Category: Lajme

  • Aeroplani i Swiss në Cyrih ndërpret tri herë ngritjen, zbulohet shkaku i problemit

    Aeroplani i Swiss në Cyrih ndërpret tri herë ngritjen, zbulohet shkaku i problemit

    Një aeroplan i kompanisë ajrore zvicerane Swiss ka ndërprerë tri herë radhazi përpjekjen për ngritje në aeroportin e Cyrihut, pasi sistemi automatik i kontrollit të shtytjes u çaktivizua gjatë procedurës.

    Bëhet fjalë për fluturimin LX2110, i cili të martën ishte planifikuar të udhëtonte nga Cyrihu drejt Malagës në Spanjë, me një Airbus A220.

    Një pasagjer, i identifikuar nga gazeta “Blick” si Fabian B., ka treguar se gjatë përpjekjes së parë avioni fillimisht përshpejtoi, por pilotët më pas frenuan papritur dhe ndërprenë ngritjen.

    E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë përpjekjes së dytë. Sipas pasagjerit, kapiteni njoftoi përmes interfonit se leva e shtytjes kishte dalë nga pozicioni gjatë ngritjes.

    Pas një pritjeje të shkurtër, pilotët tentuan për herë të tretë të ngrinin aeroplanin, por edhe kjo përpjekje përfundoi me ndërprerjen e procedurës.

    Pasagjeri shprehu habinë për vendimin që të provohej sërish ngritja, duke thënë se, sipas vëzhgimeve të tij, mes përpjekjes së dytë dhe të tretë nuk kishte ardhur asnjë personel teknik në bord për të kontrolluar problemin. Megjithatë, ai pranoi se nuk mund të dinte nëse ndërkohë ishte kryer ndonjë kontroll teknik në distancë.

    Kapiteni u kishte thënë pasagjerëve se një situatë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë gjatë karrierës së tij 12-vjeçare.

    Swiss shpjegon shkakun e ndërprerjeve

    Kompania Swiss e konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se të tria përpjekjet për ngritje ishin ndërprerë gjatë lëvizjes në pistë, kur avioni kishte arritur shpejtësinë maksimale prej 50 kilometrash në orë, transmeton Telegrafi.

    Sipas kompanisë, shkak ishte çaktivizimi i sistemit automatik të kontrollit të shtytjes.

    Swiss shpjegoi se për identifikimin e shkaqeve të mundshme ishte përdorur një sistem që monitoron në kohë reale gjendjen teknike të avionit. Nga kjo analizë, sipas kompanisë, nuk ishin shfaqur gabime në sistem, prandaj ekuipazhi kishte vendosur të provonte edhe një herë ngritjen.

    Pas dështimit të përpjekjes së tretë, pasagjerët u kthyen në portë dhe u transportuan drejt Malagës me një aeroplan tjetër. Ata mbërritën në destinacion me rreth tri orë e gjysmë vonesë.

    Teknikët zbuluan problemin në avion

    Kontrollet teknike zbuluan më pas se çelësi për çaktivizimin e kontrollit automatik të shtytjes në aeroplanin fillestar ishte bllokuar.

    Si pasojë, sistemi automatik i kontrollit të shtytjes çaktivizohej gjatë përpjekjeve për ngritje. Për këtë arsye, u bë e nevojshme zëvendësimi i të gjithë mekanizmit të levës së shtytjes.

    Swiss shprehu keqardhje për incidentin dhe tha se e kupton pasigurinë që mund të kenë përjetuar pasagjerët.

    Kompania theksoi gjithashtu se pilotët e saj trajnohen rregullisht në simulatorë për manovra të tilla dhe se ndërprerja e ngritjes në rrethana të tilla është procedurë standarde, pasi siguria nuk vihet në kompromis./Telegrafi/

  • GTA 6 lansohet në Zelandën e Re, lojtarët e parë kanë nisur "aventurën e re"

    GTA 6 lansohet në Zelandën e Re, lojtarët e parë kanë nisur “aventurën e re”

    Loja shumë e pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) është tashmë e disponueshme në Zelandën e Re, ku lojtarët kanë nisur të eksplorojnë botën virtuale të saj.

    Rockstar Games ka zgjedhur një lansim gradual, sipas zonave kohore, duke bërë që Zelanda e Re të jetë ndër vendet e para ku loja është bërë e qasshme.

    Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojtarët në këtë vend mund ta luajnë GTA 6 në platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S.

    Në SHBA dhe vende të tjera në botë, lansimi digjital është planifikuar për mesnatën e 19 nëntorit, sipas kohës lokale.

    Ndërkohë, disa lojtarë në rajone të ndryshme thuhet se po provojnë një truk për ta aktivizuar lojën më herët, duke ndryshuar rajonin e konsolës së tyre Xbox në Zelandën e Re.

    Megjithatë, Rockstar dhe Microsoft nuk kanë konfirmuar nëse kjo metodë funksionon.

    Për momentin, nuk ka një datë zyrtare për lansimin e GTA 6 në kompjuterë (PC).

    Raportimet për një lansim të mundshëm në periudhën janar-mars 2027 mbeten të pakonfirmuara nga Rockstar Games.

    Kujtojmë se GTA VI ka gjeneruar mbi 1,5 miliard dollarë (rreth 1.35 miliard euro) ende pa u luajtur nga askush. /Telegrafi/

  • Masa të shtuara sigurie rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit pas kthimit në Kosovë

    Masa të shtuara sigurie rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit pas kthimit në Kosovë

    Ardhja e Jakup Krasniqit në Kosovë është përcjellë me masa të shtuara sigurie në zonën përreth shtëpisë së tij.

    Fotoreporteri i Telegrafit ka realizuar disa fotografi në vendngjarje, ku shihen forca të shumta të sigurisë të vendosura në afërsi të shtëpisë së Krasniqit, si dhe një perimetër i caktuar sigurie.

    Enhanced Security Measures About Jakup Krasniqi’s House After Return to Kosovo

    Krasniqi ka shkelur tokën e Kosovës vetëm dy herë që nga transferimi i tij në Hagë, në nëntor të vitit 2020.

    Sipas burimeve të Telegrafit, ai do të qëndrojë vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë.

    Kjo është hera e dytë që Krasniqi kthehet në vendlindje pas transferimit në Hagë. /Telegrafi/

  • Enhanced Security Measures About Jakup Krasniqi’s House After Return to Kosovo

    Enhanced Security Measures About Jakup Krasniqi’s House After Return to Kosovo

    Jakup Krasniqi’s arrival to Kosovo has been forwarded with added security measures to the area around his house.

    Telegrafi photo reporter has implemented several photos at the scene, where numerous security forces located near Krasniqi’s house are seen as well as a certain security perimeter.

    Enhanced Security Measures About Jakup Krasniqi’s House After Return to Kosovo

    Krasniqi has violated Kosovo’s land only twice since his transfer to The Hague in November 2020.

    According to Telegram sources, it will remain only during today’s day in Kosovo.

    This is the second time Krasniqi has returned to his homeland after moving to The Hague. /Telegraphy/

  • GTA 6 is launched in New Zealand, the first players started “ the new adventureR

    Long-awaited Grand Theft Auto V game I ( GTA 6 is already available in New Zealand, where players are starting to explore its virtual world.

    Rockstar Games has chosen a gradual launch, according to time zones, causing New Zealand to be among the first places where the game has become accessible.

    Thus, according to the foreign media, it sends out Telegrafi, players in this country can play GTA 6 on PlayStation 5 platforms and XCHS Xbox series.

    In the United States and other countries in the world, digital launch is scheduled for midnight on November 19th, local time.

    Meanwhile, some players in different regions are said to be trying a trick to activate the game earlier, changing their Xbox console region in New Zealand.

    However, Rockstar and Microsoft have not confirmed whether this approach works.

    At the moment, there is no official date for launching GTA 6 on computers ( PC).

    Reports of a possible launch in January-March 2027 remain unconfirmed by Rockstar Games.

    Remember that GTA VI has generated over $1.5 billion (about 1.35 billion euros) without being played by anyone. /Telegraph/

  • Dënohet me tetë muaj burg personi i cili djegi automjetet diplomatike bullgare në Shkup

    Dënohet me tetë muaj burg personi i cili djegi automjetet diplomatike bullgare në Shkup

    Igor Dashkovski Stojanovski, i akuzuar për djegien e automjeteve diplomatike përpara Ambasadës Bullgare, u dënua me tetë muaj burg. Duke pasur parasysh se ai ka qenë në paraburgim që nga qershori, ai ka ende disa muaj burg dhe duhet t’i paguajë ambasadës rreth 3.300 euro dëmshpërblim.

