Category: Lajme

  • Trump mbërrin në Filipine, më pas udhëton drejt Kinës për takime me liderët botërorë

    Trump mbërrin në Filipine, më pas udhëton drejt Kinës për takime me liderët botërorë

    Trump mbërrin në Filipine, më pas udhëton drejt Kinës për takime me liderët botërorë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të martën në Filipine, ku është takuar me partnerë rajonalë, duke synuar të formalizojë një marrëveshje tregtare dhe të largohet përkohësisht nga një sërë sfidash që po përballet administrata e tij në ShBA.

    Këto takime u realizuan në kudër të samitit APEC.

    Manila është ndalesa e parë e Trumpit në një udhëtim treditor, i cili më pas do ta çojë në Kinë për bisedime historike trepalëshe mbi armët bërthamore me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

    Sipas Trumpit, gjatë vizitës mund të zhvillohet edhe një takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

    Sipas AP, kjo vizitë shënon udhëtimin e parë të Trumpit jashtë vendit që nga humbjet e thella të partisë së tij në zgjedhjet e mes-mandatit.

  • Real Madridi e fiton gjyqin e madh ndaj La Liga-s

    Real Madridi e fiton gjyqin e madh ndaj La Liga-s

    Gjykata Supreme e Spanjës ka refuzuar ankesën e La Ligës, duke konfirmuar anulimin e marrëveshjes së investimit të nënshkruar në gusht të vitit 2021 mes organizatorëve të kampionatit spanjoll dhe fondit privat të investimeve CVC.

    Vendimi përfundimtar i gjykatës konfirmon padinë e ngritur nga Real Madridi dhe Athletic Bilbao, ndërsa e detyron La Ligën t’i mbulojë të gjitha shpenzimet ligjore të apelit.

    Gjykatësit konfirmuan se marrëveshja ishte e pavlefshme, pasi klubet nuk kishin pasur informacione të mjaftueshme për të vlerësuar siç duhet përmasat ekonomike të saj, ndikimin dhe pasojat e ndryshimeve të bëra në momentet e fundit.

    Ky vendim përbën një fitore të rëndësishme ligjore për Real Madridin, i cili prej kohësh kishte kundërshtuar marrëveshjen mes La Ligës dhe fondit CVC.

    Në reagimin zyrtar, klubi madrilen e cilësoi vendimin si një mbështetje të fuqishme ligjore për mbrojtjen e të drejtave të klubeve, transparencën dhe qeverisjen e mirë në futbollin spanjoll.

    Real Madridi theksoi se Gjykata Supreme ka konfirmuar pavlefshmërinë e marrëveshjes së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e La Ligës më 12 gusht 2021, pasi klubet nuk kishin pasur mundësinë të njiheshin plotësisht me kushtet dhe pasojat e operacionit financiar.

    Më tej, klubi vuri në dukje se Gjykata Supreme kishte kritikuar edhe përpjekjen e La Ligës për të zëvendësuar kriteret e Gjykatës së Apelit të Madridit me interpretimin e saj.

    “Real Madridi do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e klubeve, si dhe respektimin e ligjshmërisë, transparencës dhe qeverisjes së mirë në futbollin spanjoll”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit./Telegrafi/

  • Emërohen drejtorët e rinj të tre klinikave në Shkup

    Emërohen drejtorët e rinj të tre klinikave në Shkup

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, priti sot drejtorët e sapoemëruar të tri institucioneve shëndetësore publike — Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologji, Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive dhe Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive.

    Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologji është emëruar Vladimir Andreevski, specialist i mjekësisë interne dhe subspecialist i gastroenterohepatologjisë, udhëheqës i Repartit të Endoskopisë pranë Klinikës dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Maqedonase për Gastroenterohepatologji. Nga MSH thonë se ai është autor i mbi 120 punimeve të recensuara në revista vendase dhe ndërkombëtare, me ekspertizë në endoskopinë intervenuese dhe ERCP.

    Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive është emëruar Pançe Karagjozov, specialist i kirurgjisë digjestive, me përsosje profesionale në kirurgjinë laparoskopike në Vjenë dhe Stamboll dhe pjesëmarrje aktive në kongrese ndërkombëtare në fushën e koloproktologjisë dhe kirurgjisë hepatobiliare.

    Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive është emëruar Blagoja Srbov, specialist i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, asistent në Katedrën e Kirurgjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe një nga themeluesit e Asociacionit Maqedonas për Mikrokirurgji Rekonstruktive (MARM).

