Category: Lajme

  • LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president

    LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president

    LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president

    Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur një propozim të ri lidhur me miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

    Në një konferencë për media, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të deklarohet publikisht se i gjithë Grupi Parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për Presidentin.

    Kurti ka thënë se, nëse Hamza jep këtë zotim, sipas tij, ata do ta votojnë menjëherë edhe leximin e dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Propozimi ynë më i ri është ky: Meqë nuk po mund të arrijë ta takojë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të del sonte dhe të zotohet që i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës merr pjesë me votë në zgjedhjen për president dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë, nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72 orësh ndërmjet dy leximeve”.

    “Ne ua votojmë Projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht, e mandej sonte menjëherë votimi për President, Glauku ose Feridja”, u shpreh ai.

  • Banka Botërore parasheh rritje prej 3.2% për Maqedoninë e Veriut

    Banka Botërore parasheh rritje prej 3.2% për Maqedoninë e Veriut

    Banka Botërore ka parashikuar rritje ekonomike prej 3,2% për Maqedoninë e Veriut për vitin 2027. Kjo shënon rritje për 0,3% krahasuar për vitin 2026 kur ishte paraparë rritje prej 2,9%. Është shënuar ulje e varfërisë, ulje e papunësisë nga investimet e huaja direkte si dhe rritje në bashkëpunimin tregtar.

    Raporti i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut identifikon disa rreziqe kryesore për rritjen e mëtejshme ekonomike sikurse varësia e lartë nga energjia e importuar dhe lëndët djegëse, rritjen e shpejtë të borxhit publik, hendekun mes rritjes së pagave dhe produktivitetit, plakjen e popullsisë dhe emigrimin si dhe dobësitë në qeverisje dhe korrupsion. Raporti i prezantuar për kryeministrin Hristijan Mickoski do të thotë bazë e mirë për reforma të mëtutjeshme.

    “Për këtë shkak ne e ndryshuam ligjin për marrëdhënie pune dhe lejuam që gjithsecili që e ndjenë veten si të aftë për punë, të mundet ta vazhdojë punën deri në moshën 67-68 madje në disa fusha deri në 70 vjet. Kjo është trend gjithandej në Evropë dhe Botë. Për momentin në tregun e punës kemi 709 mijë punëtor të regjistruar. Nuk guxojmë të jemi nën numër nëse duam të kemi rritje të mirë ekonomike, përkatësisht nën 800 mijë të punësuar. Duhet të gjejmë edhe 90 mijë të punësuar të tjerë të cilët do të sjellin të ardhura në shtet. Kam frikë se pas 15-20 viteve numri i të punësuarve do të bie në 500 mijë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

    Por opozita ka pikëpamje krejtësisht të kundërta. Thonë se Bruto Prodhimi Vendor është sa 1/3 e mesatares në Bashkimin Evropian dhe nuk jemi ekonomia e tretë në Evropë.

    “Banka Botërore nuk e uroi. I tha se vendi me vite po qëndron në kategorinë e njëjtë. Prodhimi Bruto Vendor në kokë banori është sa një e treta e mesatares në Bashkimin Evropian. Jo ekonomia e tretë por 1/3 e standardit. Vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët dhe me paga të ulëta. Diaspora është mbi gjysmë milioni. Çfarë do të vizatojë tani? Përralla “të tretët në Evropë” dështoi. Rritja më shpejtë dështoi. Pensionet 16 herë më të larta dështoi”, thonë nga LSDM.

    Banka Botërore gjithashtu ka parashikuar rritje prej 3% edhe në vitin 2028. Pritshmëritë për rritje të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor lëvizin nga 3,1 në vitin 2026 deri 3,4% në dy vitet e ardhshme./Alsat/

  • Liqenit të Cyrihut i del niveli ujit, shfaqet një ishull pas 74 vitesh

    Liqenit të Cyrihut i del niveli ujit, shfaqet një ishull pas 74 vitesh

    Rënia e pazakontë e nivelit të ujit në Liqenin e Cyrihut ka zbuluar një pamje që nuk ishte parë prej 74 vitesh.

    Pranë Stäfa-s është shfaqur sërish një sipërfaqe e vogël toke rreth shkëmbit të njohur si Stäfner Stein.

    Sipas të dhënave të publikuara nga mediat zvicerane, niveli i Liqenit të Cyrihut ka zbritur në 405.24 metra mbi nivelin e detit, duke arritur një nivel jashtëzakonisht të ulët.

    Si pasojë, rreth 400 metra larg bregut të Stäfa-s, uji është tërhequr aq shumë saqë rreth shkëmbit Stäfner Stein është shfaqur një sipërfaqe e vogël toke.

    Në kushte normale, mbi sipërfaqen e ujit duket vetëm shkëmbi. Por këtë herë, rënia e nivelit të liqenit ka zbuluar edhe tokën përreth tij, duke krijuar pamjen e një ishulli të vogël, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve, sipërfaqja e zbuluar është mjaftueshëm e madhe që pranë saj të ankorohet një varkë e vogël, ndërsa vizitorët mund të ndalen për një piknik.

    Nuk ishte parë që nga viti 1952

    Fenomeni është veçanërisht i rrallë, pasi kjo sipërfaqe e vogël toke nuk ishte shfaqur mbi ujë për 74 vjet.

    Herën e fundit ajo ishte parë në vitin 1952, gjatë një periudhe kur niveli i Liqenit të Cyrihut kishte rënë ndjeshëm.

    Shkëmbi kishte dalë mbi ujë edhe në vitin 1909, kur liqeni kishte arritur një nivel jashtëzakonisht të ulët. Në Stäfner Stein ndodhet edhe një shenjë që tregon nivelin e ujit të asaj kohe, e cila tashmë është bërë sërish e dukshme.

    Thatësira po ndryshon pamjen e liqenit

    Shfaqja e “ishullit” lidhet me periudhën e thatë dhe nivelin aktualisht shumë të ulët të ujit në liqen.

    Sipas parashikimeve, sipërfaqja e zbuluar mund të mbetet e dukshme edhe për disa kohë, pasi rikthimi i Liqenit të Cyrihut në nivelin normal mund të marrë kohë.

    Ndërkohë, mungesa e reshjeve të zgjatura pritet të bëjë që niveli i ujit të mos rritet shpejt.

    Pamja e pazakontë ka të ngjarë të tërheqë vizitorë kureshtarë në zonën e Stäfa-s, të cilët tashmë kanë mundësinë të shohin nga afër një fenomen që në Liqenin e Cyrihut shfaqet vetëm në raste të rralla, kur niveli i ujit bie në mënyrë të konsiderueshme./Telegrafi/

  • LIVE| Tërshani: Në Kuvend janë deputetët, por të mbyllur nëpër zyra

    LIVE| Tërshani: Në Kuvend janë deputetët, por të mbyllur nëpër zyra

    LIVE| Tërshani: Në Kuvend janë deputetët, por të mbyllur nëpër zyra

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, duke raportuar nga holli i Kuvendit të Kosovës, ka bërë me diej se brenda kësaj ndërtese nuk ka shumë lëvizje.

    Sipas saj, situata në raport me dje në këtë objekt, është krejt ndryshe.

    “Ka zyrtarë policorë, civilë, mbrojtje e afërt, zyrtarë të Kuvendit, por jo edhe deputetët – ndonëse të njëjtit janë këtu nëpër zyrat e grupeve parlamentare – por ata nuk janë parë duke hyrë e dalë nga Kuvendi”.

    “Me gjasë deputetët janë në pritje të një thirrjeje nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për mbajtjen ose jo të një seance. Ky konfirmim ose krejt e kundërta mund të vijë në konferencën e radhës të kryeministrit Kurti”, tha Tërshani.

  • Haradinaj: Ju ftoj të gjithëve në shesh, të votohet sonte Ligji për Specialen

    Haradinaj: Ju ftoj të gjithëve në shesh, të votohet sonte Ligji për Specialen

    Haradinaj: Ju ftoj të gjithëve në shesh, të votohet sonte Ligji për Specialen

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh në protestën që ka si kërkesë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Ai ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, prandaj e ka konsideruar të rëndësishme kalimin e këtij ligji.

    “Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv

  • Formacionet zyrtare Shqipëri – San Marino: “Kuq e Zinjtë” kërkojnë të kthehen te fitorja

    Formacionet zyrtare Shqipëri – San Marino: “Kuq e Zinjtë” kërkojnë të kthehen te fitorja

    Shqipëria është nikoqir i San Marinos, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës C për Ligën e Kombeve.

    “Kuq e Zinjtë” pas humbjes nga Finlanda kërkojnë vetëm fitore me objektivin për t’u kthyer në pozitën e parë në grup dhe të promovohet një ligë më lartë.

    Formacionet zyrtare:

    Shqipëri: Dajsinani; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Pilo; Muçi, Manaj, Hoxha.

    San Marino: Colombo; Fabbri, Rossi, Giocondi, Cevoli; Zannoni, Meloni, Capicchioni; Salicioni, Giacopetti, Balda.

    Përballja do të nisë nga ora 20:45./Telegrafi/

  • “Albin, eja në Kuvend, mos vono”, Çitaku: Kanë mbetur edhe pak orë, votojeni ligjin

    “Albin, eja në Kuvend, mos vono”, Çitaku: Kanë mbetur edhe pak orë, votojeni ligjin

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Kuvendin e Kosovës dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka deklaruar se kanë mbetur vetëm pak orë për përmbylljen e procesit të votimit, duke u bërë thirrje Kurtit dhe deputetëve që e kanë mbështetur projektligjin në lexim të parë që të jenë të pranishëm në Kuvend.

    “Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore. Kanë mbetur edhe pak orë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka thënë se deputetët e PDK-së janë në Kuvend dhe se po presin kryeministrin dhe 91 deputetët që, sipas saj, e kanë votuar Projektligjin në lexim të parë.

    “Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin”, ka deklaruar Çitaku.

    Deputetja e PDK-së ka theksuar se votimi i Projektligjit, sipas saj, nuk duhet të shihet si favor ndaj një partie politike.

    “Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ajo.

    Në fund, Çitaku i ka bërë thirrje Kurtit që të mos vonojë dhe të marrë pjesë në votimin e Projektligjit.

    “Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë”, ka përfunduar ajo./Telegrafi.

  • Dodik i shpëton sanksioneve amerikane, kompania e afërt me Trumpin futet në projektin miliardësh të gazit në Bosnje

    Dodik i shpëton sanksioneve amerikane, kompania e afërt me Trumpin futet në projektin miliardësh të gazit në Bosnje

    Përfshirja e një kompanie të vogël amerikane, e lidhur me bashkëpunëtorë të presidentit amerikan, Donald Trump, në një projekt energjetik në Bosnje dhe Hercegovinë me vlerë mbi 1.5 miliardë dollarë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke përdorur ndikimin e saj në këtë shtet të brishtë ballkanik.

    Ligjvënës amerikanë e akuzojnë administratën Trump se ka hequr sanksionet ndaj liderit separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, me qëllim pasurimin dhe fuqizimin e aleatëve të presidentit, duke dëmtuar në këtë proces interesat afatgjata të politikës së jashtme amerikane në rajon.

    Të dielën, Dodik e lavdëroi Trumpin pasi partia e tij nacionaliste serbe fitoi një nga tri vendet në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Sistemi kompleks i ndarjes së pushtetit në vend parashikon tri vende në presidencë, të ndara mes komuniteteve boshnjake, serbe dhe kroate.

    “Po të mos ishte fitorja madhështore e Donald Trumpit, ndoshta sot do të ishim kufoma politike”, u tha Dodik mbështetësve në një fjalim, duke falënderuar gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen.

