Category: Lajme

  • Valdeti dyshon në lidhjen e Anjezës: Mendoj se e gjitha ishte lojë (VIDEO)

    Valdeti dyshon në lidhjen e Anjezës: Mendoj se e gjitha ishte lojë (VIDEO)

    Valdeti dyshon në lidhjen e Anjezës: Mendoj se e gjitha ishte lojë (VIDEO)

    Në një bisedë mes Valdetit, Shqiponjës dhe Zojës, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, është diskutuar për jetën private të Anjezës.

    Valdeti ka shprehur dyshimet e tij për lidhjen e dashurisë së Anjezës.

    Ai ka thënë se nuk beson që ajo është në një lidhje dhe se, sipas tij, e gjithë kjo mund të ketë qenë një lojë nga ana e saj.

    Ndryshe, ka menduar Shqiponja, e cila e ka kundërshtuar Valdetin, duke thënë se beson që Anjeza është e tillë nga natyra dhe se ky është personaliteti i saj.

    Për biseden e plotë ndiqeni videon:

  • Datë historike, Xhuli zbulon se emrat e fëmijëve do t’i publikojë më 28 nëntor

    Datë historike, Xhuli zbulon se emrat e fëmijëve do t’i publikojë më 28 nëntor

    Datë historike, Xhuli zbulon se emrat e fëmijëve do t’i publikojë më 28 nëntor

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, është bërë nënë e binjakëve, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.

    Ajo nuk i ka zbuluar ende emrat e tyre, por përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka zbuluar datën kur do t’i prezantojë për herë të parë fëmijët e saj për publikun.

    “Emrat e fëmijëve publikohen më datën 28 nëntor. Për mu është shumë datë e rëndësishme edhe për krejt shqiptarët dhe për krejt ne që e dimë historinë tonë… Më datën 28 nëntor publikohen fotot dhe emrat”, ka thënë Xhuli në Instagram Story.

    Kujtojmë se ish-banorja ka ardhur deri te shtatzënia përmes metodës IVF, një proces për të cilin kishte folur edhe më herët publikisht.

  • Rama ironizon Faragen: Kujdes nga mallkimi shqiptar

    Rama ironizon Faragen: Kujdes nga mallkimi shqiptar

    Rama ironizon Faragen: Kujdes nga mallkimi shqiptar

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar liderin e Reform UK, Nigel Farage, për deklaratat e tij kundër emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke e paralajmëruar se duhet të ketë kujdes nga ajo që e quajti “mallkimi shqiptar”.

    Në një intervistë për gazetën britanike “The Independent”, Rama ka komentuar pretendimin e Faraget se një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani ndodhet në burg, duke e cilësuar të turpshëm përdorimin e komuniteteve dhe përkatësive etnike për përfitime politike.

    Kryeministri shqiptar ka kujtuar edhe ftesën që i kishte bërë Faraget për të vizituar Shqipërinë dhe për të verifikuar nga afër pretendimet e tij, duke thënë se lideri britanik ende nuk e ka mbajtur premtimin.

    “Ai është shumë i mirë në bërjen e premtimeve, por nuk duket aq i mirë në mbajtjen e tyre”, është shprehur Rama.

    Duke iu referuar edhe ish-ministres britanike Suella Braverman, e cila më herët kishte bërë deklarata kritike ndaj shqiptarëve, Rama tha se politikanët që sulmojnë këtë komunitet nuk përfundojnë mirë politikisht.

    “Mallkimi shqiptar është diçka nga e cila duhet të kesh kujdes, sepse kushdo që sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht”, deklaroi ai.

    I pyetur nëse deklaratat e Faraget mund të konsiderohen raciste, Rama tha se, pavarësisht përcaktimit, një qasje e tillë është e turpshme.

    “Mund të jetë racizëm, mund të mos jetë racizëm. Por është e turpshme në të dyja rastet”, tha kryeministri shqiptar.

    Në intervistën për gazetën britanike, Rama foli edhe për zhvillimet politike në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it, ndikimin e rrjeteve sociale në demokraci dhe protestat e fundit në Shqipëri.

    Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe projektit të investimit në ishullin e Sazanit, ku janë të përfshirë Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Rama mohoi akuzat për konflikt interesi dhe korrupsion, duke theksuar se negociatat vazhdojnë dhe se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Ai shtoi se projekti duhet t’u nënshtrohet edhe vlerësimeve mjedisore.

    Kryeministri shqiptar foli gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, ndërsa përsëriti ambicien që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

    Në fund të intervistës, Rama përmendi ish-kryeministrin britanik Tony Blair si një nga figurat që kanë ndikuar në formimin e tij politik, ndërsa shprehu edhe admirim për Margaret Thatcher, pavarësisht dallimeve ideologjike. /Klankosova.tv

  • "Të pres jashtë", Rroni i dërgon dron me mesazh dashurie Norës në Big Brother VIP Kosova 5

    “Të pres jashtë”, Rroni i dërgon dron me mesazh dashurie Norës në Big Brother VIP Kosova 5

    Rroni, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili u eliminua nga gara, ka bërë një gjest të veçantë për Norën, banoren me të cilën kishte krijuar një afërsi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

    Ai ka vendosur ta surprizojë atë nga jashtë, duke i dërguar një dron me një mesazh mbështetës, të shoqëruar edhe me fishekzjarre.

    Në mesazhin që u shfaq përmes dronit shkruhej: “Nora, vazhdo deri në fund, të pres jashtë, RRONI”.

    Ndërkohë, ish-banori ka publikuar edhe një video të këtij momenti në llogarinë e tij në TikTok, ku ka ndarë edhe disa fjalë drejtuar Norës.

    “Shpresoj që kjo të të ketë bërë të buzëqeshësh, pas gjithë ditëve të vështira që ke kaluar së fundmi”, ka shkruar Rroni në anglisht.

    Ky gjest vjen pas afrimitetit që dyshja kishte krijuar gjatë aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova 5”, raport i cili ishte komentuar edhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë.

    Me këtë surprizë, Rroni ka treguar se vazhdon ta mbështesë Norën edhe pas largimit të tij nga gara, ndërsa mbetet të shihet se si do të reagojë ajo ndaj këtij mesazhi. /Telegrafi/

  • Ukraina i jep goditje Rusisë në Krime, dëmtohet rëndë ura strategjike

    Ukraina i jep goditje Rusisë në Krime, dëmtohet rëndë ura strategjike

    Ukraina ka dëmtuar rëndë urën strategjike që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar të Krimesë, në një operacion që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të paprecedentë dhe që ishte përgatitur për disa javë.

    Burimi: Dukagjini

  • Ukraine Strikes Russia in Crime, Severely Hurts Strategic Bridge

    Ukraine has seriously damaged the strategic bridge that connects Russia to the occupied Crime Peninsula, in an operation that Ukrainian President Voldymyr Zelensky has described as unprecedented and prepared for several weeks.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pse pranoni atë që nuk dëshironi? Frika nga refuzimi mund t’ju largojë nga vetja

    Pse pranoni atë që nuk dëshironi? Frika nga refuzimi mund t’ju largojë nga vetja

    Thoni “po” për të mos zhgënjyer të tjerët, edhe kur brenda vetes mendoni ndryshe. Psikologjia shpjegon pse ndodh kjo dhe si të vendosni kufij pa u ndier fajtorë

    Sa herë keni pranuar një kërkesë, megjithëse keni dashur ta refuzoni? Sa herë keni heshtur kur një koment ju ka lënduar, keni mbështetur një mendim që nuk e ndani ose keni ndryshuar planet vetëm për të mos mërzitur dikë?

    Ndonjëherë, pas këtyre vendimeve qëndron frika nga refuzimi. Nevoja për t’u pranuar është njerëzore, por kur miratimi i të tjerëve bëhet më i rëndësishëm se nevojat personale, rrezikojmë të humbim lidhjen me dëshirat tona.

    Imagjinoni një bisedë mes miqsh. Të gjithë pajtohen për një çështje, ndërsa ju mendoni ndryshe. Keni argumente, por heshtni. Më vonë pyesni veten pse nuk folët.

    E njëjta gjë ndodh kur ndihmoni një koleg edhe pse jeni të rraskapitur, merrni pjesë në një takim që nuk dëshironi ose shmangni kundërshtimin për të mos shkaktuar konflikt.

    Pse kërkojmë kaq shumë miratim?

    Përkatësia është nevojë themelore njerëzore. Dëshirojmë të ndihemi të dashur, të pranuar dhe pjesë e një grupi. Kur frika nga humbja e këtyre lidhjeve bëhet e tepruar, mund të fillojmë ta përshtatim sjelljen vazhdimisht me pritshmëritë e të tjerëve.

    Kjo nuk nënkupton dobësi karakteri. Ndonjëherë lidhet me përvoja të hershme, kur një fëmijë mëson se miratimin e merr duke qenë i bindur, duke shmangur mosmarrëveshjet ose duke kënaqur të gjithë. Një sjellje e tillë mund të vazhdojë edhe në moshë madhore.

    Gradualisht, personi fillon të parashikojë reagimet e të tjerëve, t’i peshojë fjalët pa fund dhe të ndiejë përgjegjësi për pakënaqësinë e tyre.

    Shpesh kjo shoqërohet me bindjen se kundërshtimi do ta prishë afërsinë. Prandaj njeriu thotë “s’ka problem”, edhe kur ka problem, dhe përpiqet t’i kuptojë dëshirat e të tjerëve përpara se të shprehë të vetat.

    Eksperimenti që zbuloi fuqinë e grupit

    Në vitet 1950, psikologu amerikan Solomon Asch studioi sa ndikon shumica në gjykimin individual. Pjesëmarrësit duhej të tregonin se cila nga disa vija kishte të njëjtën gjatësi me një vijë shembull.

    Përgjigjja ishte e dukshme. Megjithatë, njerëzit e tjerë në dhomë, të udhëzuar nga studiuesi, jepnin qëllimisht përgjigje të gabuara.

    Në rreth 37 për qind të përgjigjeve vendimtare, pjesëmarrësit iu bashkuan shumicës së gabuar. Kjo shifër u referohet përgjigjeve, jo përqindjes së njerëzve që u bindën gjithmonë.

    Studimi tregoi se presioni shoqëror mund të ndikojë edhe kur faktet janë të qarta. Disa fillojnë të dyshojnë në gjykimin e tyre; të tjerë nuk duan të bien në sy duke kundërshtuar.

    Why do you accept what you don’t want? Fear of rejection can distance you from yourself foto: ultramansk

    Kur kompromisi bëhet mohim i vetes

    Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë kompromis. Problemi shfaqet kur vetëm një person lëshon pe, vazhdimisht.

    Ndoshta ndiheni fajtorë kur thoni “jo”, shqetësoheni për reagimin e dikujt ose mendoni gjatë nëse e keni ofenduar. Pranoni detyrime që nuk i dëshironi dhe më pas ndieni lodhje, zemërim apo zhgënjim ndaj vetes.

    Ndihma e dhënë me dëshirë ndryshon nga ajo që e jepni vetëm sepse keni frikë se mos humbni dashurinë ose respektin e dikujt.

    Si të thoni “jo” pa faj?

    Vendosja e kufijve nuk është egoizëm. Ajo u jep hapësirë nevojave tuaja dhe mund të përmirësojë marrëdhëniet, sepse i bën pritshmëritë më të qarta.

    Nuk keni pse t’i përgjigjeni menjëherë çdo kërkese. Mund të thoni: “Do ta mendoj dhe do të të tregoj”. Nëse përgjigjja është negative, shpreheni qartë dhe me mirësjellje, pa u justifikuar gjatë.

