Category: Lajme

  • Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

    Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

    Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone.

    Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në të gjithë Zvicrën.

    “Një pastrim i plotë i fermave të kujdesit të të kafshëve theu zinxhirët e infeksionit dhe kështu duhet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të EP-së”, tha në një deklaratë shërbimi veterinar i Kantonit të Lucernës.

    Sipas qeverisë federale, shpërthimi aktual është i jashtëzakonshëm, veçanërisht për shkak të dimensionit të tij epidemiologjik.

    Në Zvicër, rreth 2.3 milionë derra theren rregullisht çdo vit – afërsisht 6500 në ditë, por, shqetësimi kryesor është të përhapja e infeksionit, shkruan Blick transmeton Telegrafi.

    Prandaj, të gjitha kafshët në fermat e mbarështimit duhej të vriteshin ose të therreshin. Më pas, stallat pastrohen dhe dezinfektohen dhe duhet të mbeten bosh për dhjetë ditë. Kjo masë drastike ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën zvicerane të derrave nga infeksioni.

    Sëmundja që preku derrat këtë vit në Zvicër në fakt ishte e konsideruar e zhdukur për rreth 20 vjet dhe e keqja është se shpërthimet e përhapjes së infeksionit janë ende të mundshme.

    Meqenëse sëmundja e mushkërive mund të transmetohet si nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis derrave ashtu edhe nëpërmjet ajrit, veterinerët tani po vizitojnë fermat e vendosura pranë fermave aktualisht të mbyllura.

    Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, pasi, mishi i bartësve të shëndetshëm mund të konsumohet pa shqetësime. Megjithatë, rreth 930 kafshë që nuk mund të eksportoheshin dhe as të thereshin u vranë javën e kaluar./Telegrafi/

  • Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

    Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

    Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Fetahu ka thënë se pretendimi se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë është “tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht” dhe, sipas tij, nuk përputhet me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e 9 janarit 2026.

    Sipas tij, afati prej 72 orësh përcaktohet në nenin 85 të Rregullores së Kuvendit, i cili lidhet me procedurën e përshpejtuar. Megjithatë, Fetahu thekson se kjo nuk është e vetmja mundësi procedurale që ka Kuvendi.

    Ai i është referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili, sipas tij, lejon shmangien nga afatet procedurale me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

    “Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka deklaruar Fetahu.

    Avokati i PDK-së ka kundërshtuar edhe krahasimin me 13 ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur jokushtetuese.

    Fetahu, i cili thotë se ka qenë avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese lidhur me ato ligje, ka argumentuar se Gjykata nuk i kishte shpallur ato jokushtetuese për shkak të mosrespektimit të procedurës së përshpejtuar të nenit 85.

    Sipas tij, problemi kishte qenë mënyra se si ishte përdorur neni 123.

    Ai ka thënë se në rastin e ligjeve të 5 dhjetorit, dy leximet ishin zhvilluar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, ndërsa për faza të ndryshme të punës së komisioneve ishin lënë vetëm disa minuta.

    “Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka deklaruar Fetahu.

    Fetahu vlerëson se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2024.

    Sipas tij, materialet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara u janë shpërndarë deputetëve të shtunën, më 3 tetor, ndërsa leximi i parë është zhvilluar dhe përfunduar të hënën, më 5 tetor.

    Ai thekson se deputetët kanë pasur rreth 48 orë në dispozicion për ta shqyrtuar materialin para leximit të parë.

    Sipas Fetahut, nëse Kuvendi miraton sot shmangien nga afatet procedurale përmes nenit 123 dhe u siguron deputetëve dhe komisioneve kohë reale për paraqitjen e amendamenteve, shqyrtimin në komisione dhe përgatitjen e raportit për seancë, atëherë nuk ka pengesë juridike që Projektligji të kalojë në lexim të dytë edhe sot.

    Avokati i PDK-së ka argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar që në çdo rrethanë duhet të kalojnë 72 orë ndërmjet dy leximeve të një projektligji.

    Sipas tij, ky afat lidhet me nenin 85, ndërsa neni 123 ekziston pikërisht për t’i mundësuar Kuvendit shmangien nga afatet procedurale, me kusht që të mos cenohet shqyrtimi efektiv parlamentar.

