Category: Lajme

  • Me kallash e çekan- Publikohen pamjet ku ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë

    Me kallash e çekan- Publikohen pamjet ku ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë

    Me kallash e çekan- Publikohen pamjet ku ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë

    Janë publikuar pamje nga momenti i grabitjes së armatosur në një argjendari në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, e cila ndodhi të hënën, më 16 nëntor, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet momenti i hyrjes së hajnave të armatosur në argjendari, ku ndodhën të shtëna armësh dhe panik te personat që ndodheshin brenda lokalit.

    Pas incidentit, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kishte dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, duke bërë të ditur se një person ishte plagosur në këmbë, ndërsa dy gra ishin liruar pas kontrollit mjekësor.

    Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se dy të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë.

    KLIKO KËTU për ta parë videon.

    Burimi: Insajderi

  • With tin and hammer-published images where jewelry robbery took place last night in Gjakova

    Image has been published from the moment of armed robbery at a silversmith in the Great Gjakova Cavalry, which occurred on Monday, November 16th, where a person was wounded by gunfire..

    The entrance of armed thieves to the jewelry store is seen in images provided by the Express newspaper, where gunshots and panic occurred in people inside the bar.

    After the incident, Gjakova General Hospital had provided details about the condition of the injured, suggesting that one person was injured on foot, while two women were released after medical examination.

    Meanwhile, Minister of Internal Affairs Xhelal Svecla has announced today that the two suspects in this robbery have been arrested in a Kosovo Police action, AKI and Prosecution.

    CALK THESES to watch the video.

    Source Layer: Insander

  • Bejta ndan detyrat e shtëpisë, kundërshtohet nga Akili (VIDEO)

    Bejta ndan detyrat e shtëpisë, kundërshtohet nga Akili (VIDEO)

    Bejta ndan detyrat e shtëpisë, kundërshtohet nga Akili (VIDEO)

    Bejta, i cili u zgjodh kapiteni i javës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ka ndarë detyrat e shtëpisë mes banorëve.

    Ai caktoi Akilin dhe Nichin për pastrimin e banjës, vendim që u kundërshtua nga Akili, i cili e konsideroi këtë ndarje, sipas tij, tendencioze.

    “Unë nuk shkoj aty. Nëse do, shko pastroje vetë. Dua të jem aty ku isha”, u shpreh Akili.

    Ndërkohë, Valdeti u caktua në restorant, e Vjollca, Edita dhe Eriku në kuzhinë.

    Për të mësuar se cilat detyra iu caktuan banorëve të tjerë, ndiqni videon më poshtë:

  • Batia separates homework, is opposed by Achilles ( VIDEOS)

    BAyta, who was elected captain of the week at Big Brother’s house V IP Kosova 5, has shared homework among residents.

    He appointed Achilles and Nichin to clean the bathroom, a decision that was opposed by Achilles, who considered it to be a biased division.

    I’m not going there. If you want, go clean it yourself. I want to be where I was, Achilles said.

    Valdet was assigned to the restaurant, Vjollca, Edith, and Eric in the kitchen.

    To find out which tasks other residents are assigned, follow the video below:

  • FBI paralajmëron për sulme kibernetike globale: Hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme

    FBI paralajmëron për sulme kibernetike globale: Hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme

    FBI paralajmëron për sulme kibernetike globale: Hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme

    FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent për sulme kibernetike në mbarë botën, duke bërë të ditur se kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me aktorë shtetërorë po përdorin inteligjencën artificiale për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe organizatave.

    Sipas paralajmërimit të FBI-së, hakerët po shfrytëzojnë një platformë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ARTEX, e cila mundëson depërtimin në sistemet e organizatave brenda një kohe shumë të shkurtër.

    Kjo teknologji mundëson që procesi i sulmit, nga identifikimi i objektivit deri te marrja e qasjes së privilegjuar në sisteme, të realizohet për më pak se tri orë.

    FBI ka bërë të ditur se ARTEX është përdorur edhe në sulmin ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectWise, në tetor, ku u ekspozuan mjediset e klientëve të Microsoft 365.

    Në këtë rast, sipas FBI-së, janë tentuar procese autentifikimi ndaj më shumë se 2 mijë e 250 organizatave që përdornin shërbimet përkatëse.

    Në paralajmërimin e saj, FBI u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave që të forcojnë kontrollet e qasjes në sistemet e tyre, të monitorojnë aktivitetet e dyshimta të automatizuara dhe të raportojnë rastet e mundshme të sulmeve kibernetike.

    The #FBI issued a FLASH advisory warning that cybercriminals and state-aligned hackers are exploiting ARTEX, a super intelligence-powered penetration testing framework, to automate attacks against businesses and organizations worldwide. ARTEX can accelerate intrusions from… pic.twitter.com/TwsbGYJfH4

    — FBI Dallas (@FBIDallas) November 17, 2026

  • Transmetim në Klan Kosova - Dardanët për fitore ndaj Irlandës në Dublin (VIDEO)

    Transmetim në Klan Kosova – Dardanët për fitore ndaj Irlandës në Dublin (VIDEO)

    Transmetim në Klan Kosova - Dardanët për fitore ndaj Irlandës në Dublin (VIDEO)

    Gazetari nga Klan Kosova Andi Shabani, i cili është duke e përcjellë nga afër ndeshjen Irlandë-Kosovë, ka sjellë detaje shtesë në Klan Kosova.

    Ai ka realizuar një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, i cili ka folur për pritshmëritë nga kjo ndeshje dhe atmosferën para përballjes.