    Disa njerëz mund të zhgënjehen, sidomos nëse janë mësuar që gjithmonë t’u dilni në ndihmë. Por zhgënjimi i tyre nuk provon se keni vepruar gabim.

    Filloni me situata të vogla, ku pasojat janë të kufizuara. Vëreni si ndiheni pasi vendosni një kufi dhe lejojini vetes kohë për t’u mësuar me shqetësimin. Me praktikë, refuzimi bëhet më i natyrshëm.

    Para se të pranoni diçka, pyesni veten: A kam kohë? A kam energji? A e dua vërtet këtë?

    Nuk është problem të ndryshoni mendim kur mësoni diçka të re apo të bëni lëshime për njerëzit e dashur. Problemi fillon kur dëshira për t’u pranuar ju bën të mos dëgjoni më veten.

    Herën tjetër, përpara një “po”-je automatike, mendoni: “A e dëshiroj këtë, apo thjesht kam frikë të mos zhgënjej dikë?” /Telegrafi/

  • Why do you accept what you don’t want? Fear of rejection can distance you from yourself

    Why do you accept what you don’t want? Fear of rejection can distance you from yourself

    You say yes to not disappoint others, even when you think differently in yourself. Psychologicalization Explains Why This Happens and How to Set Limits Without Feeling Guilty

    How many times have you accepted a request, even though you wanted to refuse it? How many times have you kept silent when you have been hurt by a comment, supported a thought that you do not share, or have changed your plans just so as not to upset someone?

    At times, there is fear of rejection behind such decisions. The need for acceptance is human, but when the approval of others becomes more important than personal needs, we risk losing touch with our desires.

    Imagine a friendly conversation. Everyone agrees on a matter while you think otherwise. There are signs for you, but keep quiet. Then ask yourself why you did not talk.

    The same is true when you help a fellow worker, share in a meeting that you do not want, or avoid opposition to conflict.

    Why do we seek such approval?

    Persistence is a basic human need. We want to feel loved, accepted and part of a group. When fear of losing such relationships becomes excessive, we can begin to adjust our behavior constantly with the expectations of others.

    This does not mean weakness of character. Sometimes it relates to early experiences when a child learns that he gets approval by being obedient, avoiding disagreements, or pleasing everyone. Such behavior can continue in adulthood.

    Gradually, the person begins to predict the reactions of others, weigh the words without end, and feel responsibility for their displeasure.

    This is often accompanied by the conviction that opposition will disrupt the closeness. So a person says “there is a problem, even when there is a problem, and he tries to understand the wishes of others before expressing himself.

    The Experiment That Discovered Group Power

    In the 1950 ‘ s, American psychologist Solomon Asch He studied how much it affects individual judgment. Participants were to show which of some lines was equal in length with an example line.

    The answer was obvious. However, other people in the room, instructed by the scholar, deliberately gave wrong answers.

    In about 37 percent of the crucial answers, participants joined the wrong crowd. This figure refers to answers, not to the percentage of people who always obeyed.

    The study showed that social pressure can affect even when facts are clear. Some begin to question their judgment; others do not want to stand out by opposing.

    Why do you accept what you don’t want? Fear of rejection can distance you from yourself Photo: ultramansk

    When Compromise Becomes Self – Denial

    Wholesome relationships require compromise. The problem arises when only one person gets spotted, over and over.

    Perhaps you feel guilty when you say “no,” worry about someone’s reaction, or think over whether you offended him. Accept obligations that you do not want and then feel tired, angry, or frustrated.

    Your willing assistance is different from what you give it simply because you fear that you will lose someone’s love or respect.

    How do you say no guilt?

    Setting limits is not selfish. It gives space to your needs and can improve your relationships because it makes your expectations clearer.

    You don’t have to respond immediately to any request. You could say: I’ll think about it and tell you. If the answer is negative, express it clearly and kindly, without being long justified.

    Some people may be disappointed, especially if they are used to always getting help. But their disappointment does not prove you have done wrong.

    Start with small situations where the consequences are limited. Consider how you feel after setting a limit, and allow yourself time to get used to worrying. By practice, rejection becomes more natural.