    “Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur se ndërmjet dy leximeve duhet të kalojnë domosdoshmërisht 72 orë në çdo rrethanë”, ka thënë Fetahu.

    Ai ka përfunduar se analogjia me ligjet e shpallura jokushtetuese është e pabazuar dhe se, në aspektin juridik, nuk ekziston detyrim që të pritet deri të enjten.

    Sipas tij, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të shqyrtohet dhe të votohet në lexim të dytë edhe sot, nëse Kuvendi vendos ta zbatojë nenin 123 në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi.

  • Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO)

    Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO)

    Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO)

    Në orët e fundit është rritur numri i protestuesve para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

    Gjithashtu, është shtuar edhe prania e forcave policore.

    Përveç atyre që kanë qëndruar në kordonin e vendosur para objekteve institucionale, vetura të tjera policore me pjesëtarë janë futur së fundmi në hapësirat e Kuvendit dhe Qeverisë.

    Në orën 24:00 përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe të rast të dështimit të këtij procesi Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

    Kërkesa kryesore e protesuesve është kalimi në lexim të dytë i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, por që Lëvizja Vetëvendosje e ka kushtëzuar këtë proces me votat për zgjedhjen e presidentit. /Klankosova.tv

  • Haziri, Kurtit: Do të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje - votojeni Ligjin (VIDEO)

    Haziri, Kurtit: Do të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje – votojeni Ligjin (VIDEO)

    Haziri, Kurtit: Do të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje - votojeni Ligjin (VIDEO)

    Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike.

    Haziri tha se protesta është në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij, nuk mund të trajtohet si çështje e pazareve politike.

    “Ejani në shesh, pa dallime partie, pa dallime bindje politike, pa dallime mes nesh. Kjo protestë është për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, është për historinë tonë, e cila nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si çështje e pazareve politike”.

    “Për ne, ky ligj është emergjencë, kjo protestë nuk është e një partie, kjo protestë nuk është e një grupi, nuk është pronë e askujt”, tha ai.

    Haziri iu drejtua edhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se protestuesit kanë qëndruar në shesh për 21 ditë dhe do të vazhdojnë të jenë aty derisa kërkesa e tyre të marrë përgjigje.

    “Kryeministër, ne jemi këtu, kemi qëndruar dje këtu, kemi qëndruar që 21 ditë dhe do të vazhdojmë të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje. Ne kemi një kërkesë të qartë, votojeni Ligjin për Dhomat e Specializuara, votoje Ligjin për UÇK-në”, u shpreh Haziri./Klankosova.tv

  • Ermonela Jaho dhe Lule Elezi bëhen bashkë sonte në një mbrëmje të veçantë në Prishtinë

    Ermonela Jaho dhe Lule Elezi bëhen bashkë sonte në një mbrëmje të veçantë në Prishtinë

    Ermonela Jaho dhe Lule Elezi bëhen bashkë sonte në një mbrëmje të veçantë në Prishtinë

    Edicioni i nëntë i mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën”, sonte mirëpret sopranon e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho e cila do të shoqërohet në piano nga pianistja e njohur Lule Elezi, ngjarje kjo që tash e nëntë vjet organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus.

    Edicioni i sivjetmë është konceptuar në dy pjesë. Në pjesën e parë do të zhvillohet bashkëbisedimi me Ermonela Jahon, një format tashmë i identifikueshëm i mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën”, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtohet performancës artistike të sopranos së njohur. Krahas sopranos së njohur, në këtë mbrëmje do të prezantohet edhe talentja e re Anna Krasniqi, duke vazhduar kështu praktikën e KultPlus për mbështetjen, promovimin dhe prezantimin e artistëve të rinj.

    Përgjatë nëntë vjetëve, “Ta Zbardhi Ftyrën” ka sjellë figura të rëndësishme të artit shqiptar, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, Evropë dhe më gjerë. Në edicionet e kaluara, në këtë mbrëmje artistike janë prezantuar emra të njohur të skenës së artit, përfshirë Sislej Xhafën, Imer Kutllovcin, Flaka Gorancin, Erza Muqollin, Gjon’s Tears, Gëzim Myshketën, Elbenita Kajtazin, Enon Pecin dhe Blenard Azizajn.

