Category: Lajme

  • Hamza: Kemi më shumë se një emër për president, por s’janë biseduar në tavolinë

    Hamza: Kemi më shumë se një emër për president, por s’janë biseduar në tavolinë

    Hamza: Kemi më shumë se një emër për president, por s’janë biseduar në tavolinë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij ka më shumë se një emër që mund të propozohet për postin e Presidentit.

    Në një konferencë për media, Hamza tha se aktualisht nuk është diskutuar për emra konkretë në tavolinën e bisedimeve.

    “Kemi më shumë se një emër, tash varet a do të dakordoheshim për një president politik, apo një president apo presidente e cila ka qenë pjesë e politikës dhe nuk është, apo për një që ka mundur të jetë pjesë udhëheqëse e institucioneve të larta shtetërore dhe ka një përgatitje që mund ta ushtrojë me plot sukses postin e presidentit”.

    “Nuk kemi ardhur tek emrat, nuk të pranojë ose me refuzu emra, kur nuk janë biseduar në tavolinë”, u shpreh ai./Klankosova.tv

  • Haradinaj: Kurti po do ta zhbëjë Kosovën, nuk ka me ia arrit

    Haradinaj: Kurti po do ta zhbëjë Kosovën, nuk ka me ia arrit

    Haradinaj: Kurti po do ta zhbëjë Kosovën, nuk ka me ia arrit

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e futi ligjin dhe vendin në kurth.

    Në një konferencë për media, deputeti Haradinaj tha se Kurti, duke mos e votuar projektligjin për Specialen në lexim të dytë, i ka dhënë një goditje të rëndë UÇK-së.

    “Ky ligj nuk është i një partie politike, por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj për mbrojtjen e udhëheqësve të UÇK-së. Është koha që të bashkohemi e të mos turpërohemi para historisë. Për këtë na ka besuar populli. Mirëpo, sikurse e pamë, sot ranë maskat. Kurti e kurtheu edhe ligjin edhe vendin. E futi në kurth. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë ligjin në gjysmë në një moment kritik. Dhe Kurti po e çon vendin në zgjedhje”.

    “I njëjti, Kurti, që tri herë para kësaj here i fitoi zgjedhjet dhe prapë e çoi vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje. Sa herë e ka çuar vendin në zgjedhje e ka lënë qytetarin pa zgjidhje të rëndësishme për jetën e tij. I ka munguar institucionet, qeverinë, kujdesin dhe shumë probleme që e rëndojnë qytetarin e Kosovës. E ka lënë Kosovën pa të arritura shumë të rëndësishme, sikurse anëtarësimi në institucionet euroatlantike, dhe procese tjera të rëndësishme të brendshme, edhe një herë po e çon vendin në zgjedhje”.

    Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po do që ta zhbëjë Kosovën, por shtoi se “nuk ka me ia arrit”.

    “Kjo shpjegohet kështu. Ky po don me ia dhënë edhe një goditje Kosovës, po punon me e zhbë Kosovën, të tillë çfarë e kemi dhe e kemi mbërri me shumë mund, përfshirë edhe me gjak e me vuajtje të mëdha. nuk ka me ia arrit. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik i cili kthehet në vazhdimësi në veprat e tij të këqija për vendin”.

    “Ne si Aleancë, kemi qenë të kujdesshëm dhe jemi munduar ta shtrijmë dorën në mënyrë që të mos turpërohemi para historisë. por kjo që po ndodh është e pafalshme, si për historinë, si për të gjithë ata që e quan me zemër Kosovën”, tha Haradinaj. /Klankosova.tv

  • Kylie Jenner kritikohet ashpër pas veprimit të fundit, e quajnë “snobe”

    Kylie Jenner kritikohet ashpër pas veprimit të fundit, e quajnë “snobe”

    Një klip nga vlogu i ri i Kylie Jenner, në të cilin ajo tregon se si ka marrë me qira një kinema të tërë për një natë me miqtë e saj, ka ndezur një debat në mediat sociale.

