Category: Lajme

  • Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbi 80 për qind e aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për periudhën 2022–2026 janë përmbushur plotësisht.

    Këtë e ka bërë të ditur gjatë Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ku ka theksuar se përfshirja e këtyre komuniteteve është çështje e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjësi e shtetit, e jo çështje e privilegjeve apo favorizimeve.

    Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë ndërmarrë veprime konkrete për luftimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe institucione.

    Duke folur për mbështetjen në arsim, ai ka bërë të ditur se për vitin akademik 2025–2026 janë ndarë 477 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve, në vlerë të përgjithshme prej 109 mijë e 800 eurosh. Ndërsa për vitin shkollor 2026–2027 janë ndarë 554 bursa.

    Sipas Kurtit, vlera e bursës për nxënës është rritur nga 300 në 400 euro për vit mësimor.

    Ai ka theksuar se është rritur edhe mbështetja financiare për qendrat mësimore, duke bërë të ditur se buxheti për 10 organizata joqeveritare që menaxhojnë gjithsej 54 qendra është rritur nga 250 mijë në 370 mijë euro.

    Përmes kësaj mbështetjeje, gjatë vitit shkollor 2026–2027, mbi 2 mijë e 600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian pritet të përfitojnë ndihmë në mësimnxënie, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

    Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se janë hartuar draft-materialet mësimore për historinë, kulturën dhe traditat e këtyre komuniteteve, ndërsa është planifikuar edhe rishikimi i programeve mësimore të gjuhës rome dhe përgatitja e teksteve të reja.

    Ai ka vlerësuar se arsimi është një nga instrumentet më të fuqishme për luftimin e pabarazisë, duke theksuar se asnjë fëmijë nuk duhet ta ketë të ardhmen e kufizuar për shkak të rrethanave në të cilat ka lindur apo jeton.

    Në fjalimin e tij, kryeministri ka theksuar edhe rëndësinë e kushteve të jetesës dhe banimit, të cilat i ka cilësuar si të drejta themelore dhe parakushte për mirëqenie, siguri dhe integrim.

    Burimi: RTKLive

  • Elsa Lila habit me deklaratën: Nuk kam televizor në shtëpi që nga viti 2002

    Elsa Lila habit me deklaratën: Nuk kam televizor në shtëpi që nga viti 2002

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë paraqitjes së saj të fundit në emisionin “Takohemi n’Vizion”, në Vizion Plus.

    Artistja, e cila ka lënë gjurmë edhe në skenën prestigjioze të Sanremos, ka zbuluar se nuk ka televizor në shtëpinë e saj që nga viti 2002.

    Një deklaratë kjo që ka habitur edhe bashkëbiseduesit në studio, duke qenë se televizioni vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së shumicës së njerëzve. Elsa shpjegoi se nuk është një person që preferon të kalojë kohë para ekranit, duke ndjekur seriale, spektakle apo programe të ndryshme televizive.

    Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe se si kishte pranuar të bëhej pjesë e një formati televiziv si Ferma VIP që kërkon qëndrimin 24 orë para kamerave, duke qenë se nuk kishte pasur asnjë përvojë të mëparshme me reality show-t.

    Këngëtarja tregoi se në fakt nuk kishte parë kurrë një format të tillë dhe nuk e dinte se si funksiononte, por kishte pranuar ftesën për ta përjetuar si një eksperiment të ri.

    “Që në vitin 2002 nuk kam televizor. Nuk jam njeriu që ulem dhe shikoj një serial të gjatë apo spektakle televizive. Nuk kisha parë kurrë një reality show dhe nuk e dija se si funksiononte. Pranova ftesën për të qenë pjesë e këtij eksperimenti dhe nuk e ndieja fare veten sikur isha 24 orë para kamerave. Jetoja e qetë, ashtu siç do të jetoja edhe jashtë kamerave”, u shpreh Elsa Lila.

    Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen, sidomos në një kohë kur televizori dhe përmbajtjet audiovizuale janë bërë pjesë e pandashme e jetës moderne. /Telegrafi/

  • E pyetën nëse ishte shqiptar dhe më pas e shanë, Vata tregon prapaskenat me lojtarët e Kosovës

    E pyetën nëse ishte shqiptar dhe më pas e shanë, Vata tregon prapaskenat me lojtarët e Kosovës

    Rocco Vata ka zbuluar një prapaskenë interesante nga përballja mes Irlandës dhe Kosovës, e zhvilluar të martën mbrëma në Dublin, ku vendasit triumfuan me rezultat bindës 3-0.

    Sulmuesi 20-vjeçar, i cili u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes, tregoi se futbollistët e Kosovës kishin përdorur një taktikë të veçantë për ta shpërqendruar atë gjatë lojës.