    “Ju dënoj me tetë muaj burg në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 i Kodit Penal, koha e kaluar në paraburgim llogaritet gjithashtu nga data 15.06.2026”, tha gjykatësi, përcjell “Sloboden Peçat”.

    Duke pasur parasysh se ai u deklarua fajtor, në gjyq nuk u paraqitën prova dhe nuk u zbulua asnjë motiv. Avokatja e të akuzuarit tha se ishte e kënaqur me vendimin.

    I akuzuari për zjarrvënien e dy automjeteve diplomatike në Ambasadën Bullgare në Shkup u deklarua fajtor për krimin që kreu më 15 qershor të këtij viti.

    “Ndihem fajtor dhe e pranoj plotësisht fajin tim. E mora vetë vendimin”, i tha i akuzuari në gjykatë./Telegrafi/

  • LEX | “Na mbajtën të lidhur për radiator deri në mëngjes” – Valon Berisha dëshmon në gjykimin ndaj Boban Toniqit

    LEX | “Na mbajtën të lidhur për radiator deri në mëngjes” – Valon Berisha dëshmon në gjykimin ndaj Boban Toniqit

    LEX | “Na mbajtën të lidhur për radiator deri në mëngjes” – Valon Berisha dëshmon në gjykimin ndaj Boban Toniqit

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Valon Berisha rrëfeu se si, gjatë luftës, ishte dërguar nga Hani i Elezit në një stacion të improvizuar policor në Kaçanik, ku tha se e kishin mbajtur të lidhur për radiator gjatë gjithë natës dhe e kishin keqtrajtuar. Ai dëshmoi në gjykimin ndaj ish-gardianit Boban Toniq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

    Berisha tha se ishte dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që autoritetet e atëhershme i kishin cilësuar si terrorizëm. Duke rrëfyer për natën në Kaçanik, ai tha se keqtrajtimet vazhduan deri në mëngjes dhe se i maltretonin ata që hynin e dilnin nga stacioni.

    Dëshmitari përmendi edhe një komandant policie në Han të Elezit, të cilin e identifikoi si “Boga”. Berisha tha se ai i kishte torturuar dhe se ishte vrarë gjatë luftës.

    Berisha rrëfeu se gjatë bombardimeve mbahej në Burgun e Mitrovicës. Sipas tij, prej andej të burgosurit i morën me autobusë dhe i dërguan në Burgun e Nishit.

    Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën ndaj Toniqit më 31 dhjetor 2025. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe i paraleles së tij në Lipjan, mori pjesë në keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë gjatë luftës. Një pjesë e aktakuzës trajton dhunën e pretenduar ndaj të burgosurve pas transferimit të tyre nga Dubrava në Lipjan.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sveçla: Aplikimet për lejeqëndrim mund të bëhen online nga sot

    Sveçla: Aplikimet për lejeqëndrim mund të bëhen online nga sot

    Aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës, nga sot mund të realizohen online përmes platformës shtetërore e-Kosova.

    Burimi: Dukagjini

  • Dyshohet për një vrasje në Suharekë

    Dyshohet për një vrasje në Suharekë

    Dyshohet për një vrasje në Suharekë

    Një person dyshohet se është vrarë në Suharekë.

    Kështu mëson gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani nga burimet e saj.

    Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen.

    Klankosova.tv është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës rreth rastit

  • Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

    Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

    Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

    “Promise Me, America” u botua pak para ditëlindjes së 84-të të ish-presidentit amerikan, ndërsa ai po përballet me kancer të avancuar

    Në librin e ri të kujtimeve, Joe Biden kritikon ashpër Volodymyr Zelenskyn, i cili e ka udhëhequr Ukrainën gjatë katër vjet e gjysmë luftë kundër Rusisë. Sipas Bidenit, presidenti ukrainas ishte “i vështirë për të punuar me të”, “i luhatshëm në disponim dhe kokëfortë në bisedat tona private” dhe “jo aq mirënjohës sa prisja” për mbështetjen diplomatike dhe ndihmën ushtarake amerikane, shkruan The Guardian.

