Category: Lajme

  • Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 5?

    Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 5?

    Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 5?

    Gjashtë banorë janë në nominimin e javës në Big Brother VIP Kosova 5.

    Televotimi është hapur gjatë spektaklit Prime të së hënës, ku secili dha dy emra dhe dy arsye, për ata që duan t’i shohin jashtë shtëpisë.

    Fatlumi, Anjeza, Adriani, Fatjona, Akili dhe Valdeti, janë ata të cilët rrezikojnë të largohen.

    Kë doni të shpëtoni?

    Votoni duke dërguar SMS me emrin e banorit që ju dëshironi ta shpëtoni.

    Kosovë: 55556

    Shqipëri: 55557

    Zvicër: 9292

    Gjermani: 44144

    Maqedoni: 141547

    Who’s leaving Big Brother V IP Kosova 5?

  • Who’s leaving Big Brother V IP Kosova 5?

    Who’s leaving Big Brother V IP Kosova 5?

    Goutside residents are nominated for the week in the Big Brother V IP Kosovo 5.

    Television was opened during Monday’s Prime Show, where each gave two names and two reasons for those who wish to see out of the house.

    Lucky, Agnes, Adrian, Fatonia, Achilles and Valdet are the ones who risk leaving.

    Who do you want to save?

    Vote by sending SMS with the name of the resident you want to save.

    Kosovo: 55556

    Albania: 55557

    Switzerland: 9292

    Germany: 44144

    Macedonia: 141547

    Who’s leaving Big Brother V IP Kosova 5?

  • “Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

    “Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

    “Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në librin e tij të ri autobiografik “Promise Me, America”, duke e cilësuar atë si të vështirë për bashkëpunim, kokëfortë dhe jo aq mirënjohës për mbështetjen amerikane.

    Në librin e publikuar të martën, pak para ditëlindjes së tij të 84-të, Biden shkruan se Zelenskyy shpesh e kishte vënë në sprovë durimin e administratës amerikane, duke kërkuar më shumë armatim dhe ndihmë financiare për Ukrainën.

    “Zelenskyy mund të ishte me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private, si dhe jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur”, shkruan Biden, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, ish-presidenti amerikan vlerëson guximin dhe qëndrueshmërinë e liderit ukrainas, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive në bashkëpunim, nuk kishte pranuar ta braktiste Ukrainën, raporton The Guardian.

    Biden përmend edhe vizitën e tij sekrete në Kiev, në shkurt të vitit 2023, kur djali i Zelenskyt i kishte dhuruar një vizatim të një sistemi amerikan të mbrojtjes ajrore, me mesazhin: “Faleminderit që po e ndihmoni babanë tim të na shpëtojë të gjithëve”.

    Libri përmban rrëfime të Bidenit për marrëdhëniet me Ukrainën dhe përpjekjet diplomatike gjatë luftës me Rusinë, si dhe për raportet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin./Klankosova.tv

  • Rasti i Arlindës zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual

    Rasti i Arlindës zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual

    Rasti i Arlindës zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual

    Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi, ka bërë të ditur se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual, ndonëse një dokument i tillë kërkohet me ligj për menaxhimin e rasteve.

    Gjatë raportimit para Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, Kelmendi është pyetur nga anëtari i komisionit, Adnan Rrustemi, nëse për rastin konkret kishte pasur plan individual.

    Kelmendi u përgjigj se ligji e kërkon një plan të tillë, por që në rastin konkret ai kishte munguar, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

    Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Besa Bytyqi, e pyeti Kelmendin për arsyet pse rasti i të miturit kishte përfunduar në Qendrën për Punë Sociale dhe nëse brenda institucionit kishte procedura për mbikëqyrjen e rasteve të dhunës në familje.

    Kelmendi tha se rasti ishte raportuar si dhunë në familje, ndërsa vlerësimi i nivelit të rrezikshmërisë bëhet nga Policia.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e pyeti nëse kishte pasur vlerësime periodike të punës së menaxherëve të rasteve nga ana e mbikëqyrësve.

     Kica-Xhelili e pyeti gjithashtu se përse kishte deklaruar se pala do të paditej për shpifje.

    Në anën tjetër, i pyetur nga Eman Rrahmani për numrin e rasteve aktive të dhunës në familje që trajtohen në Qendrën për Punë Sociale, Kelmendi bëri të ditur se aktualisht janë 50 raste aktive, nga gjithsej 73 raste të dhunës.

    Gjatë pjesës së pyetjeve që kanë të bëjnë me viktimën dhe të miturin, mbledhja e komisionit u zhvillua me dyer të mbyllura për media.

