Category: Lajme

  • Çlirim Haziri me ‘selam’ përsëri: Lojërat e Kurtit nuk kanë me ecë

    Çlirim Haziri me ‘selam’ përsëri: Lojërat e Kurtit nuk kanë me ecë

    Çlirim Haziri me ‘selam’ përsëri: Lojërat e Kurtit nuk kanë me ecë

    Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë sot thirrje që Kuvendi i Kosovës urgjentisht të miratojë në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Specialen.

    Gjatë protestës së sotme, Haziri tha se zhvillimet e fundit janë lojëra të kryeministrit Albin Kurti me liderë të partive tjera, gjë për të cilën, ai thotë se atyre nuk u interesojnë.

    “Duhet të votohet. Ne do të jemi këtu edhe pak orë dhe Kuvendi do të shpërbëhet, nuk do të ketë as qeveri, e UÇK ka nevojë për institucionet  Kosovës. Lojërat e Kurtit me liderët e partive tjera nuk na interesojnë dhe as nuk do të na interesojnë… Ai thotë se ligji për UÇK është urgjencë e ligji për presidentin emergjencë. Lojërat e tij me këta qytetarë nuk do t’i ecin. I ka mbetur edhe pak kohë dhe ne po presim dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka thënë Haziri në protestën e sotme, sipas KosovaPress.

  • Përkundër tërheqjes nga gara, Murati thotë se Kurti mund ta bindë Bekim Sejdiun të ndërrojë mendje

    Përkundër tërheqjes nga gara, Murati thotë se Kurti mund ta bindë Bekim Sejdiun të ndërrojë mendje

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimeve për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga gara për president të Kosovës.

    Murati ka kritikuar mediat për, siç tha, nxitimin për ta konfirmuar tërheqjen e Sejdiut, duke kërkuar që fillimisht të merret një përgjigje nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me ofertën e re të kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas Muratit, oferta e Kurtit parasheh që edhe nëse vetëm gjysma e grupit parlamentar të PDK-së votojnë pro ose kundër Bekim Sejdiut, LVV-ja do t’i japë votat e saj për Projektligjin për Gjykatën Speciale në lexim të dytë.

    “Disa media u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti”, ka shkruar Murati.

    Ai u ka bërë thirrje gazetarëve që fillimisht ta pyesin Hamzën për ofertën.

    “Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën. Le të thotë Bedri Hamza PO”, ka shkruar Murati.

    Më tej, Murati ka thënë se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga Hamza, Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mund të bisedojnë me Sejdiun për ta bindur atë që të rikonsiderojë qëndrimin e tij.

    “Dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Murati.

    Reagimi i tij vjen në një situatë të tensionuar politike, në ditën kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe partitë politike po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për shmangien e zgjedhjeve të reja./Telegrafi.

  • Ndalohen dy zyrtarë nga "Lotaria Shtetërore" e RMV-së, dyshohen për përvetësimin e 1.3 milionë eurove

    Ndalohen dy zyrtarë nga “Lotaria Shtetërore” e RMV-së, dyshohen për përvetësimin e 1.3 milionë eurove

    Dy punonjës të Lotarisë Shtetërore dyshohen se gjatë vitit 2024 kanë përvetësuar pothuajse 1.3 milionë euro, njoftoi Prokuroria Themelore Publike Shkup.

    I dyshuari i parë ishte drejtori i Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, dhe i dyshuari i dytë ishte kreu i çështjeve financiare në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë, një shoqëri aksionare për organizimin e lojërave të fatit.

    Sipas prokurorisë, gjatë gjithë vitit 2024, të dy abuzuan me autoritetin e tyre për të përvetësuar paratë që u ishin besuar në shërbim.

    “Si persona të autorizuar për tërheqjen e parave të gatshme të destinuara për pagesën e fitimeve të vogla dhe persona përgjegjës për pranimin dhe pagesën e qarkullimit ditor të realizuar nga pikat e shitjes së kompanisë, ata nuk e kanë paguar të gjithë qarkullimin ditor për vitin 2024 që u është besuar nga pikat e shitjes së SH.A. Lotaria Shtetërore e RMV-së dhe nuk e kanë depozituar atë në llogaritë transaksionale të kompanisë në bankat komerciale, por e kanë përvetësuar për vete. Përveç kësaj, ata kanë tërhequr fonde nga llogaritë bankare të SH.A. Lotaria Shtetërore e RMV-së, të cilat gjithashtu i kanë përvetësuar për vete.

    Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për fshehje dhe ikje, ekziston frika e bazuar se të dyshuarit do të përpiqen të fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e krimit, si dhe rrethana të veçanta që tregojnë se ata do ta pengojnë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët, ekspertët, bashkëpunëtorët ose fshehësit, por edhe rrethana që tregojnë mundësinë e përsëritjes së krimit, prokurori publik i ka paraqitur një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit”, thuhet në deklaratë.

