Category: Lajme

  • Gjykata e Lucernit dënon tre persona për trafik droge, mes tyre dy shqiptarë

    Gjykata e Lucernit dënon tre persona për trafik droge, mes tyre dy shqiptarë

    Gjykata Penale në Lucern ka dënuar dy kushërinj shqiptarë për trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa në të njëjtën çështje është shpallur fajtore edhe një grua 31-vjeçare nga Kosova për ndihmë në aktivitetin e tyre kriminal.

    Të tre të pandehurit i kanë pranuar akuzat dhe dënimet e kërkuara nga prokuroria, ndaj rasti është trajtuar përmes procedurës së përshpejtuar. Vendimet tashmë janë përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

    Kokainë dhe heroinë

    Sipas aktakuzës, kushëriri 26-vjeçar kishte shitur rreth tre kilogramë kokainë gjatë një periudhe prej një viti e katër muajsh, duke filluar nga dhjetori i vitit 2022. Ai ishte përfshirë sërish në aktivitetin e trafikimit për rreth tre muaj gjatë vitit 2025.

    Gjatë një periudhe tjetër, 26-vjeçari ia kishte lënë aktivitetin kushëririt të tij 22-vjeçar, i cili kishte shitur rreth dy kilogramë heroinë.

    Prokuroria i ka cilësuar dy kushërinjtë si pjesëtarë të nivelit më të ulët të hierarkisë së grupit kriminal, transmeton Telegrafi.

    Mbi 300 mijë franga u pastruan përmes një agjencie udhëtimesh

    Rasti përfshinte edhe një agjenci udhëtimesh në Lucern, raporton swissinfo.

    Sipas prokurorisë, 26-vjeçari e kishte vizituar këtë agjenci më shumë se 100 herë dhe, në të paktën 60 raste, kishte depozituar para që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës.

    Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, janë pastruar më shumë se 300 mijë franga zvicerane.

    Për 26-vjeçarin, gjykata mori parasysh edhe pranimin e fajësisë dhe bashkëpunimin gjatë procedurës. Ai u dënua me tre vjet burgim, prej të cilave 18 muaj janë të pakushtëzuara, ndërsa pjesa tjetër është pezulluar.

    Kushëriri i tij 22-vjeçar u dënua gjithashtu me tre vjet burgim, por në rastin e tij pjesa e pakushtëzuar është nëntë muaj. Në rastin e tij bëhet fjalë për rreth 130 mijë franga të lidhura me veprat penale.

    Dënohet edhe 31-vjeçarja nga Kosova

    Në të njëjtin rast është dënuar edhe një grua 31-vjeçare nga Kosova.

    Ajo mori dhjetë muaj burgim me kusht për ndihmë në trafikimin e drogës. Sipas aktakuzës, gruaja kishte siguruar akomodim dhe kishte mbledhur qiranë, ndërsa ishte në dijeni se hapësira e ofruar prej saj përdorej për aktivitet të lidhur me drogën.

    Ndryshe nga dy burrat, ndaj saj nuk është shqiptuar dëbim nga Zvicra. Gjykata e ka marrë parasysh faktin se ajo ka lindur në Zvicër dhe ka lidhje të forta me vendin.

    Dy kushërinjve shqiptarë u është shqiptuar gjithashtu ndalim dhjetëvjeçar i hyrjes në Zvicër.

    Vendimet e Gjykatës Penale në Lucern janë përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme./Telegrafi/

  • Senatori republikan sulmon prokurorin e Smith, por ngatërron faktet

    Senatori republikan sulmon prokurorin e Smith, por ngatërron faktet

    Një përpjekje e senatorit republikan amerikan, Eric Schmitt për të vënë në vështirësi ish-prokurorin special Jack Smith gjatë një seance në Komisionin e Drejtësisë të Senatit përfundoi me një gabim të papritur.

    Schmitt e akuzoi Smithin se kishte gënjyer nën betim lidhur me vendndodhjen e tij më 3 shkurt 2024.

    Senatori pretendoi se Smith atë ditë kishte qenë në Atlanta, duke ndjekur një ndeshje të NBA-së mes Atlanta Hawks dhe Golden State Warriors.

    Schmitt e pyeti Smithin nëse kishte qenë në Atlanta dhe e paralajmëroi se duhej të mendonte mirë para se të përgjigjej, pasi, sipas tij, ai kishte gënjyer më parë nën betim.

    Smith e mohoi pretendimin dhe tha se nuk kishte qenë në ndeshjen e Atlanta Hawks. Ai sqaroi se atë ditë kishte ndjekur një ndeshje tjetër basketbolli.

    Në fakt, Smith kishte qenë në College Park të Marylandit, ku kishte ndjekur një ndeshje të basketbollit universitar për femra mes Maryland dhe Iowa-s. Ai kishte shkuar për të parë yllin e Iowa-s, Caitlin Clark.

    Gabimi i senatorit ishte se kishte ngatërruar Hawks, ekipin e NBA-së nga Atlanta, me Hawkeyes, nofka e ekipit universitar të Iowa-s.

    Senatorja demokrate Amy Klobuchar e vuri në pah menjëherë gabimin, duke i thënë Schmittit se me sa duket kishte ngatërruar Hawkeyes me Hawks. Ajo kërkoi gjithashtu që Smithit t’i kërkohej falje për mënyrën se si ishte trajtuar gjatë seancës.

    Jack Smith ishte prokuror special në dy hetime federale ndaj Donald Trumpit. Njëri lidhej me përpjekjet e Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe ngjarjet që çuan në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

    Hetimi tjetër kishte të bënte me dokumentet e klasifikuara që Trumpi kishte mbajtur në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

    Smith ka deklaruar se, nëse Trumpi nuk do të ishte rizgjedhur president, provat e mbledhura do të kishin qenë të mjaftueshme për një dënim në çështjen që lidhej me zgjedhjet e vitit 2020.

    Gjatë seancës në Senat, Smith mbrojti punën e tij dhe hodhi poshtë pretendimet se hetimet ndaj Trumpit ishin të motivuara politikisht. /Telegrafi/

  • “Jam i bindur se do të shënoj shumë gola”, Gordon reagon ndaj adaptimit te Barcelona

    “Jam i bindur se do të shënoj shumë gola”, Gordon reagon ndaj adaptimit te Barcelona

    Transferimi i verës i Barcelonës, Anthony Gordon, ka folur për fillimin e jetës së tij në klubin katalunas.

    Anglezi e veçoi mesfushorin Pedri për vizionin e tij të pakrahasueshëm në fushë.

    “Kam bërë shumë vrapime gjatë gjithë karrierës sime që askush nuk i ka parë, por tani kam Pedrin, i cili sheh absolutisht gjithçka”, ka thënë fillimisht Gordon.

    Anësori anglez theksoi gjithashtu se të luash në një sistem me presion të lartë dhe linjë të lartë sulmi te Newcastle e ka ndihmuar atë të përshtatet lehtësisht te Barca nën drejtimin e Hansi Flick.

    “Përshtatja ka qenë relativisht e lehtë sepse te Newcastle ne kemi luajtur tashmë me një stil të ngjashëm, duke bërë presion lart dhe duke sulmuar me një linjë të lartë. Edhe me topin, sepse tani luaj i rrethuar nga disa nga futbollistët më të mirë në botë”.

    Gordon gjithashtu i vlerësoi Eric Garcian dhe Dani Olmon që e ndihmuan të ndihej si në shtëpi te Barcelona.

    “Eric Garcia më ka ndihmuar shumë sepse flet përkryer anglisht. Unë kuptoj pak spanjisht, por kur ata flasin shumë shpejt ose mes tyre, është më e vështirë për mua t’i ndjek. Dani Olmo gjithashtu më ka ndihmuar shumë”.

    25-vjeçari, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, është i bindur se do të fillojë të shënojë gola në mënyrë të vazhdueshme.

    “Mendoj se mund të kontribuoj në gola. Nuk kam pasur shumë mundësi për të shënuar ende. Në çdo ekip dhe në çdo fazë, më është dashur pak kohë para se të filloj të shënoj rregullisht. Por jam i bindur se do të shënoj shumë gola”.

    “Nuk kam frikë nga presioni i të luajturit te Barca: Nuk besoj vërtet te presioni. Është diçka që e krijon në mendjen tënde. Kur përqendrohesh te kjo, presioni nuk ka vend dhe mund të tregosh versionin tënd më të mirë”.

