Category: Lajme

  • Ia mori jetën bashkëshortes në Austri, 47-vjeçari kosovar përjetë prapa grilave

    Ia mori jetën bashkëshortes në Austri, 47-vjeçari kosovar përjetë prapa grilave

    Ia mori jetën bashkëshortes në Austri, 47-vjeçari kosovar përjetë prapa grilave

    Burgim i përjetshëm për 47-vjeçarin nga Kosova që vrau bashkëshorten në Austri, katër fëmijëve u ndahen nga 75 mijë euro

    Procesi gjyqësor ndaj një 47-vjeçari nga Kosova ka përfunduar të martën në Gjykatën Rajonale të Wiener Neustadt në Austri, me dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe urdhrin për vendosjen në një institucion të sigurt psikiatrik-mjekësor. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, nga e cila ishte ndarë, në Sooß të distriktit Baden, të dielën e Pashkëve të këtij viti.

    Ndërkaq, një 45-vjeçar, i akuzuar për bashkëpunim në këtë vepër penale, është shpallur i pafajshëm. Vendimi nuk është ende i formës së prerë, shkruan Derstandard, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Prokurorisë, gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti në vitin 2019, pas akteve të dhunës. Pas largimit nga shtëpia, ajo kishte tentuar të mbronte veten dhe katër fëmijët e tyre nga babai i dhunshëm, duke siguruar urdhra mbrojtës dhe ndalim të kontaktit.

    Më 5 prill të këtij viti, 47-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë në Sooß, ku gruaja 38-vjeçare ishte vendosur së bashku me katër fëmijët e tyre, të moshës nga nëntë deri në 18 vjeç, pas ndarjes nga bashkëshorti.

    Sipas aktakuzës, pasi kishte lënë dhuratat e Pashkëve që kishte marrë me vete, burri kishte qëlluar tri herë me armë zjarri drejt 38-vjeçares. Më pas, dyshohet se e kishte goditur edhe 40 herë me një kaçavidë.

    Si shkak që çoi në këtë krim konsiderohet “egoja e lënduar”.

    Pasi kishte nisur të pastronte gjurmët e krimit në shtëpi, 47-vjeçari ishte befasuar nga kthimi i djalit të tij. Më pas, babai kishte telefonuar policinë dhe ishte dorëzuar pa bërë rezistencë.

    Në ditën e parë të gjykimit me trup gjykues, të enjten e kaluar, i akuzuari kishte tentuar ta fajësonte viktimën dhe kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai kishte deklaruar se 38-vjeçarja kishte “energji të keqe” ose “energji demonike”.

    Sipas ekspertit psikiatrik Manfred Walzl, 47-vjeçari vuan nga një çrregullim i rëndë i personalitetit. I akuzuari kryesor konsiderohet i aftë mendërisht për t’u gjykuar, por edhe i rrezikshëm.

    Eksperti ka vlerësuar se “egoja e lënduar” kishte luajtur rol në kryerjen e krimit dhe se te 47-vjeçari ishte zhvilluar “urrejtja”. Sipas tij, ekziston mundësia që i akuzuari të kryejë një tjetër vepër të rëndë penale në të ardhmen e afërt, deri në një tjetër vrasje.

    Pas disa vlerësimeve me rezultate të ndryshme, eksperti kishte rekomanduar fuqishëm vendosjen e tij në një institucion forenzik-terapeutik, në bazë të nenit 21, paragrafi 2 të Kodit Penal.

    Prokuroria: Krim jashtëzakonisht brutal

    Në fjalën përfundimtare, prokurori e cilësoi rastin si një “krim absolutisht të urryer”, duke thënë se nëna e katër fëmijëve ishte “praktikisht ekzekutuar”.

    Avokati mbrojtës Rudolf Mayer, i cili përfaqësonte të akuzuarin kryesor së bashku me Manfred Arbacher-Stöger, konsideroi se një dënim me burgim për një periudhë të caktuar, krahas vendosjes në një institucion psikiatrik, do të ishte i përshtatshëm.

