Category: Lajme

  • Emocionuese: Momenti kur Jakup Krasniqi takon familjarët në shtëpinë e tij

    Emocionuese: Momenti kur Jakup Krasniqi takon familjarët në shtëpinë e tij

    Emocionuese: Momenti kur Jakup Krasniqi takon familjarët në shtëpinë e tij

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku është pritur nga familjarët.

    Pamjet tregojnë momentin emocionues kur Krasniqi mbërrin në shtëpi dhe takohet me familjarët e tij.

    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë autorizuar vizitën e Krasniqit në Kosovë për arsye humanitare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

    Burimi: Insajderi

  • Exciting: The moment when Jakup Krasniqi meets family members in his home

    Former Kosovo Assembly Chairman Jakup Krasniqi has arrived at his home in Pristina, where he is hosted by family members.

    Images show the exciting moment when Krasniqi arrives home and meets with his family members.

    Specialised Chambers in The Hague have authorised Krasniqi’s visit to Kosovo for humanitarian reasons, After his wife’s health deteriorated, Sevdije Krasniqi.

    Source Layer: Insander

  • Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës

    Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës

    Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës

    Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.

    Lidhur me këtë vizitë, Dhomat e Specializuara të gjykatës me seli në Hagë, kanë dhënë detaje për Klankosova.tv, duke konfirmuar se ajo është miratuar për arsye humanitare.

    “Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së.

    Sipas Dhomave të Specializuara, kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që një person i paraburgosur realizon në Kosovë, me urdhër të gjykatësve për arsye humanitare.

    “Kur një i paraburgosur parashtron një kërkesë të tillë, gjykatësi ose gjykatësit që janë të angazhuar me ҫështjen gjyqësore, vlerësojnë me urgjencë dhe ndjenjë dhembshurie të nevojshme të gjitha rrethanat  lidhur me parashtrimin e kërkesës. Ata e marrin vendimin sipas kornizës juridike të DHSK-së dhe normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e kësaj gjykate për Klankosova.tv.

  • Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

    Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

    Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

    I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës, Kurti ka hezituar të deklarohet, duke mos dhënë ndonjë qëndrim.

    Dje, Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv

    Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Christopher Gosnell, në seancën e mbajtur të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në këtë proces gjyqësor, krahas Thaçit, janë akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, i cili u dënua me 12 muaj burgim, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj i cili u shpall i pafajshëm, Fadil Fazliu me 12 muiaj burgin dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me një muaj burgim.

  • Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t'i vihej Ukrainës

    Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

    Shërbimet e inteligjencës ruse, sipas raportimeve, planifikuan një operacion sabotimi në territorin polak, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit, në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, me synimin për t’ia hedhur fajin Ukrainës.

    Gazeta polake “Rzeczpospolita”, sipas mediave ukrainase, citon burime të nivelit të lartë, të lidhura me shërbimet ushtarake dhe të sigurisë të Polonisë, të cilat janë në dijeni për një operacion të zhvilluar gjatë dy javëve të fundit për të parandaluar komplotin rus, përcjell Telegrafi.

    “Rzeczpospolita” raportoi se shërbime inteligjence partnere e kishin paralajmëruar Varshavën për operacionin e planifikuar, ndërsa analistët e inteligjencës polake kishin identifikuar gjithashtu shenja të këtij kërcënimi.

    “Kishim informacione për vendet specifike që do të sulmoheshin. Plani rus parashikonte viktima të shumta”, ka thënë një nga burimet e gazetës.

    Siç theksohet më tej, shërbimet polake të inteligjencës ndërmorën veprime pasi oficerë të inteligjencës ruse, përgjegjës për koordinimin e operacioneve të sabotimit, u shfaqën në anën ruse të kufirit.

    Operacione të tilla planifikohen dhe koordinohen kryesisht nga agjencia ruse e inteligjencës ushtarake, GRU.

    Në fund të tetorit, forcat policore në zonat kufitare me Rusinë u përforcuan me efektivë nga pjesë të tjera të Polonisë.

    Gjithashtu, pikat e Rojës Kufitare morën përforcime, ndërsa në zonë u dislokuan oficerë shtesë të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

    “Qëllimi ishte parandalimi, por edhe sigurimi i kapacitetit për të ndërmarrë veprime paraprake”, ka theksuar një burim i njohur me detajet.

    Gazeta e pyeti Tomasz Siemoniak, Ministrin-Koordinator të Shërbimeve Speciale të Polonisë, nëse rusët kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist në Poloni, në një vend ku mund të kishte pasur një numër të madh njerëzish.

    “Nuk e di përgjigjen për atë pyetje, sepse duhet t’i pyesni rusët. Dhe ata zakonisht nuk e pranojnë se planifikojnë veprime të tilla. Edhe nëse kemi informacione të tilla, ne nuk i ndajmë ato”, u përgjigj ai.

    Siemoniak shtoi: “Nëse kemi ndërmarrë masa të caktuara, kjo ndodhi sepse e konsideruam kërcënimin si real”.

    “Sipas mendimit tim, të gjitha masat e marra në këtë rast ishin të përshtatshme. Provat në dispozicion tregonin se kërcënimi ishte vlerësuar si real”, ka thënë ministri. /Telegrafi/

  • Ndërpritet seria e San Antonios, fitojnë Lakers dhe Minnesota

    Ndërpritet seria e San Antonios, fitojnë Lakers dhe Minnesota

    Ndërkohë, spektakël dhe emocione ka pasur edhe në ndeshjet e tjera, ku Los Angeles Lakers dhe Minnesota Timberwolves triumfuan pas përmbysjeve dramatike.

    Detroit Pistons arriti një fitore të rëndësishme në Teksas, duke ndërprerë ecurinë fantastike të San Antonios, që kishte regjistruar 12 triumfe radhazi.

    Fitore bindëse në udhëtim realizoi edhe Utah Jazz, që dominoi përballë Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultat 132:107 në Kaliforni.

    Ndërkohë, New York Knicks vazhdon të mbështetet te dyshja Jalen Brunson dhe Karl-Anthony Towns. Të dy ishin vendimtarë në fitoren 111:102 ndaj Toronto Raptors.

    Një përballje tejet dramatike u zhvillua mes Minnesota Timberwolves dhe Portland Trail Blazers. Minnesota arriti të përmbyste disavantazhin dhe të fitonte me vetëm një pikë diferencë, 106:105, duke e vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.

    Emocione të mëdha pati edhe në Los Angeles, ku Lakers regjistruan një tjetër fitore me përmbysje, duke mposhtur Charlotte Hornets me rezultat 118:114 pas vazhdimeve.

    Charlotte kishte krijuar epërsi prej 13 pikësh gjatë periodës së katërt, por Lakers reaguan në momentet vendimtare dhe arritën ta dërgonin ndeshjen në vazhdime. Aty shkëlqyen Quentin Grimes dhe Luka Dončić, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores.

    Rezultatet në NBA

    Toronto Raptors – New York Knicks     102:111

    San Antonio Spurs – Detroit Pistons      93:105

    Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 106:105

    LA Clippers – Utah Jazz        107:132

    LA Lakers – Charlotte Hornets 118-114

    Burimi: RTKLive

  • San Antonio’s series shuts down, Lakers and Minnesota win

    Meanwhile, there was also a show and emotion in other games, where Los Angeles Lakers and Minnesota Timberwes triumphed after the dramatic collapses.

    Detroit Pistons won an important victory in Texas, disrupting San Antonio’s fantastic performance, which had recorded 12 consecutive triumphs.

    The convincing victory on the journey also resulted in Utah Jazz, who dominated Los Angeles Clippers, triumphing with 132:107 in California.

    Meanwhile, New York Knicks continues to rely on Janen Brunson and Carl-Anthony Towns. Both were crucial to victory 111:102 over Toronto Raptors.

    A dramaticly dramatic confrontation developed between Minnesota Timberwes and Portland Trail Blazers. Minnesota managed to overthrow the disadvantage and win by just one point, 106:105, putting the match in the last seconds.

    Great emotion also took place in Los Angeles, where Lakers recorded another flood victory, defeating Charlotte Hornes, with a result of 118:114 after follow.

    Charlotte had created 13 points ahead during the fourth period, but Lakers reacted at crucial times and managed to send the match forward. There they shone Quentin Grimes and Luca Dončei, leading the team to victory.

    NBA results

    Toronto Raptors New York Knicks 102:11

    San Antonio Slurs Detroit Pistons 93:105

    Minnesota Timberwes Portland Trail Blazes 106:105

    LA Clippers Utah Jazz 107:132

    LA Lakers.

    Source Layer: RTKLive

  • “Human” shpallet fjala e vitit 2026 nga Cambridge Dictionary, në fokus frika nga inteligjenca artificiale

    “Human” shpallet fjala e vitit 2026 nga Cambridge Dictionary, në fokus frika nga inteligjenca artificiale

    Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë, mendojnë dhe komunikojnë, Cambridge Dictionary zgjedh fjalën “Human” si simbol të debatit për dallimin mes njeriut dhe makinës.

    Burimi: Dukagjini

  • Heuman’s word is proclaimed in 2026 by Cambridge Dictionary, focused on fear of artificial intelligence

    At a time when artificial intelligence is changing the way people work, think, and communicate, Cambridge Dictionary selects the word “Human” as a symbol of the debate on the difference between man and machine.

    Source Layer: Dukeagini

  • Berisha rikthehet dhe merr fjalën në foltore, Rama i ‘kthen’ borxhin dhe largohet nga salla e Kuvendit

    Berisha rikthehet dhe merr fjalën në foltore, Rama i ‘kthen’ borxhin dhe largohet nga salla e Kuvendit

    Pas përfundimit të fjalimit të tij në Kuvend për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla.

    Ndërsa Rama mbylli fjalimin, Sali Berisha u rikthye në foltore dhe mori fjalën. Ndërkohë, në momentin që Rama nisi fjalimin, Berisha, së bashku me deputetët e tij, u largua nga punimet e seancës.

    Rama duket se i “ktheu” borxhin rivalit të tij politik, duke u larguar nga salla pasi Berisha mori sërish fjalën në seancë. /Tch/