    Si pjesë e hetimit, policia dje kreu kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Vallandovë. Gjatë kontrolleve, përveç dokumentacionit origjinal kontabël, u gjetën telefona, kompjuterë dhe disqe, para, ar dhe bizhuteri ari, bizhuteri nga marka Swarovski, ora të shtrenjta, si dhe çanta luksoze nga Hermes, Louis Vuitton, Dior dhe marka të tjera të famshme.

    Të të dyshuarit janë ndaluar në polici./Telegrafi/

  • “Kokëdhimbje” për Jose Mourinhon, ylli i ekipit merr ofertë për t’u larguar nga Real Madridi

    “Kokëdhimbje” për Jose Mourinhon, ylli i ekipit merr ofertë për t’u larguar nga Real Madridi

    Brahim Diaz mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Fenerbahçe e ka vendosur sulmuesin maroken në listën e objektivave për përforcimin e repartit ofensiv.

    Sipas gazetarit Niccolo Righi, klubi turk pritet të nisë kontaktet fillestare në fund të tetorit dhe po përgatit një ofertë për 27-vjeçarin. Fenerbahçe synon gjithashtu të përdorë Arda Gulerin për të ndihmuar në bisedimet me lojtarin dhe Real Madridin.

    Brahim ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2027 dhe vlera e tij e përllogaritur në treg është rreth 35 milionë euro.

    Interesimi i Fenerbahçes lidhet edhe me situatën e tij aktuale në Madrid. Brahim nuk e ka një vend të garantuar në formacionin e Jose Mourinhos dhe duhet të luftojë për minuta me disa alternativa të tjera në repartin ofensiv.

    Fenerbahçe dëshiron ta përforcojë sulmin gjatë dimrit, ndërsa paraqitjet e Kerem Akturkoglut dhe Oguz Aydinit kanë bërë që stafi teknik të kërkojë një tjetër lojtar për atë pozitë.

    Një tjetër faktor që mund ta bindë Brahimin është roli që ai ka me Kombëtaren e Marokut. Atje 27-vjeçari ka një rol më të rëndësishëm sesa te Real Madridi dhe Fenerbahçe mund ta përdorë këtë si argument për t’i ofruar një rol më të madh duke filluar nga janari.

    Përveç Fenerbahçes, Brahimi ka interesim edhe nga ish-klubi i tij, Milani.

    Marokeni ka zhvilluar mbi 160 paraqitje zyrtare me Real Madridin në periudhat e tij të ndryshme te klubi dhe ka shënuar rreth 20 gola. Pas rikthimit nga Milani në vitin 2023, ai ka qenë pjesë e rregullt e rotacionit, por nuk ka arritur të sigurojë një vend të përhershëm në formacionin titullar.

    Real Madridi, megjithatë, ende nuk ka marrë vendim për shitjen e Brahimit. Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe prej muajsh është diskutuar mundësia e vazhdimit të saj, ndonëse klubi nuk ka bërë ende ndonjë njoftim zyrtar.

    Largimi në janar do të varet nga disa faktorë, përfshirë ofertën financiare të Fenerbahçes, qëndrimin e Mourinhos dhe transferimet që Real Madridi mund të realizojë gjatë të njëjtit afat kalimtar./Telegrafi/

  • E pazakontë: Komuna e Gjilanit hap aplikim për 4 viça për fermerët

    E pazakontë: Komuna e Gjilanit hap aplikim për 4 viça për fermerët

    Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit ka publikuar ftesën për aplikim për përfitimin e katër viçave, në kuadër të mbështetjes për fermerët dhe përmirësimit të racës së gjedheve.

    Sipas njoftimit zyrtar, iniciativa realizohet në bashkëpunim me SH.M.A.T. “Arbëria”, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, me qëllim të mbarështimit dhe përmirësimit racor.

    Katër viçat në dispozicion

    Në listën e publikuar janë përfshirë katër viça, me këto të dhëna:

    • RKS 1-6-174901 – femër, e lindur më 14.07.2025;
    • RKS 1-6-177486 – femër, e lindur më 15.07.2026;
    • RKS 1-6-177487 – mashkull, i lindur më 05.08.2026;
    • RKS 1-6-177488 – femër, e lindur më 15.09.2026.

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët e Komunës së Gjilanit që i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

    Cilat janë kriteret?

    Sipas ftesës publike, për të përfituar viç të gjinisë femërore, fermeri duhet të posedojë 1 deri në 4 krerë gjedhe, ndërsa për viç mashkull duhet të posedojë së paku 10 lopë qumështore.