    Ndërkaq, Mirsad Musliu kërkoi shpalljen të pafajshëm të klientit të tij, i cili akuzohej për bashkëpunim në këtë vepër penale.

    Të tetë anëtarët e jurisë votuan për shpalljen fajtor të 47-vjeçarit për vrasje. Ai u shpall fajtor edhe për shkelje të ligjit për armët.

    Gjykata urdhëroi gjithashtu vendosjen e tij në një institucion të sigurt psikiatrik-mjekësor, në bazë të nenit 21, paragrafi 2 të Kodit Penal, për shkak të rrezikshmërisë së tij, të konstatuar nga ekspertiza.

    Katër fëmijëve të çiftit u janë ndarë nga 75 mijë euro secilit si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, në caktimin e dënimit ndikuan disa rrethana rënduese, përfshirë “natyrën jashtëzakonisht brutale të krimit” dhe përsëritjen e shpejtë të veprës pas lirimit me kusht në shkurt të vitit 2025.

    Si rrethanë lehtësuese u mor parasysh aftësia e zvogëluar mendore e të akuzuarit.

    Duke iu referuar edhe numrit në rritje të rasteve të vrasjeve të grave, kryetari i trupit gjykues deklaroi se dënimi me burgim të përjetshëm ishte i arsyeshëm edhe për qëllime të parandalimit të përgjithshëm të këtyre krimeve.

    47-vjeçari ka paraqitur ankesë për pavlefshmëri të procedurës dhe apel kundër vendimit. Prokuroria ka refuzuar të komentojë rastin.

    Për këtë arsye, vendimi ende nuk është i formës së prerë./Klankosova.tv

  • Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për ngacmim seksual

    Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për ngacmim seksual

    Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për ngacmim seksual

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje.

    Policia njofton se rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 nëntor, transmeton Klankosova.tv

    I dyshuari është arrestuar të martën dhe është intervistuar nga organet e rendit.

    Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

  • Musmurati e akuzon Muratin për bllokim, KfW-ja sqaron për Telegrafin çështjen e 74 milionë eurove për mbeturinat në Prishtinë

    Musmurati e akuzon Muratin për bllokim, KfW-ja sqaron për Telegrafin çështjen e 74 milionë eurove për mbeturinat në Prishtinë

    Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) ka deklaruar për Telegrafin se ende nuk është arritur marrëveshja për nënshkrimin e projektit për modernizimin e menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës, ndonëse pala gjermane, sipas saj, i ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e tij.

    Në një përgjigje për Telegrafin, KfW ka bërë të ditur se aktualisht ekziston mundësia e financimit, por se marrëveshja për nënshkrim ende nuk është arritur. Sipas bankës, tashmë pritet një përgjigje nga pala kosovare.

    “Sa i përket statusit dhe hapave të ardhshëm për projektin e menaxhimit të mbeturinave, ne jemi të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Në këtë fazë ekziston mundësia e financimit, por ende nuk është arritur marrëveshja për nënshkrim. Pala gjermane i ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e projektit dhe tani jemi në pritje të një përgjigjeje nga pala kosovare”, thuhet në përgjigjen e KfW-së për Telegrafin.

    KfW-ja ka sqaruar gjithashtu se, ndryshe nga paralajmërimet e nënkryetares së Prishtinës, Besianë Musmurati, nuk ka një afat të caktuar apo datë skadimi gjatë vitit 2026 për finalizimin e marrëveshjeve.

    “Nuk ka ndonjë afat të caktuar apo datë skadimi për finalizimin e marrëveshjeve gjatë vitit 2026”, thuhet në përgjigjen e bankës gjermane.

    Një tjetër sqarim i rëndësishëm i KfW-së lidhet me shumën e financimit. Banka ka bërë të ditur se Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion gjithsej 24 milionë euro, prej të cilave katër milionë euro janë grant dhe 20 milionë euro kredi.

    “Për të sqaruar financimin në dispozicion, Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion gjithsej 24 milionë euro, prej të cilave katër milionë euro janë grant dhe 20 milionë euro kredi. Mund të aplikohen fonde shtesë nga Bashkimi Evropian, por ato nuk janë pjesë e marrëveshjeve që janë në pritje të finalizimit”, thuhet në përgjigjen e KfW-së për Telegrafin.

    Çështja e këtij projekti është shndërruar në përplasje mes institucioneve qendrore dhe Komunës së Prishtinës, pasi kjo e fundit në vazhdimësi e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se nuk po e nënshkruan marrëveshjen për realizimin e investimit.

    Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një intervistë në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, e ka ftuar ministrin Murati në një debat publik, ku do të shpjegonte arsyet pse, sipas saj, nuk po nënshkruhet marrëveshja me Bankën Gjermane për Zhvillim.

    Musmurati e ka akuzuar ministrin për bllokimin e projektit për shkak të inateve politike, ndërsa ka paralajmëruar se vonesat mund ta rrezikojnë financimin gjerman.

    “Kurrë nuk kam marrë përgjigje prej Hekuran Muratit për këtë punë dhe kam shumë qejf ta kem në një debat, në një përballje, dhe të më tregojë pse nuk po e nënshkruan blerjen e 100 kamionëve shtesë për Prishtinën. Çka po i pengon me mbledhë bërllokun në Prishtinë, se për mua është tejet e pakuptimtë?”, ka deklaruar Musmurati.

    Ajo ka thënë se negociatat për projektin kanë nisur në vitin 2023, me përfshirjen e kompanisë rajonale “Pastrimi”, komunave të rajonit, institucioneve qendrore dhe KfW-së.

    Sipas saj, financimi ishte paraparë në dy faza, me katër milionë euro grant nga Qeveria gjermane, 20 milionë euro kredi të butë në fazën e parë dhe 50 milionë euro kredi shtesë në fazën e dytë.

    “Është dakorduar që katër milionë euro të jenë grant nga Qeveria gjermane, 20 milionë euro kredi e butë si fazë e parë dhe 50 milionë euro si fazë e dytë shtesë. Kjo po i bie 74 milionë euro investim në menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës”, ka thënë ajo.

    – YouTube www.youtube.com

    Duke shpjeguar përfitimet e projektit, Musmurati ka përmendur 100 kamionë shtesë, 10 mijë kontejnerë dhe një qendër moderne për riciklimin e mbeturinave. Ajo ka theksuar se kryeqytetit i nevojitet një sistem që shkon përtej grumbullimit të tyre.

    “Ne ende flasim veç për grumbullim. Nuk kemi një plan afatgjatë se çka ndodh pastaj kur i grumbullojmë, si mund të klasifikohen, si mund të bëhet kompostimi, riciklimi i mbeturinave e kështu me radhë”, është shprehur ajo.

    Gjatë intervistës në “Përballje Podcast”, Musmurati ka prezantuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë dakordimin paraprak të institucioneve për projektin. Ajo i është referuar edhe një vendimi të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, për të cilin ka thënë se e obligon Ministrinë e Financave t’i ndërmarrë hapat për zbatimin e marrëveshjes.

    Po ashtu, ajo ka deklaruar se më 15 maj 2026 i është dërguar Muratit një letër e përbashkët nga kryetari i Prishtinës, drejtuesi i kompanisë “Pastrimi” dhe KfW-ja, me kërkesën për nënshkrimin e saj.

    “Gjithçka është e përfunduar. Marrëveshjen e ka në tavolinë. Është kaq e thjeshtë: e çel kimikun, e nënshkruan dhe e jep për ta protokolluar”, ka deklaruar Musmurati.

    Nënkryetarja e Prishtinës ka kundërshtuar edhe arsyetimin që ua ka atribuar asamblistëve të Vetëvendosjes për mosbesim ndaj Komunës në menaxhimin e fondeve. Sipas saj, mjetet nuk do të menaxhoheshin nga Komuna e Prishtinës, ndërsa prokurimin do ta realizonte vetë KfW-ja.