    Mbrëmja artistike mbahet, nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë. /KlanKosova.tv

  • Rubikon sonte: Orët e fundit - kush do të lëshojë pe?

    Rubikon sonte: Orët e fundit – kush do të lëshojë pe?

    Rubikon sonte: Orët e fundit - kush do të lëshojë pe?

    Kryeministri Albin Kurti ofron votat për ligjin e Speciales në këmbim të mbështetjes për Presidentin, Bekim Sejdiu nuk e konsideron veten pjesë të procesit, ndërsa PDK-ja kërkon që ligji të votohet i pari.

    A do të arrihet marrëveshja para mesnatës, apo vendi do t’u drejtohet sërish kutive të votimit?

    Në panel: Rrahman Paçarizi, Besian Beha, Avni Arifi,  Berat Buzhala, Labinot Balaj dhe Vehbi Kajtazi.

    Klan Kosova, 20:45.

  • Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

    Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

    Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili e ka rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura për President të Kosovës, pasi emri i tij u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti.

    Cakolli ka thënë se, edhe nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, një rikthim i tij në garë do të ishte problematik.

    Këtë e ka lidhur me ndryshimin e qëndrimeve për shkak të zhvillimeve politike, transmeton Klankosova.tv

    “Tash që profesor Bekim Sejdiu e paska rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura presidenciale, edhe sikur partitë të arrinin ndërkohë marrëveshje për zgjedhjen e tij, Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që i ndryshon qëndrimet për shkak të “zhvillimeve” politike apo me kërkesë të liderëve partiakë” – ka shkruar ai në Facebook.

  • Britaniku thyen sërish rekordin botëror për kungullin më të madh

    Britaniku thyen sërish rekordin botëror për kungullin më të madh

    Një gjysh 65-vjeçar nga Britania e Madhe ka thyer sërish rekordin botëror për kungullin më të madh, pasi rriti një ekzemplar me peshë prej 1,295.8 kilogramësh – afërsisht sa pesha e një hipopotami femër.

    Ian Paton, nga Lymingtoni në Hampshire, i kushtoi deri në gjashtë orë në ditë kujdesit për kungullin, i cili u peshua në 1,295.8 kilogramë në konkursin Wargrave Nursery Giant Pumpkin Weigh-off, në Berkshire.

    Paton tashmë mban tre vendet e para për kungujt më të rëndë të regjistruar ndonjëherë. Rekordi i ri erdhi në vitin e parë pasi ai i dha fund bashkëpunimit me vëllain e tij Stuart, i cili vendosi të udhëtojë nëpër botë.

    Për rreth 50 vjet, dy vëllezërit kanë kultivuar së bashku kunguj gjigantë dhe kanë arritur të kenë pesë nga 10 kungujt më të rëndë në botë. Si ekip, ata janë shpallur tre herë kampionë bote dhe dhjetë herë kampionë të Evropës.

    Paton tha se e kuptoi se kungulli i tij mund të ishte fitues që në momentin kur e ngriti me një makineri të posaçme. Dritat paralajmëruese të mjetit u ndezën njëra pas tjetrës, si një “pemë Krishtlindjesh”, për shkak të peshës së jashtëzakonshme.

    “Jam jashtëzakonisht i lumtur. Të shtunën thyem rekordin botëror”, tha ai, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, rritja e kungullit kërkoi pesë deri në gjashtë orë punë çdo ditë për rreth dy muaj. Një pjesë e madhe e punës konsistonte në mbulimin e hardhive me dhe, në mënyrë që ato të zhvillonin më shumë rrënjë dhe të siguronin më shumë ushqyes për frutin.

    Kungulli rritej me rreth 40 centimetra në ditë në çdo drejtim, duke marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha.

    Paton tha se dy mbesat e tij, Etta, pesë vjeçe, dhe Martha Syrett, shtatë vjeçe, ishin “të mahnitura” nga rekordi dhe ai u telefonoi menjëherë pas fitores.

    “Kur ua tregova në WhatsApp, mund t’i dëgjoje duke bërtitur nga gëzimi në telefon”, tregoi ai.