    AAFS Infrastructure & Energy, kompani e themeluar në SHBA vitin e kaluar dhe e drejtuar nga ish-avokati personal i Trumpit, Jesse Binnall, si dhe Joseph Flynn, vëllai i gjeneralit Michael Flynn, një aleat i Trumpit, është pranë sigurimit të një kontrate për zhvillimin e Gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor.

    Projekti është diskutuar prej vitesh nga zyrtarët boshnjakë, por për një kohë të gjatë është kundërshtuar nga Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin. Megjithatë, Dodik, partia e të cilit ka të drejtë vetoje në parlamentin e Bosnjës, tha se nuk do ta pengonte projektin pas njoftimit për përfshirjen e AAFS-së në prill.

    Gjashtë muaj më herët, administrata Trump kishte hequr sanksionet ndaj Dodikut, të vendosura nga Thesari amerikan pothuajse një dekadë më parë.

    Gazsjellësi do ta lidhte Bosnjën dhe Hercegovinën me rrjetin e gazit të Kroacisë, duke i mundësuar vendit të importojë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga vendet fqinje. Sipas qeverisë kroate, projekti vlerësohet në rreth 1.7 miliardë dollarë dhe do të ndihmonte Bosnjën të zvogëlonte varësinë nga importet e gazit rus.

    Në faqen e saj, AAFS e përshkruan veten si kompani e fokusuar në “sigurinë energjetike, strukturimin e projekteve, harmonizimin e kapitalit dhe zhvillimin afatgjatë të infrastrukturës rajonale”. Megjithatë, kompania nuk duket se ka përvojë të dëshmueshme në projekte të ngjashme energjetike.

    Dodik, i cili deri vonë ishte president i Republikës Srpska, është akuzuar prej kohësh se ka minuar Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe që i dha fund dhunës ndërmjet komuniteteve në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi gjatë viteve 1990.

    Sanksionet ndaj tij, të cilat përfshinin ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e vizave, u vendosën nga administrata e Barack Obamës në vitin 2017. Administrata e Joe Bidenit vendosi sanksione të tjera në vitin 2022, duke e akuzuar Dodikun për korrupsion, përfshirë dhënien e kontratave qeveritare bashkëpunëtorëve të tij të biznesit në Republikën Srpska.

    Një raport i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, i publikuar muajin e kaluar me titull “Pay for Play in the Balkans”, pretendon se heqja e sanksioneve ndaj Dodikut dhe vendimi i tij për të mos e kundërshtuar gazsjellësin janë të lidhura drejtpërdrejt.

    Raporti pretendon se administrata Trump ka përdorur ndikimin e saj diplomatik dhe lidhjet me persona si Michael Flynn për të lehtësuar dhënien e kontratës për gazsjellësin AAFS Infrastructure and Energy LLC, kompani në pronësi dhe nën drejtimin e Joseph Flynn dhe Jesse Binnall.

    AAFS Infrastructure and Energy LLC nuk iu përgjigj kërkesës së CBS News për koment.

    Dokumentet e regjistrimit të agjentëve të huaj (FARA), të cituara në raport dhe të shqyrtuara nga CBS News, tregojnë se Michael Flynn, ish-këshilltar i Trumpit për sigurinë kombëtare, kishte punuar për herë të fundit si lobist i paguar për Republikën Srpska në tetor 2025, në të njëjtin muaj kur u hoqën sanksionet ndaj Dodikut.

    Sipas të njëjtave dokumente, Flynn ishte paguar me 100 mijë dollarë për këtë punë nga RRB Strategies, një kompani lobimi e drejtuar nga Rod Blagojevich, ish-guvernator i Illinoisit, i cili u dënua në vitin 2011 për 18 akuza për korrupsion dhe kaloi pothuajse tetë vjet në burg federal, para se të falej nga Trumpi vitin e kaluar.

    Dokumentet e FARA-s tregojnë se Flynn ofroi këshillim strategjik, analiza dhe hulumtime, si dhe ndërmjetësoi kontakte me qeverinë e Republikës Srpska.

    Më 13 nëntor 2025, Ambasada amerikane në Sarajevë njoftoi se i ngarkuari me punë, John Ginkel, ishte takuar me kryeministrin boshnjak Nermin Nikshiq për të diskutuar projektin e gazsjellësit dhe për të mbështetur importin e gazit amerikan përmes Kroacisë drejt konsumatorëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Një javë më vonë, ambasada njoftoi një marrëveshje paraprake që parashikonte që një kompani amerikane të zhvillonte, ndërtonte dhe menaxhonte gazsjellësin. Katër ditë më pas, më 24 nëntor, AAFS Infrastructure & Energy u regjistrua në shtetin e Wyomingut.

    Në janar, Ambasada amerikane në Sarajevë konfirmoi gjithashtu një takim mes drejtuesve të AAFS-së, përfshirë Joseph Flynn dhe Jesse Binnall, dhe zyrtarëve të lartë boshnjakë.

    Në prill, AAFS iu dha statusi i investitorit kryesor dhe operatorit të gazsjellësit të propozuar përmes një ligji të miratuar nga parlamenti i Bosnjës.

    Më vonë gjatë atij muaji, qeveritë e Kroacisë dhe Bosnjës nënshkruan kontratën për ndërtimin e gazsjellësit, në një ceremoni ku mori pjesë edhe sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright. Në një konferencë për media më 2 prill, Binnall e cilësoi projektin si “prioritet” për administratën Trump.

    Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi projektin e gazsjellësit, por një zyrtar i administratës tha se sanksionet ndaj Dodikut u hoqën për të parandaluar destabilizimin e Ballkanit.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë si shembull të politikës së jashtme “pragmatike dhe largpamëse” të Trumpit, e cila, sipas tij, ka parandaluar kriza në çështjet e Ballkanit.

    Një letër e Departamentit amerikan të Shtetit, e publikuar në kuadër të raportit të demokratëve në Kongres, thotë se vendimi për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut kishte ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Sipas letrës, heqja e sanksioneve kishte kontribuar që separatistët serbë të tërhiqnin disa politika që do të mund të destabilizonin qeverinë e Bosnjës.

    Megjithatë, politologu dhe eksperti për politikën e jashtme në Ballkan, Jasmin Mujanović, shprehu skepticizëm ndaj këtij argumentimi. Ai tha se ligjet në fjalë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës edhe para heqjes së sanksioneve ndaj Dodikut.

    Sipas tij, nëse administrata Trump arriti që Dodiku dhe bashkëpunëtorët e tij t’i tërhiqnin ligjet, ende nuk është e qartë se çfarë rëndësie ka kjo, duke pasur parasysh se ligjet tashmë ishin të pavlefshme. Mujanović tha se kjo do të nënkuptonte lehtësimin e sanksioneve ndaj një regjimi të tërë. /Telegrafi/

  • Lushaku: Sonte një natë e vështirë për shtetin e Kosovës

    Lushaku: Sonte një natë e vështirë për shtetin e Kosovës

    Shefja e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, e ka cilësuar si të vështirë natën e së martës për shtetin e Kosovës.

    Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një natë e vështirë për Kosovën, duke shprehur shqetësim për të ardhmen e vendit.

    “Një natë e vështirë për shtetin e Kosovës! Zot, bekoje Kosovën e të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Lushaku.

  • Kurti sërish thërret konferencë për media

    Kurti sërish thërret konferencë për media

    Kurti sërish thërret konferencë për media

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka thirrur konferencë për media, pak orë para kalimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

    Zyra për media e Kryeministrisë ka njoftuar se konferencë do të mbahet nga ora 19:45.

    Kjo do të jetë konferenca e dytë e Kurtit brenda ditës së sotme, pasi një të parë e ka mbajtur më herët.

    Partitë politike opozitare e kanë akuzuar Kurtin se po përdorë skenarë të qëllimshëm për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Kurse, Kurti ka thënë gjatë ditës se çështja e presidentit është prioritet për vendin, duke u zotuar se pas këtij procesi do të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen. /Klankosova.tv