    Sadiku është shprehur optimist, duke thënë se shpreson që Kosova të arrijë të marrë të paktën një barazim.

    “…Shpresojmë se do ta marrim një barazim… Besoj shumë se ndryshe do të jetë ndeshja nga ajo në Prishtinë, sepse Irlanda është në rrethana tjera”, ka deklaruar Sadiku.

    Forca Kosovë!

    Për më shumë:

  • Kontrata lobuese në SHBA, Sadiku: Të ketë objektiva dhe rezultate, jo improvizime

    Kontrata lobuese në SHBA, Sadiku: Të ketë objektiva dhe rezultate, jo improvizime

    Kontrata lobuese në SHBA, Sadiku: Të ketë objektiva dhe rezultate, jo improvizime

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Ministria e Punëve të Jashtme, me vlerë prej 600 mijë dollarësh në vit.

    Përmes një reagimi në Facebook, Sadiku ka kërkuar sqarime lidhur me objektivat konkrete të kësaj kontrate, duke ngritur pyetjen se çfarë synon të arrijë Kosova përmes këtij angazhimi dhe kush do të mbajë përgjegjësi për rezultatet.

    “Çfarë synojmë të arrijmë? Përmirësimin e marrëdhënieve me administratën amerikane? Takime në Shtëpinë e Bardhë? Mbështetje për njohje të reja? Investime amerikane në Kosovë? Fuqizimin e pozitës sonë ndërkombëtare?Dhe mbi të gjitha, kush do të japë llogari për rezultatet? Sepse 600 mijë dollarë nuk janë pak. Janë para të qytetarëve të Kosovës. Para të njerëzve që punojnë çdo ditë, paguajnë taksa dhe presin që shteti i tyre të bëhet më i fortë.”, ka shkruar ai.

    Deputeti i LDK-së ka theksuar se nuk është kundër lobimit, por sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në duhet të trajtohen përmes një strategjie të qartë dhe jo me improvizime.

    “Unë jam për lobim. Madje, besoj se Kosova është vonuar shumë në këtë drejtim. Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është tepër e rëndësishme për t’u trajtuar me improvizime”, ka deklaruar ai.

    “Por nuk dua që pas një viti të na thuhet se janë mbajtur disa takime, janë bërë disa fotografi dhe janë shpenzuar 600 mijë dollarë. Dua objektiva. Dua afate. Dua rezultate të matshme. Dua transparencë”, ka shkruar Sadiku.

    Ai ka përfunduar reagimin duke theksuar se Kosova duhet të paguajë për rezultate konkrete që kontribuojnë në forcimin e shtetit dhe pozitës së tij ndërkombëtare.

  • Zvicra arrin nivelin më të ulët historik të përdorimit të antibiotikëve, por rriten vdekjet nga bakteret rezistente

    Zvicra arrin nivelin më të ulët historik të përdorimit të antibiotikëve, por rriten vdekjet nga bakteret rezistente

    Zvicra ka shënuar një rënie rekord të përdorimit të antibiotikëve, duke arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, numri i vdekjeve të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2010.

    Sipas raportimit të medias zvicerane Watson, bazuar në raportin e ri “Swiss Antibiotic Resistance Report 2026”, gjatë vitit 2025 konsumi i antibiotikëve në mjekësinë njerëzore në Zvicër ra në 9.9 doza ditore për 1.000 banorë.

    Kjo përfaqëson një ulje prej afro 11 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe është dukshëm nën objektivin e vendosur për vitin 2027.

    Në krahasim me vendet e tjera evropiane, Zvicra ka një përdorim relativisht të ulët të këtyre barnave, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se ulja e konsumit nuk nënkupton automatikisht përdorim të drejtë të antibiotikëve. Zgjedhja e medikamentit dhe rastet kur ai përshkruhet kanë rëndësi të veçantë në luftën kundër rezistencës bakteriale.

    Sipas raportit, numri i vdekjeve të vlerësuara nga 16 kombinime të patogjenëve shumë rezistentë është rritur nga 135 në vitin 2010 në 258 në vitin 2024.

    Ndërkohë, rreth 85.9 për qind e antibiotikëve përshkruhen jashtë spitaleve, kryesisht nga mjekët familjarë. Një pjesë e konsiderueshme e recetave lidhet me infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, të cilat shpesh shkaktohen nga viruset dhe nuk trajtohen me antibiotikë.

    Raporti evidenton gjithashtu dallime të mëdha mes rajoneve zvicerane. Në pjesën frankofone përshkruhen mbi 1.5 herë më shumë antibiotikë sesa në Zvicrën gjermanishtfolëse.

    Kantonit të Gjenevës i takon niveli më i lartë, ndërsa Appenzell Innerrhoden regjistron konsumin më të ulët.

    Të dhënat tregojnë se, megjithëse Zvicra po arrin rezultate në reduktimin e përdorimit të antibiotikëve, rezistenca ndaj tyre mbetet një sfidë serioze për sistemin shëndetësor./Telegrafi/

  • Irlanda dyfishon epërsinë ndaj Kosovës

    Irlanda dyfishon epërsinë ndaj Kosovës

    Irlanda dyfishon epërsinë ndaj Kosovës

    Irlanda ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës, duke e çuar rezultatin në 2-0.

    Edhe golin e dytë për vendasit e ka realizuar Troy Parrott, sërish nga pika e bardhë e penalltisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ireland Doubles Overcoming Kosovo

    Ireland has doubled its superiority over Kosovo, leading to 2-0.

    Even the second goal for locals has been accomplished by Troy Parrot, again by the white penalty point.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal