Category: Lajme

  • Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

    Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

    Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke u bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë atë në lexim të dytë.

    Krasniqi ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në çështje të pazareve politike, duke rikujtuar se ai kishte kaluar në lexim të parë me 91 vota, transmeton Klankosova.tv.

    “Dënimi politik luftohet me betejë politike. Votoni ligjin! Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së nuk duhet të jetë pazar politik për Presidentin”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka ngritur pyetjen se përse ligji nuk po kalon në lexim të dytë dhe ka kërkuar që çështja e UÇK-së të mos përdoret për përplasje politike.

    “Ky ligj është për UÇK-në, jo për PDK-në. Votone ligjin. Pastaj mund të gjendet komunikimi dhe zgjidhja edhe për Presidentin”, ka deklaruar ai.

    Në reagimin e tij, Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione dhe se, sipas tij, nuk duhet të shkohet drejt zgjedhjeve për shkak të situatës së krijuar institucionale.

    “Presidenti duhet të jetë i popullit, jo i një partie politike”, ka shkruar ai.

    Krasniqi i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, duke folur për rastin e babait të tij, Jakup Krasniqit në Hagë. Ai ka theksuar moshën e tij dhe dënimin e shqiptuar ndaj tij, duke kërkuar nga deputetët që të angazhohen për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen apo janë dënuar në Hagë.

    “Nuk po kërkojmë mëshirë. Po kërkojmë që ju sot të bëni për Jakupin, Hashimin, Kadriun, Rexhën, Calin dhe Pjetrin atë që ata kanë bërë për ty, për ne dhe për të gjithë ata që sot e gëzojnë lirinë”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka bërë thirrje për angazhim politik për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

    “Luftoni për lirinë e tyre! Luftoni që Jakupi, Rexha, Hashimi, Kadriu, Cali, Pjetri të kthehen në atdhe! Votoni ligjin! Mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike”, tha ai.

  • Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, ka folur rreth protestës së mbajtur mbrëmë ku u kërkua votimi në lexim të dytë të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

    Hasani tha se protestuesit nuk pajtohen me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe klasifkimit si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    “Cila është arsyeja që nuk e miratojnë ligjin”, pyeti Hasani.

    Ish-deputeti i PDK-së tha se kjo është neglizhencë e pushtetit, sepse siç tha ai po duan që të mbetet dënimi i njëjtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

  • “Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    “Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    “Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Ende nuk ka diçka zyrtare në lidhje me thirrjen e një seance të re, ani pse është raportuar se do të jetë një e tillë në orën 14:00.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi tha se nga komunikimet që televizioni ka pasur me zyrtarë të VV-së si partia e vetme që mund të sigurojë nënshkrimet për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, sipas saj, të njëjtit kanë mohuar se ka diçka zyrtare deri më tash, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu nuk dihet rendi i ditës nëse një seancë e tillë mbahet.

  • Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

    Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

    FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si ka trajtuar rastin e portierit të Republikës Demokratike të Kongos, Lionel Mpasi, i cili u aktivizua në Kupën e Botës pavarësisht dyshimeve se nuk i kishte përmbushur kushtet për të përfaqësuar kombëtaren afrikane.

    Çështja ka ngjallur reagime të forta në Nigeri, e cila ishte eliminuar nga Republika Demokratike e Kongos në rrugëtimin drejt Botërorit.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga “The New York Times” dhe “Le Monde”, vetë zyrtarë të FIFA-s kishin konstatuar përpara turneut se Mpasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të luajtur për Kongon.

    Portieri kishte qenë pjesë e strukturave të kombëtareve të moshave të Francës, ndaj për të përfaqësuar një tjetër shtet kërkohej përfundimi i procedurave për ndryshimin e përfaqësueses.

    Mirëpo, sipas dokumentacionit të bërë publik, kjo procedurë nuk ishte përmbyllur në mënyrën e kërkuar.

    Pavarësisht këtyre shqetësimeve, FIFA nuk ndërhyri për ta ndaluar aktivizimin e tij. Mpasi vijoi të ishte pjesë e skuadrës së Kongos edhe në fazën vendimtare të kualifikimeve, përfshirë ndeshjen e playoffit ndaj Xhamajkës.

    Kongo e fitoi atë përballje dhe siguroi një vend në Kupën e Botës, duke bërë që çështja të merrte përmasa edhe më të mëdha. Nëse portieri do të konsiderohej i papërshtatshëm për të luajtur, aktivizimi i tij mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta në vlefshmërinë e pjesëmarrjes së skuadrës.

    Rasti u vu nën hetim pasi Federata Nigeriane e Futbollit paraqiti ankesë në FIFA. Nigeria kishte humbur ndaj Kongos në fazën kualifikuese dhe pretendoi se çështja e dokumentacionit të Mpasit duhej të merrej në konsideratë nga organet kompetente.

