Category: Lajme

  • Shqipe Selimi reagon pas vendimeve të Speciales për Thaçin, Fazliun, Smakajn dhe Kuqin

    Shqipe Selimi reagon pas vendimeve të Speciales për Thaçin, Fazliun, Smakajn dhe Kuqin

    Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar pas vendimeve të sotme të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të papranueshme.

    Përmes një reagimi publik, Selimi ka thënë se vendimi i sotëm për dënimin e Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt dhe Hajredin Kuçit përbën, sipas saj, një tjetër përshkallëzim të padrejtësisë në Gjykatën Speciale.

    Ajo ka bërë një krahasim me vendimet e mëhershme të kësaj gjykate, duke përmendur dënimet ndaj Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Haxhi Shalës, Sabit Jonuzajt, Isni Kilajt, Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës.

    Selimi ka rikujtuar gjithashtu shpalljen fajtorë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti.

    “Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm”, ka shkruar ajo.

    Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka theksuar se përkundër këtyre vendimeve, përpjekjet për drejtësi duhet të vazhdojnë edhe në fazat e tjera të procedurave gjyqësore.

    Në reagimin e saj, ajo ka përshëndetur edhe shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e Isni Kilajt, duke i uruar atij dhe familjes së tij.

    “Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore”, ka theksuar Selimi.

  • Albanian Selimi reacts after Special Decisions for Thaci, Fazliu, Smajan and Red

    Albanian Selimi, wife of former KLA commander Rexhep Selimi, has reacted following today’s decisions of Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague, calling them unfair and unacceptable.

    Through a public reaction, Selimi has said that today’s decision to sentence Hashim Thaci, Fadil Fazliu, Union Smajt and Hajredin Kuci constitute another escalation of injustice at the Special Court.

    It has drawn a comparison to earlier decisions of this court, citing sentences against Hysni Gucatit, Nazim Haradinaj, Haxhi Shala, Sabit Jonuzaj, Isni Kilit, Peter Shala and Salih Mustafa.

    Selimi has also recalled the conviction of former Kosovo Liberation Army leaders Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi and Kadri Veselini on 16 September this year.

    As was the unjust punishment of H. Gucatit, N. Haradinaj, H. Shala, S. Jonuzais, I. Bahtirir, P. Shala and S. Mustafa, as was the unjust, as was the KLA leaders’ conviction — Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi and Kadri Veselini — on 16 September this year, as well as the current H. Thaci, F. Fazliu, B. Smaj and H. Red is unfair and unacceptable, she wrote.

    Rexhep Selimi’s wife has stressed that despite these decisions, efforts for justice should continue in other phases of judicial procedures.

    In her response, she has also welcomed the proclamation of innocence and the release of Isni Chilay, congratulating him and his family.

    We wait and must continue to fight for justice even in other judicial phases, Selimi stressed.

  • Temu nën hetim nga BE-ja, kompania rrezikon gjobë deri në 6% të xhiros globale

    Temu nën hetim nga BE-ja, kompania rrezikon gjobë deri në 6% të xhiros globale

    Temu nën hetim nga BE-ja, kompania rrezikon gjobë deri në 6% të xhiros globale

    Komisioni Evropian ka evidentuar një sërë mangësish në funksionimin e platformës kineze të tregtisë online “Temu”, duke ngritur shqetësime për kontrollet e sigurisë së produkteve, mbikëqyrjen e shitësve dhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat.

    Sipas gjetjeve paraprake të hetimit, platforma nuk kryen verifikime të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e produkteve që tregtohen përmes saj. Raportet e testimit kërkohen vetëm për një numër të kufizuar mallrash, ndërsa edhe në rastet kur paraqitet dokumentacioni përkatës, ai shpesh nuk verifikohet. Shqetësim të veçantë paraqesin pajisjet elektronike dhe produktet kozmetike.

    Mangësi janë konstatuar edhe në sistemin e moderimit të përmbajtjes. Sipas hetuesve, “Temu” përqendrohet kryesisht në kontrollimin e përshkrimeve dhe informacioneve të publikuara për produktet, pa i kushtuar vëmendje të mjaftueshme sigurisë së vetë mallrave. Po ashtu, numri i moderatorëve njerëzorë nuk është rritur në përputhje me zgjerimin e ofertës së platformës.

