Category: Lajme

  • ​Inspektorati shqipton 26 gjoba në vlerë 98 mijë euro për beton të dobët

    ​Inspektorati shqipton 26 gjoba në vlerë 98 mijë euro për beton të dobët

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 54 inspektime lidhur me vendosjen në treg të betonit të gatshëm, çimentos dhe elementeve të betonit.

    Gjatë këtyre inspektimeve janë marrë mostra të produkteve, 26 prej të cilave nuk i kanë përmbushur kërkesat teknike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, raporton KosovaPress.

    Si rezultat, IQMT ka shqiptuar 26 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 98 mijë eurosh. /Telegrafi/

  • Lista Studentore synon t'i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

    Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

    Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se normalizimi i marrëdhënieve fillon me pranimin e realitetit.

    “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL).

    Lista Studentore fitoi zgjedhjet në Serbi, duke mundur Partinë Përparimtare Serbe, e cila kishte qenë në pushtet për 14 vjet.

    Në pjesën e programit kushtuar interesave kombëtare, Lista Studentore thotë se do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta lejojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

    Me pranimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023, Serbia u zotua se nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Palët u pajtuan edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja parasheh që Kosova dhe Serbia të respektojnë integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe t’i njohin simbolet kombëtare të njëra-tjetrës.

    Lista Studentore paralajmëron gjithashtu se do t’i ndjekë penalisht të gjithë “përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për të gjitha veprat e mundshme penale që lidhen me lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve antikushtetuese në dëm të Serbisë”.

    Çfarë thotë BE-ja?

    Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, thotë se Serbia mbetet e detyruar t’i respektojë zotimet që ka marrë në dialog edhe pas ndryshimit të pushtetit.

    “Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk i ndryshojnë bazat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe as detyrimet që kanë marrë përsipër palët”, tha një zëdhënës i BE-së në një deklaratë për REL-in pas fitores së Listës Studentore.

    BE-ja pret që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog, t’i përmbushë detyrimet e saj dhe të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Beogradi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Që nga fillimi i dialogut më 2011, palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për çështje si liria e lëvizjes, integrimi i gjyqësorit dhe i policisë, energjia elektrike, telekomunikacioni, njohja e diplomave dhe statusin e komunitetit serb në Kosovë.

    Çfarë thotë Kosova?

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë mund të arrihet vetëm nëse njohja e ndërsjellë është në qendër të procesit.

    “Vetëm mbi këtë bazë mund të ndërtohen marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë. Mbetemi të përkushtuar ndaj një dialogu që ndihmon në arritjen e këtij qëllimi dhe i mundëson rajonit t’i kapërcejë tensionet e përsëritura dhe të ecë drejt paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, tha Ministria.

    Sipas Ministrisë, qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës mund t’i thellojë ndasitë që dialogu synon t’i kapërcejë.

    “Premtimi i Listës Studentore për ripërtëritjen politike të Serbisë tingëllon jobindës kur programi i saj shpreh zyrtarisht të njëjtat ambicie territoriale që karakterizuan politikën e qeverisë së mëparshme ndaj Republikës së Kosovës. Ata e konsiderojnë vendin tonë pjesë të Serbisë, e përcaktojnë shprehimisht këtë si objektiv politik dhe premtojnë se do ta bllokojnë anëtarësimin tonë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

    Petrov thotë se anulimi i marrëveshjeve që Serbia ka zbatuar është pothuajse i pamundur

    Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë se, sipas tij, është pothuajse e pamundur të rikthehet gjendja para zbatimit të marrëveshjeve që Serbia ka arritur me Kosovën.

    Petrov, i cili theksoi se po shprehte mendimin e tij personal, tha se Serbia do të kishte bazë kushtetuese për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga dialogu vetëm nëse Gjykata Kushtetuese do ta ndryshonte qëndrimin e vitit 2014 dhe do t’i trajtonte marrëveshjet si traktate ndërkombëtare.

    Në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese e Serbisë hodhi poshtë kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Marrëveshjes së Parë të Brukselit. Gjykata e cilësoi atë marrëveshje politike, pa statusin e një traktati ndërkombëtar.

    “Por, e përsëris, cilado qoftë natyra e tyre, Republika e Serbisë i ka zbatuar plotësisht prej kohësh, ndaj natyrshëm shtrohet pyetja se çfarë pasojash konkrete mund të sillte një vendim i tillë, edhe po ta marrim si hipotezë”, tha Petrov.

    Pas fitores në zgjedhje, përfaqësuesit e Listës Studentore kërkuan dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve, përfshirë Petrovin.

    Cili është qëllimi i rishqyrtimit të marrëveshjeve?