    “Këto fonde i menaxhon kompania ‘Pastrimi’ dhe KfW-ja. Prokurimin e realizon vetë KfW-ja. A nuk po u besojnë gjermanëve?”, ka pyetur ajo.

    Musmurati ka paralajmëruar se, sipas vlerësimit të saj, pala gjermane mund të tërhiqet nëse marrëveshja nuk nënshkruhet deri në fund të vitit 2026.

    “Unë mendoj që, në qoftë se nuk e nënshkruan deri në fund të vitit, këta kanë për t’u tërhequr. Këta veçse janë para tërheqjes. Ne i kemi lutur me këtë letër, e kemi lutur edhe KfW-në: ‘Ju lutem, jepni pak më shumë kohë’”, është shprehur ajo.

    Megjithatë, përgjigjja e KfW-së për Telegrafin sqaron se nuk ekziston një afat i caktuar apo datë skadimi gjatë vitit 2026 për finalizimin e marrëveshjeve.

    Sa i përket gjendjes me mbeturinat në kryeqytet, Musmurati ka thënë se kompania rajonale “Pastrimi” ka vetëm 12 kamionë në dispozicion për Prishtinën. Ajo e ka lidhur mungesën e kapaciteteve me rritjen e numrit të banorëve dhe me investimet që, sipas saj, nuk janë bërë në pritje të financimit nga KfW-ja.

    Megjithatë, ajo ka pranuar se Komuna ka përgjegjësi për situatën dhe ka njoftuar angazhimin e kompanive private për ta ndihmuar ndërmarrjen publike.

    “Ne nuk kemi ndenjur duarkryq dhe kemi bërë një zgjidhje alternative, ku kemi angazhuar kompani private që kanë filluar t’i ndihmojnë kompanisë ‘Pastrimi’. Po them prapë, kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Nuk është zgjidhje afatgjatë”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, më 2 nëntor 2026, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kishte folur për akuzat e Komunës së Prishtinës se po e pengon projektin duke mos e nënshkruar fillimin e tij me Bankën Gjermane për Zhvillim.

    Murati kishte thënë se financuesi nuk e mbështet një projekt të tillë nëse nuk sigurohet qëndrueshmëria e kompanisë ekzistuese që merret me mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, në këtë rast “Pastrimi”.

    Ai kishte cituar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili, sipas ministrit, kishte deklaruar se kompania “Pastrimi” do të shuhet dhe do të themelohet një tjetër. Sipas Muratit, një veprim i tillë tregon paqëndrueshmëri dhe pamundëson zbatimin e projektit të mbështetur nga Qeveria gjermane.

    “Çështja e mbeturinave dhe kompanisë ‘Pastrimi’ ka të bëjë edhe me faktin që financuesi, në këtë rast Qeveria gjermane, kërkon të ketë parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri të kompanisë. Ju e dini që deklarimi i kryetarit të Komunës dhe veprimet, fillimisht kanë qenë që të shpallet tender për një kompani private, pra t’i hiqet kompetenca kompanisë ‘Pastrimi’, të lihet pa të hyra dhe pastaj, kur kjo iu ndalua, tha po e themelojmë një kompani të re, pra po e shuajmë këtë ekzistuese. Shuarja e kompanisë ekzistuese e pamundëson zbatimin e projektit që mbështetet nga Qeveria gjermane. Nuk është problemi as te Ministria e Financave, as te financuesi, problemi është te Komuna e Prishtinës”, kishte deklaruar Murati.

    Ministri kishte kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, qeverisja e Përparim Ramës i ka trajtuar ndërmarrjet publike në kryeqytet.

    “Siç e shihni, qasja e tyre ndaj ndërmarrjeve publike është degraduese. Të gjitha ndërmarrjet publike, nëse kanë qenë duke operuar me fitim dhe kushte të mira para se të vinte Përparim Rama, tashmë i shihni se kanë degraduar. E njëjta gjë mund të thuhet për të gjitha ndërmarrjet publike”, kishte deklaruar Murati.

