Category: Lajme

  • Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Në shumicën e rasteve, viktimat janë gra, ndërsa të dyshuarit burra, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Dyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

    Dyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

    Sipas njoftimit policor, rastin e ka paraqitur një mashkull kosovar, menaxher i një banke private, i cili ka deklaruar se paratë dyshohet se janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

    Policia ka bërë të ditur se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën e dyshuar penale „Falsifikim i parasë“.

    Shuma prej 3,800 eurosh është sekuestruar përkohësisht dhe është dërguar për ekzaminim, me qëllim të verifikimit të autenticitetit të tyre.

    Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    Burimi: RTKLive

  • Suspected of 3,800 euros forged in Prizren, police launch investigations

    According to the police report, the case has been presented by a Kosovo male, a private bank manager who has claimed that the money was deposited in the bank by six different clients.

    Police have announced that, after consulting the competent prosecutor, the case has been initiated for the alleged criminal act of ʹforging money.

    The amount of 3,800 euros has been temporarily seized and sent for examination, with the aim of verifying their authenticity.

    The case is being investigated by competent bodies.

    Source Layer: RTKLive

  • Çfarë ndikoi në humbjen e Kosovës në përballjen me Irlandën? (VIDEO)

    Çfarë ndikoi në humbjen e Kosovës në përballjen me Irlandën? (VIDEO)

    Çfarë ndikoi në humbjen e Kosovës në përballjen me Irlandën? (VIDEO)

    Gazetari Granit Tërstena ka komentuar humbjen e Kosovës nga Irlanda me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Duke folur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Tërstena u ndal te përjashtimi i Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të, duke thënë se futbollistët duhet të kontrollojnë emocionet dhe të tregohen më profesionalë në situata të tilla.

    “Në futboll vjen ai emocioni, ajo euforia, dhe ne si popull jemi vetë kështu euforikë. Në momentin kur e sheh topin, edhe pse nuk je portier, mundohesh me largu, mos me pranu gol”, u shpreh Tërstena.

    Ai shtoi se nëse një situatë e tillë do të ndodhte në minutat e fundit të ndeshjes, Hajrizi mund të konsiderohej hero, por në atë moment veprimi i tij ndikoi në rrjedhën e takimit.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • What affected Kosovo’s loss in facing Ireland? ( VIDEOS)

    GPresident Granit Turnera has commented on the loss of Kosovo from Ireland, with a score of 3-0, in the match held Tuesday evening under the League of Nations.

    Speaking on the seven-hour show in Kosova Clan, Trstena stopped at Kreshnik Hajrizi’s expulsion in the 26th minute, saying footballers should control their emotions and be more professional in such situations.

    In football comes that emotion, that euphoria, and we as a people are so euphoric. As soon as you see the ball, even though you’re not the doorkeeper, try to get away, don’t give me a goal, Tersten said.

    He added that if such a situation occurred in the last minutes of the match, Hajriz could be considered a hero, but at that moment his action affected the course of the meeting.

    For more details, follow the link below:

  • Rrjedhja e të dhënave vë në vështirësi Deutsche Bankën, zbulohen praktika të dyshimta biznesi

    Rrjedhja e të dhënave vë në vështirësi Deutsche Bankën, zbulohen praktika të dyshimta biznesi

    Deutsche Banka po përballet me akuza të reja për praktika të dyshimta biznesi, pas publikimit të miliona dokumenteve të brendshme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e saj me klientë të diskutueshëm, masat kundër pastrimit të parave dhe mangësitë në kontrollet e brendshme.

    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, janë analizuar më shumë se 15 milionë dokumente të brendshme të bankës me seli në Frankfurt. Mes tyre ndodhen mbi nëntë milionë e-maile, si dhe raporte, prezantime dhe shënime kalendarike.

    Në analizimin e dokumenteve morën pjesë, ndër të tjera, revista gjermane “Der Spiegel”, emisioni televiziv “ZDF frontal”, gazeta amerikane “The New York Times” dhe britanikja “Financial Times”.

    Dokumentet hedhin dritë mbi marrëdhëniet e bankës me klientë të diskutueshëm nga pikëpamja ligjore, zbatimin e mangët të masave kundër pastrimit të parave dhe dështimet shumëvjeçare në kontrollet e brendshme, shkruan Deutche Welle.

    Rënia e aksioneve pas publikimit të dokumenteve

    Publikimi i informacioneve për rrjedhjen e të dhënave ushtroi presion mbi aksionet e Deutsche Bankës të martën, më 17 nëntor 2026.

    Aksionet ranë deri në 6,2 për qind, duke zbritur përkohësisht në 30,88 euro. Kjo e bëri bankën humbësen më të madhe në indeksin DAX.

    “Në një periudhë afatshkurtër, zbulimet nuk e ndihmojnë aspak kursin e aksionit”, deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters Jochen Stanzl, kryeanalist i tregjeve në Consorsbank.

    “Reagimi i parë i investitorëve, kur ka pasiguri, është shitja dhe ky rast nuk bën përjashtim”, shtoi ai.

    Sipas Stanzl, aktualisht nuk mund të parashikohet se si do të zhvillohen raportimet mediatike dhe nëse disa prej informacioneve të publikuara do të sjellin rreziqe të tjera ligjore apo rregullatore për bankën, transmeton Telegrafi.

    Ndërkaq, banka u përpoq ta minimizonte çështjen, duke deklaruar se nuk pret pasoja të konsiderueshme financiare nga rrjedhja e të dhënave.

    Sipas saj, rastet e përmendura datojnë shumë vite më parë, janë shqyrtuar në atë kohë dhe institucioni ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet rregullatore.

    Banka theksoi gjithashtu se, nën drejtimin e kreut të bordit drejtues, Christian Sewing, ka kaluar nëpër një transformim rrënjësor.

    Çfarë ndodhi me ndryshimin e kulturës së korporatës?

    Pavarësisht qëndrimit publik të bankës, dokumentet e publikuara mund të përmbajnë ende informacione me pasoja serioze.

    Gjatë viteve të fundit, institucioni financiar me seli në Frankfurt është akuzuar disa herë për sjellje të dyshimta, madje edhe kriminale, dhe është përfshirë në një numër të madh procesesh gjyqësore. Të dhënat e zbuluara tani mund të hedhin dritë të re edhe mbi këto çështje të mëparshme.

    Deutsche Bank nuk e mohon vërtetësinë e dokumenteve të publikuara deri tani, por ka deklaruar se rastet që aktualisht janë në qendër të raportimeve mediatike datojnë, në disa raste, deri në dy dekada më parë.

    Sipas bankës, nën drejtimin e Christian Sewing, i cili është në krye të saj që nga viti 2018, janë bërë ndryshime rrënjësore. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, institucioni ka investuar gjithashtu shtatë miliardë euro për përmirësimin e kontrolleve të brendshme.

    Megjithatë, prokuroria ka kryer vazhdimisht kontrolle në bankë në kuadër të hetimeve për dyshime për pastrim parash.

    Marrëdhëniet me oligarkë, Epstein dhe Donald Trump

    Revista “Der Spiegel” raporton për modele të përsëritura, në të cilat paralajmërimet dhe shqetësimet e brendshme shpërfilleshin, në mënyrë që të vazhdonin marrëveshjet problematike ose të krijoheshin marrëdhënie të reja me klientë.

    Dokumentet tregojnë, ndër të tjera, se si banka synonte të tërhiqte oligarkë si klientë dhe të zgjeronte aktivitetin e saj në Rusi pak para fillimit të luftës në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

    Në dokumentet e publikuara gjenden gjithashtu hollësi të reja për marrëdhënien shumëvjeçare të biznesit të bankës me Jeffrey Epsteinin, autorin e dënuar për krime seksuale, si dhe për marrëdhëniet e saj me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.

    Raportimet përmendin edhe modele të diskutueshme të optimizimit tatimor, të cilat banka i hartonte për klientë të pasur.

    Po ashtu, dokumentet përmbajnë informacione për marrëveshje në fushën e armatimeve me shtete problematike, angazhimin e bankës me klientë nga sektorë që dëmtojnë klimën, si dhe vazhdimin e mbajtjes së llogarive për donacionet e partisë AfD, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme.

    Shqetësim në bursa edhe për zhvillimet në Nvidia

    Pasojat e mundshme të rrjedhjes së të dhënave për Deutsche Bankën nuk janë shqetësimi i vetëm i investitorëve në bursa. Tregjet po ndjekin gjithashtu zhvillimet që lidhen me prodhuesin e çipave Nvidia.

    Kompania pritet të publikojë raportin e saj tremujor në mbrëmjen e 17 marsit, sipas orës amerikane.

    “Përveç shifrave dhe parashikimeve, investitorët po merren me një ndryshim të mundshëm strategjie dhe me pyetjen nëse Jensen Huang mund të rikthehet në krye të kompanisë”, citoi Reuters Jürgen Molnar nga RoboMarkets.

    Bashkëthemeluesi i Nvidia-s, Huang, dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv javën e kaluar, si pasojë e një afere të dyshuar spiunazhi.

    Ekzistojnë shqetësime se bumi i inteligjencës artificiale mund të humbasë vrullin, pasi largimi i Huangut ka lënë në skenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj teknologjie./Telegrafi/

  • Tërmeti 5.3 ballë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Serbi e Bosnjë

    Tërmeti 5.3 ballë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Serbi e Bosnjë

    Tërmeti 5.3 ballë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Serbi e Bosnjë

    Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në rajonin Vrancea të Rumanisë, është ndjerë gjatë natës së së martës ndaj të mërkurës në disa vende të Evropës Juglindore.

    Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 02:48 sipas kohës lokale dhe u ndjenë veçanërisht në Rumani, Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë. Raportime për ndjesinë e tërmetit pati edhe nga vende të tjera të rajonit, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

    Si pasojë e tërmetit, në Rumani janë raportuar dy persona të lënduar, si dhe dëme të vogla materiale në disa ndërtesa banimi dhe dyqane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Earthquake 5.3 hits Romania, quakes feel even in Serbia, Bosnia

    A 5.3-magnitude earthquake on the Richter scale, with an epic in Romania’s Vrancea region, has been felt during Tuesday’s night to Wednesday in several Southeast European countries.

    Seismic shocks were recorded at 2:48 local time and felt especially in Romania, Bulgaria, Moldova and Ukraine. Reports on the sensation of the earthquake also occurred from other countries in the region, including Serbia and Bosnia and Herzegovina.

    As a result of the quake, two injured persons have been reported in Romania, as well as small material damage in several residential buildings and shops.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rrjedhin dosjet e “Deutsche Bank”, lidhje me Epstein, Trump dhe rusët

    Rrjedhin dosjet e “Deutsche Bank”, lidhje me Epstein, Trump dhe rusët

    Rrjedhin dosjet e “Deutsche Bank”, lidhje me Epstein, Trump dhe rusët

    Deutsche Bank është gjendur sërish nën “stuhi”. “Erëra” të forta po fryjnë në selinë e bankës në Frankfurt, e cila ka rënë ndjeshëm në tregun e aksioneve, për shkak të një investigimi të kryer nga mbi 230 gazetarë nga 50 botime ndërkombëtare. 

    Ata shqyrtuan më shumë se 15 milionë dokumente konfidenciale, duke përfshirë email-e, audite të brendshme dhe procesverbale të bordit, të gjitha të nxjerra nga institucioni gjerman falë dy denoncuesve. Këto dokumente dyshohet se kanë të bëjnë me “çështje të vjetra që datojnë deri në 20 vjet më parë, dhe shumica e problemeve me sa duket janë zgjidhur”, tha CEO-ja, Christian Sewing për “Bild”.

    “Brenda Deutsche Bank”, një shkrim i hartuar nga përfshiheshin Der Spiegel, Financial Times, Le Monde dhe New York Times, nxjerr një pasqyrë shqetësuese të sistemit të kontrollit të grupit, ku objektivat komercialë dhe të fitimit duket se kanë mbizotëruar mbi pajtueshmërinë me rregulloret kundër pastrimit të parave, sanksionet ndërkombëtare dhe procedurat e brendshme, transmeton Lapsi.al.

    Ndër kapitujt më të diskutueshëm është ai i flukseve financiare të gjurmuara deri te Jeffrey Epstein. Banka dyshohet se ka bërë mbi 580 milionë dollarë pagesa të dyshimta të lidhura me financierin, i dënuar për abuzim seksual dhe trafikim fëmijësh dhe më vonë i gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork. Dokumentet zbulojnë gjithashtu lidhjet historike të grupit bankar me Donald Trump. Ndër të tjera, rezulton se në vitin 2017, banka i dërgoi gabimisht një kontabilisti dokumente tatimore që lidheshin me 1,586 llogari, përfshirë atë të presidentit aktual të SHBA-së.

    Drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, i cili mori drejtimin e grupit vitin pasardhës, thuhet se u informua për incidentin, i cili nuk iu tregua klientëve të prekur. Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, dokumentet zbulojnë se banka vuri në dyshim rreziqet e reputacionit që lidheshin me marrëdhënien e saj me Trump, i cili i detyrohej 331 milionë dollarë. Më pas, në vitet 2017 dhe 2019, Deutsche Bank identifikoi pagesa të dyshimta që përfshinin kompanitë e Trump me origjinë nga kompania “Laundromat” e Azerbajxhanit, si dhe nga një rrjet rus i pastrimit të parave i lidhur me oligarkë pranë Kremlinit.

    Megjithatë, kur ua raportoi këto transaksione autoriteteve amerikane, ai nuk arriti të tregonte se përfituesit ishin kompani në pronësi të presidentit amerikan. Për më tepër, në frontin rus, rezulton se klientët e grupit përfshinin 17 zyrtarë dhe oligarkë të afërt me Putinin, të cilët ishin tashmë në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së para pushtimit të Ukrainës. Më pas, Sewing deklaroi në një email se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga vendi. Në një shkallë më të vogël, duke parë Italinë, ku sapo ka shpërthyer skandali Revolut, dokumentet nga dega lokale e Deutsche Bank kanë zbuluar gjithashtu dobësi strukturore në sistemet e kontrollit.