    Libri i kujtimeve i Biden, Promise Me, America, u botua të martën, pak para ditëlindjes së tij të 84-të, ndërsa ai po përballet me kancer të avancuar të prostatës. Libri, kryesisht një lavdërim i arritjeve gjatë mandatit të tij, me pak pranime të dështimeve, të cilat përfundimisht kulmuan me vlerësimin e vetë partisë së tij se ai nuk ishte i përshtatshëm për detyrën dhe me detyrimin për t’u tërhequr nga gara e vitit 2024 kundër Donald Trump, nuk është pritur mirë nga kritikët.

    Lufta në Ukrainë zë një pjesë të madhe të mesit të librit. Duke përshkruar bisedimet zhgënjyese me Vladimir Putinin, presidentin rus, Biden rrëfen zhvillimet që çuan në luftë dhe bashkëpunimin SHBA-Ukrainë nga pushtimi i shkurtit 2022 deri në largimin e tij nga detyra në janar 2025.

    Portreti i tij për Zelenskyn nuk është tërësisht negativ.

    “Kam pasur shqetësime se presidenti Zelensky, i cili vinte nga një prejardhje kaq e pazakontë [si komedian dhe aktor], mund të mos kishte cilësitë e duhura për një krizë si kjo”, shkruan Biden. “Kjo nuk ishte komedi televizive”. Por, ish-presidenti shton se u impresionua nga qëndrueshmëria e Zelenskyt dhe se ishte “i kënaqur që shqetësimet e mia rezultuan të pabazuara”.

    Biden gjithashtu vlerëson aftësitë komunikuese të Zelenskyt dhe e përshkruan vizitën e tij sekrete në Kyiv në shkurt të vitit 2023, kur djali i atëhershëm 10-vjeçar i Zelenskyt ia dhuroi Bidenit një vizatim të një sistemi të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga SHBA-ja dhe mesazhin: “Faleminderit që e ndihmoni babanë tim të na shpëtojë të gjithëve”.

    Por këto lavdërime zbehen nga vlerësimi i Bidenit për Zelenskyn si përfitues të mbështetjes amerikane.

    Bideni shkruan: “Sigurisht, ishim krenarë për aleatët tanë ukrainas. Por duhet ta pranoj se mund të ishte e vështirë të punohej me Zelenskyn”.

    “Sa të guximshëm ishin ai dhe ukrainasit, ata e testuan durimin tonë në shumë raste, duke kërkuar më shumë armatime dhe para. Shtetet e Bashkuara kanë burime të jashtëzakonshme, por ato nuk janë të pakufizuara. Populli amerikan duhet ta dijë: ne morëm një kthim të mirë nga investimi ynë; pothuajse të gjitha paratë u shpenzuan në Shtetet e Bashkuara për sistemet tona të armëve, një shpenzim që çoi në më shumë vende pune brenda vendit”.

    “Zelensky mund të ishte i luhatshëm në disponim dhe kokëfortë në bisedat tona private, dhe jo aq mirënjohës sa do të prisja. Kjo mund të ishte zhgënjyese dhe unë ia bëra të qartë këtë pa asnjë ekuivok. Megjithatë, refuzova t’i braktisja ukrainasit, të cilët kishin një shpirt të jashtëzakonshëm luftarak. Edhe Zelensky e kishte këtë shpirt”.

    Vlerësimi i Bidenit sjell jehona të pakëndshme të sjelljes së Trumpit dhe JD Vance, të cilët e fyen dhe e nënçmuan Zelenskyyn në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2025, duke e akuzuar se ishte gjoja mosmirënjohës dhe “i pasjellshëm”. Edhe zyrtarë të lartë të administratës Trump e kanë fyer Zelenskyyn. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, sipas raportimeve e kishte quajtur atë “një bastard të vogël”, “fëmijë me nevoja të veçanta” dhe “Mr Bean nën ndikimin e kokainës”.

    Në përgjigje të sulmeve të Trumpit, Zelensky i tha Fox News: “Jam mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe Kongresit, për mbështetjen dypartiake, dhe gjithmonë kam qenë shumë mirënjohës në emër të të gjithë popullit tonë”.

    Një vit e gjysmë më vonë, duke vazhduar ta udhëheqë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, Zelensky po përpiqet gjithashtu të negociojë paqen, ndërsa synon ta pengojë Trumpin të bëjë shumë lëshime ndaj Rusisë. Zelensky nuk komentoi menjëherë vlerësimin e Biden.

    Burimi: Insajderi