    Ai kishte përmendur edhe ndërmarrjen “Termokos”, duke thënë se Qeveria e kishte mbështetur atë me 80 milionë euro financim, por se projekti ende nuk kishte shënuar përparim.

    “Problemi i bashkëpunimit nuk qëndron te fakti i mosmbështetjes nga Qeveria. Siç e dini, për Termokosin, ne e kemi shtyrë përpara, e kemi mbështetur me 80 milionë euro financim, por ku është ai projekt sot? Ende nuk ka lëvizur. Kemi të bëjmë me situatën ku keqmenaxhohen ndërmarrjet publike, ku keqmenaxhohet buxheti komunal, shfrytëzohen në mënyrë të paautorizuar fonde të tilla dhe pastaj kërkohet që ne t’i legjitimojmë ato. Nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë dhe nuk e bëjnë as financuesit”, ka thënë Murati.

    Qeverisja e Përparim Ramës në kryeqytet e ka akuzuar vazhdimisht ministrin Murati se qëllimshëm nuk po e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Gjermane për Zhvillim për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

    Projekti parasheh blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, krijimin e një qendre për riciklimin e mbeturinave dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e tyre.

    Sipas deklarimeve të Musmuratit, paketa e përgjithshme e financimit arrin në 74 milionë euro, ndërsa KfW-ja ka konfirmuar për Telegrafin se aktualisht Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 24 milionë euro, me mundësinë e aplikimit për fonde shtesë nga Bashkimi Evropian.

    Gjendja me mbeturinat në kryeqytet vazhdon të jetë problematike, ndërsa marrëveshja për projektin e modernizimit të menaxhimit të tyre ende nuk është arritur për nënshkrim. /Telegrafi/

  • I merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste – Policia heton rastin në Lipjan

    I merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste – Policia heton rastin në Lipjan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj dhe mashtrimit.

    Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan.

    “Lipjan/12.11.2026 – 23:40. Më 17.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pasi kishte marrë me qera veturat nga ankuesi, dyshohet se të njëjtat i kishte shitur”, thuhet në raport.

    Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi

    FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi

    FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi

    FBI ka publikuar një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin biznese dhe organizata në mbarë botën.

    Sipas autoriteteve amerikane, kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po përdorin inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur në disa raste të marrin akses me privilegje të larta në më pak se tri orë.

    Paralajmërimi është publikuar nga zyra e FBI-së në Dallas, e cila ka shpërndarë edhe një dokument zyrtar prej 13 faqesh mbi teknologjinë ARTEX, që po përdoret për të automatizuar sulmet. Në dokument përshkruhen raste konkrete, përfshirë vjedhjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave në Korenë e Jugut dhe një sulm që u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimet e Microsoft 365.

    “FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent se kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po shfrytëzojnë ARTEX, një platformë testimi të sigurisë që përdor superinteligjencën, për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën”., thuhet në reagim.

    Alarmi i FBI-së vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë përballur me një sërë ndërprerjesh teknologjike, nga problemet me bankat deri te dalja jashtë funksionit e rrjetit të klasifikuar të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Ndërkohë, një tjetër njoftim është publikuar sot nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila ka bërë të ditur se në të gjithë SHBA-në do të transmetohet një test i alarmit kombëtar të emergjencave.

    Sipas dokumentit, ARTEX mund të përdoret edhe nga persona me njohuri të kufizuara teknike, pasi automatizon veprime që zakonisht kërkojnë aftësi të specializuara. FBI u kërkon bizneseve dhe organizatave të forcojnë kontrollet e aksesit në sistemet e tyre, të monitorojnë aktivitetet e dyshimta të automatizuara dhe të raportojnë çdo rast të mundshëm komprometimi në qendrën amerikane të denoncimit të krimeve në internet.

    Në të njëjtën ditë me paralajmërimin e FBI-së, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) njoftoi zhvillimin e një testi të sistemit kombëtar të alarmit të emergjencave në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

    Radiot dhe televizionet amerikane transmetuan një sinjal alarmi, për të provuar sistemin që përdoret për të paralajmëruar popullsinë në raste emergjencash.