    Klipi është parë më shumë se 9.4 milionë herë, me përdoruesit që debatojnë nëse ky veprim tregon një stil jetese luksoz apo thjesht një nevojë për privatësi.

    Jenner ndan rregullisht momente nga jeta e saj e përditshme në YouTube, përfshirë jetën e saj si sipërmarrëse dhe nënë.

    Në videon e saj të fundit, ajo tregoi një udhëtim në kinema me miqtë e saj, ku ata rezervuan një kinema të tërë për të parë filmin “Verity”.

    Në video, Jenner shfaqet me shoqet Victoria Villarroel dhe Anastasia Karanikolaou. Ato u pritën nga ushqime të shumta në sallën e zbrazët, dhe biseduan e u argëtuan para se të fillonte filmi.

    “Ajo mund të kishte vënë vetëm një kapelë”

    Vendimi për të rezervuar të gjithë teatrin nuk ishte pikërisht një vendim i popullarizuar. Një përdorues i platformës X ndau klipin, duke komentuar se pamjet tregonin Jennerin “duke marrë me qira një teatër të tërë” në Los Angeles për shkak të famës së saj.

    Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur më shumë se 9.4 milionë shikime. Disa përdorues e konsideruan lëvizjen e saj të tepruar dhe snobiste.

    “Ose ajo mund të vishte një kapelë dhe të vishej si një person normal për një natë”, shkroi një përdorues, komenti i të cilit mori më shumë se 44,000 pëlqime. Të tjerë e përshkruan stilin e saj të jetesës si “të trishtueshëm” dhe “të zbrazët”, ndërsa disa menduan se të famshmit duhet të jenë të gatshëm të shfaqen midis shikuesve të tjerë.

    Të tjerë pohojnë se yjet zakonisht shkojnë në kinema.

    Disa përdorues nuk ishin të bindur se Jenner duhej të jepte me qira kinema të tëra për të shijuar filmin. “Ajo mund të qëndronte inkonjito nëse donte vërtet”, shkroi një komentues.

    Një tjetër listoi disa personazhe të famshëm që, tha ai, shkojnë në kinematë publike pa problem. “Christopher Nolan shkon rregullisht në AMC CityWalk. Kristen Stewart dhe Jack Black janë aq të zakonshëm në lagjen time saqë as nuk ua tregon miqve kur i sheh më”, shkroi ai. “Ju siguroj, askujt nuk i intereson nëse ajo grua është ulur në kinema me ta.”

  • Real Madridi merr lajmin e madh, dy yjet e ekipit rikthehen nga lëndime

    Real Madridi merr lajmin e madh, dy yjet e ekipit rikthehen nga lëndime

    Real Madridi ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së së shtunës ndaj Villarrealit, pasi Ibrahima Konate dhe Eder Militao janë rikthyer në stërvitje me grupin të martën.

    Të dy mbrojtësit e përfunduan seancën së bashku me pjesën tjetër të ekipit, duke rritur mundësitë që të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës.

    Megjithatë, Militao pritet të ketë nevojë për më shumë kohë para se të rikthehet në formacionin titullar. Braziliani e ka humbur të gjithë fazën përgatitore për shkak të lëndimit dhe duhet të përmirësojë gjendjen fizike para se Jose Mourinho dhe stafi i tij ta konsiderojnë plotësisht të gatshëm.

    Real Madridi pritet ta menaxhojë me kujdes rikthimin e tij, pa rrezikuar një rikthim të nxituar në ndeshjet zyrtare.

    Situata e Konates është më pozitive. Nëse francezi vazhdon të stërvitet me grupin gjatë gjithë pjesës së mbetur të javës, ai mund të jetë kandidat për të startuar ndaj Villarrealit./Telegrafi/

  • Jessica Alba dhe Naomi Watts tregojnë kombinimet nga Java e Modës në Paris

    Jessica Alba dhe Naomi Watts tregojnë kombinimet nga Java e Modës në Paris

    Dantella, pantallonat e gjera, xhaketat prej lëkure dhe detajet luksoze – ardhjet në sfilatën e shtëpisë së modës Zimmermann në Paris u shndërruan në një spektakël të vogël mode

    Ndërsa disa nga të ftuarat zgjodhën kombinime romantike me shtresa transparente, të tjerat iu drejtuan prerjeve klasike, duke treguar se sa mbresëlënës mund të jetë një kostum i zgjedhur mirë.

    Brendi australian prezantoi më 5 tetor koleksionin për pranverë/verë 2027, ndërsa ndër të ftuarat e njohura u dalluan veçanërisht Jessica Alba dhe Naomi Watts. Kombinimet e tyre ishin krejtësisht të ndryshme, por të dyja ofrojnë ide që mund të përshtaten lehtësisht në garderobën e vjeshtës – nga loja mes prerjeve të gjera dhe atyre që ndjekin linjën e trupit, deri te bashkimi i dantellës delikate me lëkurën.

    Jessica Alba me kostum të çelët që zgjat vizualisht siluetën

    Jessica Alba zgjodhi një kombinim tredimensional në nuancë të çelët kremi, të përbërë nga xhaketa, jeleku i shkurtër dhe pantallonat me këmbëza shumë të gjera. Jeleku ndjek linjën e trupit dhe përfundon në bel, ndërsa pantallonat bien pothuajse deri në tokë, duke krijuar efektin e një siluete më të gjatë.

    Pikërisht loja me proporcionet është elementi më i fortë i këtij stili: pjesa e sipërme më e ngushtë i jep formë kombinimit, ndërsa pantallonat e gjera dhe xhaketa më e lirshme sjellin lehtësi. Kopsat në jelek krijojnë një kontrast diskret, ndërsa çanta e vogël në ngjyrë bordo thyen monotoninë e kompletit të çelët.

    profimedia

    Me syzet e diellit dhe flokët e lëshuar me onde të lehta, aktorja i dha kostumit klasik një pamje më të çlirët. Ky kombinim mund të shërbejë si frymëzim si për punë, ashtu edhe për raste që kërkojnë më shumë elegancë, veçanërisht kur dëshirojmë të dukemi të kuruara pa shumë bizhuteri apo aksesorë.

    Naomi Watts bashkoi dantellën me xhaketën prej lëkure

    Naomi Watts zgjodhi një fustan të gjatë në ngjyrë shampanje, pjesa e sipërme e lëmuar e të cilit kalon në një dantellë të pasur që zgjerohet drejt fundit. Pjesët transparente lënë të duken lehtë konturet e këmbëve, ndërsa gjatësia dhe nuanca delikate i japin kombinimit një pamje romantike me frymë vintage.

    Mbi supe ajo hodhi një xhaketë të shkurtër të zezë prej lëkure, e cila ndryshoi krejtësisht karakterin e fustanit dhe i dha një pamje më të fortë e urbane. Kontrasti mes dantellës së brishtë dhe lëkurës e bën kombinimin veçanërisht interesant, ndërsa prerja e shkurtër e xhaketës ruan qartë vijën e belit.

    profimedia

    Një çantë e vogël e errët, syzet e diellit dhe flokët e shkurtër të stiluar natyrshëm e kompletuan pamjen. Për vjeshtë, kjo është një ide veçanërisht praktike, pasi një xhaketë prej lëkure mund t’i japë një përdorim krejt të ri një fustani që zakonisht ruhet vetëm për raste solemne.

    getty images

    Ndër të ftuarat e tjera tërhoqi vëmendjen edhe María Pedraza, e cila kombinoi një xhaketë dhe pantallona të çelëta me një korse prej dantelle dhe shtresa transparente. Xhaketa e hedhur mbi njërin sup i dha kombinimit një pamje më të çlirët, ndërsa nuancat bezhë dhe krem bashkuan teksturat e ndryshme në një tërësi harmonike.

