Category: Lajme

  • Israel equates with Austria, Kosovo ends in third

    IZeal has not reached more than one draw in confronting Austria in the last match of League B Group 3 in the League of Nations.

    This match is over by 1:1.

    The first went ahead with the Israeli goal scored in the 36th minute by Dor Peretz.

    The Austrians, on the other hand, equalled the figures by Saša Kaludić in the 62nd minute.

    This draw mostly suits Kosovo, as it has escaped from League B, reducing a total of 6 points until the last ranks Israel by 4 points.

    In the first tent, Austria finished, until the second Iralda to beat Kosovo by a score of 3:0 in Dublin. /I did. tv

  • Kosovo defeated in Ireland, again remaining in B League

    KOsova has suffered a deep loss to Ireland in Dublin under the League of Nations.

    Everything changed in the 26th minute, when Kreshnik Hajrizi was punished red after touching the ball by hand within 16.

    For Ireland, the penalty was awarded, which in the 28th minute demonstrated the Parrot goal.

    The first part was closed with this result, meanwhile five minutes after the second leg began, goalkeeper Aro Muriq made an intervention, triggering the second penalty for the Irish.

    Troy Parrot again was accurate by the white dot.

    In the 75th minute, Jack Moylan scored head-on for score 3-0, which was also the final result.

    Kosovo, even in spite of defeat, has managed to remain in B League after the Israeli match-off to Austria was closed even to 1-1.

    So the Dardans close this cycle of races with one win, two loss, three drawbacks.  

  • “Nuk kam ardhur të bëj Romeo e Zhulieta”, Antoneta e prerë me Akilin (VIDEO)

    “Nuk kam ardhur të bëj Romeo e Zhulieta”, Antoneta e prerë me Akilin (VIDEO)

    “Nuk kam ardhur të bëj Romeo e Zhulieta”, Antoneta e prerë me Akilin (VIDEO)

    Akili, banori i Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Antonetën, por kjo e fundit duket se ka dashur t’ia bëjë të qartë se mes tyre nuk ka ndonjë njohje romantike.

    Gjatë një bisede mes tyre, Antoneta ka theksuar se nuk është duke u njohur me askënd brenda shtëpisë dhe se raporti i saj me Akilin është i njëjtë si me banorët e tjerë.

    “Nuk jam duke u njohur me asnjë njeri. Nuk jemi në asnjë njohje e sipër. Këtu ka njohje si me gjithë lojtarët e tjerë. Mu nuk më kërkon llogari dot ti… Nuk kam ardhur unë që të bëj Romeo dhe Zhulietë këtu”, është shprehur Antoneta.

    Ndërkaq, Akili ka reaguar ndaj deklaratës së saj, duke i thënë:

    “T’ma kishe thënë kaherë këtë…”, u shpreh ai.

    Për më shumë:

  • Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B

    Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në udhëtim te Republika e Irlandës, në kuadër të xhiros finale për Ligën B të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” pësuan humbje prej 3-0, sfidë ku ishin me një lojtar më pak shkaku i karonit të kuq së Kreshnik Hajrizit. Ndër të tjera, me këtë disfatë nuk arrihet as play-offi për promovimin e mundshëm së Ligës A.

    Kosova e nisi për mrekulli për të krijuar disa aksione, si dhe rrezikuar me Lindon Emërllahun, që ishte afër të shënonte nga distanca.

    Megjithatë, Kreshnik Hajrizi e largoi topin me dorë nga vija e portës dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Përpos kësaj, Irlanda edhe fitoi penallti, të cilën e konkretizoi Troy Parrott (28’).

    Situatë e ngjashme ndodhi edhe te goli i dytë. Këtë herë, Aro Muric shkaktoi penallti ndërsa Parrott e finalizoi për 2-0 (50’).

    Dominimi i Irlandës ishte larg më i madh, kurse goditjen finale ia dha Moylan me kokë pas harkimit të Kitching (75’).

    Humbja më e madhe e Kosovës nuk është play-offi, por padyshim vendi në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”, vend që faktikisht ia zë Irlanda.

    Kësisoj, ky grup i Ligës së Kombeve mbaron në këtë mënyrë: Austria avancon si lider me 12 pikë, Irlanda në play-off me tetë pikë, Kosova e mbyll me gjashtë ndërsa Izraeli bie në ‘barazh’ me një vend të Ligës C me katër sosh./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Brad Pitt do të donte të luante një personazh negativ në filmin e ri të Bondit: Robert Pattinson është një zgjedhje e mirë për rolin kryesor

    Brad Pitt do të donte të luante një personazh negativ në filmin e ri të Bondit: Robert Pattinson është një zgjedhje e mirë për rolin kryesor

    Aktori amerikan Brad Pitt ka thënë se do të donte të luante një personazh negativ në filmin e ri të James Bond, në të cilin Robert Pattinson do të luajë rolin e agjentit 007.

    Pitt tha për Extra TV në premierën e filmit “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth” në Los Angeles të hënën. Ai zbuloi në tapetin e kuq se Pattinson është Bondi i ri.

    “Robert… E di çfarë, do të më pëlqente shumë. Javieri im e bëri një punë të shkëlqyer. Standardet janë të larta, por unë do ta bëja”, tha Pitt.

    Ai po i referohej bashkë-yllit të “F1”, Javier Bardem, i cili luajti rolin e keqbërësit Raoul Silva në filmin e James Bond të vitit 2012, “Skyfall”.

    Ai gjithashtu vlerësoi zgjedhjen e agjentit të ri 007.

    “Më pëlqen kjo ide. Më pëlqen ajo që bën dhe çfarë lloj rolesh zgjedh. Mendoj se është i duhuri. Është një vendim i mirë”, tha Pitt.

    Pattinson u njoftua të hënën si aktori i shtatë që do të luajë rolin e spiunit britanik. Ai do të luajë në filmin e 26-të të serisë, me regji nga Denis Villeneuve sipas një skenari nga Steven Knight. Ai merr rolin nga Daniel Craig, i cili e luajti për herë të fundit Bondin në vitin 2021.

    Në filmin e ri, Pitt riinterpreton rolin e tij si kaskaderi Cliff Booth nga filmi i Tarantinos “Once Upon a Time in Hollywood”. Për këtë rol, ai fitoi çmimin Oscar në vitin 2020 për Aktorin më të Mirë Mbështetës. /Telegrafi/

  • Radiatorët janë të nxehtë, por pranë dritares ende bën ftohtë? Ja si ta ndaloni hyrjen e ajrit pa shpenzime të mëdha

    Radiatorët janë të nxehtë, por pranë dritares ende bën ftohtë? Ja si ta ndaloni hyrjen e ajrit pa shpenzime të mëdha

    Edhe dritaret e reja PVC mund të lejojnë depërtimin e ajrit të ftohtë gjatë dimrit. Një kontroll i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të zbuloni problemin dhe ta zgjidhni vetë, pa pasur nevojë për riparime të kushtueshme

    Edhe dritaret krejtësisht të reja PVC mund të lejojnë hyrjen e ajrit të ftohtë gjatë dimrit. Megjithëse radiatori poshtë dritares ngroh me kapacitet të plotë, pranë saj ndihet një qarkullim i pakëndshëm ajri, ndërsa nga dyshemeja përhapet ftohtësi.

    Shkaku shpesh qëndron te dëmtimi i bashkimit ndërmjet kornizës së dritares dhe murit. Nën pragun e dritares mund të krijohen hapësira të zbrazëta, shkuma e montimit mund të dëmtohet me kalimin e kohës, ndërsa bashkimi humbet aftësinë izoluese.

    Nëse dëmtimi është i vogël dhe i arritshëm, mund ta riparoni edhe vetë, pa angazhuar mjeshtër.

    Testi me letër higjienike: Si ta zbuloni nga hyn ajri i ftohtë?

    Për të identifikuar vendin nga depërton ajri, merrni një shirit të hollë letre higjienike ose një pecetë dhe lëvizeni ngadalë përgjatë bashkimit të pragut me kornizën e dritares.

    Pastaj kontrolloni edhe anët e hapësirës ku është vendosur dritarja.

    Nëse letra fillon të lëvizë ose të dridhet në një pikë të caktuar, kjo mund të tregojë qarkullimin e ajrit.

    Kushtojuni vëmendje të veçantë këndeve të pragut, ku shpesh krijohen çarje të vogla.

    Kontrolloni gjithashtu nëse silikoni është shkëputur, nëse suvaja është dëmtuar ose nëse ka hapësira të dukshme ndërmjet materialeve.

    Zgjidhja për çarjet e vogla: Materiali izolues

    Nëse ajri i ftohtë hyn përmes një çarjeje sipërfaqësore ndërmjet pragut dhe murit, mund ta mbyllni me një material të përshtatshëm për izolimin e bashkimeve të brendshme, të pajtueshëm me PVC-në.

    Për këtë punë ju nevojiten edhe një thikë pune dhe një shpatull plastike.

    • 1.Hiqeni me kujdes materialin e vjetër izolues me thikë dhe largoni pjesët e suvasë që janë shkëputur.
    • 2.Pastrojeni sipërfaqen nga pluhuri dhe prisni derisa të thahet plotësisht.
    • 3.Vendoseni materialin izolues përgjatë gjithë çarjes dhe rrafshojeni me shpatull, duke u kujdesur të mos mbeten hapësira të pambyllura.

    foto: photovs

    Për hapësirat më të thella: Shkuma e montimit

    Nëse poshtë pragut është krijuar një zgavër më e thellë, materiali i zakonshëm izolues mund të mos jetë i mjaftueshëm.

    Në këtë rast mund të përdoret shkumë montimi me zgjerim të ulët, së bashku me doreza mbrojtëse dhe pajisjen për aplikim.

    Rregulli më i rëndësishëm: Shkumën vendoseni me masë, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit. Mos e mbushni hapësirën plotësisht, sepse gjatë zgjerimit shkuma mund ta ngrejë pragun ose të deformojë pjesë të konstruksionit.

    Pasi të jetë ngurtësuar, priteni me kujdes tepricën dhe mbulojeni bashkimin me materialin përfundimtar mbrojtës.

    Nëse ajri depërton përgjatë gjithë pragut, duhet të kontrollohet dhe izolohet e gjithë gjatësia e tij.

    Kontrolloni edhe pjesën e jashtme të dritares

    Ajri i ftohtë dhe lagështia mund të depërtojnë edhe përmes bashkimeve të dëmtuara në pjesën e jashtme.

    Kontrolloni llamarinën e jashtme poshtë kornizës. Nëse është liruar ose materiali izolues rreth saj është çarë, aty mund të jetë burimi i problemit.

    Për riparime përdorni materiale rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe shirita të përshtatshëm izolues. Kujdesuni të mos bllokoni vrimat e kullimit të ujit.

    Pasi materialet të jenë tharë, përsëriteni testin me letër.

    Nëse letra qëndron pa lëvizur, në atë pikë nuk vërehet më qarkullim ajri.

    Nëse ftohtësia vazhdon, kontrolloni gomat izoluese të dritares, mekanizmat e mbylljes dhe bashkimet përgjatë gjithë kornizës. Dëmtimet më të mëdha ose riparimet e jashtme në lartësi duhet t’ia besoni një profesionisti. /Telegrafi/

  • Publikohen pamjet e grabitjes së armatosur në argjendarinë në Gjakovë, momenti kur hajnat hyjnë dhe shtien me armë

    Publikohen pamjet e grabitjes së armatosur në argjendarinë në Gjakovë, momenti kur hajnat hyjnë dhe shtien me armë

    Janë publikuar pamjet e grabitjes së armatosur në një argjendari në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, e cila ndodhi të hënën, më 16 nëntor, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet momenti kur dy persona të armatosur hyjnë në argjendari, ndërsa brenda lokalit dëgjohen të shtëna armësh.