    Për skuadrën e tij të preferuar të Barçës: “Barça më e mirë që kam parë ndonjëherë është ajo e Pep Guardiolës, ajo që fitoi Ligën e Kampionëve me lojtarë si Xavi dhe Iniesta. Dua që kjo skuadër [Barça e Flick] të mbahet mend përgjithmonë”. /Telegrafi/

  • Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen

    Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Na i siguroni gjysmën e votave për Bekim Sejdiun, ejani e kalojmë ligjin për Specialen

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për tejkalimin e ngërçit rreth zgjedhjes së presidentit.

    Në konferencën për media, Kurti tha se, duke qenë se afati për zgjedhjen e presidentit është në orët e fundit, Vetëvendosje po i propozon PDK-së një marrëveshje konkrete.

    Ai kërkoi që PDK-ja të deklarohet publikisht se do të sigurojë së paku gjysmën e votave të deputetëve të saj për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.

    “Meqë ne jemi në orët e fundit kur kalon afati, ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun, meqë pjesën tjetër e kemi me LDK-në, atëherë ne po procedojmë me votimin në lexim të dytë”, tha Kurti.

    Kreu në detyrë i Qeverisë kërkoi që ky zotim të bëhet publik para qytetarëve, duke theksuar se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër kandidatit.

    “Po kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohet para jush, para qytetarëve, se së paku gjysmën mund të na i sjellin në seancë të votojnë, qoftë edhe kundër Bekim Sejdiut”, deklaroi Kurti.

    Kurti tha se situata aktuale paraqet një mundësi për tejkalimin e krizës politike.

    “Kemi një shans unik përpara”, tha ai. /Telegrafi/

  • “Ose me UÇK-në ose me Serbinë”, shpërndahen pankarta në sheshet e Prishtinës

    “Ose me UÇK-në ose me Serbinë”, shpërndahen pankarta në sheshet e Prishtinës

    “Ose me UÇK-në ose me Serbinë”, shpërndahen pankarta në sheshet e Prishtinës

    Të rinjtë e vendit kanë nisur të shpërndajnë pankarta nëpër sheshet e Prishtinës.

    Në këto pankarta shkruhet “Ose me UÇK-në ose me Serbinë”, transmeton Klankosova.tv.

    Protesta e qytetarëve sonte hyn në ditën e 21-të, dhe kërkesa tashmë është një, votimi i Ligjit për Specialen.

  • Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

    Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

    Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të marrin pjesë në votim dhe të mos e bojkotojnë Kuvendin.

    Kurti tha se, nëse PDK-ja është kundër një çështjeje, duhet ta shprehë qëndrimin përmes votës.

    “Nëse PDK-ja është kundër, unë i them, thuaje këtë me votë. Po ju them, votoni kundër, veç votoni. Mos e bojkotoni Kuvendin, shfrytëzojeni të drejtën tuaj.”

    Kurti foli edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai kishte qenë dakord që të zgjidhej president, por ishte tërhequr pasi, sipas Kurtit, ishin tërhequr gjashtë deputetë të LDK-së.

    “Ju e dini që Bekim Sejdiu doli në konferencë me neve bashkë. Ai ishte dakord të zgjidhet president. Ai u tërhoq kur e pa që u tërhoqën ata gjashtë deputetë të LDK-së, në kundërshtim me kryesinë e LDK-së.”

    Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së që t’i bashkohen procesit të votimit, duke përmendur edhe mundësinë që të mos jenë të gjithë deputetët e kësaj partie.

    “Ndoshta është momenti që dikush prej atyre të gjashtë të na bashkëngjitet. Gjysma e grupit parlamentar të PDK-së është më shumë se këta gjashtë. Edhe nëse nuk mund të vijë me të gjithë, vetëm gjysma le të vijë”, deklaroi Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Sipas Kurtit, një votë e përbashkët do të mund të ndikonte në shmangien e zgjedhjeve të reja.

    “Besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët, nuk kam dyshim që në një situatë të tillë, vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte: ‘Jo, nuk dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet e reja’.”/Klankosova.tv

  • Kurti me ofertë: Nëse PDK zotohet publikisht që siguron votat për Sejdiun...

    Kurti me ofertë: Nëse PDK zotohet publikisht që siguron votat për Sejdiun…

    Kurti me ofertë: Nëse PDK zotohet publikisht që siguron votat për Sejdiun...

    Kryeministri Albin Kurti, ka dalë me një ofertë për PDK-në.