    FEMA sqaroi se testi ishte planifikuar më parë dhe qytetarët nuk kishin nevojë të ndërmerrnin asnjë veprim.

    Paralajmërimet e sotme vijnë pas disa ndërprerjeve teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve të fundit.

    Të hënën, mijëra klientë të bankave amerikane mbetën pa akses në llogaritë e tyre, ndërsa u regjistruan probleme edhe me transaksionet elektronike. Ndërkohë, rrjeti shumë i klasifikuar i komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i njohur si NSA Net, doli jashtë funksionit.

    Sipas CNN, që citon gjashtë burime, ndërprerja preku rrjetin që përdoret nga punonjësit e NSA-së për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara. Agjencia ka vendosur që personeli të paraqitet në punë me orare të ndryshme, ndërsa po përpiqet të përcaktojë përmasat e problemit.

    Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan thanë se ndërprerja nuk do të pengonte komunikimin e informacioneve urgjente të inteligjencës me presidentin Donald Trump, pasi ekzistojnë sisteme rezervë dhe rrjete alternative për komunikime të sigurta.

    Probleme janë regjistruar edhe në transportin ajror. Të premten, fluturimet në të gjithë SHBA-në u pezulluan për disa orë pas një defekti në sistemet e Administratës Federale të Aviacionit (FAA), duke shkaktuar vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. Sipas autoriteteve, problemi u gjurmua te një ruter në Arkansas.

    Javën e kaluar, një ndërprerje e shërbimeve të Microsoft la përdorues në mbarë botën pa akses në postën elektronike Outlook dhe takimet në Microsoft Teams.

    Deri tani nuk ka prova që ndërprerja e NSA Net, problemet me fluturimet apo ato të Microsoft të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike. Po ashtu, FBI nuk i ka lidhur këto ndërprerje me sulmet që po kryhen përmes ARTEX.

    Burimi: Insajderi

  • The FBI sounds the alarm, the world is threatened by cyberattacks. hackers with the help of AI can take over important systems

    The FBI has issued a warning of cyberattacks that can affect businesses and organisations worldwide.

    According to American authorities, cyber criminals and states-related hackers are using artificial intelligence to infiltrate computer networks, in some cases obtaining access to high privileges in less than three hours.

    The warning was published by the FBI office in Dallas, which also distributed an official 13-page document on technology. AREX, which is being used to automatize the attacks. The document describes concrete cases, including the theft of personal data of some 67 thousand people in South Korea and an attack that was accompanied by attempts to access more than 2,250 client systems linked to Microsoft 365 services.

    ) The FBI has issued an urgent warning that cyber criminals and states-related hackers are exploiting AREX, a security testing platform that uses superintelligence to automate attacks on businesses and organisations worldwide, it says in response.

    FBI alert comes at a time when the United States has faced a series of technological disruptions, from problems with banks to exiting the function of the classified communications network of the National Security Agency ( NSA. Meanwhile, another announcement was published today by the Federal Emergency Management Agency ( FEMA, which has announced that a national emergency alert test will be broadcast throughout the United States.

    According to the document, ARTEX can also be used by those with limited technical knowledge, since it automates actions that usually require specialized skills. The FBI urges businesses and organisations to strengthen access controls in their systems, monitor suspicious automated activities, and report any possible cases of compromise to the American cybercrime intelligence centre.

    On the same day as the FBI’s warning, the Federal Emergency Management Agency ( FEMA announced the development of a national emergency alert system test throughout the United States.

    American radios and televisions broadcast an alarm signal to test the system used to warn the emergency population.

    FEMA explained that the test was planned earlier and citizens needed no action.

    Today’s warnings follow several technological disruptions that have affected the United States during the last days.

    On Monday, thousands of US bank clients remained without access to their accounts, while problems were recorded even with electronic transactions. Meanwhile, the highly classified communication network of the National Security Agency, known as NSA Net, was out of place.

    According to CNN, which cites six sources, the disruption affected the network used by NSA employees for exchanging classified information. The agency has decided that personnel will be submitted to work at different times while trying to determine the size of the problem.

    A current official and a former US official said the suspension would not prevent emergency intelligence information communication with President Donald Trump, as there are reserve systems and alternative networks for safe communication.

    Problems are also recorded in air transport. On Friday, flights across the United States were suspended for several hours after a defect in Federal Aviation Administration systems ( FAA), causing delays and cancellations of thousands of flights. According to authorities, the problem was traced to a rotor in Arkansas.

    Last week, a break in Microsoft services left users worldwide without access to Outlook e-mails and meetings at Microsoft Teams.

    So far there is no evidence that the end of NSA Net, the flight or Microsoft problems were caused by cyberattacks. Also, the FBI has not linked these disruptions to attacks being carried out through AREX.

    Source Layer: Insander

  • Një person vdes në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të dyshuara

    Një person vdes në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të dyshuara

    Rasti është raportuar më 17 nëntor, rreth orës 08:15, në Kamenicë.

    Sipas raportit të Policisë, personi ishte shoqëruar në QKUK, ku gjatë qëndrimit aty është raportuar se kishte ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga Policia.

    Burimi: RTKLive

  • A person dies at KKUK, allegedly consuming drugs or suspected substances

    The case was reported on November 17th, about 08:15, in Kamenica.

    According to the Police report, the person was accompanied to QKUK, where he was reported to have passed away during his stay.

    At the prosecutor’s decision, the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    The case has been initiated as death investigation and is being investigated by police.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjykata e Gjilanit dënon sulmin ndaj zyrtarit të saj, kërkon hetim të rastit

    Gjykata e Gjilanit dënon sulmin ndaj zyrtarit të saj, kërkon hetim të rastit

    Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar sulmin ndaj dorëzuesit të saj, Zharko Stojanviq, i cili u sulmua pasditen e 17 nëntorit, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

    Në një reagim të publikuar të mërkurën, kjo gjykatë ka shprehur shqetësimin për rastin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të patolerueshëm sulmin ndaj zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

    “Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim.

    Gjykata ka dënuar ashpër rastin dhe ka kërkuar që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e tij dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. /Telegrafi/

  • LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë t'i fusin qytetarët në borxh me 2 miliardë euro në vitin 2027

    LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë t’i fusin qytetarët në borxh me 2 miliardë euro në vitin 2027

    Hritisjan Mickoski dhe Gordana Dimitrieska Koçovska planifikojnë t’i fusin në borxh qytetarët e Maqedonisë me dy miliardë euro të tjera në vitin 2027, akuzojnë sot nga LSDM.

    “Për të justifikuar borxhin e madh, Koçovska dhe Mickoski gënjejnë, siç bëjnë për gjithçka tjetër. Ata thonë se një borxh i tillë duhet të shlyhet.

    Dhe në projektbuxhetin për vitin 2027 që propozon Koçovska, thuhet se parashikohen 64.6 miliardë denarë, ose 1 miliard euro, për shlyerjen e borxhit.

    Një gënjeshtër tjetër për disa “borxhe të trashëguara” janë demaskuar.

    Mickoski e rriti borxhin me 4 miliardë euro, 50 përqind më shumë se borxhi total i shtetit që nga pavarësia deri më sot.
    Me Projektbuxhetin për vitin 2027, planifikon t’i bëjë qytetarët të detyrohen edhe 2 miliardë euro.

    Ndërsa qytetarët jetojnë keq, kostoja e jetesës po rritet dhe pagat po ngecin. Në vitin 2027, njoftohet se do të rritet çmimi i ngrohjes dhe energjisë elektrike, gjë që do të thotë një goditje tjetër për standardin e jetesës së njerëzve.

    Borxhe të reja për qytetarët, norma të mëdha interesi që duhet të paguajnë dhe nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh, nuk ka para për një vakt më të madh studentor, nuk ka para për bujqit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/