    profimedia

    Camille Razat zgjodhi një golf të çelët dhe pantallona të errëta me shkëlqim lëkure, ndërsa elementi më i spikatur ishte detaji voluminoz prej peliçeje në një nuancë të ngrohtë bezhë.

    profimedia

    Sarah Snook u shfaq me një fustan të gjatë të zi me drapim rreth qafës dhe supe të zbuluara, të kombinuar me sandale ngjyrë kafe me platformë, të cilat i dhanë pamjes një frymë retro.

    Prerjet e ndryshme dhe mënyrat e stilimit treguan se sa shumë hapësirë për eksperimentim ekziston edhe brenda një palete neutrale. /Telegrafi/

  • Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

    Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

    Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

    Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se një person është arrestuar, ndërsa një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

    “Sot,  rreth orës 14: 00,  është raportuar një rast rrahje në rrugën “UÇK” në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

    “Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

  • Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

    Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

    Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me votimin e Bekim Sejdiut, ish-kandidatit për president, që tashmë është tërhequr nga gara.

    Hamza tha se emri i Sejdiut s’ka qenë në tavolinë për një marrëveshje të mundshme me Vetëvendosjen, prandaj nuk duhet të kërkohet veprim nga PDK-ja, raporton Klankosova.tv

    “Marrëveshja për zoti Sejdiun, nuk është me PDK-në. Marrëveshja është me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale, as politike, në raport me Sejdiun. Është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së. Nëse keni marrëveshje me LDK-në, urdhëroni, bëjeni.”

    Ai tutje tha këto çështje nuk funksionojnë siç pretendon Kurti.

    “Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11, atëherë edhe unë po t’i kërkoj dy 29, sillni në sallë, qysh të dojnë le të votojnë. Por nuk shkojnë kështu. Nëse dojmë me bo Ligjin, sjelleni 29 deputetë në sallë, ndaq le të votojnë për, ndaq kundër, ndaq abstenim.”

    Ndryshe, Kurti sot deklaroi se nëse PDK zotohet publikisht se siguron gjysmën e votave për Bekim Sejdiun për president, atëherë, sipas tij, Kuvendi do të procedojë me leximin e dytë për Ligjin për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

  • BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

    BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

    BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

    Ekonomia në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1% nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të  Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, të publikuar sot.

    Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe zgjerimit më të dobët ekonomik të partnerëve tregtarë, rritja ekonomike në Evropë dhe në Azinë Qendrore  pritet të ngadalësohet në 2.2% në vitin 2026 nga 2.6% në vitin 2025. Ndërkohë që në Evropën Qendrore spikat Polonia me një rritje të qëndrueshme në vlerën 3.6%.

    Rritja ekonomike e Ukrainës pritet të ngadalësohet në 1.2%, si pasojë e përshkallëzimit të dëmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe ndërprerjeve në aktivitetin eksportues, raporton KosovaPress.

    Ky ngadalësim ndjehet në të gjithë rajonin, duke pasqyruar dobësinë ekonomike në shumicën e këtyre  vendeve. Me përjashtim të Rusisë, e cila përfaqëson rreth 40% të prodhimit ekonomik të rajonit, në vitin  2026 ritmi i rritjes pritet të ulet në 3% nga 3.7% në vitin 2025. Çrregullimet në tregjet globale të mallrave  bazë kanë ushtruar një ndikim më të kufizuar nga sa pritej fillimisht.

