Category: Lajme

  • SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit

    SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit

    Irani ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka kryer disa sulme ajrore në ishullin Qeshm, në jug të vendit, ndërsa më herët gjatë së martës të paktën pesë anije janë goditur nga mina detare në Ngushticën e Hormuzit.

    Zyrtarët iranianë thanë se sulmet amerikane u zhvilluan të martën në mbrëmje, ndërsa banorët raportuan se në zonë u dëgjuan të paktën pesë shpërthime.

    Ahmad Nafisi, zëvendësguvernator i provincës Hormozgan, deklaroi për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA se sulmet amerikane nuk shkaktuan dëme në zonat e banuara apo ato tregtare.

    “Situata në ishullin Qeshm është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e emergjencës, shërbimeve dhe administratës janë në gatishmëri të plotë”, tha ai.

    Agjencia IRNA raportoi se në qytetin Qeshm u dëgjuan “pesë deri në gjashtë shpërthime”. Ndërkohë, agjencia gjysmëzyrtare Fars, duke cituar banorë të ishullit, bëri të ditur se disa shpërthime u dëgjuan në veriperëndim të qytetit, ndërsa në të njëjtën kohë u pa tym që ngrihej në qiell.

    Zyrtarë amerikanë konfirmuan të martën vonë se avionët luftarakë të SHBA-së kishin goditur pozicionet e lëshimit të raketave iraniane në ishull. Sipas tyre, sulmet janë pjesë e një strategjie të ngjashme me atë të ditëve të mëparshme dhe u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër personelit dhe aseteve amerikane.

    Sulmet amerikane pasuan disa incidente në Ngushticën e Hormuzit, ku të paktën pesë anije u goditën nga mina detare gjatë lundrimit në rrugë që Irani i konsideron të “paautorizuara”.

    Ushtria iraniane deklaroi se anijet duhet të koordinohen me forcat e armatosura të vendit për të kaluar në mënyrë të sigurt nëpër këtë korridor detar.

    “Kalimi i sigurt kërkon koordinim me Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, lundrim përmes zonave të përcaktuara si të sigurta dhe mbajtjen aktive të sistemeve të navigimit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë iraniane.

    Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) pretendoi të martën se kishte rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-1 Predator, të përdorur për zbulim dhe sulme, në ujërat jugore të vendit, pranë ishullit Qeshm.

    Sipas Gardës Revolucionare, ky ishte droni i 18-të i këtij lloji që forcat iraniane pretendojnë se kanë shkatërruar.

    Në një deklaratë, IRGC tha se kishte përdorur një “sistem të ri dhe të avancuar të mbrojtjes ajrore”, i cili, sipas saj, e kishte zbuluar dhe shkatërruar dronin rreth orës 13:45 sipas kohës lokale.

    Më herët gjatë së martës, Garda Revolucionare pretendoi gjithashtu se kishte kryer një sulm me dronë ndaj një sistemi radarësh amerikanë në bazën ajrore Sheikh Isa në Bahrein.

    Bahreini, ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës amerikane, si dhe Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), njoftuan se dronët ishin interceptuar dhe se nuk kishte pasur dëme.

    IRGC deklaroi se sulmi ishte ndërmarrë si përgjigje ndaj “shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Iranit nga dronët ushtarakë amerikanë”. /Telegrafi/

  • I dyshuar për rreth 50 grabitje në Evropë, Edison Pula del para gjykatës në Francë

    I dyshuar për rreth 50 grabitje në Evropë, Edison Pula del para gjykatës në Francë

    I dyshuar për rreth 50 grabitje në Evropë, Edison Pula del para gjykatës në Francë

    Edison Pula, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal shqiptar “Nikla”, është paraqitur të martën para gjykatës në Reims të Francës, nën masa të rrepta sigurie.

    Sipas raportimeve të mediave franceze, Pula dyshohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Në shënjestër të grupit dyshohet se kanë qenë biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe persona të njohur.