    Ndër kriteret e tjera janë:

    • fermeri mund të aplikojë vetëm për një krerë;
    • përparësi kanë fermerët që jetojnë në viset kodrinoro-malore dhe që nuk kanë qenë përfitues më parë;
    • në formular duhet të shënohet kategoria për të cilën aplikohet (F-M);
    • fermeri duhet të ketë stallë dhe hapësirë të mjaftueshme për vendosjen dhe ushqimin e kafshës;
    • përfituesi nuk ka të drejtë ta tjetërsojë, përkatësisht ta shesë kafshën, për një periudhë prej tri vitesh.

    Afati i aplikimit deri më 16 tetor

    Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbim të Qytetarëve në Gjilan, ndërsa afati i përcaktuar është nga 6 tetori deri më 16 tetor 2026.

    Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, regjistrin e kafshëve nga ambulanta veterinare në emër të aplikantit ose aplikantes, si dhe dëshminë për afërsi familjare me pronarin e tokës ose dokumentacionin për pronësinë e tokës. Në rastet kur prona nuk është e rregulluar, kërkohet edhe deklaratë e noterizuar.

    Komuna e Gjilanit u ka bërë thirrje fermerëve që i plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. /Telegrafi/

  • Rubio: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është aktualisht në tryezë

    Rubio: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është aktualisht në tryezë

    Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është aktualisht pjesë e diskutimeve, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar se prioriteti i Shteteve të Bashkuara mbetet përfundimi i luftës në Ukrainë.

    “E kemi bërë të qartë: nëse ka ndonjë rol që mund të luajmë për t’i dhënë fund kësaj lufte, duam të luajmë një rol konstruktiv”, tha Rubio.

    I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Rubio tha se “nuk ka një përgjigje të qartë”, duke lënë të hapur çështjen për të ardhmen.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë duket se po përballen me vështirësi.

    “Natyrisht, po i ndjekim zhvillimet dhe ajo që po shohim tani nuk po shkon në atë drejtim”, tha Rubio gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Islandës në Reykjavik.

    Rubio theksoi se administrata amerikane dëshiron të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përfundimin e luftës, ndërsa çështjet më të gjera lidhur me statusin e Ukrainës dhe sigurinë e saj do të varen nga zhvillimet e mëtejshme të negociatave. /Telegrafi/

  • Testi i urinës zbulon kancerin e fshikëzës me ndjeshmëri deri në 95 për qind

    Testi i urinës zbulon kancerin e fshikëzës me ndjeshmëri deri në 95 për qind

    Një analizë e re e urinës ka treguar rezultate premtuese në zbulimin e kancerit të fshikëzës urinare, duke kërkuar gjurmë molekulare të tumorit pa pasur nevojë për marrje invazive të mostrave

    Studiuesit kanë shqyrtuar gjithashtu potencialin e saj për monitorimin e sëmundjes dhe të përgjigjes ndaj trajtimit.

    Kanceri i fshikëzës urinare dhe një mundësi e re diagnostikuese

    Kanceri i fshikëzës urinare në të ardhmen mund të zbulohet dhe të monitorohet edhe përmes një analize të re molekulare të urinës. Studiuesit testuan metodën e quajtur uRARE-seq në 683 mostra nga pacientë dhe persona të grupit kontrollues. Rezultatet janë paraqitur në një studim të botuar në revistën Nature Medicine.

    Për pacientët është veçanërisht tërheqëse mundësia që informacione të dobishme të merren nga një mostër që grumbullohet në mënyrë joinvazive, sidomos duke pasur parasysh se cistoskopia mund të jetë e pakëndshme për disa persona. Megjithatë, marrja e thjeshtë e mostrës nuk do të thotë se edhe përpunimi i saj është i thjeshtë. Kjo metodë kërkon analiza të specializuara laboratorike dhe interpretim të kujdesshëm të rezultateve.

    Çfarë do të thotë ndjeshmëri prej 95 për qind?

    Metoda identifikon fragmente të ARN-së së lirë, molekula që mund të japin informacion për aktivitetin e qelizave. Në urinë janë zbuluar edhe gjurmë molekulare me origjinë nga tumori. Analiza e tyre u mundëson studiuesve të kërkojnë modele që lidhen me kancerin e fshikëzës urinare.

    Megjithatë, kjo nuk është e njëjta gjë me analizën e zakonshme të urinës apo urinokulturën. Analiza rutinore e urinës mund të tregojë praninë e gjakut, ndërsa urinokultura përdoret për të kontrolluar nëse ekziston infeksion. Në diagnostikë përdoret edhe citologjia e urinës, me të cilën kërkohen nën mikroskop qeliza jonormale.

    Në grupin ku u zhvillua metoda, testi arriti një ndjeshmëri prej 95 për qind dhe një specifikë prej 90 për qind. Rezultate të ngjashme u regjistruan edhe në një grup të pavarur verifikimi. Këto tregues përshkruajnë performancën e testit në mostrat e studiuara dhe nuk nënkuptojnë një rezultat të garantuar për çdo pacient.