    Bogolub Millosavleviq, profesor i së drejtës kushtetuese në Serbi, thotë se ende nuk është e qartë se si do t’i rishqyrtojë Lista Studentore marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën dhe çfarë synon të arrijë me këtë rishqyrtim.

    “Nuk besoj se do të ndërmerrej ndonjë hap që bie ndesh me synimet dhe planet e Listës Studentore për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Rishqyrtimi [i marrëveshjeve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën] duhet të ketë një qëllim, sepse pushteti i mëparshëm ka bërë gjithfarë gjërash”, tha ai për REL-in.

    Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, e sheh paralajmërimin për rishqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve si një thirrje për partneritet me BE-në dhe për një minimum respekti. Ai nuk pret që Lista Studentore t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.

    Nga pikëpamja kushtetuese, Janjiq thotë se Kosovës dhe Serbisë do t’u shërbente një pauzë në dialog për të krijuar kushtet për partneritet dhe për ta vazhduar dialogun mbi baza të reja.

    “Të mos nxitojmë. Le t’i hedhim themelet për vazhdimin e dialogut”, tha Janjiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 mbetet në fuqi, pasi askush nuk mund ta rishqyrtojë.

    Artan Muhaxhiri, analist politik nga Prishtina, e cilëson qëndrimin e Listës Studentore ndaj Kosovës si një “narrativë populiste” që bie ndesh me synimet e Serbisë për t’u afruar me BE-në.

    Sipas Muhaxhirit, Lista Studentore ka mundësi të sjellë “ndryshime thelbësore pozitive në shoqërinë serbe”. Por, ai thotë se Lista do ta humbiste këtë mundësi nëse zgjedh të “hyjë në një betejë irracionale dhe të humbur paraprakisht për ta ndryshuar historinë në kontekstin e Kosovës”.

    “Suksesi i ideve të tyre përparimtare për transformimin emancipues politik dhe sociokulturor të Serbisë do të varet nga sa realiste do të jetë qasja e tyre ndaj proceseve më të vështira dhe më delikate. Marrëdhëniet me Kosovën do të duhej të ishin ndër përparësitë kryesore”, tha ai për REL-in.

    Muhaxhiri i sheh zgjedhjet presidenciale në Serbi, që duhet të mbahen deri në fund të vitit, si shpjegimin e vetëm për qëndrimin e deritanishëm të Listës Studentore ndaj Kosovës.

    Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë nëse Lista Studentore nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosovës.

  • “Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

    “Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

    “Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është përgjigjur me ironi një qytetari që e ka kritikuar për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

    “Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ka shkruar Rama, në një përgjigje sarkastike ndaj kritikave të qytetarit.

    Megjithatë, problemi me mbeturinat në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët, pasi në disa pjesë të kryeqytetit janë krijuar grumbuj mbeturinash, duke ngritur shqetësime edhe për higjienën dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

    Përgjigjja e Ramës vjen në një kohë kur kryeqyteti po përballet me kritika për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po vazhdon të jetë në pikëpyetje, pas anulimit të takimit të paraparë në Athinë.

    Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes edhe Kuvendi i Kosovës mbeti pa energji elektrike gjatë seancës ku po diskutohej Projektbuxheti për vitin 2027.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • They don’t see that there’s no power, Rama ironifies the citizen who criticized him for the garbage.

    Pristina Mayor Progress Rama has ironically responded to a citizen who has criticised him for the state of waste in the capital.

    They don’t see that there’s no power!

    However, the problem with waste in Pristina continues to be a concern for citizens, as piles of waste have developed in some parts of the capital, raising concerns about hygiene and the risk of spreading infections.

    Rama’s response comes at a time when the capital is facing criticism for waste management, while the organisation of the 2030 Pristina Mediterranean Games is continuing to be in question following the annulment of the previous meeting in Athens.

    Meanwhile, Thursday evening the Kosovo Assembly also lost electricity during the session, where the Project for 2027 was discussed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shefi i Krimeve Ekonomike në Polici kalon në Njësinë e Inspektimeve

    Shefi i Krimeve Ekonomike në Polici kalon në Njësinë e Inspektimeve

    Shefi i Krimeve Ekonomike në Polici kalon në Njësinë e Inspektimeve

    Luan Ibrahimi, kapiteni i Policisë së Kosovës, që deri më tani ishte shef i Krimeve Ekonomike në nivel rajonesh, është larguar nga kjo pozitë.

    Siç merr vesh gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, vendin e tij e ka zënë Azem Krasniqi, i cili deri më tani ka qenë në njësi kufitare.

    Ndërkohë, sipas burimeve të njëjta, Ibrahimi tash shkon te Njësia e Inspektimeve në Policinë e Kosovës. /Klankosova.tv

  • Chief of Economic Crimes in Police Goes to the Inspector Unit

    LWei Ibrahimi, the captain of the Kosovo Police, who so far was chief of economic crimes at the regional level, has fled this position.

    As Klan Kosova journalist Altiana Zogaj finds out, he has taken his place, Azem Krasniqi, who has so far been in border units.

    Meanwhile, according to similar sources, Ibrahim now heads to the Kosovo Police Inspector Unit. /I did. tv

  • Pochettino debuton te Manchester United, përballja e parë është kundër Liverpoolit

    Pochettino debuton te Manchester United, përballja e parë është kundër Liverpoolit

    Pochettino debuton te Manchester United, përballja e parë është kundër Liverpoolit

    Mauricio Pochettino do ta nisë aventurën e tij te Manchester United me një nga sfidat më të vështira të mundshme, përballjen ndaj rivalit të madh Liverpool.

    Trajneri argjentinas ka zhvilluar seancat e para stërvitore me skuadrën dhe tashmë po përgatitet për debutimin e së dielës në “Anfield”.

    Pochettino ka kërkuar nga futbollistët e tij të luajnë pa frikë dhe me guxim, duke theksuar se Manchester United duhet të udhëtojë drejt Liverpoolit me synimin për të fituar.

    “Do të shkojmë atje me idenë për të fituar, të jemi guximtarë dhe të luajmë si Manchester United”, ka deklaruar Pochettino.

    Argjentinasi u emërua në vend të Michael Carrick dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. Sfida ndaj Liverpoolit do të jetë testi i tij i parë në bankinën e “Djajve të Kuq”.

  • Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën me Courtois

    Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën me Courtois

    Thibaut Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin belg Thibaut Courtois, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2028.

    Kontrata e mëparshme e 34-vjeçarit ishte e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por palët kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjera.

    Courtois vazhdon të jetë një prej portierëve më të mirë në botë dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm në formacionin e Real Madridit, ku gëzon statusin e titullarit të padiskutueshëm.

    Gardiani belg ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë një prej figurave kryesore në serinë prej tetë fitoreve radhazi që madrilenët kanë regjistruar në të gjitha garat.

    Gjatë aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka zhvilluar gjithsej 348 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe me fanellën e gjigantit spanjoll.

    Rëndësia e tij pritet të jetë edhe më e madhe në vazhdim të sezonit, pasi Real Madridi synon t’i japë fund periudhës pa trofe, pas dy edicioneve radhazi zhgënjyese.

    Me këtë rinovim, klubi madrilen siguron vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës për të paktën edhe dy sezone të tjera. /Telegrafi/

  • Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe bëhen pjesë e fushatës së Dior

    Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe bëhen pjesë e fushatës së Dior

    Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe, Rocki Mayers, janë bërë protagonistet e një fushate të re të shtëpisë së modës Dior.

    Nënë e bijë kanë pozuar së bashku me xhaketa lëkure identike, duke promovuar çantën ikonike Lady Dior.

    Në disa fotografi të ëmbla, këngëtarja 38-vjeçare shihet duke i dhuruar një puthje të voglës në kokë, ndërsa në një tjetër Rocki qëndron e ulur në prehrin e saj, shkruan DailyMail.

    Ky është debutimi i vajzës së Rihannës në një fushatë për Dior.

    Fushata synon të pasqyrojë identitetet e ndryshme të Rihannës si këngëtare, kompozitore, sipërmarrëse, aktore dhe nënë.

    Ajo është prej vitesh e lidhur me markën franceze, ndërsa në vitin 2024 u bë edhe fytyra e parfumit J’adore.

    Rocki duket se po ndjek hapat e nënës së saj në botën e modës, pasi më herët është shfaqur edhe në një fushatë festive për markën Savage X Fenty, së bashku me dy vëllezërit e saj, RZA dhe Riot.

    Vogëlushja kishte bërë gjithashtu debutimin në kopertinën e revistës W në prill, ku pozoi sërish me Rihannën.

    Këngëtarja ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky: RZA, Riot dhe Rocki. /Telegrafi/

  • Erërat e fuqishme në Tetovë, Ameti: U shkaktuan dy zjarre, janë kryer 15 intervenime

    Erërat e fuqishme në Tetovë, Ameti: U shkaktuan dy zjarre, janë kryer 15 intervenime

    Si pasojë e erërave të fuqishme që ishin mbrëmjen e kaluar në Tetovë, ka pasur nevojë për 15 intervenime nga ana e zjarrfikësve, kështu bëri të ditur drejtori i nNjësisë Territoriale Kundër Zjarrit, Avni Ameti.

    Ameti, përcjell “TV21” tha se janë shkaktuar 2 zjarre, ndërkohë që ka pasur çati të dëmtuara, shtylla elektrike dhe rrugë të bllokuara.

    Ai bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar.