Category: Lajme

  • Shiroka-Pula: Today’s prejudice against Thaci and others raises concerns about respecting their rights

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has reacted after today’s trial of The Hague Specialised Chambers against former President Hashim Thaci and others, over charges of obstructing justice management.

    In her response, the president has voiced concerns about respecting the rights of the parties in this judicial process, stressing that every institution, including the Specialised Chambers, should act in line with the Kosovo Constitution and international human rights standards.

    Every institution of the Republic of Kosovo, including the Specialised Chambers, must act in accordance with the jurisdiction it has in the Constitution of the Republic of Kosovo and must respect the rights contained in Chapter II of the Constitution and international standards for human rights that are guaranteed with Article 22 of the Constitution, it is said in its response.

    Shiroka Pula has stressed that any judicial process should ensure fair judgment, respect for legal procedures and the rights of the accused.

    Today’s specialised Chambers Accords raises concerns about respect for the rights of parties, said further in response.

    It has reaffirmed Kosovo’s commitment to justice and rule of law, expressing the expectation that even the specialised Chambers will act in line with fair international standards, including during the complaint procedures.

    In the end, the president has also highlighted the contribution of the Kosovo Liberation Army to the struggle for freedom and independence, as well as the sacrifice of the people of Kosovo.

    At the same time, the president stresses that the contribution of the Kosovo Liberation Army to the fight for freedom and independence, as well as the sacrifice of the people of Kosovo, are part of our history and cannot be questioned by judicial processes. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjini kritikon Qeverinë për energjinë, ekonominë dhe mungesën e investimeve

    Gjini kritikon Qeverinë për energjinë, ekonominë dhe mungesën e investimeve

    Aleanca ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e sektorëve kryesorë të vendit, duke ngritur shqetësime për situatën energjetike, mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe gjendjen ekonomike.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë të rëndë energjetike, për të cilën përgjegjësinë ia ka atribuuar Qeverisë.

    Duke komentuar vendimin për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia, Gjini ka thënë se ky vendim është përpjekje për t’ua hedhur hi syve qytetarëve, pasi, sipas tij, kompanitë që janë të licencuara në Kosovë për import dhe transmetim të energjisë janë me origjinë serbe ose të kontrolluara nga Serbia.

    Ai ka deklaruar se Qeveria ka anuluar projekte që do të mundësonin rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë në vend. Ka përmendur, ndër të tjera, projektin e gazit amerikan dhe investimet për rritjen e kapaciteteve energjetike, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon të mbetet e varur nga importi.

    Kritika ka adresuar edhe për investimet në infrastrukturë, veçanërisht për projektin strategjik të hekurudhës Prishtinë–Durrës.

    Gjini ka thënë se Kosova është zotuar për realizimin e studimit të fizibilitetit për pjesën e saj të projektit, por në projektbuxhet, sipas tij, nuk janë ndarë mjete për këtë qëllim. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe lidhjen me Portin e Durrësit.

    Sipas tij, në mungesë të financimit për këtë fazë, projekti rrezikon të mos shënojë përparim as gjatë viteve 2027 dhe 2028.

    Kryetari i AAK-së ka kritikuar gjithashtu ndarjet buxhetore për projektet e tjera infrastrukturore, duke thënë se me një apo dy milionë euro nuk mund të përfundojnë projekte që kërkojnë investime prej dhjetëra apo qindra milionë eurosh.

    Ai ka vlerësuar se gjendja është e rëndë edhe në shëndetësi, arsim dhe prodhimtarinë vendore. Duke iu referuar bilancit tregtar, Gjini ka thënë se importi është shtatë deri në tetë herë më i madh se eksporti, ndërsa ka akuzuar Qeverinë se me politikat e saj po i dëmton prodhuesit vendorë.

    Ndërkaq, lidhur me Gjykatën Speciale, Gjini ka thënë se anulimi i ligjit për këtë gjykatë ka qenë gabim.

    Burimi: RTKLive

  • Gjini criticises Government for Energy, Economy, Lack of Investment

    The Alliance has criticised Kosovo Government for managing the country’s main sectors, raising concerns about the energy situation, lack of investment in infrastructure and economic situation.

    Following the Alliance’s chairmanship meeting, Ardian Gjini, has said Kosovo is facing a serious energy situation, for which responsibility has been attributed to the Government.

    Commenting on the decision to ban the import of electricity from Serbia, Djind has said that this decision is an attempt to cast eyes on citizens, as, according to him, companies that are licensed in Kosovo for import and transmission of energy are of Serbian or controlled by Serbia.

    He has stated that the government has cancelled projects that would enable increased power production capacities in the country. He has mentioned, among other things, the American gas project and investments in energy capacity growth, warning that Kosovo risks remaining dependent on import.

    The criticism has also addressed infrastructure investments, especially for the Pristina Railway’s strategic project.

    Djindin has said Kosovo has pledged to implement the feasibility study for its part of the project, but in the draft budgets, according to him, no means have been shared for that purpose. He has stressed that it is a strategic project for the country’s economic development and connection to the Durres Port.

    According to him, in the absence of funding for this phase, the project risks not marking progress either during 2027 and 2028.

    The AAK chairman has also criticised budgetary divisions for other infrastructure projects, saying that by one or twom euros, projects requiring investments of tens or hundreds of millions of euros cannot be completed.

    He has estimated that the situation is serious even in health, education and local productivity. Referring to the trade balance, Djind has said that import is seven to eight times larger than export, while accusing Government of damaging local producers with its policies.

    Meanwhile, regarding the Special Court, Djind has said that annulment of the law on this court has been wrong.

    Source Layer: RTKLive

  • Përparim Rama për ekzekutivin: “Këta po bëjnë hajgare me popullin”, “Qeveri e kotë” (VIDEO)

    Përparim Rama për ekzekutivin: “Këta po bëjnë hajgare me popullin”, “Qeveri e kotë” (VIDEO)

    Përparim Rama për ekzekutivin: “Këta po bëjnë hajgare me popullin”, “Qeveri e kotë” (VIDEO)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, sidomos për situatën me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

    Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se nuk ka ide se si ta ndalë kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e saboton organizimin e “Prishtina 2030”.

    “Nuk di çka me ba ma për me ndal këtë njeri, apo këtë qeveri, për me sabotu këtë ngjarje ndoshta më të madhen në histori të Kosovës. Nuk di çka me ba ma”.

    “Është qeveri e kotë, qeveri që merret me sabotazhe, shantazhe e bllokada, e jo me zhvillim të vendit tonë”, u shpreh Rama.

    Në lidhje me ndarjen e 1 milion eurove nga Buxheti i Shtetit për Unazën e qytetit të Prishtinës, Rama tha: “Kjo është me i qit hi syve qytetarëve, me i rrejt se edhe këtë po e bëjmë, me ju thënë se ne e kemi planifikuar…”.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • “Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

    “Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

    “Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka hedhur kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës sa i përket situatës me energji elektrike.

    Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Gjini ka thënë se ekzekutivi i vendit po e vendos Kosovën në prag të kolapsit energjetik.

    “Prej korrikut e kemi paralajmëruar popullin e Kosovës që kemi me ardh në një situatë të rëndë energjetike, gati deri në kolaps. Kanë provuar me na demantu…Fajet janë krejt në Prishtinë, krejt te Qeveria e Kosovës, për shkak të neglizhencës, për shkak të jokompetencës dhe për shkak të korrupsionit.”, ka thënë ai.

    Për këtë, ai ka thënë se vendimi për ta ndaluar importin e rrymës nga Serbia është për t’i hedhur hi syve poopulli të Kosovës.  

    “Prej Serbisë si shtet, Kosova pak ka blerë rrymë. Por, kompanitë që licencohen në Prishtinë për me importu rrymë në Kosovë janë prej Serbisë, ose janë të kontrolluar krejt prej Serbisë. Në këtë situatë në të cilën ndodhmi një vendim i tillë më tepër ka tendencë që me i konfuzu qytetarët e Kosovës që fajet i ka Serbia”, ka thënë Gjini.

    Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka anuluar të gjitha projektet në sektorin e energjisë, sipas së cilëve, sipas tij, Kosova do të prodhonte rrymë dhe nuk do të varej nga import.  

    “Këta po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike, që më nuk ka asnjë dilemë që janë të lidhur edhe vet.”, ka thënë tutje kreu i Aleancës.

    Gjini ka fajësuar ekzekutivin për dështim edhe në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, prodhimtarinë e të tjerë.  

    Gjithashtu, ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë mjete as për projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës. /Klankosova.tv

  • Shiroka Pula reagon pas dënimit të Thaçit: Aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

    Shiroka Pula reagon pas dënimit të Thaçit: Aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

    Shiroka Pula reagon pas dënimit të Thaçit: Aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

    “Çdo institucion i Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”. – thuhet në reagimin e presidentes.

    Presidentja tha se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve.

    Gjithashtu, ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke shprehur pritjen që edhe Dhomat e Specializuara të veprojnë në përputhje me këto standarde.

    Në fund të reagimit, presidentja ka vënë në pah edhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

    Ajo ka theksuar se këto janë pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga proceset gjyqësore.

  • Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

    Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

    Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur shqetësimin për ecurinë e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke thënë se aktualisht ekziston një situatë e paqartë dhe problematike.

    Ai në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka theksuar se koha është e kufizuar dhe se deri në takimin e radhës të Komitetit Ndërkombëtar, i cili është planifikuar për muajin dhjetor, mbetet e paqartë se si do të vazhdojë procesi i organizimit.

    “…Për nder nuk di a kemi kohë më, nuk di ku jemi sot. Jemi në një vakum, një hapësirë shumë problematike, mes sot edhe takimit të radhës në dhjetor të Komitetit Ndërkombëtar, që ata e kanë organizu për me marrë vendim sesi ecin përpara me organizimin…”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Egjipti mund të jetë alternativë për organizimin e Lojërave Mesdhetare, pasi sipas tij, ky shtet tashmë ka infrastrukturën e nevojshme.

    “Kairo e re, shteti i Egjiptit sot e ka gjithë infrastrukturën për lojërat mediterane, edhe e kanë ofertën prej Egjiptit domethënë e kanë në tavolinë. Dhe kjo seriozisht mundet me e cenu Prishtinën, Kosovën për me I mbajt lojërat mediterane…”, ka thënë ai.

    Për më shumë:

  • covered against Thaci and others, president reacts

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has reacted after today’s trial of Specialised Chambers in The Hague against Hashim Thaci and others, over charges of obstructing justice management.

    Through a media communique, the president has expressed concern over the respect of the parties’ rights in this judicial process, Insander writes.

    It has said that all institutions of the Republic of Kosovo, including Specialised Chambers, should act within the jurisdiction defined with the Constitutions and respect guaranteed rights with its Chapter II, as well as international standards for human rights.

    Any judicial process must be carried out in full compliance with fair international standards, guaranteeing the rights of the accused and respecting legal procedures, the president’s response said.

    Shiroka Pula has said that today’s act raises concerns about respecting the rights of the parties, while also demanding that the complaint procedures be conducted in line with international standards of fair judgment.

    In its response, the president has also stopped at the contribution of the Kosovo Liberation Army to the struggle for freedom and independence.

    She has said that this contribution, along with the sacrifice of the people of Kosovo, is part of the country’s history and cannot be questioned by judicial processes. /Insrider.org/

    Source Layer: Insander

  • Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

    Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

    Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

    Përmes një komunikate për media, presidentja ka shprehur shqetësim lidhur me respektimin e të drejtave të palëve në këtë proces gjyqësor, shkruan Insajderi.

    Ajo ka thënë se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, duhet të veprojnë brenda juridiksionit të përcaktuar me Kushtetutë dhe të respektojnë të drejtat e garantuara me Kapitullin II të saj, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    “Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”, thuhet në reagimin e presidentes.

    Shiroka Pula ka thënë se aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve, ndërsa ka kërkuar që edhe procedurat e ankimit të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë.

    Në reagimin e saj, presidentja është ndalur edhe te kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

    Ajo ka thënë se ky kontribut, bashkë me sakrificën e popullit të Kosovës, është pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje nga proceset gjyqësore. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

    Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

    Sipas njoftimit, tre të pandehurit ndodhen në paraburgim nga 23 marsi 2026.

    Prokuroria thekson se të pandehurit kanë shitur dhe shpërndarë drogën në Gjinoc të Suharekës.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit R.B., A.R., dhe B.(Sh)B., duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, nga periudha e pavërtetuar e deri më 23 mars 2026, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike të llojit heroinë. Për këtë qëllim, ata kanë komunikuar dhe koordinuar vazhdimisht veprimet e tyre, për sigurimin e personave për shitblerjen e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

    Kurse, thuhet se më 23 mars 2026 të pandehurve iu gjetën dy paketime me heroinë, kurse në shtëpinë e R.B., u gjet një sasi tjetër e heroinës.

    “Gjatë veprimeve hetimore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 23 mars 2026, gjatë realizimit të një shitjeje të narkotikëve, policia ka ndaluar automjetin në të cilin, të pandehurit kishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë fillestare prej 1,017.25 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit R.B, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e dyshuar heroine, me peshë fillestare prej 806 gramësh”, njofton Prokuroria.

    Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, sipas Prokurorisë, dy sasitë e sekuestruara përmbajnë heroinë në përzierje me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1,780.13 gramësh.

    Po ashtu, Prokuroria thekson se gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit B.(Sh)B., është gjetur dhe sekuestruar edhe substancë narkotike e llojit kanabis (marihuanë), me peshë neto prej 12.69 gramësh.

    Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, të akuzuarit R.B., dhe B.(Sh)B., akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Aty thuhet se gjatë kontrolleve në pronat e tyre janë sekuestruar, ndër të tjera, pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe gjithsej 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Tre të pandehurit ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. Gjithashtu, të pandehurit R.B., dhe B.(Sh) B., akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i Kodit Penal.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    “Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë: dy automjete (Land Rover dhe Mercedes GLE), disa telefona mobil dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve, substancat narkotike të sekuestruara, armët dhe municioni, si dhe para të gatshme”, thuhet tutje në njoftim.

    Prokuroria ka propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ndërsa të hyrat të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për narkotikët, armët, municionin dhe pajisjet e tjera është propozuar konfiskimi dhe shkatërrimi, sipas procedurave ligjore.

    Burimi: RTKLive