Category: Lajme

  • This is the age of the victim in Suhareka

    Suspect in S. D in Suhareka arrested by Kosovo police.

    S.D. had been sent to Prizren General Hospital without signs of life, where despite the medical team’s efforts to reanimate it, it has failed to survive.

    General Hospital Prime. Dr. Daut Mustafaı, in Prizren, announced that the victim was born in 1967, has been brought to emergency from Suhareka’s emergency team on November 18th, about 12:50.

    According to the report, several wounds on the body caused by the firearm have been recorded during the medical examination.

    The Emergency Team, along with the surgeon and the caretaker anesthesiologist, has immediately taken the necessary measures for cardiopulmonary reanimation, but efforts have resulted without success and his death has been determined.

    Kosovo Police have announced the case, which has continued with further legal procedures and actions.

    Source Layer: Insander

  • Kjo është mosha e viktimës në Suharekë

    Kjo është mosha e viktimës në Suharekë

    Kjo është mosha e viktimës në Suharekë

    I dyshuari për vrasjen e S. D në Suharekë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    S.D ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit pa shenja jete, ku pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta reanimuar, nuk ka arritur të mbijetojë.

    Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, bëri të ditur se viktima lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencë nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50.

    Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit mjekësor janë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.

    Ekipi i Emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim kardiopulmonar, por përpjekjet kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e tij.

    Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

    Burimi: Insajderi

  • Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se pret që nesër të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Lushtaku: Tomorrow, the session is expected, I believe we will vote on the Law for Specialised Chambers.

    Democratic Party of Kosovo MP Mergim Lushtaku has said he expects the Kosovo Parliament session to be continued tomorrow, in which the Law for Specialised Chambers is not voted.

    Source Layer: Dukeagini

  • "Kam ardhur për ta parë bacën Jakup", flet veterani që shkoi tek shtëpia e Jakup Krasniqit

    “Kam ardhur për ta parë bacën Jakup”, flet veterani që shkoi tek shtëpia e Jakup Krasniqit

    "Kam ardhur për ta parë bacën Jakup", flet veterani që shkoi tek shtëpia e Jakup Krasniqit

    Veterani i UÇK-së, Milaim Gashi, ka shkuar te shtëpia e Jakup Krasniqit, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.

    Gashi tha se kanë shkuar vetëm për ta parë dhe për ta takuar Krasniqin, njofton Klankosova.tv.

    Ai u shpreh se, nëse Policia u kërkon të largohen, do ta respektojnë kërkesën.

    “Besoj se do ta shohim. Unë kam ardhur personalisht, po i pres edhe disa shokë të tjerë të vijnë. Do të vijnë shokët për ta parë, sepse baca Jakup nuk është vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve”, tha Gashi.

  • Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

    Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

    Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

    Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

    Sipas njoftimit, viktima, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencën e spitalit nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50, pa shenja jete.

    Gjatë ekzaminimit mjekësor, në trupin e tij janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

    Ekipi i emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim.

    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për reanimim kardiopulmonar, ato kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

    “Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq i dyshuari për vrasjen është lokalizuar dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

  • Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup

    Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup

    Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup

    Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në afërsi të shtëpisë së Jakup Krasniqit, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.

    Në mesin e tyre është edhe Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, i cili tha se kanë shkuar në grup për ta parë dhe takuar Krasniqin, nëse u lejohet.

    Ai theksoi se emocionet që po përjeton familja e Krasniqit për vizitën e tij në Kosovë janë të njëjta edhe për ta.

    “Qysh është emocion për familjen e tij, është edhe për neve. Erdhëm këtu me një grup për ta parë bacën Jakup, nëse na lejohet”, u shpreh Haziri.

    “Ne do ta presim bacin Jakup”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv

     

     

     

     

  • Autori i krimit në Suharekë ishte dënuar në Zvicër për vrasjen e gruas

    Autori i krimit në Suharekë ishte dënuar në Zvicër për vrasjen e gruas

    Autori i krimit në Suharekë ishte dënuar në Zvicër për vrasjen e gruas

    Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 20211.

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se ai ishte dënuar me 19 vjet burgim për këtë rast.

    Shteti zviceran më pas e kishte dëbuar Hotin dhe i njëjti ishte kthyer në Kosovë, raporton Klankosova.tv

    Për të njëjtën vepër, ai do të përballet tashmë me drejtësinë kosovare.

    Sipas informacioneve të para, Hoti sot e vrau S.Dakaj, në një parking në qytetin suharekas, pas një konflikti që dyshohet se nisi për parking.

    Fillimisht, u arratis nga vendi i ngjarjes, por si rezultat i veprimeve policore, u prangos.

    Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar me detajet e reja. /Klankosova.tv

  • Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit me gruan në Zvicër: Fëmijët e donin sa më gjatë në burg

    Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit me gruan në Zvicër: Fëmijët e donin sa më gjatë në burg

    Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit me gruan në Zvicër: Fëmijët e donin sa më gjatë në burg

    Rrahman Hoti, i arrestuar sot nën dyshimin për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë, ishte raportuar në mediat zvicerane edhe për një rast të rëndë kriminal që kishte ndodhur në vitin 2011 në St. Gallen të Zvicrës.

    Sipas raportimeve të atëhershme të mediave zvicerane, një shtetas kosovar, i identifikuar me inicialet Rrahman H., ishte dënuar në maj të vitit 2013 me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Ngjarja kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, në afërsi të vendit të punës së gruas, me të cilën ai jetonte i ndarë.

    Sipas aktakuzës, ai e kishte pritur bashkëshorten dhe e kishte goditur me veturë nga pas. Më pas, kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ai kishte kërcënuar edhe një punëtor të rrugës, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës.

    Gjatë procesit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar veprën si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas gjykatës, vrasja ishte planifikuar dhe ishte motivuar nga zemërimi e hakmarrja, pasi bashkëshortja kishte refuzuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.

    “Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i ishte drejtuar gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së aktgjykimit.

    Gjykata kishte vendosur gjithashtu që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës. Avokati i tyre kishte deklaruar gjatë gjykimit se të dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg.

    Rasti i sotëm në Suharekë

    Ndërkaq, sot, më 18 nëntor 2026, në Suharekë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

    Sipas informacioneve të para, Rrahman Hoti është identifikuar si i dyshuari për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar.

    Viktima fillimisht ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

    I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten objekt hetimi./Klankosova.tv

  • Një qen vihet në ndjekje të një maceje, por ajo e shmang me zgjuarsi – pamjet bëhen virale

    Një qen vihet në ndjekje të një maceje, por ajo e shmang me zgjuarsi – pamjet bëhen virale

    Një ndjekje plot humor është regjistruar nga kamerat e sigurisë në qytetin Mersin të Turqisë, ku një qen i është vënë pas një maceje.

    Por macja duket se nuk është aspak e lehtë për t’u kapur dhe përdor gjithë shkathtësinë e saj për t’i shpëtuar qenit.

    Ky i fundit vazhdon ta ndjekë pa u ndalur, duke e kthyer situatën në një garë komike.

    Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për ndjekjen e pazakontë mes dy kafshëve. /Telegrafi/