    Dëmi ekonomik nga këto grabitje vlerësohet të kalojë një milion euro.

    Sipas TCH, për shoqërimin e të paraburgosurit shqiptar në gjykatë është zhvilluar një operacion i posaçëm sigurie, ku janë angazhuar forcat speciale të administratës penitenciare franceze, të njohura si ERIS.

    Pula ishte arratisur në vitin 2022 nga burgu i Trevisos në Itali, ndërsa ishte arrestuar në Luksemburg në janar të vitit 2025.

    Paraqitja e tij para gjykatës më 17 nëntor 2026 kishte të bënte me shqyrtimin e kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit.

    Edison Pula dyshohet se ka drejtuar grupin kriminal “Nikla”, ndërsa akuzat ndaj tij lidhen me një seri grabitjesh në disa vende evropiane.

  • Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin dhe gjendjen psikologjike të marinarëve

    Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin dhe gjendjen psikologjike të marinarëve

    Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin dhe gjendjen psikologjike të marinarëve

    Ligjvënësit demokratë në SHBA kanë kritikuar ashpër të martën ushtruesin e detyrës së sekretarit të Marinës Amerikane, Hung Cao, duke e akuzuar se po mbështet pa rezerva presidentin Donald Trump lidhur me luftën me Iranin dhe po minimizon ndikimin e saj në shëndetin mendor të marinarëve.

    Seanca dëgjimore në Senatin amerikan u shoqërua me debate të ashpra, veçanërisht pas raportimeve për tetë tentativa vetëvrasjeje në një aeroplanmbajtëse amerikane, transmeton klankosova.tv

    Seanca mund të jetë një paralajmërim për përplasjet e ardhshme politike, pasi demokratët pritet të marrin kontrollin e Senatit në janar, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në fillim të këtij muaji.

    Hung Cao, i cili synon të marrë konfirmimin e Senatit për të vazhduar në këtë detyrë, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt disa prej pyetjeve më të vështira të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit lidhur me luftën me Iranin.

    Sipas Reuters, pyetjet përfshinin kostot e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit dhe dëmet e shkaktuara në selinë e Marinës Amerikane në Lindjen e Mesme pas sulmeve iraniane.

    Megjithatë, kritikat më të ashpra ndaj tij erdhën për shkak të mbrojtjes që i bëri kushteve në bordin e grupit luftarak të aeroplanmbajtëses “Abraham Lincoln” dhe vlerësimit pozitiv për mënyrën se si Marina po përballet me krizën e shëndetit mendor.

    Përplasje për shëndetin mendor të marinarëve

    Senatorja demokrate nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand, e pyeti Cao-n për një marinar që kishte përfunduar në det pasi ishte hedhur nga anija.

    “Senatore, ai marinar nuk po përpiqej të vriste veten dhe këtë e ka pranuar edhe vetë”, u përgjigj Cao, duke shtuar se marinarit i ishte dhënë një jelek shpëtimi.

    Gillibrand reagoi me ironi: “Çfarë po përpiqej të bënte atëherë? Të notonte deri në Guam?”

    Më pas, ajo e kritikoi Cao-n për minimizimin e presionit psikologjik me të cilin përballen pjesëtarët e ushtrisë.

    “Unë mendoj se ju po e minimizoni ngarkesën që shkakton stresi mendor te këta pjesëtarë të shërbimit ushtarak”, deklaroi ajo, duke e cilësuar përgjigjen e tij si “çnjerëzore” dhe “të pamjaftueshme”.

  • Confrontation in the U.S. Senate, the Navy’s acting chief is criticised for fighting Iran and the psychological state of sailors

    LUS Democrat lawmakers have sharply criticised American Navy Secretary Hung Cao’s taskman, charging him with unreserved support for President Donald Trump’s fight with Iran and minimising its impact on the sailors’ mental health.

    The U.S. Senate hearings were accompanied by heated debates, especially after reporting on eight suicide attempts on an American aircraft carrier, broadcast I did. tv

    The session could be a warning to future political clashes, as the Democrats are expected to take control of the Senate in January, following the results of the mesmandat election earlier this month.