    Ndjeshmëria tregon se sa mirë testi i identifikon personat që e kanë sëmundjen, ndërsa specifika tregon se sa mirë i identifikon personat që nuk e kanë atë. Prandaj, shprehja “95 për qind saktësi” nuk do t’i përshkruante me saktësi këto rezultate, transmeton Telegrafi.

    A mund të ndihmojë urina në monitorimin e trajtimit?

    Studiuesit kanë shqyrtuar edhe mundësinë e zbulimit të sëmundjes minimale reziduale, pra gjurmëve të tumorit që mund të kenë mbetur pas trajtimit.

    Analiza dha informacion për përgjigjen molekulare pas operacionit dhe terapisë me BCG. Modelet e vërejtura treguan gjithashtu potencial për parashikimin e përgjigjes ndaj trajtimit.

    Megjithatë, parashikimi i përgjigjes nuk është i njëjtë me përzgjedhjen e sigurt të terapisë për një pacient të caktuar. Që një biomarker të përdoret për orientimin e trajtimit, duhet të vërtetohet se sa i dobishëm është informacioni që ofron në vendimmarrjen reale klinike.

    Veçanërisht e rëndësishme është të përcaktohet nëse përdorimi i tij përmirëson rezultatet e trajtimit të pacientëve.

    A mund ta zëvendësojë testi i ri cistoskopinë?

    Studimi nuk dëshmon se uRARE-seq mund ta zëvendësojë diagnostikën standarde. Autorët theksojnë se nevojiten studime prospektive për të vlerësuar dobinë e tij klinike. Kjo nënkupton ndjekjen e planifikuar paraprakisht të pacientëve dhe vlerësimin e testit në praktikën reale.

    Cistoskopia i mundëson mjekut të shohë brendësinë e fshikëzës urinare përmes një instrumenti të hollë të pajisur me kamerë. Gjatë ekzaminimit mund të merret edhe një mostër indi për analizë. Analiza e indit jep të dhëna të rëndësishme për konfirmimin e diagnozës dhe për vlerësimin e karakteristikave të tumorit.

    Mesazhi kryesor është se analiza e urinës po tregon potencial të rëndësishëm kërkimor për zbulimin dhe monitorimin e kancerit të fshikëzës urinare. Megjithatë, rezultatet e publikuara ende nuk përbëjnë rekomandim për përdorimin rutinor të kësaj metode.

    Rolin e saj të ardhshëm duhet ta përcaktojnë studime të tjera.

    Kur ekziston dyshimi për kancer të fshikëzës urinare, diagnostikimi fillon me konsultën me mjekun, vlerësimin e simptomave dhe historisë shëndetësore. Në varësi të gjetjeve, mund të nevojiten analiza e urinës, cistoskopia dhe ekzaminime të tjera.

    Rezultati i një testi të vetëm interpretohet gjithmonë së bashku me të dhënat e tjera mjekësore, në mënyrë që diagnoza të jetë sa më e besueshme. /Telegrafi/

  • Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

    Ai ka thënë se Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik.

    “Çdokush që ka besuar se kjo qasje do të ndryshojë, herët a vonë është përballur me të kundërtën. Edhe kur mendon se ke dakordim, ata shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër. Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë.”, ka thënë Zemaj.

    Ai ka shtuar se kriza institucionale mbetet opsioni i vazhdueshëm i Kurtit.

    “Prandaj, kriza institucionale mbetet opsioni i tij i vazhdueshëm. Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar. E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë.”, ka shkruar Zemaj. /Klankosova.tv

  • “Këtu s'do të dalë”, Gucati nuk e lejon Baljen të largohet nga Kuvendi (VIDEO)

    “Këtu s’do të dalë”, Gucati nuk e lejon Baljen të largohet nga Kuvendi (VIDEO)

    “Këtu s'do të dalë”, Gucati nuk e lejon Baljen të largohet nga Kuvendi (VIDEO)

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje të largohet nga Kuvendi.

    Në një moment, Gucati është dëgjuar duke u thënë të pranishmëve që të mos e lejojnë Baljen të largohet.

    “Le të shkon ajo, këtu nuk ka me dalë, le të kthehet. Mos e leni, mos gaboni ta leni”, ka thënë Gucati./Klankosova.tv

  • Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me veprimet policore të ndërmarra në protestat e ditës së djeshme.

    Në njoftimin e fundit thuhet se hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime për trajtimin e secilit rast që lidhet në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    “Qëllimi i autorizimit është grumbullumi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, sa i përket shpërndarjes së protestuesve.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me IPK-në, do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të ndriçimit të secilit rast ku dyshohet të jetë përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të gjitha rrethanave të krijuara gjatë zhvillimit të protestave.”