    “Ekonomitë në zhvillim të rajonit vazhdojnë të shfaqin aftësi ripërtëritëse falë uljes së intensitetit energjetik, forcimit të politikave qeveritare dhe kërkesës së fuqishme të brendshme. Për të rritur produktivitetin  dhe për të kontribuar në kompensimin e tkurrjes së popullsisë në moshë pune, vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale përmes forcimit të aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, ndërsa përgatisin institucionet e tregut të punës dhe ato të mbrojtjes sociale për t’iu përshtatur këtij transformimi të thellë”, tha Antonella Bassani, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

     

  • Prokuroria kërkon dënim me burg të përjetshëm për vrasësin serik nga Staro Nagoriçane

    Prokuroria kërkon dënim me burg të përjetshëm për vrasësin serik nga Staro Nagoriçane

    Prokuroria sot i kërkoi Gjykatës Themelore në Kumanovë që të dënojë me burgim të përjetshëm vrasësin serik nga Staro Nagoriçane, Trajko Bojkovski.

    Ai akuzohet për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje.

    Prokurori Publik Ljubomir Lape tha se Bojkovski, i cili punonte si bari, në vend që të mbronte të pafuqishmit, ishte grabitqari i tyre. Ai zgjidhte gra të moshuara dhe beqare dhe i sulmonte ato.

    “Provat tregojnë në mënyrë të padiskutueshme se Stançe Karevska, Janka Antevska, Marija Marinkovska dhe Mira Stankovska u vranë në të njëjtën mënyrë, me mbytje dhe presion në gjoks. Disa prej tyre kishin edhe lëndime në organet gjenitale, dhe gjurmë ADN-je nga i akuzuari u gjetën në dy nga viktimat dhe një nga të mbijetuarit”, tha Lape.

    Bojkovski nuk e pranon vrasjen e Stançe Karevskës. Prokurori pretendon se gjatë dëshmisë së tij, ai dha detaje rreth kohës dhe mënyrës së ekzekutimit që përputheshin me gjetjet mjeko-ligjore. Avokatja e disa prej palëve të dëmtuara, Dragana Ilievska-Todoroviq, vlerësoi se provat e lidhin Bojkovskin edhe me vrasjen e Karevskës, të cilën ai vetëm sa nuk e pranon./Telegrafi/

  • Hamza: Nuk kam vërejtje për Sejdiun, por marrëveshja për të ishte mes LVV-së dhe LDK-së

    Hamza: Nuk kam vërejtje për Sejdiun, por marrëveshja për të ishte mes LVV-së dhe LDK-së

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president të Kosovës, por ka theksuar se kandidatura e tij ishte pjesë e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të lidhet me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Nuk është marrëveshje me PDK-në, është marrëveshje me një subjekt tjetër politik, por është marrëveshje me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale, e as politike në raport me Sejdiun”, tha Hamza.

    Ai i bëri thirrje LVV-së dhe LDK-së që, nëse kanë marrëveshje për kandidaturën e Sejdiut, ta zbatojnë atë dhe të sigurojnë votat e nevojshme në Kuvend.

    “Nëse keni marrëveshje me LDK-në, bëjeni. Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11 atëherë; edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Po deputetët sillni në sallë dhe qyshdo le të votojnë”, u shpreh Hamza.

    Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara, kreu i PDK-së tha se partia e tij është e gatshme që deputetët të marrin pjesë në votim, duke theksuar se secili prej tyre mund të votojë pro, kundër ose të abstenojë.

    “Nëse doni ta bëni ligjin, sillni 29 deputetët. Nëse duan, le të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë, qysh të duan”, tha ai.

    Hamza kritikoi edhe vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se janë shkelur afatet kushtetuese.

    “37 ditë e ka shkelur Kushtetutën për moskonstituimin e Kuvendit”, deklaroi ai.

    Sipas Hamzës, PDK-ja e ka proceduar Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvend më 21 shtator dhe nuk pranon që në orët e fundit të lidhet kjo çështje me marrëveshjen për presidentin.

    “Më 21 shtator ne e kemi sjellë ligjin në Kuvend dhe sot, në orët e fundit, nuk mundesh me imponu marrëveshjen. Nuk janë çështje të ndërlidhura. Ne po kërkojmë me e bërë ligjin”, përfundoi Hamza./Telegrafi.