    Ai tha se nëse PDK zotohet publikisht se siguron gjysmën e votave për Bekim Sejdiun për president, atëherë, sipas tij, Kuvendi do të procedojë me leximin e dytë për Ligjin për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

  • Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

    Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

    Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

    Kryeministri  i vendit, Albin Kurti, është zotuar publikisht se nëse zgjidhet sonte presidenti i Kosovës zgjidhet sonte, Projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë paraditen e së enjtes.

    Kurti tha se kështu respektohet rregullorja dhe kryhen dy çështjet, raporton Klankosova.tv

    “Ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Kurti.

    Kurti tha se deri më tani nuk ka folur në takimet mes partive, pasi, sipas tij, ka pasur vullnet për të arritur marrëveshje.

    Megjithatë, ai akuzoi PDK-në dhe kryetarin e saj, Bedri Hamza, se kanë vendosur kushte dhe kanë refuzuar takimin.

    Ai përmendi edhe votimin e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke thënë se ajo nuk do të mund të zgjidhej pa votat e deputetëve të Vetëvendosjes.

    “Ju e dini që unë s’kam folur deri më tash në këto takime që kemi pasur. Kam pasur dhe dua marrëveshje. Por tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohet me ne, prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër po t’ju drejtohemi kësisoj. Si të kërkohet marrëveshje pa takim, pa diskutim. Ne ua kemi votuar edhe Vlora Citakun, meqenëse pa votat tona nuk mund të zgjidhej. Në anën tjetër, nënkryetari jonë Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së.

    E votuam deklaratën për vendimin në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshëm. Ne e thirrëm, ata nuk do të mund ta thirrnin dhe e vendosëm të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara. Këto janë veprime konkretë qe dëshmojnë gatishmërinë tonë. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin kushte.

    Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, zakonisht kanë refuzuar. Para tri jave filluan të vijnë. Sot refuzojnë takime, bashkëpunimin e marrëveshje. Kërkojnë nga VV 53 vota, a vetë s’janë as gjysa e VV-së. Na 62 si mazhorancë, ata 22. Sillen sikur e kanë një mbështetjet qytetarë, që nuk e kanë marrë. Marrëveshja nuk bëhet duke refuzuar dialogun.” /Klankosova.tv

  • “Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë”, thotë Kurti

    “Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë”, thotë Kurti

    “Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë”, thotë Kurti

    Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se Ligji për Specialen është urgjencë, por siç tha, presidenti emergjencë, njofton Klankosova.tv.

    “Ligji është urgjencë por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ligjin mund ta votojmë më pastaj”, deklaroi kryeministri.

  • Nga këpucët te dehidratimi, shtatë arsye për dhimbjet e këmbëve

    Nga këpucët te dehidratimi, shtatë arsye për dhimbjet e këmbëve

    Dhimbjet në këmbë janë një problem i pakëndshëm që mund të ndodhë nëse vishni këpucë shumë të ngushta, jeni të dehidratuar ose keni qarkullim të dobët të gjakut.

    Dhimbjet e këmbëve mund t’ju ndalojnë në çdo kohë të ditës dhe mund të jenë po aq të dhimbshme sa ato në pjesë të tjera të trupit.

    “Ato kanë tendencë të shfaqen më shpesh ndërsa plakemi”, thotë specialistja e mjekësisë sportive Dr. Caitlin Lewis, duke shtuar se “ndërsa mund të jenë të pakëndshme, ato rrallë janë të dëmshme”.

    Dhimbjet e këmbëve zakonisht janë të përkohshme, por nëse ndodhin rregullisht, mund të ketë një shkak tjetër.

    Shtatë shkaqet më të zakonshme të ngërçeve në këmbë

    Veshja e këpucëve të gabuara: Këpucët shumë të ngushta ose shumë të vogla mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë ose ndjesi shpimi gjilpërash ndërsa gishtërinjtë përkulen. Si rezultat, lëvizja dhe qarkullimi i gjakut mund të kufizohen.

    “Kontrolloni këpucët, veçanërisht nëse keni kaluar nga këpucët e sheshta në ato me taka, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje barku sepse këmbët tuaja janë të vendosura në pozicione të pakëndshme”, thotë Dr. Lewis.

    Keni qarkullim të dobët të gjakut: Fluksi i pamjaftueshëm i gjakut në këmbë mund të shkaktojë dhimbje barku ose mpirje. Nëse keni edhe probleme kardiovaskulare, siç është sëmundja e arteries periferike, ose merrni ilaçe për zemrën, duhet të caktoni një takim me mjekun tuaj.

    “Disa probleme me qarkullimin e gjakut shkaktojnë dhimbje që ndihet si ngërç,” vëren Dr. Lewis. “Nëse ngërçet e këmbëve përkeqësohen kur ecni ose thjesht nuk ndalen, sigurohuni që të vizitoni një mjek.”

    Nuk pini ujë të mjaftueshëm: Dehidratimi mund të shkaktojë probleme të ndryshme si dhimbje muskujsh dhe këmbësh, kapsllëk dhe sëmundje të tjera sepse çon në uljen e rrjedhjes së gjakut dhe çekuilibër të elektroliteve.

    “Dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve në këmbë. Nëse i keni, është e rëndësishme që së pari të siguroheni që po pini mjaftueshëm ujë”, thotë mjeku.

    Tepër sforcim gjatë ushtrimeve: Ndonjëherë mund ta sforcojmë veten shumë. Ushtrimet më të forta ose më të gjata se zakonisht, ose sforcimi i tepërt i këmbëve mund të çojë në lodhje muskulore, ngërçe në këmbë dhe lëndime të tjera.

    Në përgjithësi, nuk duhet ta sforconi veten shumë dhe duhet të lini shumë kohë për t’u ngrohur dhe për t’u shtrirë.

    Mosmarrja e mjaftueshme e lëndëve ushqyese: Elektrolitet janë thelbësore për tkurrjen dhe relaksimin e muskujve. Nëse keni shumë pak prej tyre ose janë jashtë ekuilibrit, mund të shfaqen ngërçe në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të merrni mjaftueshëm kalcium, natrium, kalium dhe magnez.

    Por Dr. Lewis paralajmëron kundër teprimit me suplementet sepse mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi, veçanërisht nëse nuk i dini nivelet e elektroliteve. Në vend të kësaj, përqendrohuni në një shumëllojshmëri ushqimesh si pjesë e një diete të shëndetshme.

    Disa ilaçe shkaktojnë efekte anësore: Disa ilaçe, të tilla si statinat dhe diuretikët, mund të shkaktojnë spazma muskulore. Nëse filloni të merrni një ilaç të ri dhe papritmas keni dhimbje në këmbë ose në pjesë të tjera të trupit, tregoni mjekut tuaj.

    Keni këmbë të sheshta: Këmbët e sheshta mund të shkaktojnë dhimbje kronike sepse kanë pak ose aspak hark. Nëse keni këmbë të sheshta, mund t’ju duhet të shtriheni më shpesh ose të përdorni shputa për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut dhe për t’u dhënë këmbëve mbështetje më të mirë.

    “Ju dëshironi që muskujt tuaj të jenë sa më të fortë dhe fleksibël të jetë e mundur. Shtrirja adekuate është çelësi për këtë”, thotë Dr. Lewis.

    Si të lehtësoni ngërçet e këmbëve

    Kur shfaqen ngërçe në këmbë, të gjithë duan lehtësim të shpejtë, por edhe një zgjidhje afatgjatë të problemit.

    Mund të provoni kremra ose ilaçe anti-inflamatore josteroide si ibuprofen ose naproksen natriumi për lehtësim të menjëhershëm. Mënyra të tjera për të lehtësuar dhimbjen përfshijnë banjat e këmbëve, kompresat ose jastëkët e ngrohtë, hidratimin, masazhin dhe qëndrimin në këmbë dhe mbështetjen në këmbën e prekur për aq kohë sa të jetë e rehatshme.

    Kushtojini vëmendje zgjedhjes së këpucëve. Këpucët më të mira për ecje duhet të kenë mbështetje në harkun e këmbës dhe hapësirë të mjaftueshme që këmba të lëvizë lirshëm pa u fërkuar ose pa u fryrë.

    Të punosh mbi fleksibilitetin e përgjithshëm ka shumë përfitime, por gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe ngërçeve. Ushtrimet që janë të mira për këmbët janë gjithashtu të mira për këmbët sepse ndihmojnë në rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe forcimin e nervave të prekur.

    Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund të ndihmojë shumë në mbajtjen e kyçeve dhe muskujve tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.

    Nëse ngërçet e këmbëve janë të shpeshta, të forta ose nuk mund të lehtësohen, flisni me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse ka ndonjë problem tjetër që i shkakton ato.