    Pas përfundimit të intervistimit të Kelmendit, para komisionit pritet të intervistohet edhe Shpat Morina, zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

     

  • E FUNDIT| Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    E FUNDIT| Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    E FUNDIT| Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë.

    Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është lokalizuar dhe më pas është arrestuar.

    Ndërkohë, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilave nuk ka arritur t’u mbijetojë.

    Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti në një parking./Klankosova.tv

  • DASH miraton shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, Nufi: FA me kapacitete goditëse në distanca të gjata

    DASH miraton shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, Nufi: FA me kapacitete goditëse në distanca të gjata

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS për Shqipërinë.

    Përmes një postimi në Facebook, Nufi theksoi se paketa, me vlerë rreth 210 milionë dollarë, përfshin gjithashtu municione, trajnimin e efektivëve shqiptarë dhe mbështetje për mirëmbajtjen e sistemeve.

    Sipas tij, pajisja me këto sisteme synon të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe të forcojë kontributin e Shqipërisë në NATO.

    Njoftimi i plotë i ministrit:

    Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS. Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme dhe ka njoftuar Kongresin amerikan.

    Paketa e propozuar, me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh, përfshin edhe municione, trajnim për ushtarakët shqiptarë dhe mbështetje për mirëmbajtjen e sistemeve. Për financimin e saj parashikohet një kredi nga programi amerikan i financimit ushtarak – FMF.

    E mirëpresim këtë hap në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Me këto sisteme, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të fitonin aftësinë për të vepruar me saktësi në distanca të gjata, duke forcuar mbrojtjen e vendit dhe kontributin tonë në NATO”. /Telegrafi/

  • Agjenti i Guardiolës zbulon ofertat nga Arabia Saudite dhe vendimin e trajnerit

    Agjenti i Guardiolës zbulon ofertat nga Arabia Saudite dhe vendimin e trajnerit

    Emri i spanjollit Pep Guardiola, ish-trajneri i Manchester City, po jehon sërish fuqishëm në tregun e trajnerëve, pasi klubet saudite hynë në negociata të mundshme me të, në një përpjekje për të përfituar nga përvoja e tij e gjerë dhe rekordi i tij i arritjeve në futbollin evropian.

    Josep Maria Orobitg, agjenti i Guardiolës, ka zbuluar në komentet për gazetën saudite Al Riyadiyah se klienti i tij ka marrë oferta nga Mbretëria në ditët e fundit. Ato erdhën përmes ndërmjetësve dhe ai nuk i përmendi klubet që dëshironin të siguronin shërbimet e tij.

    “Gjatë ditëve të fundit kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësve, por Guardiola refuzon plotësisht të marrë në konsideratë asnjë nga ofertat aktuale”, ka thënë fillimisht Orobitg.

    “Pep do të fillojë të diskutojë zyrtarisht të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm, dhe ky është një vendim përfundimtar që nga ky moment”, përfundoi agjenti i Guardiolës.

    Mesazhi është i qartë. Guardiola nuk ka ndërmend të negociojë për lëvizjen e tij të radhës për momentin dhe do të preferonte të priste deri në prag të sezonit të ri për të vendosur të ardhmen e tij.

    Interesi saudit vjen pas përfundimit të qëndrimit dhjetëvjeçar të Guardiolës te City, nga viti 2016 deri në vitin 2026. Ishte periudha më e gjatë e karrierës së tij dhe ai e udhëhoqi klubin në periudhën më të suksesshme në historinë e tij.

    Guardiola mori drejtimin e Cityt në verën e vitit 2016 dhe iu deshën vetëm dy sezone për të fituar titullin e tij të parë të Ligës Premier. Skuadra e tij mblodhi 100 pikë në sezonin 2017-2018, një total që asnjë skuadër nuk e kishte arritur ndonjëherë në historinë e këtij kompeticioni.

    Rekordet vazhduan të vinin. City e ruajti titullin sezonin pasardhës dhe më pas pati edhe më shumë suksese vendase, duke kulmuar me katër tituj radhazi të Ligës Premier midis viteve 2021 dhe 2024. Asnjë ekip nuk e kishte bërë më parë këtë.

    Momenti kurorëzues erdhi në sezonin 2022-2023. City mundi Interin 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve për të kompletuar një tripletë historike në një sezon të vetëm. /Telegrafi/

  • Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

    Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi të mërkurën se do të pushtojë më shumë territor në Rripin e Gazës, Liban dhe Siri nëse tensionet përshkallëzohen në këto fronte në rast të një lufte të ripërtërirë kundër Iranit.

    Në një deklaratë, Katz tha se ushtria izraelite po vazhdon të mbajë kontrollin mbi “zonat e sigurisë” në Liban, Siri dhe Rripin e Gazës.

    Izraeli pushton rreth 70 për qind të Rripit të Gazës, përveç territoreve në Liban dhe Siri, disa prej të cilave i ka mbajtur për dekada.

    “Siç e kemi bërë të qartë: Izraeli nuk do të tërhiqet nga linjat aktuale të këtyre zonave të sigurisë, as nuk do të ridislokojë forcat e tij”, tha Katz.

    Ai e lidhi çdo tërheqje me shpërbërjen e grupit palestinez Hamas dhe çmilitarizimin e Rripit të Gazës, çarmatimin e grupit libanez Hezbollah në të gjithë Libanin dhe eliminimin e asaj që ai e përshkroi si “të gjitha kërcënimet xhihadiste” që vijnë nga Siria.

    “Nëse tensionet përshkallëzohen në fronte të ndryshme, ne jemi plotësisht të përgatitur për të kapur territor shtesë, për të evakuuar banorët lokalë dhe për ta përfshirë atë në perimetrin e përhershëm të sigurisë së Izraelit”, tha ai.

    Deklaratat e zyrtarëve izraelitë, përfshirë Katz, pasqyrojnë pritjet e përshkallëzimit të mundshëm, veçanërisht në Gaza dhe Liban, nëse Izraeli angazhohet në një konfrontim të ri me Iranin.

    Në Izrael janë shtuar paralajmërimet se kryeministri në detyrë Benjamin Netanyahu po bën presion të fortë për një rifillim të luftës kundër Iranit me shpresën për të qëndruar në pushtet.

    Udhëheqësit e “Bllokut të Ndryshimit” – kreu i të cilit, Gadi Eisenkot, është ngarkuar me formimin e një qeverie të re – thonë se Netanyahu po kërkon një gjendje të jashtëzakonshme për të imponuar formimin e një qeverie të unitetit kombëtar me pjesëmarrjen e tij.

    Netanyahu ka udhëhequr një qeveri të ekstremit të djathtë që nga fundi i vitit 2022, i përshkruar si më ekstremi në historinë e Izraelit.

    Netanyahu është duke u gjykuar me akuza për korrupsion që mund të çojnë në burg nëse dënohet.

    Ai gjithashtu që nga viti 2024 kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Rripin e Gazës që nga viti 2023. /AA/

  • Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

    Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

    Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski mori pjesë në konferencën e 21-të vjetore të MASIT, kushtuar temës “IA Agjent”. Në një deklaratë për mediat, njoftoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorin vendas të TIK-ut dhe të ndihmojë kompanitë e vendit të aplikojnë inteligjencën artificiale në punën e tyre.

    “Si Qeveri, ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të mbështesim industrinë e TIK-ut në vend. Kemi dy projekte të mëdha, DIGIT-MAK dhe INO-FEIT EDIH, që nënkuptojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë vendase për transformimin digjital. Që kjo të ndodhë, nevojiten kompani vendase të IT-së”, theksoi Andonovski.

    “Në periudhën në vijim, do të mbështesim edhe projekte që nënkuptojnë transformim digjital të bizneseve, trajnimin e tyre, përdorimin e IA-së, sepse duhet të kapim prizën”, tha Ministri.

    Ai shtoi se kjo çështje është po aq e rëndësishme si për biznesin ashtu edhe për shtetin, sepse ata që dinë të përdorin inteligjencën artificiale “do të jenë në gjendje të shpresojnë për përparim të përshpejtuar”.

    Në pyetjen e një gazetari se sa mbetet Maqedonia prapa vendeve evropiane në fushën e inteligjencës artificiale, Andonovski theksoi mungesën e infrastrukturës së të dhënave vendase./Telegrafi/

  • Andonovski: Government to Continue Support for Local Companies in Artificial Intelligence Application

    Digital Transformation Minister Stefan Andonovski attended the 21st annual MASIT conference, dedicated to the theme IA Agent. In a statement to the media, the Government will continue to support the local ICT sector and help the country’s companies apply artificial intelligence to their work.

    Like Government, we will continue to invest and support the TIK industry in the country. We have two big projects, DIGIT- MAK and INO-FEIT FDIH, which implies direct support for local companies for digital transformation. For that to happen, domestic IT companies are needed, Andonovski stressed.

    In the coming period, we will also support projects that imply digital transformation of businesses, their training, the use of IA, because we must capture the leadership, the minister said.

    He added that this issue is just as important to both business and state, because those who can use artificial intelligence will be able to hope for accelerated progress.

    In a journalist’s question about how much Macedonia remains behind European countries in the field of artificial intelligence, Andonovski stressed the lack of domestic data infrastructure./Telegraphy/