    Një tjetër shqetësim i Komisionit Evropian lidhet me mënyrën se si “Temu” trajton tregtarët që shkelin rregullat. Sipas gjetjeve, masat ndëshkuese zbatohen kryesisht ndaj dyqaneve dhe jo ndaj shitësve që i zotërojnë ato. Kjo u mundëson tregtarëve të bllokuar të hapin dyqane të reja dhe të vazhdojnë aktivitetin në platformë.

    Kompania akuzohet gjithashtu se vonon pezullimin e shitësve që përsërisin shkeljet, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e mekanizmave të saj të kontrollit.

    Kjo procedurë vjen pas një gjobe prej 200 milionë eurosh të shqiptuar ndaj “Temu”-t për shkelje që lidhen me shitjen e produkteve të paligjshme. Në kuadër të veprimeve të mëparshme, Komisioni Evropian i kishte kërkuar platformës edhe një plan veprimi për përmirësimin e kontrolleve, në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

    Nga ana tjetër, “Temu” i ka kundërshtuar gjetjet e paraqitura nga Komisioni. Procedura mbetet e hapur dhe kompania ka të drejtë të paraqesë argumentet e saj mbrojtëse përpara se të merret një vendim përfundimtar.

    Në rast se shkeljet konfirmohen, platforma kineze rrezikon një gjobë që mund të arrijë deri në 6 për qind të xhiros së saj vjetore globale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Temu under investigation by EU, company risks fines up to 6% of global laps

    The European Commission has recorded a series of shortcomings in the functioning of the Chinese online trade platform ‘%Tmuʹ, raising concerns about product safety controls, sales supervision and measures against those who violate regulations.

    According to preliminary findings of the investigation, the platform does not carry out sufficient verifications to ensure the safety of products traded through it. Test reports are required only for a limited number of goods, while even in cases where appropriate documentation is presented, it is often not verified. Special concerns present electronic devices and cosmetic products.

    The manger has also been found in the content mode system. According to investigators, the Temuʹ focuses mainly on controlling the descriptions and information published on products without paying enough attention to the safety of goods itself. And the number of human fashionmakers has not increased in line with expanding the platform’s offer.

    Another concern of the European Commission is related to the way it deals with merchants who violate rules. According to the findings, punitive measures apply mainly to shops and not to vendors who own them. This enables stranded merchants to open new stores and continue operations on the platform.

    The company is also accused of delaying the suspension of vendors who repeat violations, raising questions about the effectiveness of its control mechanisms.

    This procedure comes after a fine of 200m euros pronounced against the Temuʹ for violations related to the sale of illegal products. Under previous actions, the European Commission had also asked the platform for an action plan to improve controls, in line with the European Union’s Digital Services Act.

    On the other hand, Theme has rejected the findings presented by the Commission. The procedure remains open, and the company has the right to present its defence arguments before a final decision is made.

    If violations are confirmed, the Chinese platform risks a fine that can reach up to 6 percent of its annual global tour.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gucati pas dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale mori sërish një vendim politik

    Gucati pas dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale mori sërish një vendim politik

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si vendim politik.

    Burimi: Dukagjini

  • Gucati after Thaci’s sentence: Special Court Again Made a Political Decision

    KLA Veterans’ Organisation Chairman Hysni Gucati has rejected the act of prejudice against former President Hashim Thaci, naming him a political decision.

    Source Layer: Dukeagini

  • "E dua sikur sytë e mi" – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin (VIDEO)

    “E dua sikur sytë e mi” – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin (VIDEO)

    "E dua sikur sytë e mi" – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza, gjatë një bisede me Shqiponjën, ajo ka folur hapur për ndjenjat që ka ndaj të dashurit, duke theksuar se dashuria e saj është shumë e madhe dhe se edhe pjesëmarrjen në këtë format e lidh me arsyet e saj personale.

    “E du si sytë e mi, nuk di me përshkru sa shumë e du. Unë edhe sot këtu jam për to. Ai e din për kon ndjej, ai e din për kon jom t’u i bo këto sene”, është shprehur Anjeza.