    Ngjarja shkakton panik te personat që ndodheshin në lokal, teksa grabitësit kryejnë veprimet e tyre.

    Pas incidentit, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kishte bërë të ditur se një person ishte plagosur në këmbë, ndërsa dy gra, të cilat gjithashtu ishin kontrolluar nga personeli mjekësor, ishin liruar pas ekzaminimeve.

    Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se dy të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorisë.

    Pamjet e momentit të grabitjes mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

    VIDEO

  • Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

    Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

    Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

    Kosova po kalon një mbrëmje të vështirë në Dublin, ku ka pësuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Irlandës.

    Në minutën e 75-të, Jack Moylan realizoi me kokë, pasi fitoi duelin në ajër mes dy mbrojtësve të Kosovës dhe më pas mposhti portierin Arijanet Muriç, duke e çuar rezultatin në 3-0.

    Irlanda kishte kaluar në epërsi në minutën e 28-të, kur Troy Parrott shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky 11-metërsh u akordua pasi Kreshnik Hajrizi ndali me dorë topin mbi vijën e portës, duke parandaluar një gol të sigurt, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt.

    Parrott realizoi edhe golin e dytë në minutën e 50-të, sërish nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga portieri Arijanet Muriç.

    Me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të, Kosova nuk ka arritur t’i bëjë ballë presionit të vendasve dhe tashmë është në disavantazh prej tre golash.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo gets third goal in Dublin, Ireland deepens supremacy

    Kosovo is having a difficult evening in Dublin, where it has also received the third goal in facing Ireland.

    In the 75th minute, Jack Moylan realised head-on after winning the duel in the air between two Kosovo defenders and then defeating goalkeeper Ariannet Muric, leading to 3-0.

    Ireland had moved to the top of the 28th minute, when Troy Parrot marked from the white penalty point. This 11-footer was awarded after Kreshnik Hajrizi pulled the ball over the gate line, preventing a secure goal for which he was punished with a red card directly.

    Parrot also achieved the second goal in the 50th minute, again from the white spot, after a penalty brought about by goalkeeper Arijannet Muric.

    With a player less than the 26th minute, Kosovo has failed to stand up to local pressure and is currently at a three-gos disadvantage.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pamjet tregojnë momentin kur një çift ukrainas sulmohet derisa po udhëtonte me veturë në Dnipro

    Pamjet tregojnë momentin kur një çift ukrainas sulmohet derisa po udhëtonte me veturë në Dnipro

    Një ish-politikan ukrainas ka publikuar pamje shqetësuese të momentit kur një çift, që po udhëtonte me veturë në qytetin e Dnipros, u bë cak i një sulmi.

    Anton Gerashchenko bëri të ditur se çifti nuk pësoi lëndime, pavarësisht goditjes që mori automjeti. Megjithatë, ai theksoi se pamjet pasqyrojnë rrezikun e vazhdueshëm me të cilin përballen qytetarët ukrainas gjatë jetës së përditshme, edhe kur ndodhen në automjetet e tyre.

    “Kështu duket jeta jonë tani”, shkroi Gerashchenko krahas videos së publikuar, transmeton Telegrafi.

    Në pamje shihet vetura duke lëvizur nëpër rrugët e Dnipros dhe duke marrë një kthesë djathtas. Në atë moment, qielli papritur ndriçohet me ngjyrë të kuqe, ndërsa automjeti goditet nga një shpërthim.

    Goditja shkakton thyerjen e xhamit të përparmë të veturës, ndërsa pamjet dokumentojnë momentin e papritur të sulmit dhe rrezikun që iu kanos çiftit.

    Sipas Gerashchenkos, të dy personat arritën të shpëtonin pa lëndime. Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me shkakun e shpërthimit apo autorët e sulmit. /Telegrafi/