    Duke folur për suksesin e tij të ri, Paton tha se ndihet veçanërisht mirë që arriti ta thyejë rekordin pa vëllain e tij, pas dekadash pune së bashku.

    “Mes meje dhe Stuartit kemi pesë nga 10 kungujt më të rëndë në botë. Por tani unë kam të parin, të dytin dhe të tretin më të rëndë në botë. Kjo ndihet vërtet mirë”, tha ai.

    Paton shtoi me humor se ishte veçanërisht i kënaqur që rekordi nuk shkoi te kultivuesit amerikanë, me të cilët, megjithatë, tha se ka marrëdhënie shumë të mira.

    “Kultivimi i kungujve është një sport shumë miqësor. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, nuk është si sportet e tjera”, tha ai. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • U kritikua për fustanin në dasmën e Aurorës, Benita: Duan ta prishin dasmën e motrës së tyre

    U kritikua për fustanin në dasmën e Aurorës, Benita: Duan ta prishin dasmën e motrës së tyre

    Benita Zena ka reaguar pas kritikave të shumta për fustanin që veshi në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës.

    Fustani që kishte veshur ish-banorja e BBVK-së ishte në nuancë të kaltër të hapur, por në fotografi dhe video dukej si i bardhë, çka bëri që shumë persona ta akuzonin se kishte shkelur “rregullin” numër një të dasmës.

    Përmes një shkrimi të gjatë, ajo iu referua reagimeve si “skandale” të krijuara nga persona që duan famë, si dhe nga persona që, siç theksoi ajo, “duan ta prishin dasmën e motrës së vet”.

    Foto: Benita Zena / Instagram

    Ajo tutje potencoi se në të ardhmen nuk do të vendosë kode veshjeje në dasmën e saj.

    “Se kisha dite deri para 2 dite qe shume njerez kishin probleme me dallime te ngjyrave.Perndryshe ne dasmen tem ne te ardhmen e afert s’ka kode te veshjes. Çikat kan me u vesh qysh do qe ndihen rehat. Se di aurën tem edhe vetbesimin qe e kam”.

    “Sa per videon qe po qarkullon ne rrjet ato skandale behen nga personat qe dojne fame, dojne me u bo interesant dhe dojne ta prishin dasmen e motres se vet perndryshe respekte une e kam shiju dasmen deri ne fund dhe flm Kushtrimit per ftesen”.

    “Edhe diçka Benkki i ka rregullat e veta edhe une vendosi cka me vesh ne çfare do eventi. Po edhe zi me vesh kishit gjet diçka se ylli shkelqen pa marr parasysh çfare ngjyre ka”.

  • Gashi me delegacionin e Këshillit të Evropës: Decentralizimi është një parim i rëndësishëm demokratik

    Gashi me delegacionin e Këshillit të Evropës: Decentralizimi është një parim i rëndësishëm demokratik

    Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, si dhe Kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet, Sanja Lukarevska, dhe Nënkryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, Pece Milevski, u takuan me një Delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i përbërë nga dy bashkëraportuesit për demokracinë lokale, Anders Knape nga Suedia dhe Matthias Gissin nga Zvicra, njoftojnë nga Kuvendi.

    Në takim, siç njoftojnë nga Kuvendi, u diskutua zbatimi i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në nivel lokal.

    “Gashi theksoi se decentralizimi është një parim i rëndësishëm demokratik, i cili kontribuon në vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, kur është e mundur dhe e përshtatshme, që merren në nivel lokal, duke marrë parasysh nevojat e tyre dhe specifikat e komuniteteve lokale.

    Në këtë kontekst, ai theksoi se decentralizimi është një nga aspektet kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001, e cila parashikonte forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve dhe komuniteteve në proceset e vendimmarrjes lokale”, thuhet në njoftim.

    Në takim u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me pavarësinë e autoriteteve lokale dhe procesin e decentralizimit, me fokus të veçantë në decentralizimin financiar dhe autonominë financiare, si dhe kompetencat e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiake.

    Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu sfidat me të cilat përballen bashkitë në aspektin e qëndrueshmërisë financiare, mbrojtjes së mjedisit, ndryshimeve demografike dhe kapaciteteve të tyre administrative dhe institucionale, si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale./Telegrafi/