Category: Lajme

  • Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

    Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

    Një ilaç eksperimental, i ngjashëm me Viagrën, ka treguar rezultate premtuese në ngadalësimin e përkeqësimit të kujtesës dhe aftësive njohëse te personat në fazat e hershme të Alzheimerit.

    Burimi: Dukagjini

  • The new hope of Alzheimer’s, the Viagralike medicine, produces promising results in the study

    An experimental drug, similar to Viagra, has shown promising results in slowing down memory and cognitive skills in the early stages of Alzheimer’s.

    Source Layer: Dukeagini

  • I couldn’t afford to tear down the brother after he was allowed to meet Jakup Krasniqi

    Daut Krasniqi, Jakup Krasniqi’s brother, has been tearful as he spoke of his brother, who has come to Kosovo from The Hague for family visit.

    Asked whether he was aware of his arrival and if he had managed to meet him, Daut Krasniqi answered briefly: I couldn’t see. Sen, södi.

    He spoke out of emotion about his brother, failing to hold back his tears.

    Source Layer: Insander

  • “Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

    “Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

    “Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

    Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në Kosovë nga Haga për vizitë familjare.

    I pyetur nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.

    Ai foli mes emocionesh për vëllain e tij, duke mos arritur t’i mbante lotët.

    Burimi: Insajderi

  • Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian

    Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian

    Brukseli synon të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit për vitin 2027, ndërsa shlyerja e kredisë parashikohet të bëhet përmes dëmshpërblimeve që Rusia mund t’i paguajë Ukrainës për dëmet e luftës.

    Burimi: Dukagjini

  • Von der Leeyen proposes 45 billion-euro loans to Ukraine, financing through joint European debt

    Brussels aims to cover most of Kiev’s financial needs for 2027, while the write-off is designed to be made through damages Russia can pay Ukraine for war damages.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vizita në Kosovë e Jakup Krasniqit: "Nuk mujta me pa", përlotet vëllai i tij (VIDEO)

    Vizita në Kosovë e Jakup Krasniqit: “Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai i tij (VIDEO)

    Vizita në Kosovë e Jakup Krasniqit: "Nuk mujta me pa", përlotet vëllai i tij (VIDEO)

    Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në Kosovë nga Haga për vizitë familjare, njofton Klankosova.tv.

    I pyetur nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.

    Ai foli mes emocionesh për vëllain e tij, duke mos arritur t’i mbante lotët.

  • Momenti emocionues kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi (VIDEO)

    Momenti emocionues kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi (VIDEO)

    Momenti emocionues kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi (VIDEO)

    Jakup Krasniqi është pritur me emocione në shtëpinë e tij në Velani, në vizitën e dytë në Kosovë, që nga transferimi në Hagë.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka siguruar pamjet nga momenti prekës kur vajzat e presin me përqafim babanë.

  • Xi Jinping e pret Trumpin në aeroport

    Xi Jinping e pret Trumpin në aeroport

    Xi Jinping e pret Trumpin në aeroport

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e mirëpriti presidentin amerikan, Donald Trump, në Shenzhen, me një përqafim në pistën e aeroportit.

    Korrespondenti i BBC-së e përshkruan këtë si një moment të mirëmenduar diplomatik, përmes të cilit Kina synon t’i bëjë nderime liderit amerikan.

    Ky takim vjen në prag të një takimi historik trepalësh mes dy liderëve dhe presidentit rus, Vladimir Putin, i cili pritet të mbahet të enjten.

    Më herët, Xi Jinping mirëpriti edhe Putinin në Kinë, duke e cilësuar atë si një “mik të vjetër”./Klankosova.tv

  • Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët

    Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët

    Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ajo synon uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare, lehtësimin e barrës fiskale për shtresën e mesme dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe qytetarët në nevojë.

    “Partia Socialiste e Shqipërisë falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë me këtë buxhet ul drejtëperdrejtë koston e jetesës për familjet shqiptare duke lehtësuar barren fiskale për shtresën e mesme dhe duke rritur mbështetjen për pensionistët dhe ata në nevojë.

    E nis nga kjo sepse e kemi degjuar shpesh sikur këto masa ishin çështje dëshirash. Janë kundërvënë sikur ne se kishim dëshirën për ti marrë më parë këto masa. Arsyeja pse shumica n na kanë votuar dhe do vazhdojnë të na voitojë qëndron tek e vërteta që ndan shqiptarët që janë jashtë kësaj salle me këta që janë në sallë, që s’kanë lidhje me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha kryeministri, raporton euronews.al.

    Rama u ndal gjithashtu te masat për uljen e taksave mbi produktet bazë dhe karburantin, si dhe rritjen e pensioneve, duke argumentuar se realizimi i këtyre zotimeve është bërë i mundur falë rritjes së ekonomisë dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit.

    “Mos i bëni shqiptarët për budallenj se shqiptarët të japin ujë në bishtin e lugës. Dëshirën për të ulur taksat e ushqimeve bazë e kemi pasur që në krye të herës dhe e kemi të shkruar në programin bazë të këtyre mandateve. Dëshirën për të lehtësuar barrën e karburantit, arsyeja pse barra ka qene më e lartë sesa në vendet e rajonit është se në strukturën e çmimit ne kemi ende sot por nuk do kemi më duke filluar nga 1 janari, taksën e qarkullimit.

    Dëshirën për të rritur pensionet, për ata që duan të kenë mundësinë të jetojnë këtu, e kemi pasur me kohë por nuk janë dëshirat që mbushin arkën e shtetit, që përcaktojnë rrugën e një qeverisjeje, nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë por është ekonomia që mbush arkën e shtetit, që përcakton shpejtësinë e rrugës, që e bën qeverinë më të mirë kur ajo ka mundësi të rishpërndajë më shumë. Ndryshimi mes asaj që do të bësh dhe asaj që je në gjendje të bësh, është dallimi mes premtimeve që mbeten në ajër dhe zotimeve që nuk harrohen por që me këmbëngulje përmbushen duke mbushur arkën e shtetit për ti mbajtur ato zotime”, tha Rama.