    Ajo ka shtuar se për të rëndësi ka vetëm një person, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e saj nuk kanë ndryshuar pavarësisht qëndrimit në BBVK.

    “Mu ma nin veç për ni njeri. Unë kam ardhë për arsye të mia”, ka deklaruar ajo.

    Për më shumë:

  • Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 (VIDEO)

    Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 (VIDEO)

    Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 (VIDEO)

    Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 5, Olechka ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend.

    Ajo u eliminua mbrëmë nga shtëpia, derisa në një intervistë në Bis Cast, ajo u ndal te Fuego, duke bërë një deklaratë të fortë për të.

    “Unë po e shikoj Big Brother-in vetëm për situatat e Fuego-s. Nëse del Fuego, për mua përfundon Big Brother-i. Nuk e shikoj për persona të tjerë”, ka deklaruar ajo.

    Ajo tha se ishte gabim që nuk i tregoi se po e pret jashtë dhe se shpreson që, përmes një droni, të arrijë t’ia bëjë të ditur.

    “I uroj fitoren! Ishte gabim që nuk i thashë se po e pres, por nëse familja ia dërgon dronin, do t’i shkruaj se Olechka po e pret jashtë.”

    Për deklaraten e plotë, ndiqeni videon më poshtë:

  • Dëmtohet rëndë ura e Krimesë pas një sulmi ukrainas

    Dëmtohet rëndë ura e Krimesë pas një sulmi ukrainas

    Dëmtohet rëndë ura e Krimesë pas një sulmi ukrainas

    Ukraina ka dëmtuar rëndë një urë që lidh Rusinë me Krimenë, në një operacion që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si pjesë të luftës kundër agresionit rus.

    Pamjet e publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë se një pjesë e urës është shembur, duke e paraqitur atë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj infrastrukturës që Rusia përdor për furnizimin e trupave të saj në frontin e luftës në Ukrainë.

    Sipas BBC-së, Kremlini ka deklaruar se do ta rindërtojë urën, madje “edhe më mirë se më parë”. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ishte informuar për sulmin gjatë natës.

    Ukraina e kishte shënjestruar prej kohësh urën e Krimesë, pasi ajo konsiderohet një korridor i rëndësishëm për transportimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse drejt vijës së frontit.

  • Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

    Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

    Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

    Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, këtë muaj Kosova ka lidhur marrëveshje me një kompani amerikane për t’i përfaqësuar interesat e saj në Uashington.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lidhur kontratë me kompaninë amerikane Ballard Partners, e cila do të ofrojë këshillim strategjik dhe shërbime të marrëdhënieve me institucionet qeveritare amerikane, sipas një dokumenti të regjistruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).

    Kontrata është dorëzuar në FARA më 13 nëntor dhe ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2026, për një periudhë njëvjeçare.

    Sipas marrëveshjes, Kosova do t’i paguajë kompanisë 50 mijë dollarë në muaj, apo gjithsej 600.000 dollarë për një vit. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe përfaqësimit, të cilat duhet të miratohen paraprakisht nga MPJD-ja.

    Pagesat do të bëhen në këste tremujore prej 150.000 dollarësh.

    Të njëjtën kompani e pati angazhuar edhe zyra e Presidencës në vitin 2017, kur postin e presidentit e mbante Hashim Thaçi.

    Në kontratë, të nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe presidenti i kompanisë, Brian Ballard, thuhet se Ballard Partners do të këshillojë dhe përfaqësojë Kosovën lidhur me çështje që i konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme për t’u trajtuar pranë Qeverisë federale amerikane.

    Dokumenti i regjistruar në FARA përmend lobimin dhe avokimin, përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informative, si dhe diskutimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

    Megjithatë, kontrata nuk specifikon objektiva konkrete politike për të cilat kompania do të angazhohet në emër të Kosovës.

    Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për më shumë informacione, por nuk ka marrë ende përgjigje.

    Kjo Ministri, kishte lidhur kontratat e fundit të lobimit në SHBA në vitin 2023, kur udhëhiqej nga Donika Gërvalla, tani ministre e Drejtësisë.

    Kosova pa kontrata lobimi që nga viti 2024

    Në qershor të vitit 2023, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kishte angazhuar dy kompani për lobim në SHBA: Afërdita Rakipi Communications LLC, në pronësi të Afërdita Rakipit, dhe Ambal LLC, në pronësi të Avni Mustafajt.

    Sipas kontratave të nënshkruara më 26 qershor 2023, të dyja kompanitë u angazhuan për nga një vit, me synimin e deklaruar për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”. Secila parashihej të paguhej nga 147 mijë euro, pra gjithsej 294 mijë euro.

    Përveç pagesave të kontratës, ata kishin deklaruar edhe shpenzime shtesë, kryesisht për ushqim dhe udhëtime. Një pjesë e madhe e takimeve të deklaruara ishin zhvilluar në restorante në Prishtinë, ndonëse kontrata parashihte këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së në SHBA.

    Të dhënat e publikuara në FARA tregonin se, nga korriku 2023 deri në janar 2024, Rakipi kishte deklaruar dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Në disa raste, të dy kishin raportuar takime me të njëjtët zyrtarë amerikanë në të njëjtën datë.

    Kontratat përfunduan në fund të qershorit 2024 dhe nuk u vazhduan. Që nga atëherë, Kosova nuk ka pasur asnjë lobist në SHBA, ndërkohë që vendet e rajonit kanë nënshkruar disa të tilla.

    Angazhimi i rajonit për lobim në SHBA

    Kontratat e vendeve të rajonit tregojnë se ato po përpiqen të avancojnë interesat e tyre nëë Uashington përmes lobimit.

    Në vitet e fundit, Serbia ka zgjeruar angazhimin e saj në Uashington, përmes disa kontratave aktive me kompani amerikane: me KARV Communications, për komunikim strategjik dhe marrëdhënie me mediat, me pagesë prej rreth 60 mijë dollarësh në muaj; me Valcour LLC, për promovimin e Serbisë si nikoqire e EXPO 2027, me 65 mijë dollarë në muaj; dhe me CRB Global LLC, për këshillim strategjik, me 10 mijë dollarë në muaj.

    Përveç qeverisë, në regjistrin amerikan figurojnë edhe kontrata të Odës Ekonomike të Serbisë dhe dy kompanive private serbe.

    Edhe Republika Sërpska, entitet i Bosnje e Hercegovinës, ka rritur ndjeshëm shpenzimet për lobim në SHBA në vitet e fundit. Në 16 kontratat aktive, një nga objektivat kryesore del të ketë qenë heqja e sanksioneve amerikane ndaj udhëheqësit të atëhershëm të entitetit, Milorad Dodik, dhe personave të lidhur me të.

    Ndërkohë, Mali i Zi figuron me dy kontrata aktive, të dyja të nënshkruara në muajt e fundit të këtij viti. Njëra u lidh nga Organizata Kombëtare e Turizmit dhe tjera nga Partia Demokratike Popullore.

    Nga institucionet shtetërore të Shqipërisë nuk figuron asnjë kontratë aktive lobimi, por vetëm një nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të tjera nga individë dhe kompani private.

    Ngjashëm, edhe Maqedonia e Veriut figuron në regjistrin FARA vetëm përmes angazhimeve të një kompanie private, ATS Group, dhe një partie politike, Bashkimi Demokratik për Integrim.

    Teksa vendet e rajonit përpiqen t’i avancojnë interesat e tyre në Uashington, lobimi në SHBA ka rëndësi të veçantë për Kosovën për shkak të rolit amerikan në sigurinë e vendit dhe në proceset ndërkombëtare që e prekin.

    Vitin e kaluar, kur Kosova s’kishte asnjë kontratë lobimi aktive, analistja politike Donika Emini kishte vlerësuar për REL-in se Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në diplomacinë konvencionale, përmes ambasadave dhe konsullatave.

    Sipas saj, në një kohë kur Serbia po e forcon angazhimin në Uashington, mungesa e një pranie aktive të Kosovës rrezikonte ta linte vendin në hije.

    “Uashingtoni nuk është një vend ku vlerësohesh vetëm për vullnetin e mirë; është një fushëbetejë e influencës, ku lobimi, partneritetet strategjike dhe aftësia diplomatike përcaktojnë se kush zë vend në tavolinë”, kishte thënë Emini për REL-in.