    Before accepting something, ask yourself: Do I have time? Do I have energy? Do I really want this?

    It is not a problem to change your mind when you learn something new or to make concessions for loved ones. The problem begins when the desire to accept makes you stop listening to yourself.

    Next time, in front of an automatic op, think: Do I want this, or am I just afraid not to disappoint someone? /Telegraphy/

  • Kanceri i qafës së mitrës shqetëson mjekët, vaksinimi kundër HPV-së mbetet i ulët në Shkup

    Kanceri i qafës së mitrës shqetëson mjekët, vaksinimi kundër HPV-së mbetet i ulët në Shkup

    Rreth 120 raste të reja me kancer të qafës së mitrës diagnostikohen çdo vit, ndërsa rreth 50 për qind e pacienteve humbin jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Pacientja më e re e diagnostikuar është vetëm 18 vjeçe.

    Sipas gjinekologëve, vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë, por shqetësues mbetet numri i ulët i të vaksinuarve kundër HPV-së.

    “Vaksinimi është shumë i dobët. Pra, kemi dallime të mëdha në nivelin e vaksinimit ku kemi rajone me vaksinim 100 për qind në rajonet lindore, ndërsa në qytetet si Ohri, Manastiri dhe Shkupi, konkretisht komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom, vaksinimi është në nivel shumë të ulët”, deklaroi Gligor Tofoski, Kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve.

    Në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi është nën 50 për qind, krahasuar më vendet e tjera ku realizohet mbi 90%. Mjekët theksojnë se vaksina është e sigurt dhe se keqinformim rreth saj duhet të marrin fund.

    “Ne besojmë te vaksina, sepse pse do t’i vaksinonim fëmijët tanë nëse nuk do të besonim në të? Fëmijët dhe nipërit e mi janë të vaksinuar dhe të gjithë kanë fëmijë. Pra, absolutisht nuk është e vërtetë se vaksina shkakton sterilitet. Këto pretendime vazhdimisht i korrigjoj edhe te pacientët”, thotë Emilija Trajkovska, gjinekologe.

    Skriningu për HPV-në mungon te gjinia mashkullore, ndërsa deri më tani është realizuar vetëm te gratë. Që nga viti 2024, vaksina kundër HPV-së aplikohet falas edhe te djemtë.

    Në vendet e tjera, vaksinimi kundër HPV-së ofrohet deri në moshën 26-vjeçare, ndërsa në vendin tone është falas vetëm deri në moshën 19-vjeçare, më pas kushton rreth 8 mijë denarë vetëm për një doze.

  • cervical cancer worries doctors, vaccines against HPV remains low in Skopje

    About 120 new cases of cervical cancer are diagnosed annually, while about 50 percent of patients lose their lives as a result of the disease. The youngest diagnosed patient is only 18.

    According to gynecologists, vaccine remains the best defence, but disturbing remains the low number of vaccines against HPV.

    The vaccine is too weak. So, we have major differences in the level of vaccine where we have 100 percent vaccine regions in eastern regions, while in cities like Ohrid, Monastery and Skopje, namely, the Central municipalities, Karpos and Aerodrom, the vaccine is at very low level, said Gligor Tofoski, chairman of the Association of Gynecologists.

    In northern Macedonia, the vaccine is below 50 per cent, compared to other countries where over 90% are realised. Doctors point out that the vaccine is safe and that the mismanagement about it must end.

    We believe in vaccines, because why would we vaccinate our children if we didn’t believe in it? My children and grandchildren are vaccinated and all have children. Thus, it is absolutely not true that the vaccine causes sterility. I also constantly correct these claims in patients, says Emily Trajkovska, a gynecologist.

    The script for HPV is missing in the male gender, and so far it’s only in women. Since 2024, vaccine against HPV also applies to boys for free.

    In other countries, vaccines against HPV is offered until the age of 26, while in our country it is free only until the age of 19, then it costs about 8 thousand denars for only one dose.