    “Ministri Klekovski i uroi të emëruarit dhe u dëshiroi punë të suksesshme, duke theksuar përgjegjësinë që pritet prej tyre në drejtimin e tri klinikave — funksionim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, futjen e metodave dhe procedurave të reja, shkurtimin e listave të pritjes dhe rritjen e besimit të pacientëve”, thonë nga MSH./Telegrafi/

  • Aftësi të reja dhe mundësi për zhvillim: Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës vjen në Kosovë

    Aftësi të reja dhe mundësi për zhvillim: Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës vjen në Kosovë

    Nga 23 deri më 27 nëntor 2026, Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë sjell aktivitete që vendosin në fokus edukimin, aftësimin profesional dhe zhvillimin personal në çdo moshë.

    E organizuar nga DVV International – Zyra në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat anëtare të Rrjetit ALE NK, institucionet publike, komunat dhe ofruesit e arsimit, kjo nismë do t’i njohë qytetarët me mundësitë për të fituar njohuri dhe kompetenca të reja.

    Programi përfshin një konferencë qendrore në Prishtinë, si dhe punëtori, seminare, tryeza diskutimi e aktivitete informuese në disa komuna të Kosovës. Përmes tyre do të prezantohen praktika të mira, do të trajtohen nevojat për aftësim dhe do të diskutohen mënyrat për ta bërë arsimin e të rriturve më të qasshëm.

    Për punëkërkuesit, kjo javë është një mundësi për t’u informuar rreth aftësimit profesional dhe rikualifikimit. Për të punësuarit dhe personat që synojnë zhvillim në karrierë, ajo sjell në vëmendje rëndësinë e përditësimit të aftësive, qoftë në qendra trajnimi, në vendin e punës apo në komunitet.

    Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet personave me më pak mundësi për të mësuar, përfshirë të papunët, gratë, të rinjtë jashtë arsimit dhe punësimit, si dhe grupet e tjera të cenueshme. Njëkohësisht, aktivitetet synojnë të nxisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe organizatave që mund të krijojnë më shumë mundësi edukimi.

    Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë është një mundësi për të njohur më nga afër rëndësinë e arsimit të të rriturve, mundësitë për edukim dhe aftësim profesional, si dhe rolin e të mësuarit në zhvillimin personal, profesional dhe shoqëror.

    Nga 23 deri më 27 nëntor, bashkohuni në aktivitetet që promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mundësitë për zhvillim për të gjithë qytetarët.

  • “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

    “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

    “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

    Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është kthyer në kryeqytet pas tre javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

    Në një intervistë për gazetaren e A2CNN, Ornela Joti, ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.

    “Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin”, u shpreh Vishkulli.

    Ai tregoi se pjesa e mbetur në sy ishte hequr që gjatë operacionit të parë në Itali, ndërsa e cilësoi këtë periudhë si të vështirë për të. Megjithatë, 28-vjeçari tha se mbështetja e miqve dhe qytetarëve i ka dhënë forcë për të përballuar situatën.

    “Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata, që më kanë dhënë motivim të madh”, tha ai.

    I pyetur për ditën kur u dëmtua, Vishkulli u shpreh se nuk dëshiron ta kujtojë atë moment, ndërsa theksoi se nuk është penduar për pjesëmarrjen në protestë. “S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, përfundoi ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Albanians have motivated me, Vishkull returns from Italy to Tirana: I regret attending the protest

    Erjon Viskulli, the 28-year-old who remained eye-damaged during violent protests in Tirana, has returned to the capital after three weeks of stay in Italy, where he underwent surgery.

    In an interview for A2 journalist CNN, Ornela Jotti, he has talked about his state of health and recovery performance, stressing that, despite positive signals, there is still no certainty of sight.

    )The words at the moment are good for the eye, but we do not have confidence. We expect interventions, and I hope it gets better. My last eye check gave me hope because I felt light. The next operation, which is the main one, I believe, will see the first signs. On December 17 I have controlIt’s on.

    He indicated that the rest of his eyes had been removed since the first operation in Italy, while he described this period as difficult for him. However, the 28-year-old said the support of friends and citizens has given him the strength to cope.

    )As long as I have Albanians, it’s the biggest motive. I had everyone, friends, friends, Albanians who came to visit me, endless messages, phone calls that gave me great motivation.He said.

    Asked about the day he was injured, Vishkull indicated he did not want to remember that moment, while he stressed that he did not regret attending the protest. )I don’t want to remember that day. No penance I attendedHe’s done.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

    Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

    Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se përvoja dhe profesionalizmi i anëtarëve të Këshillit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e politikave kulturore dhe avancimin e artit në vend.

    Bogujevci ka theksuar se puna e këtij Këshilli pritet të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi kulturor më të hapur, profesional dhe gjithëpërfshirës, ku artistët do të kenë më shumë hapësirë dhe zë në proceset vendimmarrëse.

