Category: Lajme

  • Aktivistet kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn: Të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit

    Aktivistet kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn: Të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit

    Aktivistja Qëndresa Hyseni bëri të ditur se në kuadër të komisionit kanë nisur intervistimet, ndërsa në listën e personave të ftuar përfshihen edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë rast.

    Hyseni theksoi se kërkesa kryesore e aktivisteve është që të gjithë personat që kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre të mbajnë përgjegjësi dhe të ndiqen penalisht.

    Ajo kundërshtoi gjithashtu vendimin për zhvillimin me dyer të mbyllura të një pjese të intervistimeve në Komisionin Hetimor, duke vlerësuar se kjo mund të pengojë transparencën dhe informimin e publikut për çështjet që lidhen me rastin.

    Sipas Hysenit, mbajtja e intervistimeve larg syrit të publikut mund të ndikojë në mënyrën se si trajtohen përgjegjësitë institucionale dhe në kërkimin e drejtësisë për Arlindën.

    Aktivistet paralajmëruan se nuk do të ndalen së kërkuari përgjegjësi dhe ndëshkim për të gjithë personat që, sipas tyre, kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre në këtë rast.

    Burimi: RTKLive

  • Protestë para Kuvendit për rastin e Arlinda Zekajt, kërkohet transparencë nga Komisioni Hetimor

    Protestë para Kuvendit për rastin e Arlinda Zekajt, kërkohet transparencë nga Komisioni Hetimor

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po proteston para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në kohën kur Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje, pritet të intervistojë pesë dëshmitarë.

    Burimi: Dukagjini

  • Për shkak të të miturit, me shumicë votash mbyllet dëgjimi në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Për shkak të të miturit, me shumicë votash mbyllet dëgjimi në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toskë Gega, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

    Ky vendim është marrë pas kërkesës së vetë menaxheres së rastit dhe diskutimeve të anëtarëve të komisionit, të cilët paraqitën qëndrime të ndryshme lidhur me transparencën e dëgjimit dhe mbrojtjen e të dhënave të të miturit.

    Gega kërkoi që dëgjimi të mbahet pa praninë e mediave, duke theksuar ndjeshmërinë e rastit dhe trajtimin e rastit që përfshin një të mitur.

    “E kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbyllura, për arsyeje se është në pyetje një i mitur, rasti është shumë i ndjeshëm”, tha Gega.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, propozoi që dëgjimi të jetë i hapur për pyetjet e përgjithshme, ndërsa të mbyllet në momentin kur diskutohen çështjet që lidhen me të miturin.

    “Për pyetje të përgjithshme unë jam që takimi të jetë i hapur, kur kalojmë në pyetje për të miturin, pajtohem që të mbyllet. Unë kam disa pyetje të përgjithshme pa hyrë tek rasti”, tha Rrustemi.

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, vlerësoi se është e vështirë të ndahen pyetjet e përgjithshme nga ato që mund të përmbajnë informacione për të miturin. Ajo propozoi që vetëm diskutimi për natyrën e punës së menaxheres të jetë publik.

    “Meqë pyetjet do t’i bëjmë një pas një, vlerësoj që jo secili nga ne mund ti ndajmë pyetjet e përgjithshme nga pyetjet që do të kenë informacione për të miturin, andaj i vetmi diskutim që mundet të jetë publik është informacionet për punën që e bënë, pjesa tjetër e mbyllur”, tha ajo.

    Në anën tjetër, deputeti Eman Rrahmani kërkoi që komisioni të jetë i hapur për publikun, me përjashtim të përgjigjeve që përmbajnë informacione të ndjeshme për rastin.

    “Ky komision duhet të jetë i hapur përveç në përgjigjet që i vlerësoni që ato duhet të jepen në seancë të mbyllur, kur ju vlerësoni se nuk mund të përgjigjeni para mediave për shkak të rastit edhe në raport me të ndjerën dhe fëmijën. Përgjegjësia që duhet të nxjerrim nga kjo nuk e përjashton mundësinë e diskutimit dhe jepjes shembull tek opinioni”, tha Rrahmani.

    Ndërsa, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi propozoi që të gjitha dëgjimet e personave që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me viktimën dhe të miturin të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa ato të zinxhirit komandues dhe mbikëqyrës të jenë publike.

    “Propozimi im që çdo palë që ka kontakt direkt me rastin e të miturit dhe viktimës me qenë të mbyllura, ndërsa zinxhiri komandues dhe mbikëqyrës të jenë të gjitha të hapura. Unë përkrahi seancën e mbyllur, të gjitha pyetjet që kam kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.

    Pas këtyre diskutimeve, komisioni votoi me shumicë që dëgjimi i menaxheres së rastit, Toskë Gega, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

    Pas menaxheres së rastit, do të intervistohen edhe Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS, Shpat Morina, zyrtar i QPS-së, Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë, si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

    Për të njëjtit do të merren vendime se a do të mbahen të mbyllura./kp/

  • Luis Suarez flet hapur për të ardhmen e tij dhe Lionel Messit

    Luis Suarez flet hapur për të ardhmen e tij dhe Lionel Messit

    Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e tij në futboll dhe mundësinë që karrierën ta përfundojë në të njëjtën kohë me mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi.

    Në një intervistë në emisionin “Tot Costa”, sulmuesi veteran e trajtoi me humor mundësinë e tërheqjes së tyre nga futbolli, duke theksuar se energjia dhe dëshira e madhe e yllit argjentinas për të vazhduar të luajë mund ta bëjnë atë të jetë i pari që do t’i japë fund karrierës.

    “Leo ka shumë energji dhe një dëshirë të madhe për të vazhduar të luajë, kështu që në një moment ndoshta do të më duhet t’i them: ‘Miku im, ti vazhdo. Unë këtu e kam fundin’”, u shpreh Suarez.

    Megjithatë, pavarësisht se të dy po i afrohen fazës së fundit të karrierës, uruguaiani bëri të qartë se asnjëri prej tyre nuk po mendon të pensionohet në një të ardhme të afërt.

    “Për momentin, të dy jemi të lumtur, po e shijojmë futbollin dhe ndihemi mirë fizikisht”, deklaroi golashënuesi uruguaian.

    Suarez dhe Messi kanë ndarë një pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre, fillimisht te Barcelona, ndërsa më pas janë ribashkuar te Inter Miami, ku vazhdojnë të luajnë së bashku. /Telegrafi/

  • Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor mbyll dyert për intervistimin e menaxheres së QPS-së në Pejë

    Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor mbyll dyert për intervistimin e menaxheres së QPS-së në Pejë

    Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor mbyll dyert për intervistimin e menaxheres së QPS-së në Pejë

    Me shumicë votash, Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka vendosur që intervistimi i Toska Gegës, menaxhere në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun.

    Kërkesën për mbylljen e seancës e paraqiti vetë Gega, duke arsyetuar se gjatë dëshmisë do të trajtohet edhe një çështje që përfshin një të mitur.

    “Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbylluara për arsye së në pyetje është një i mitur”, tha ajo.

    Lidhur me këtë kërkesë pati qëndrime të ndryshme nga deputetët anëtarë të Komisionit.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pjesa e parë e intervistimit, të cilën e cilësoi si më të përgjithshme, të zhvillohej në seancë të hapur për publikun.

    Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, u shpreh se puna e Komisionit duhet të jetë transparente dhe se seanca duhet të mbyllet vetëm në ato pjesë ku vlerësohet se është e nevojshme.

    “Ky komisin duhet me qenë i hapur përveç në ato përgjigje që ju vlerësoni që duhet të jetë i mbyllur”, tha ai.

    Megjithatë, pas votimit, Komisioni vendosi që intervistimi i Gegës të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda Zekaj case: Investigative Commission Shuts Doors for interviewing QPS Manager in Pec

    By majority, the Parliamentary Investigative Commission for the murder case of Arlinda Zekaj has decided that interviewing Toska Gega, manager at the Centre for Social Work ( QPS) in Pec, to develop by closed doors to the public.

    The call for closure of the session was presented by Gega himself, reasoning that an issue involving a minor will be discussed during the testimony.

    I have a request that the commission be held on closed doors for questioning is a minor, she said.

    In this request, there were different positions by the commission’s member deputies.

    Vetevendosje Movement MP Adnan Rrustemi demanded that the first part of the interview, which he described as more general, be held at an open session for the public.

    Meanwhile, the deputy The PDK, Eman Uniman, said the Commission’s work should be transparent and that the session should be closed only in areas where it is estimated necessary.

    This compass should be open except in those answers you appreciate must be closed, he said.

    After the vote, however, the Commission decided that the Gega interview should be held by doors closed to the public.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nëntë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

    Nëntë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

    Nëntë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

    Policia ka njoftuar se nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa komuna të Kosovës në 24-orët e fundit, derisa në shumicën prej tyre viktima janë gra dhe të dyshuar burra, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

    Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste në total. 

    Në rastin e parë, një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës nga një burrë, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Ndërkaq, në rastin e dytë, një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje më 12 nëntor. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar edhe një burrë tjetër, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në Podujevë, një grua ka raportuar në polici se ishte viktimë e dhunës në familje nga një burrë. Pas intervistimit, viktima është larguar nga shtëpia, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim policor.

    Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Pejë. Një grua ka njoftuar policinë se ishte viktimë e dhunës nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe është larguar nga lokacioni ku ndodhej.

    Në Gjakovë, një grua ka raportuar se ishte kanosur përmes telefonit nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në Rahovec, një grua ka raportuar se një burrë kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe personave të tjerë. I dyshuari, i cili sipas policisë ishte nën ndikimin e alkoolit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Një rast tjetër është regjistruar në Malishevë, ku një grua ka raportuar se një burrë kishte shkuar në lokalin ku ajo punonte dhe e kishte kanosur verbalisht. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    Përveç këtyre rasteve, në Ranillukë është raportuar edhe dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, një burrë është sulmuar nga dy persona. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Burimi: Insajderi

  • Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) arrestoi të martën një zyrtar policor të Stacionit Policor në Ferizaj, i dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe vepra të tjera penale.

    Sinjali raporton se polici i arrestuar është Leon Ramadani. Ai dyshohet se gjatë vitit 2026, jashtë orarit të punës, ka organizuar bixhoz të paligjshëm online dhe skema piramidale.

    IPK-ja dyshon gjithashtu se ai ka pasur në posedim një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën më pas ia ka shitur një personi tjetër. Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar ndalim prej 48 orësh.

    Gjatë hetimeve u bastisën shtatë lokacione. Aty u sekuestruan dy revole, një armë gjahu, dy thika dhe municion i llojeve të ndryshme. Si të dyshuar për shitblerje armësh u intervistuan edhe gjashtë qytetarë. Hetimet ndaj tyre vazhdojnë në procedurë të rregullt.

    IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që ta suspendojë zyrtarin.

    Burimi: Insajderi

  • This is the police arrested for online gambling, allegedly selling weapons.

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK on Tuesday arrested a police official at the Ferizaj Police Station, suspected of organising illegal gambling and other criminal acts.

    The signal reports that the arrested police officer is Leon Ramadani. During 2026, he allegedly organised online illegal gambling and pyramid schemes.

    The IPK also suspects that he owned a long Kalashnikov-type weapon, which he later sold to another person. At the prosecutor’s decision, he was assigned a 48-hour ban.

    Seven locations were raided during the investigation. There two guns, a hunting gun, two knives and ammunition of various kinds were seized. Six other citizens were interviewed as suspects in arms trading. Investigations against them continue in regular procedure.

    The IPK has recommended that the Kosovo Police suspend the official.

    Source Layer: Insander

  • “Më thirri për kafe”- Rrëfimi i 28 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga i dashuri në motel

    “Më thirri për kafe”- Rrëfimi i 28 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga i dashuri në motel

    Një takim që duhej të ishte një dalje e zakonshme për kafe është kthyer në një rast të rëndë që po hetohet nga Policia në Graçanicë.

    Një 28-vjeçare ka denoncuar se i dashuri, me të cilin ishte në lidhje prej vetëm tri javësh, e kishte dërguar në një motel në Llapnasellë, pavarësisht refuzimit të saj, dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 15:45, ndërsa viktima, e identifikuar me inicialet D.K., e ka denoncuar rastin në Polici mbrëmjen e 16 nëntorit.

    Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja ka deklaruar se i dashuri kishte shkuar ta merrte nga shtëpia me veturë, me qëllimin që të dilnin për kafe.

    Por gjatë rrugës, ai i kishte thënë se do të shkonin në motel, kërkesë të cilën ajo e kishte refuzuar.

    Pavarësisht kundërshtimit të saj, sipas denoncimit, i dyshuari kishte vazhduar drejt motelit “Delfin” në Llapnasellë dhe kishte hyrë me veturë në garazhin e objektit.

    Pasi ishte mbyllur dera e garazhit, ai i kishte thënë se vetëm do të bisedonin.

    Ajo ka deklaruar se kishte hezituar të hynte në dhomë, por i dyshuari e kishte kapur për dore dhe e kishte futur brenda, ku pretendohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

    Pas ngjarjes, sipas deklarimit të viktimës, ai e kishte kthyer me veturë deri në afërsi të shtëpisë.

    Hetuesit kanë dalë në motelin ku kanë mbledhur informacione nga kamerat e sigurisë.

    Nga të dhënat e siguruara është identifikuar një veturë BMW me ngjyrë të bardhë, të cilën, sipas informacioneve, e drejtonte personi i dyshuar.

    Pas intervistimit të viktimës, hetuesit kanë kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që ajo t’i nënshtrohej ekzaminimit mjekësor.

    Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit janë evidentuar shenja fizike që mbështesin dyshimin për dhunim. Këto gjetje mbeten objekt i vlerësimit të mëtejshëm mjekoligjor dhe hetimor.

    Pas konsultimeve me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim” dhe i është kaluar për trajtim Njësisë së Hetimeve Rajonale.

    Në informacionet e deritanishme nuk konfirmohet arrestimi i personit të dyshuar.

    Burimi: Insajderi