    Gjatë shqyrtimit të rastit, FIFA dyshohet se konfirmoi se Republika Demokratike e Kongos nuk kishte përfunduar procedurën e nevojshme për ndryshimin e përfaqësueses së portierit, i cili më herët kishte luajtur për Francën në nivelet e grupmoshave.

    Megjithatë, pavarësisht këtij konstatimi, FIFA lejoi që Mpasi të vazhdonte të luante për Kongon dhe portieri më pas u paraqit edhe në turneun më të madh të futbollit botëror.

    Rasti pritet të shkaktojë debate të reja rreth mënyrës se si FIFA trajton çështjet e përshtatshmërisë së futbollistëve dhe ankesat e federatave, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndeshje që mund të përcaktojnë kualifikimin në një Kupë Bote. /Telegrafi/

  • Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

    Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

    MPB Maqedoni njofton se dje 05.10.2026, në orën 21:20 dhe 21:55, në Tetovë, nëpunës policorë të Ekipit Mobil “Task Force” pranë SPB Tetovë i privuan nga liria B.R. (20) dhe D.S. (50), të dy nga Tetova.

    “Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj B.R. ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të D.S. ishte gjetur dhe sekuestruar heroinë”.

    “Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

  • Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë

    Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë

    Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për kontributin e tij në Observatorin e Neutrinove IceCube dhe zbulimin e neutrinove me energji të lartë me origjinë astrofizike.

    Çmimi u njoftua të martën në Stokholm nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, transmeton Telegrafi.

    Nobeli në Fizikë këtë vit shoqërohet me një shpërblim prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë, pavarësisht nëse çmimi i jepet një individi, një grupi të vogël shkencëtarësh apo një organizate.

    Halzen është i lidhur ngushtë me IceCube, një nga projektet më të rëndësishme për studimin e neutrinove kozmike. Këto grimca subatomike janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar, por mund të ofrojnë të dhëna për disa prej fenomeneve më energjetike në Univers.

    Njoftimi i Nobelit në Fizikë vjen një ditë pas çmimit në Mjekësi, i cili iu dha tre shkencëtarëve për punën që çoi në zhvillimin e një teknologjie që përdor dritën për të ndihmuar në kuptimin e mënyrës se si funksionon truri.

    Vitin e kaluar, Nobeli në Fizikë iu dha tre shkencëtarëve për kërkimet mbi sjelljen e pazakontë të grimcave subatomike përmes tunelimit kuantik. Puna e tyre ndihmoi në zhvillimin e matjeve jashtëzakonisht të ndjeshme të përdorura nga aparaturat e rezonancës magnetike, si dhe kontribuoi në përparimin e telefonave celularë dhe kompjuterëve më të shpejtë.

    Ndarja e çmimeve Nobel vazhdon të mërkurën me Çmimin në Kimi, ndërsa të enjten shpallet fituesi në Letërsi.

    Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten, ndërsa Çmimi Memorial Nobel në Shkencat Ekonomike do të bëhet i ditur të hënën. /Telegrafi/

  • Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh

    Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

    Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh

    Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë.

    Haradinaj tha se u kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend dhe t’i kryejnë detyrat që, sipas tij, ua ka dhënë populli, raporton Klankosova.tv

    “Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë me i kry detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u konë një me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me juve në shesh. Faleminderit të gjithëve”, tha Haradinaj.

    Ai më pas iu drejtua protestuesve në shesh, duke shprehur mbështetjen e tij për ta.

  • Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

    Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

    Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk kanë pranuar ftesë për seancë të Kuvendit.

    “Ende jo”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

    Pas konferencës, ai konfirmoi se do të shkojë pranë protestuesve për t’i falënderuar, për siç tha, vetëdijen kombëtare.

  • Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

    Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

    Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

    Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka folur në një konferencë për media.

    Berisha kërkoi votimin e Ligjit të Speciales.

    “Ky popull është ai që edhe në ditët më të vështira u bë bashkë me UÇK-në, edhe sot jemi të bashkuar. Populli që këto ditë u bë një me UÇK-në edhe zemra ime rreh me ju. Dhe ne jemi me ju”, tha Berisha.

    “Deputetët duhet të vijnë menjëherë dhe të gjithë ta votojnë ligjin. Kjo është një detyrë që na ka caktuar populli. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë. Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”, theksoi ai.

  • Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

    Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

    Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se ka informacione jozyrtare që sot do të ketë një seancë të jashtëzakonshme.

    Megjithatë, ai tha se nuk ka asnjë informim zyrtar nëse në rend dite do të përfshihet Projektligji për Specialen apo çështja e presidentit, transmeton Klankosova.tv.

    “Jozyrtare që do të kemi një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme. Nuk e dimë zyrtarisht nëse do të jetë në rendin e ditës Ligji për Dhomat e Specializuara apo për presidentin”, tha Lushtaku, raporton Klan Kosova.