    Vata, i lindur në Shqipëri dhe që përfaqëson Irlandën, zbuloi se disa prej mbrojtësve të Kosovës i ishin drejtuar në gjuhën shqipe me fjalë fyese, duke tentuar ta provokonin gjatë momenteve të fundit të takimit.

    Në një intervistë për Balls.ie pas ndeshjes në stadiumin “Aviva”, ai tregoi se gjithçka kishte ndodhur derisa po përpiqej ta shpërqendronte portierin e Kosovës gjatë një aksioni.

    “Kur isha në zonë dhe po përpiqesha ta shpërqendroja portierin, ata kishin disa gjëra për të thënë. I kuptova”, deklaroi Vata.

    Ai më pas zbuloi edhe fjalët që i kishin thënë futbollistët e Kosovës.

    “Po, më shanë pak. Më pyetën: ‘A je shqiptar?’ dhe pastaj më fyen. Unë iu përgjigja: ‘Po, mos u shqetësoni’. Njëri prej tyre erdhi dhe kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte mirë”, rrëfeu futbollisti i Irlandës./Telegrafi/

  • Waymo tërheq taksitë pa shofer nga të gjitha autostradat në SHBA

    Waymo tërheq taksitë pa shofer nga të gjitha autostradat në SHBA

    Kompania Waymo ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve të saj pa shofer në të gjitha autostradat e Shteteve të Bashkuara.

    Ky vendim vjen pasi shteti i Kalifornisë ndaloi taksitë pa shofer të Waymo-s në autostradat shtetërore, pas një sërë incidentesh të fundit në trafik.

    Departamenti i Automjeteve i Kalifornisë (DMV) e justifikoi ndalimin duke përmendur një “rrezik të menjëhershëm për sigurinë publike”, duke iu referuar një incidenti të ndodhur këtë muaj, ku disa automjete pa shofer të Waymo-s hynë në një zonë punimesh në autostradën “US Route 101”.

    Waymo deklaroi se po bashkëpunon me zyrtarët shtetërorë “me përkushtim dhe përgjegjësi për të rifilluar operacionet në autostrada”, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo përplasje pas incidentit në “US Route 101”, në jug të San Franciskos.

    DMV-ja e Kalifornisë theksoi se taksitë pa shofer të Waymo-s përbëjnë rrezik “për shkak të hyrjeve të përsëritura të automjeteve të saj në zona ku po kryhen punime, ku ndodhen punëtorë, mjete dhe pajisje ndërtimi”.

    Ndalimi në Kaliforni, i cili hyri në fuqi më 11 nëntor, do të mbetet në fuqi derisa Waymo “t’i vërtetojë departamentit se ka ndërmarrë masa korrigjuese efektive për të adresuar mangësitë që çuan në vendosjen e këtyre kufizimeve”.

    Një zëdhënës i Waymo-s u shpreh: “Në përputhje me parimet tona që e vënë sigurinë në plan të parë, ne kemi kufizuar përkohësisht operacionet në autostrada edhe në tregjet e tjera ku operojmë, për të vlerësuar performancën tonë.”

    Aktualisht, Waymo ofron shërbime me taksi pa shofer në 15 qytete të SHBA-së, por qarkullimi në autostrada ishte i mundur vetëm në disa prej tyre, përfshirë San Franciskon, Los Anxhelosin dhe Miamin.

    Taksitë pa shofer të kompanisë mund të vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e zakonshme urbane.

    Në muajin maj, Waymo tërhoqi mijëra automjete autonome në SHBA për shkak të një problemi në softuer, i cili mund të lejonte që mjetet të hynin në rrugë të përmbytura.

    Në të njëjtin muaj, disa makina të Waymo-s u panë duke lëvizur nëpër një rrugë pa dalje në Atlanta, Georgia, në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/

  • Një aeroplan ngeci në bar, në aeroportin Heathrow të Londrës

    Një aeroplan ngeci në bar, në aeroportin Heathrow të Londrës

    Një aeroplan i British Airways ngeci në bar në aeroportin Heathrow, pasi doli nga rruga e lëvizjes tokësore.

    Aeroplani Boeing 787 Dreamliner, që ishte nisur për në Lagos të Nigerisë, ngeci pasi rrota e tij e përparme përfundoi në bar, ndërsa po lëvizte nga porta drejt pistës, pak pas orës 10:00.

    Një zëdhënës i aeroportit në Londrën perëndimore deklaroi se po punohet për ta kthyer aeroplanin në zonën e parkimit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar dhe se incidenti nuk ka ndikuar në operacionet e tjera të aeroportit.

    Një zëdhënës i British Airways u shpreh: “U kërkojmë ndjesë të sinqertë klientëve tanë për ndërprerjen e fluturimit të tyre. Ekipet tona po punojnë për t’i nisur ata drejt destinacionit sa më shpejt të jetë e mundur dhe janë në kontakt me ta për të zgjidhur situatën”.

    Nuk është ende e qartë se përse ndodhi incidenti me fluturimin 75 të British Airways. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Ky është polici “bixhozxhi” që u arrestua në Ferizaj, dyshohet se shiste edhe armë

    Ekskluzive | Ky është polici “bixhozxhi” që u arrestua në Ferizaj, dyshohet se shiste edhe armë

    Ekskluzive | Ky është polici “bixhozxhi” që u arrestua në Ferizaj, dyshohet se shiste edhe armë

    Sinjali mëson ekskluzivisht se zyrtari policor i arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe vepra të tjera penale, është Leon Ramadani, pjesëtar i Stacionit Policor në Ferizaj.

    Arrestimi i tij është bërë të martën, pas hetimeve të zhvilluara nga IPK-ja, nën dyshimin se ishte përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, posedimin e paautorizuar të armëve, si dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.

    Me aktvendim të prokurorit, Ramadanit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Gjatë veprimeve hetimore janë bastisur shtatë lokacione, ku janë sekuestruar edhe dy armë të shkurtra (revole), krahas një arme të gjatë të gjuetisë, dy thikave dhe municionit të llojeve të ndryshme.

    Sipas dyshimeve fillestare të IPK-së, zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm në formë online. Ai dyshohet gjithashtu se kishte mbajtur në posedim një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën më pas ia kishte shitur një personi tjetër.

    Në kuadër të këtij rasti janë intervistuar edhe gjashtë qytetarë, në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Shitblerja e armëve”, ndërsa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

    Ndërkohë, në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive This is the police officer who was arrested at Ferizaj, allegedly even selling weapons.

    The signal teaches exclusively that the police official arrested by Kosovo Police Inspectorate, under suspicion of organising illegal gambling and other criminal acts, is Leon Ramadani, a member of the Ferizaj Police Station.

    His arrest was carried out Tuesday, after investigations conducted by the IPK, under suspicion that he was involved in illegal activities related to the organisation of illegal pyramid schemes and gambling, unauthorized possession of weapons, and the use of weapons or dangerous means.

    With the prosecutor’s decision, Ramadan has been assigned the detention measure for 48 hours.

    Seven locations have been raided during investigative actions, where two short weapons (revolved) were seized along with a long hunting gun, two knives and ammunition of various kinds.

    According to initial IPK allegations, the police official, outside of official office, was involved in organising online illegal gambling during 2026. He also allegedly had held a long-standing Kalashnikov-type weapon, which he had later sold to another person.

    Within this case, six citizens have been interviewed, in the quality of the suspects for the criminal act, weapons trading, while investigations into them will continue in regular procedure.

    Meanwhile, in the interest of the investigation and based on legal authorisations, Kosovo Police Inspectorate has recommended the Kosovo Police’s suspension of the police official.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet një person, i shiti veturat që i mori me qera

    Arrestohet një person, i shiti veturat që i mori me qera

    Arrestohet një person, i shiti veturat që i mori me qera

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Lipjan.

    Ai dyshohet se i shiti veturat të cilit i kishte marrë me qera.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan/12.11.2026 – 23:40. Më 17.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pasi kishte marrë me qera veturat nga ankuesi, dyshohet se të njëjtat i kishte shitur. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë.

    Burimi: Insajderi

  • Arrested, sold the cars he rented

    Police have announced that one person was arrested yesterday in Lipjan.

    He allegedly sold the cars he rented.

    Suspect has been sent to the holding.

    -Lipyan/12. -11.2026 23:40. In 17.11.26 the Kosovo male suspect was arrested because the same one after renting cars from the complainer, allegedly sold the same ones. In consultation with the prosecutor, the suspect has been taken to custody, reports the 24-hour police report.

    Source Layer: Insander

  • KFOR-i riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual

    KFOR-i riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual

    “Çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të sigurt, të lirë nga çdo formë e dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit. Për këtë qëllim, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, harmonizimi i legjislacionit dhe shkëmbimi i informacionit janë thelbësorë për identifikimin, parandalimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit”, thekson KFOR-i

    KFOR-i thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet dhe partnerët përkatës, në mbështetje të një mjedisi më të sigurt për të gjithë fëmijët.

    Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë.

    Burimi: RTKLive