During the event, a street worker had attempted to help the victim but was threatened by Hoti with the same metal rod. After that, he had left the car scene.

    Shortly thereafter, however, he had surrendered to the police and admitted that he had committed the murder.

    The case was handled by the District Court in St. Gallen, who had convicted him of murder and had sentenced him to 19 years in prison.

    During the proclamation of judgment, the head of the court had described the murder as extremely brutal and cold – blooded.

    According to the court, Hoti had planned to kill his wife, with whom he no longer lived, and had warned him several times.

    His motive was anger and revenge, for his wife had refused to return to him and had established a new bond.

    The court had estimated that the convict had failed to show repentance and that he had attempted to place responsibility for the event in his new mate and partner.

    In addition to the prison sentence, the court had decided that the couple’s two children would receive 35 thousand Swiss francs in compensation for the pain they experienced.

    At the time, the defense had demanded a milder sentence of ten years in prison, claiming that the accused had been emotionally weighed down after months of conflict with his wife. However, the court had accepted the prosecution’s request for a 19-year prison sentence.

    Source Layer: Insander

  • Liqenet malore dhe shtigjet e Uzbekistanit po tërheqin turistë gjatë gjithë vitit

    Liqenet malore dhe shtigjet e Uzbekistanit po tërheqin turistë gjatë gjithë vitit

    Nga liqenet me ujëra smerald te majat e mbuluara me borë dhe shtigjet spektakolare malore, Uzbekistani po shndërrohet në një destinacion tërheqës për turistët që kërkojnë natyrë, aventura dhe pushime në çdo stinë të vitit.

    Burimi: Dukagjini

  • Mountain lakes and Uzbekistan paths are attracting tourists throughout the year

    From Emerald lakes to snow – covered peaks and spectacular mountain paths, Uzbekistan is becoming an attractive destination for nature – seeking tourists, adventures, and holidays each year.

    Source Layer: Dukeagini

  • Qytetarët mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, shpresojnë ta takojnë

    Qytetarët mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, shpresojnë ta takojnë

    Qytetarët kanë filluar të mblidhen pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, me shpresën se do të kenë mundësi ta takojnë.

    Krasniqi ka mbërritur sot në vendlindje për një vizitë familjare, e cila, lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Ai është pritur nga familjarët, përfshirë vajzat e tij, të cilat e kanë pritur te dera e shtëpisë.

    Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca policore, ndërsa ekipet e mediave nuk po lejohen t’i afrohen shtëpisë.

    Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë. Më parë, ai kishte ardhur në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij. /Kp/