    Hung Cao, who intends to receive confirmation of the Senate to continue in the task, did not directly answer some of the most difficult questions of the Senate’s Armed Services Committee regarding the Iran war.

    By ReutersQuestions included the cost of the US naval blockade to Iran and the damage caused at the U.S. Navy headquarters in the Middle East following Iranian attacks.

    However, the fiercest criticism of him came because of the protection he made on board of the aircraft carrier’s fighter group adhuronibraham Lincoln and the positive assessment of how Marina is facing the mental health crisis.

    Confrontation for Navy Mental Health

    The Democrat Senator from New York, Kirsten Gillibrand, asked Cao about a sailor who ended up at sea after being thrown off the ship.

    Senatore, that sailor wasn’t trying to kill himself, and he admitted it himself, replied Cao, adding that the sailor had been given a life jacket.

    Gillibrand reacted with irony: What was he trying to do then? A swim to Guam? )

    She then criticised Cao for minimizing the psychological pressure that army members face.

    I think you’re minimizing the burden of mental stress on these military service members, She declared, naming his answer as Human and insufficient.

  • Suspected of 50 robberies in Europe, Edison Pula appears before court in France

    EDison Pula, suspected of being the leader of the Albanian criminal group ‘%Niclaı, has appeared before the tribunal in Reims, France, on Tuesday under strict security measures.

    According to French media reports, Pula is suspected of involvement in about 50 robbery of luxury dwellings in France and Belgium. The group allegedly targeted businessmen, footballers, singers, and celebrities.

    Economic damage from these robberies is estimated to exceed onem euros.

    According to the TC, a special security operation has been conducted for the association of Albanian detainees to the court, where special French penician administration forces, known as the ERIS, are engaged.

    Pula had escaped in 2022 from Traviso prison in Italy while she was arrested in Luxembourg in January 2025.

    His appearance before the court on November 17, 2026 involved considering the request for continued detention.

    Edison Pula has allegedly led the criminal group ]Nicla, while charges against him relate to a series of robberies in several European countries.

  • Vaksina e re kundër kancerit të lëkurës mund të ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes pothuajse përgjysmë

    Vaksina e re kundër kancerit të lëkurës mund të ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes pothuajse përgjysmë

    Vaksina e re kundër kancerit të lëkurës mund të ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes pothuajse përgjysmë

    Një vaksinë e re kundër kancerit të lëkurës, e cila po zhvillohet nga shkencëtarët, mund të ulë për 42 për qind rrezikun e rikthimit të sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjikale, tregojnë rezultatet e studimeve të hershme.

    Sipas Mirror, çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen rreth 20,980 persona me melanomë, ndërsa 10 deri në 15 për qind e pacientëve përballen me rikthimin e kancerit pas operacionit, transmeton Klankosova.tv.

    Ndryshe nga vaksinat tradicionale, kjo vaksinë përgatitet në mënyrë individuale për secilin pacient. Pasi kirurgu largon tumorin, shkencëtarët analizojnë ADN-në e qelizave kancerogjene dhe e krahasojnë atë me qelizat e shëndetshme të pacientit, për të identifikuar dallimet.

    Më pas, këto karakteristika përdoren për të krijuar një udhëzim gjenetik të quajtur mRNA, i cili injektohet në organizëm. Sistemi imunitar mëson t’i njohë qelizat kancerogjene si kërcënim, duke aktivizuar qelizat T për të identifikuar dhe shkatërruar qelizat e mbetura të kancerit pas operacionit.

    Vaksina po zhvillohet nga kompanitë farmaceutike amerikane Moderna dhe Merck. Faza e tretë e studimit klinik ka përfunduar muajin e kaluar, ndërsa shkencëtarët tashmë po ndjekin efektet afatgjata të saj te pacientët dhe ndikimin në mbijetesë.

    Megjithatë, vaksina ende nuk është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe nuk është e disponueshme për përdorim të zakonshëm jashtë studimeve klinike.

    Melanoma zhvillohet në melanocite, qelizat që prodhojnë melaninën, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës. Ajo është më pak e zakonshme se disa lloje të tjera të kancerit të lëkurës, por ka prirje të përhapet në pjesë të tjera të trupit nëse nuk zbulohet në fazat e hershme.

    Melanoma konsiderohet një nga llojet më serioze të kancerit të lëkurës, ndaj zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mbeten thelbësore. /Klankosova.tv

  • Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

    Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

    Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në veri të vendit.

    Në rastin e parë, sipas forcave të rendit, rreth orës 16:30, zyrtarët policorë në fshatin Kamen të Leposaviqit kanë ndaluar një autobus, pasi paraprakisht kishin pranuar informacione se në bagazhin e tij mund të kishte mallra të dyshimta.

    “Gjatë kontrollit të autobusit, në hapësirën e bagazhit janë gjetur të fshehura dymbëdhjetë (12) paketa me cigare të llojeve të ndryshme, ku secila paketë përmbante nga 50 boksa me cigare. Shoferi i autobusit ka deklaruar se cigaret i kishte blerë në qytetin e Mitrovicës. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët e Agjencisë Tatimore të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se për mallrat e blera nuk posedoheshin dokumente valide, sipas procedurave ligjore.”, thuhet në njoftim.

    Për rastin, sipas njoftimit, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj shoferit të autobusit të iniciohet rast penal për veprën penale “Tregti e ndaluar”.

    Ndërsa, ndaj lokalit në Mitrovicë, nga ku dyshohet se janë blerë cigaret, inspektorët do ta trajtojnë sipas procedurave të tyre.

    Kurse, në rastin e dytë, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll dy automjete në fshatin Mihaliq, komuna e Leposaviqit.

    Gjatë kontrollit të automjeteve, sipas njoftimit, janë gjetur mallra të ndryshme, përfshirë cigare, pije alkoolike, detergjente dhe produkte të tjera, për të cilat dyshohet se nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës.

    “Në lidhje me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, mallrat e gjetura janë proceduar për në Doganën e Republikës së Kosovës, për trajtim dhe procedura të mëtejme ligjore.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • “Kemi kualitet individual shumë të lartë” - Kamberi tregon çfarë duhet të përmirësojë Kosova

    “Kemi kualitet individual shumë të lartë” – Kamberi tregon çfarë duhet të përmirësojë Kosova

    Mbrojtësi i Kosovës, Lindrit Kamberi, ka folur pas humbjes 3-0 nga Republika e Irlandës, duke theksuar se “Dardanët” kanë potencial të madh individual, por duhet të përmirësojnë lojën kolektive për të arritur objektiva më të mëdha.

    Kamberi vlerësoi cilësinë që ka skuadra në përbërjen e saj, por theksoi se futbollistët duhet të njihen edhe më mirë mes vete dhe të krijojnë një grup më të bashkuar në fushë.

    “Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kamberi.

    Kosova e mbylli fazën e grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve me humbjen 3-0 në udhëtim ndaj Irlandës dhe 6 pikë në total, në vendin e tretë.

    Kjo disfatë bëri që “Dardanët” të mbeteshin pa mundësinë për të siguruar play-offin për promovim në Ligën A. /Telegrafi/

  • Ylli i OnlyFans prezantoi "sprova" të pazakonta për burrat: Shikuesit vendosin se kush e meriton një shans të dytë

    Ylli i OnlyFans prezantoi “sprova” të pazakonta për burrat: Shikuesit vendosin se kush e meriton një shans të dytë

    Ylli i American OnlyFans, Jasmine Teaa, po drejton “prova” në Twitch, ku shikuesit vendosin nëse burrat që ajo i përjashtoi nga kanali i saj për komente vulgare do të kenë një shans të dytë apo një ndalim të përhershëm.

