Category: Lajme

  • Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës

    Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës

    Ministri i Mbrojtjes së Izraelit deklaroi të martën se e ka vendosur ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie para përvjetorit të sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023, duke paralajmëruar se banorët e Gazës do të paguanin një “çmim të rëndë” nëse forcat izraelite do të pësonin dëme.

    Zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ky urdhër erdhi “në dritën e informacioneve të inteligjencës lidhur me synimet e Hamasit për të kryer sulme dhe operacione terroriste kundër forcave tona në Gaza në atë ditë”.

    “Nëse, larg qoftë, forcat tona pësojnë dëme, ata që do të paguajnë çmimin e rëndë do të jenë Hamasi dhe popullsia e Gazës – në përmasa të jashtëzakonshme”, citohet të ketë thënë deklarata, përcjell Telegrafi.

    Sulmi i Hamasit i 7 tetorit 2023 ishte dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 1.221 personave, sipas një llogaritjeje të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

    Gjithashtu, militantët morën peng dhe dërguan në Gaza 251 persona, 44 prej të cilëve tashmë kishin vdekur.

    Si përgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake që e ka shndërruar pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 74.200 personave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

    Që nga shpallja e armëpushimit tetorin e kaluar, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 1.440 persona në Gaza, sipas ministrisë.

    Të hënën, gjatë një ceremonie shtetërore për të shënuar trevjetorin e sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë sundim të Hamasit në Gaza” dhe u zotua se do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që ishte përfshirë në sulm ose që mbante pengje. /Telegrafi/

  • “Prishtina Parking” mohon ndalimin e hyrjes në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”

    “Prishtina Parking” mohon ndalimin e hyrjes në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”

    N.P.L. “Prishtina Parking” ka reaguar ndaj informacioneve që po qarkullojnë lidhur me pretendimet për ndalimin e hyrjes së automjeteve në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”.

    Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se këto informacione nuk janë të vërteta dhe se kanë qenë në përkrahje të protestës për mbrojtjen e UÇK-së që nga fillimi.

    Sipas “Prishtina Parking”, në shenjë mbështetjeje dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe lëvizjen e qytetarëve, parkingu është ofruar pa pagesë në orare të caktuara.

    “Duam të theksojmë se në asnjë rast nuk është ndaluar hyrja e automjeteve, përveç rasteve kur parkingu ka qenë i mbushur dhe nuk ka pasur vende të lira”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

  • Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë.

    Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Por çka ka bërë policia pas përfundimit të seancës, ka qenë e tmerrshme. Hedhja e gazit lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar ndaj qytetarëve, pas pasur asnjë fije tendence nga qytetarët për dëmtim të policisë është për me të ardh marre”, u shpreh ajo për gazetarin e Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

    Ajo shtoi se policia mbrëmë është treguar jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit.

    Pos tjerash, Jahiri thotë se policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi automjetet e ambulancës.

  • Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, e ka komentuar protestën e mbrëmshme të mbajtur në Prishtinë ku u kërkua miratimi në lexim të dytë të ligjit për Specialen.

    Shala në emisonin Kosova Today, vuri në pah detaje se sa ka qenë e mundshme që dikush nga Serbia të mund të interferonte në mesin e turmës.

    “Prandaj Policia e Kosovës, komandanti i stacionit Qendër pas përmbylljes së hapësirës veprimeve policor, apo përdorimin e njësive të specializuara për të neutralizuar turmën e cila ishte në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ka komunikuar: “Nuk toleroj njerëz me maska afër apo brenda turmës sepse ka dyshime, ka frikë potencialisht që të ketë interferime të Serbisë dhe strukturave tjera, që e shfrytëzojnë këtë momentum për të djegur objektet e veçorisë së veçantë siç janë ato të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit”, deklaroi Shala në Klan Kosova.

  • Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan...

    Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan…

    Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan...

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i njohur si Labi, ka reaguar pas martesës së Kushtrimit dhe Aurorës, duke treguar se ai dhe Ludo nuk kanë qenë të ftuar në dasmë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka bërë të ditur se ndodhej në Gjenevë, ku kishte marrë pjesë në një tjetër dasmë si këngëtar, transmeton Klankosova.tv.

    “Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën”, ka shkruar ai, duke sqaruar më pas se as ai dhe as Ludo nuk ishin të ftuar nga Kushtrimi.

    Megjithatë, pavarësisht kësaj, Labi ka zgjedhur t’ua urojë martesën, duke iu dëshiruar jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa.

    “Pavarësisht të gjithave, unë nga zemra ua uroj martesën. Inshallah Zoti ua dhëntë jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa”, ka shkruar ai.

    Labi gjithashtu ka thënë se i uron Kushtrimit të gjejë qetësinë dhe lumturinë e tij, ndërsa ka lënë të kuptohet se ka edhe disa dyshime dhe mendime personale rreth kësaj martese.

    “Edhe pse kam disa dyshime të miat dhe disa mendime personale, nuk dua t’ua prish këtë ditë. Koha do ta tregojë gjithçka”, ka deklaruar ai.

  • Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Xhudos në Baku, duke regjistruar dy fitore të rëndësishme dhe duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

    Në përballjen e parë, Cena triumfoi ndaj Joshua Green nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë arriti një fitore të madhe ndaj kampionit olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, transmeton Klankosova.tv.

    Në xhiron e tretë, fati nuk ishte në anën e xhudistit kosovar, i cili megjithatë zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe la përshtypje pozitive në garën e zhvilluar në Baku.

    Falë këtij rezultati, Dardan Cena siguroi 320 pikë olimpike, duke bërë një hap të rëndësishëm në garën për kualifikimin në Lojërat Olimpike.

    Paraqitja në Baku është një tjetër dëshmi e progresit të xhudistit kosovar, i cili po vazhdon të konsolidohet në mesin e emrave më të mirë të kategorisë -73 kg.

  • KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

    KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

    KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke kërkuar hetim urgjent për mënyrën e përdorimit të forcës ndaj protestuesve dhe qytetarëve.

    Sipas KMDLNj-së, gjatë mbrëmjes së 5 tetorit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë pa paralajmërim ndaj protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe forcë fizike, të cilat ky institucion i vlerëson si joproporcionale me situatën.

    “Gazi lotsjellës u përdorë në masë të madhe sikur që dhuna fizike ishte brutale ndaj një qytetari i cili kur u ushtrua dhunë ndaj tij nuk paraqiste asnjë rrezik për policinë dhe sigurinë. Policia intervenoi pa asnjë paralajmërim duke rrezikuar edhe kalimtarët e rastit , pleq , gra dhe fëmijë që nuk ishin protestues . Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar , në sasi të mëdha dhe në mënyrë joproporcionale” .

    “KMDLNj ishte në vendin e ngjarjes deri në orët e vona dhe konstaton se përdorimi i dhunës ishte i panevojshëm dhe i shmangshëm”, thuhet në reagim.

    Sipas KMDLNj-së, përshkallëzimin e situatës e ka nxitur ndërhyrja e Policisë, pas së cilës, sipas tyre, edhe një pjesë e protestuesve kanë shfaqur sjellje më agresive.

    KMDLNj ka theksuar se përkrah të drejtën për protestë për aq kohë sa ajo zhvillohet në mënyrë paqësore dhe nuk ushtrohet dhunë ndaj të tjerëve. Në të njëjtën kohë, Këshilli ka kërkuar respektimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtës së deputetëve për të ushtruar mandatin e tyre pa presion.

    “KMDLNj përkrah fuqishëm të drejtën e deputetëve që të votojnë në përputhje me mandatin e tyre, pa iu nënshtruar asnjë presioni dhe krejtësisht sipas vullnetit të lirë që ua garanton ligji dhe mandati”, thuhet në reagim.

    Këshilli ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të hetojë me urgjencë rastet ku dyshohet se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke përdorur forcë të tepruar ndaj protestuesve, qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

    Po ashtu, KMDLNj ka propozuar që komisionet përkatëse parlamentare të thërrasin për raportim drejtorin e Policisë së Kosovës dhe ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me përgjegjësitë institucionale për situatën e krijuar.

    Në reagim, KMDLNj ka kërkuar që Policia e Kosovës kriter kryesor të ketë zbatimin e ligjit dhe integritetin profesional, duke paralajmëruar kundër përdorimit të policisë si instrument dhune në zhvillimet politike.

    Në fund, KMDLNj u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë një zgjidhje politike, të ulin tensionet dhe të shmangin veprimet që mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

  • ​Berisha thirrje deputetëve të Kuvendit: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

    ​Berisha thirrje deputetëve të Kuvendit: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

    Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se votimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat Speciale është detyrë dhe obligim i deputetëve.

    Ai, në një konferencë të jashtëzakonshme të martën, ka thënë se deputetët duhet të shkojnë menjëherë në seancë dhe të procedojnë me ligjin.

    “Kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë. Ky popull është ai që u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira, edhe sot jemi të bashkuar. Deputetët duhet të vijnë menjëherë ta votojnë ligjin. Kjo është detyrë që na ka caktuar populli, kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, ka thënë ai.

  • Zbulohen 25 lojtarët për çmimin “Golden Boy 2026”: Dominojnë emrat nga Liga Premier dhe La Liga

    Zbulohen 25 lojtarët për çmimin “Golden Boy 2026”: Dominojnë emrat nga Liga Premier dhe La Liga

    Vetëm 25 të rinj kanë mbetur tani në garë për një nga çmimet më të lakmuara të futbollit “Golden Boy”.

    I prezantuar nga gazeta italiane Tuttosport në partneritet me Transfermarkt, çmimi Golden Boy njeh talentët e rinj më premtues të Evropës, të cilët janë dalluar me performanca të shkëlqyera për klubet dhe ekipet e tyre kombëtare gjatë gjithë vitit kalendarik.

    Për t’u kualifikuar kërkohet që lojtarët të kenë lindur në vitin 2006 ose më vonë dhe të kenë luajtur në njërën nga 25 ligat kryesore të Evropës gjatë periudhës së vlerësimit.

    Të nominuarit për çmimin Golden Boy 2026

    Në mesin e 25 lojtarëve përfundimtarë të mbetur për çmimin e vitit 2026, janë tetë talentë nga Liga Premier: Ayyoub Bouaddi (Manchester City), Estevao (Chelsea), Junior Kroupi (Bournemouth), Luka Vuskovic (Brighton), Rayan (Bournemouth), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Jorrel Hato (Chelsea) dhe Charalampos Kostoulas (Brighton).

    La Liga pastaj mburret me gjashtë lojtarë: Pau Cubarsi (Barcelona), Yan Diomande (Real Madrid), Marc Bernal (Barcelona), Endrick (Real Madrid), Jon Martin (Real Sociedad) dhe Xavi Espart (Barcelona).

    Pastaj janë pesë të rinj nga Bundesliga: Lennart Karl (Bayern Munich), Said El Mala (FC Cologne), Konstantinos Karetsas (Borussia Dortmund), Finn Jeltsch (Stuttgart), Joane Gadou (Borussia Dortmund).

    Tre yje të Serie A janë në listë: Kerim Alajbegovic (Juventus), Franco Mastantuono (Fiorentina) dhe Rodrigo Mora (Roma), ndërsa Warren Zaire-Emery i PSG-së është i vetmi lojtar që luan në Ligue 1 dhe dy lojtarë nga Superliga e Portugalisë: Victor Froholdt (Porto) dhe Gianluca Prestianni (Benfica) plotësojnë listën prej 25 lojtarëve.

    Lojtari më i vlefshëm i përfshirë është aktualisht Diomande i Real Madridit (120 milionë euro), megjithëse Cubars i Barçës është favoriti aktual për të fituar çmimin. Megjithatë, vlera e tregut të lojtarëve të Ligës Premier mund të ndryshojë kur të vjen përditësimi i fundit i vlerës së tregut të Ligës Premier të mërkurën.

    Si përcaktohet fituesi

    Duke përdorur një sistem vlerësimi të zhvilluar nga Transfermarkt, 100 talentët më të mëdhenj në Evropë janë rivlerësuar çdo muaj që nga 20 maji. Përzgjedhja tani është ngushtuar në 20 lojtarët me rezultatet më të larta, plus pesë “as nën mëngë”.

    Këtë herë, ata janë Mora, Mastantuono, Espart, Gadou dhe Kostoulas. Secili prej këtyre lojtarëve – përveç Espart, i diplomuar në akademinë e Barcelonës – u transferuan në klube të reja për një tarifë prej disa milionë eurosh në vitin 2025 ose 2026.

    Një juri ndërkombëtare ekspertësh do të vendosë tani se cili nga 25 talentët që arritën në finale do ta marrë çmimin, me Desire Doue (2025), Lamine Yamal (2024) dhe Jude Bellingham (2023) fituesit e mëparshëm. /Telegrafi/

  • Franca teston raketën bërthamore M51.3, në sfondin e tensioneve me Rusinë

    Franca teston raketën bërthamore M51.3, në sfondin e tensioneve me Rusinë

    Franca ka kryer testimin e parë të versionit të ri të raketës balistike M51.3, të lëshuar nga nëndetëset, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të saj bërthamor në një periudhë tensionesh të shtuara me Rusinë.

    Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi të martën se raketa u lëshua në brigjet e Bretanjës, në kuadër të një operacioni për certifikimin e aftësisë së nëndetëses bërthamore Le Vigilant për ta përdorur armën pas një procesi të gjerë mirëmbajtjeje dhe modernizimi.

    Raketa nuk ishte e pajisur me kokë bërthamore dhe u lëshua pa ngarkesë luftarake, ndërsa ministria tha se testi u krye në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

    Megjithëse Parisi nuk e përmendi Rusinë në njoftimin zyrtar, testi vjen në një periudhë përshkallëzimi të retorikës mes Moskës dhe Perëndimit lidhur me luftën në Ukrainë.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi javën e kaluar Perëndimin kundër përshkallëzimit të tensioneve rreth Ukrainës, duke iu referuar edhe kërcënimeve të mundshme ndaj enklavës ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë. Moska ka bërë të qartë se do ta mbronte territorin me të gjitha mjetet në dispozicion, nëse do ta konsideronte të nevojshme.

    Nga ana tjetër, NATO ka deklaruar se asnjë prej stërvitjeve apo aktiviteteve të saj nuk përbën kërcënim për territorin e Federatës Ruse. Putin ka thënë gjithashtu se Rusia nuk ka plane të sulmojë ndonjë vend evropian dhe se dëshiron bashkëjetesë paqësore.

    Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili publikoi një video në rrjetin X duke ndjekur testimin, tha: “Sot jemi më të fortë. Mesazhi është dërguar qartë dhe zëshëm, aty ku duhet të merret”.

    Macron kishte deklaruar në mars se Franca do të rriste arsenalin e saj bërthamor, ndërsa kishte propozuar një nismë për partnerët evropianë, e cila përfshin stërvitje të përbashkëta, mundësinë e vendosjes së përkohshme të kapaciteteve me aftësi bërthamore në territorin e aleatëve dhe konsultime më të thelluara.

    Që atëherë, presidenti francez ka përsëritur vazhdimisht mesazhin se Franca duhet të jetë e gatshme të përballojë kostot e mbrojtjes së sigurisë dhe interesave të saj.

    Franca shpenzon rreth 5.6 miliardë euro në vit për mirëmbajtjen e arsenalit të saj prej rreth 290 armësh bërthamore, të lëshuara nga nëndetëset dhe avionët. Ky është arsenali i katërt më i madh bërthamor në botë. Britania disponon rreth 225 koka bërthamore, ndërsa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 5,000 secila.

    M51.3 është versioni më i fundit i raketës M51, e cila hyri në shërbim në tetor 2025 si pjesë e modernizimit të forcave franceze të parandalimit bërthamor.

    Parisi nuk publikon zyrtarisht rrezen e veprimit të M51.3. Vlerësimet publike për familjen M51 e vendosin atë në rreth 9,000 kilometra ose më shumë, ndërsa zyrtarët francezë kanë thënë se versioni i ri mund të ketë rreze edhe më të madhe.

    Forca bërthamore franceze bazohet në armë të lëshuara nga ajri dhe deti, ndërsa katër nëndetëse balistike me energji bërthamore përbëjnë shtyllën kryesore të kapacitetit detar të parandalimit të Francës. /Telegrafi/