    Aksionet e Bankës në Bursën e Frankfurtit, u mbyll me një rënie prej 6%. Grupi bankar gjerman theksoi në një deklaratë se çështjet e raportuara në media datojnë 20 vjet më parë dhe janë adresuar tashmë në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse. Më pas, grupi bankar gjerman pohoi se nën menaxhimin e Sewing, ka ndodhur një transformim rrënjësor, me 7 miliardë euro të investuara midis viteve 2019 dhe 2025 për të forcuar kontrollet dhe kështu për t’u bërë “një bankë tjetër”, një bankë që gjeneron fitime. 

    Deutsche Bank “ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në tetë vitet e fundit. Ne nuk kemi absolutisht asgjë për të fshehur”, shpjegoi Sewing, i cili theksoi se transaksionet me Jeffrey Epstein ishin “një gabim nga banka që nuk duhej të kishte ndodhur”, ndërsa në Rusi, “aktivitetet tona janë zvogëluar në mënyrë drastike”.

    Gjatë 25 viteve të fundit, grupi gjerman ka shpenzuar tashmë 18.5 miliardë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjet që lidhen me skandalet që e kanë tronditur atë. Por ky kapitull mund të mos ketë mbaruar ende. “Deutsche Bank tani ka përgjegjësinë të shpjegojë, me transparencë të plotë, se si i ka adresuar mangësitë dhe të metat e kontrollit të brendshëm, dhe si synon t’i parandalojë ato në mënyrë efektive në të ardhmen”, deklaroi Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil.  

    Burimi: Insajderi

  • They leak files fromDeutsche Banka, connections to Epstein, Trump and the Russians

    Deutsche Bank was once again found under the Hive. Strong winds are blowing into Frankfurt bank headquarters, which has dropped significantly on the stock market because of an investigation conducted by over 230 journalists from 50 international publications. 

    They reviewed more than 15 million confidential documents, including emails, internal audits and board processes, all extracted from the German institution thanks to two denounciators. These documents allegedly have to do with old issues dating back 20 years, and most of the problems seem to have been solved, said the CEO, Christian Sewing, for Buldê.

    A writing drafted by Der Spiegel, Financial Times, Le Monde and New York Times reveals a disturbing mirror of the group’s control system, where commercial and profit targets appear to have dominated compliance with anti-laundering regulations, international sanctions and internal procedures, broadcast Lapsi.al.

    Among the most controversial chapters is that of the financial flows tracked to Jeffrey Epstein. The bank allegedly made over $580m in suspicious financial payments convicted of sexual abuse and child trafficking and later found dead in his prison cell in New York City. The documents also reveal the banking group’s historic ties with Donald Trump. Among other things, it turns out that in 2017, the bank wrongly sent a tax accountant linked to 1,586 accounts, including that of the current US president.

    Deutsche Bank Executive Director Christian Sewing, who took the lead in the group next year, was reportedly informed of the incident, which was not shown to the affected clients. Following the 2016 presidential elections, the documents reveal that the bank questioned the risks of reputation related to its relationship with Trump, which owed 331 million dollars. Then, in 2017 and 2019, Deutsche Bank identified suspicious payments involving Romanian Trump companies originating from Azerbaijan’s éundrome company, as well as a Russian money laundering network linked to oligarchs near the Kremlin.

    However, when he reported these transactions to the American authorities, he failed to indicate that the beneficiaries were American president-owned companies. Furthermore, on the Russian front, it turns out that the group’s clients included 17 officials and oligarchs close to Putin, who were already on the list of the US Treasury Department prior to Ukraine’s invasion. Later, Sewing declared on an email that he had no intention of withdrawing from the country. On a smaller scale, seeing Italy, where the Revolution scandal has just erupted, documents from Deutsche Bank’s local branch have also uncovered structural weaknesses in the control systems.

    The Bank’s shares on the Frankfurt Stock Exchange closed with a 6% drop. The German banking group stressed in a statement that reported issues in the media date back 20 years and have already been addressed in co-operation with the supervisory authorities. Then, the German banking group confirmed that under Sewing management, there has been a radical transformation, with 7 billion euros invested between 2019 and 2025 to strengthen controls and thus become another bank, a bank that generates profits. 

    Deutsche Bank has changed dramatically in the last eight years. We have absolutely nothing to hide, explained Sewing, who stressed that transactions with Jeffrey Epstein were a mistake from the bank that shouldn’t have happened, while in Russia, our activities were drastically reduced.

    Over the past 25 years, the German group has already spent 18.5 billion euros to resolve disagreements related to scandals that have shocked it. But this chapter may not yet be over. )Deutsche Bank now has the responsibility to explain, with full transparency, how it has addressed internal shortcomings and shortcomings of control, and how it aims to effectively prevent them in the future, said German Finance Minister Lars Klingbeil.  

    Source Layer: Insander