    Ajo ka përfunduar mesazhin e saj duke u uruar suksese anëtarëve të Këshillit, duke theksuar se përpara i pret shumë punë.

    Burimi: RTKLive

  • National Council of Arts starts work, determines priorities

    Through a Facebook post, Culture and Tourism Minister Saranda Boguyevci has indicated that the experience and professionalism of Council members make an important contribution to developing cultural policies and advancing art in the country.

    Bogujevci has stressed that the work of this Council is expected to help build a more open, professional and inclusive cultural system, where artists will have more space and voice in decision-making processes.

    It has completed its message by congratulating Council members with successes, stressing that much work awaits them ahead.

    Source Layer: RTKLive

  • Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Skënderbeu” dhe në Mirashë

    Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Skënderbeu” dhe në Mirashë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 18 nëntor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Skënderbeu” dhe në fshatin Mirashë.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

    Punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të bëhet rreth orës 16:00.

    KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/

  • Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike

    Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike

    Tetë prona të paluajtshme, tetë automjete dhe disa kompani farmaceutike, mes tyre ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’, me vlerë 10 milionë euro, janë vënë nën sekuestro me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.

    Pasuritë janë të I.Sh i cili rezulton i dënuar në Itali dhe është në hetim në Shqipëri për dyshime mbi kontrabandën e ilaçeve nga Italia.

    Sipas hetimeve të Prokurorisë, I.Sh dyshohet se ka krijuar një pasuri të pajustifikuar ekonomikisht, përmes aktivitetit kriminal. Në fokus të hetimit pasuror është edhe një skemë e dyshuar e kontrabandës së produkteve farmaceutike, përmes manipulimit të dokumentacionit doganor mes Italisë dhe Shqipërisë.

    Nga hetimet rezulton se ilaçet bliheshin në Itali me fatura të rregullta, ku deklaroheshin më shumë se 10 artikuj farmaceutikë. Në momentin e eksportit, dokumentacioni paraqitej me vlerën dhe peshën reale në doganën italiane.

    Ndërsa në doganën shqiptare, sipas skemës së dyshuar, lista e produkteve shkurtohej dhe deklaroheshin vetëm katër ose pesë artikuj, duke lënë pjesën tjetër jashtë dokumentacionit doganor.

    Një pjesë e barnave dyshohet se futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt, ndërsa më pas legalizohej përmes një operatori tjetër, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

    Në dosjen e hetimit evidentohet gjithashtu se shtetasi Ilir Shehu ka krijuar dy godina biznesi në Tiranë me kapital të krijuar pas dënimit në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Prokuroria ka analizuar edhe të dhënat mbi të kaluarën e tij kriminale, duke evidentuar dënime për veprat penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

    Në kuadër të masës së sekuestrimit janë përfshirë tetë pasuri të paluajtshme në emër të I.Sh, një pronë në emër të ‘Mega Store’, gjashtë prona në emër të H.Sh., si dhe tetë automjete.

    Në listën e automjeteve janë një Mercedes-Benz GLE i vitit 2019, një Skoda Kodiaq e vitit 2019, një Volkswagen Jetta i vitit 2015, një Volkswagen Caddy i vitit 2018, një Volkswagen ID.3 i vitit 2024, një Land Rover Defender dhe dy automjete Peugeot të vitit 2018.

    Krahas pronave dhe automjeteve, kërkesa për sekuestrim përfshin edhe subjektet tregtare ‘Medicamenta’ shpk, ‘Mega Store’ shpk, ‘Unipharma’ shpk dhe ‘Italialbania Pharma’ shpk, si dhe subjekte të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim.

    Njoftimi i plotë:

    I dënuar në Itali për trafik droge në hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit Ilir Shehu kompanitë dhe pronat

    Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu alias Ilir Pasholli, përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

    Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se Ilir Shehu ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

    Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

    Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

    Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

    Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:

    Pasuritë në emër të subjektit I.Sh., alias P:

    1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,

    2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,

    3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,

    4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,

    5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,

    6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,

    7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,

    8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.

    Për subjektin: Mega Store shpk:

    1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

    Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

    1. Peugeot, vitprodhimi 2018,

    2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,

    3. Mercedez Benz GLE 2019,

    4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,

    5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,

    6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,

    7. Land Rover Defender,

    8. Peugeot, vitprodhii 2018.

    Sekuestrimin e subjektit:

    1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,

    2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;

    3. Subjektin I.Sh. PF;

    4. Subjektin I.Sh. PF;

    5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe

    6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.

    Pasuritë në emër të subjektit H.Sh:

    1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,

    2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,

    3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,

    4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,

    5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe

    6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan. /Tch/