    Ajo i tha New York Post se OnlyFans është biznesi i saj kryesor. Që nga viti 2020, ajo ka fituar më shumë se pesë milionë dollarë në atë platformë dhe përdor Twitch në kohën e saj të lirë për të luajtur videolojëra dhe për të biseduar me fansat. 35,000 njerëz e ndjekin atje.

    “Shumë pjesë të tjera të punës sime, madje edhe rrjetet sociale dhe skeçet, duhet të jenë disi seksi, dhe në Twitch mund të jem thjesht vetvetja”, tha ajo.

    Kur burrat e shndërrojnë bisedën në një seri mesazhesh vulgare, ajo i përjashton menjëherë. Njëri u ndalua për një mesazh në lidhje me madhësinë e organeve të tij gjenitale, një tjetër për mbushjen e bisedës me linqe të videove të saj nga Pornhub dhe shumë të tjerë për fiksimin pas dekoltesë së saj.

    “Kam një tolerancë shumë të ulët ndaj mungesës së respektit,” tha ajo.

    Kur burrat e dëbuar filluan të luteshin për një shans të dytë, ajo vendosi t’i linte shikuesit e tjerë të vendosnin për fatin e tyre.

    “Më vjen keq, nuk e dija që nuk lejohej, nuk do ta bëj më kurrë. Ju lutem më lejoni të kthehem”, iu lut njëri prej tyre.

    Ajo mbajti “gjyqin” e saj të parë në prill. Me një çekiç plastik të kuq dhe të verdhë në dorë, ajo shqyrtoi rreth 50 ankesa dhe spektatorët vendosën për fatin e atyre që u përjashtuan.

    “Biseda ime është padyshim më pak falëse sesa unë,” pranoi ajo.

    Deri më tani, ka mbajtur tre “gjyqe” të tilla dhe ka shqyrtuar rreth 150 ankesa. Vetëm 24 prej tyre u liruan. Ai thotë se i pëlqejnë këto transmetime dhe po planifikon një të re së shpejti. /Telegrafi/

  • Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Themeluesi i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të rikthehej në postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, nëse bordi i drejtuesve do të vlerësonte se një vendim i tillë do të ishte në interesin më të mirë të saj.

    Në reagimin e tij të parë publik pas dorëheqjes së papritur, Huang pranoi se kishte bërë gabime serioze në jetën personale, ndërsa shprehu keqardhje për problemet që, sipas tij, u kishte shkaktuar anëtarëve të bordit të kompanisë.

    “Kam krijuar probleme për Bordin, për të cilat pendohem thellësisht. I marr plotësisht përsipër gabimet e mia”, shkroi ai në platformën X.

    Huang bëri të ditur se pas largimit kishte marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga punonjës të kompanisë, investitorë dhe persona të tjerë, të cilët i kishin kërkuar të rikthehej në drejtimin e Nvidia-s.

    “Ndërsa kompania përballet me dinamika komplekse teknologjike, tregtare, konkurruese dhe gjeopolitike, shumë njerëz kanë vijuar të më kontaktojnë drejtpërdrejt. Nëse bordi i drejtorëve vendos se rikthimi im është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, kompanisë dhe Amerikës, do të ishte nder për mua t’u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të rikthehesha si CEO”, u shpreh ai.

    Megjithatë, sipas raportimeve të BBC-së, bordi i Nvidia-s nuk po shqyrton aktualisht mundësinë e rikthimit të Huang në krye të kompanisë. Ndërkohë, drejtuesit e saj po zhvillojnë një hetim lidhur me sjelljen e tij, përfshirë pretendimet për një marrëdhënie jashtëmartesore me një ekzekutive të Nvidia-s.

    Çështja është shoqëruar edhe me raportime për një lidhje të dyshuar të Huang me një grua, e cila dyshohet se ka vepruar në interes të Pekinit. Sipas BBC-së, miliarderi pritet të merret në pyetje nga disa komitete të ligjvënësve amerikanë gjatë javëve në vijim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali