Category: Lajme

  • Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

    Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

    Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut e ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Triovetura Corporation” SH.P.K., pas një ankese të një konsumatori lidhur me mungesën e disa pajisjeve përcjellëse në veturën e blerë nga kjo kompani. Këtë vendim të datës 22 maj 2026, e ka siguruar Gazeta Insajderi, përmes qasjes në dokumente publike.

    Sipas arsyetimit të këtij vendimi, Inspektorati kishte ndërmarrë veprime inspektuese ndaj kompanisë, pas ankesës së konsumatorit të datës 7 maj 2026.

    Gjatë inspektimit në lokacionin e kompanisë në Prishtinë, inspektorët kishin konstatuar se konsumatorit nuk i ishte dorëzuar vetura e porositur nga Koreja e Jugut me të gjithë aksesorët e paraparë në kontratë dhe në video-inspektimin e ofruar nga vetë operatori ekonomik.

    Aksesorët që mungonin ishin kutia e ndihmës së parë, shkuma për riparimin e gomës dhe kompresori i ajrit.

    Në arsyetimin e vendimit thuhet se personi përgjegjës i operatorit ekonomik kishte qenë i obliguar që brenda shtatë ditësh t’i përgjigjet konsumatorit brenda kushteve të kontratës dhe video-inspektimit të reklamuar, si dhe të njoftohet IQMT lidhur me rastin në fjalë.

    lidhur me reklamacionin, në përputhje me kushtet e kontratës dhe video-inspektimin e veturës, si dhe ta njoftonte Inspektoratin për rastin.

    Inspektorati i referohet edhe një komunikimi të datës 4 maj 2026, përmes emailit zyrtar, në të cilin, sipas vendimit, ishte kërkuar që konsumatori të verifikonte nëse pajisjet në fjalë kishin qenë në veturë në momentin e dorëzimit.

    Megjithatë, Inspektorati ka vlerësuar se barra e dëshmimit të ekzistencës së aksesorëve dhe elementeve të paraqitura në ofertë i takon operatorit ekonomik, në cilësinë e shitësit të veturës, e jo konsumatorit.

    Po ashtu, në vendim thuhet se edhe pas procesverbalit të përpiluar nga inspektorët, kompania nuk e kishte përmbushur obligimin ndaj konsumatorit, duke shpërfillur në tërësi urdhëresën e Inspektoratit.

    Për këtë, Inspektorati ka konstatuar shkelje administrative në bazë të Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konkretisht nenit 9, paragrafi 5, dhe nenit 14, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1.

    Si rrjedhojë, kompanisë “Triovetura Corporation” i është shqiptuar gjobë prej 3 mijë eurosh.

    Në një përgjigje për Insajderin, kompania “Triovetura” ka kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procedura inspektuese, duke pretenduar se vendimi i parë i Inspektoratit ishte shfuqizuar nga organi i shkallës së dytë për shkak të mangësive në vërtetimin e gjendjes faktike dhe arsyetimin e përgjegjësisë së kompanisë.

    Sipas Trioveturës, pas kthimit të çështjes në rivendosje, Inspektorati kishte shqiptuar përsëri të njëjtën masë.

    Kompania ka thënë se një nga çështjet e kontestuara gjatë procedurës ishte fakti se kontrata e saj, në atë kohë, nuk e përcaktonte shprehimisht përjashtimin e aksesorëve të lëvizshëm nga dorëzimi i veturës.

    Pavarësisht kësaj, Triovetura ka deklaruar se kishte zgjedhur të mos e vazhdonte kontestimin e vendimit, por të përqendrohej në ndryshimin e kushteve të shitblerjes dhe përmirësimin e shërbimeve.

    “Pavarësisht argumenteve tona valide për ta kontestuar sërish vendimin, duke konsideruar edhe faktin se klientët tanë ishin të informuar për kushtet e blerjes, kemi zgjedhur të përqendrohemi në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe kushteve tona të shitblerjes”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

    Si rezultat i këtyre ndryshimeve, kompania ka bërë të ditur se ka përditësuar kontratat, duke zgjeruar garancionin për pjesët jo-shpenzuese të veturës dhe duke saktësuar se aksesorët personalë dhe të lëvizshëm nuk përfshihen domosdoshmërisht në dorëzim.

    Sipas saj, këta aksesorë përfshihen vetëm në rastet kur shitësi vendos t’i lërë në veturë, ndërsa klientët informohen paraprakisht.

    Triovetura ka theksuar se kjo nuk vlen për pajisjet kryesore që janë të përfshira shprehimisht në ofertë apo për detyrimet që përcaktohen me ligj.

    Duke shpjeguar mungesën e disa pajisjeve në veturat e importuara, kompania është arsyetuar me faktin se bëhet fjalë për vetura të përdorura nga Koreja e Jugut, ku aksesorët e pronarëve të mëparshëm mund të mos përfshihen në shitje.

    “Duke qenë se importojmë vetura të përdorura nga Koreja e Jugut, aksesorët si shkuma për riparimin e gomave apo pajisje të tjera personale të pronarëve të mëparshëm mund të mos jenë të pranishëm në momentin e dorëzimit, pasi shitësi në Kore mund të vendosë të mos i përfshijë me veturën”, thuhet në përgjigjen e kompanisë./Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë

    Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në vend dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Po ashtu thuhet se Hoti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë.

    Burimi: RTKLive

  • QKMF në Ferizaj dhe Medica Gjakova nënshkruajnë memorandum për shërbime shëndetësore të ndjeshme ndaj traumës

    QKMF në Ferizaj dhe Medica Gjakova nënshkruajnë memorandum për shërbime shëndetësore të ndjeshme ndaj traumës

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj dhe organizata “Medica Gjakova” kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Ferizajt, përmes një njoftimi, ku bëhet e ditur se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve shëndetësorë.

    Në kuadër të këtij bashkëpunimi, synohet që gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës në baza gjinore, përfshirë dhunën seksuale, të kenë qasje në shërbime shëndetësore profesionale, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.

    Sipas njoftimit, projekti ISTHP – Programi Ndërkombëtar për Qasje të Ndjeshme ndaj Stresit dhe Traumës në Institucionet Shëndetësore, përfshin ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve shëndetësorë, institucionalizimin e shërbimeve për menaxhimin e stresit dhe traumës, si dhe avokimin në nivel kombëtar dhe rrjetëzimin ndërkombëtar.

    QKMF-ja në Ferizaj do të mbështesë organizatën “Medica Gjakova” në zhvillimin dhe zbatimin e projektit, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në memorandumin e nënshkruar.

    Ky bashkëpunim synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e mbështetës për gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë. /Telegrafi/


  • Rusia zvarrit bisedimet, ndërsa Evropa dhe SHBA-ja kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë për paqen

    Rusia zvarrit bisedimet, ndërsa Evropa dhe SHBA-ja kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë për paqen

    Faza e ardhshme e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet e paqartë, pasi Rusia vazhdon të shfaqë rezerva për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Evropën, pavarësisht presionit në rritje nga Uashingtoni për realizimin e një takimi të tillë.

    Evropa më në fund ka arritur të formojë një ekip të përbashkët që do ta përfaqësojë kontinentin në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Delegacioni përfshin Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Poloninë, institucionet e Bashkimit Evropian – Këshillin dhe Komisionin – si dhe NATO-n.

    Megjithatë, pavarësisht këtij përparimi diplomatik, ende nuk dihet se kur dhe në çfarë formati do të zhvillohet raundi i ardhshëm i bisedimeve, transmeton Telegrafi.

    Moska ka vënë sërish në pikëpyetje mundësinë e takimit ballë për ballë me delegacionin evropian. Zyrtari i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, Yuri Ushakov, deklaroi të hënën se ende nuk është caktuar një datë dhe se zgjerimi i formatit të negociatave nuk është miratuar nga pala ruse.

    Ai sugjeroi gjithashtu se mund të nevojitet edhe një raund tjetër, ose disa raunde, bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, përpara se të zhvillohet takimi me evropianët.

    I dërguari i posaçëm amerikan, Jared Kushner, pas bisedës me Ushakovin u shpreh me optimizëm të kujdesshëm, duke thënë se po zhvillohen përgatitjet për një takim shumëpalësh që pritet të mbahet “në të ardhmen e afërt”.

    “Diskutuam mënyrat për të lehtësuar angazhimin e drejtpërdrejtë mes Evropës dhe Rusisë, i cili ka munguar kryesisht gjatë katër viteve të fundit”, shkroi Kushner në rrjetet sociale.

    “Është e rëndësishme që të dyja palët t’i dëgjojnë drejtpërdrejt shqetësimet dhe propozimet e njëra-tjetrës, ndërsa punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt për Evropën”, shtoi ai.

    Deri më tani, negociatat janë zhvilluar në dy rrugë paralele: në njërën anë mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa në tjetrën mes Ukrainës, Evropës dhe SHBA-së. Kjo ka bërë që Evropa të mbetet jashtë tryezës kryesore të bisedimeve dhe të përpiqet të informohet për diskutimet, siç ndodhi edhe gjatë negociatave në Abu Dhabi.

    Pala amerikane vlerëson se ky format me dy rrugë ka arritur kufijtë e tij dhe se ka ardhur koha që Evropa dhe Rusia të ulen në të njëjtën tryezë. Edhe evropianët, të cilët për një kohë të gjatë kishin kundërshtuar angazhimin e drejtpërdrejtë me Moskën, tashmë janë të gatshëm për këtë hap.

    “Jemi plotësisht të gatshëm të angazhohemi në nivel shumëpalësh”, deklaroi Paula Pinho, zëdhënëse kryesore e Komisionit Evropian.

    Megjithatë, zyrtarët dhe diplomatët evropianë paralajmërojnë privatisht se pritshmëritë duhet të mbeten të ulëta. Sipas tyre, në raport me Rusinë asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, veçanërisht duke pasur parasysh luhatjet e vazhdueshme të negociatave gjatë vitit të fundit.

    Vonesat e Moskës po përforcojnë bindjen se Putini po përpiqet të krijojë përshtypjen e gatishmërisë për dialog përballë Shtëpisë së Bardhë, pa pasur domosdoshmërisht synim që diplomacia të merret seriozisht. Sulmet e rënda ruse ndaj Ukrainës, në prag të dimrit, përmenden si një tjetër dëshmi e kësaj mospërputhjeje mes deklaratave dhe veprimeve.

    Shqetësim në Evropë shkakton edhe fakti se Moska kërkon të diskutojë arkitekturën e sigurisë evropiane, por njëkohësisht heziton të ulet në bisedime me vetë evropianët.

    Kjo temë shihet nga disa zyrtarë si përpjekje për të larguar vëmendjen nga Ukraina, për të rikthyer ankesat e vjetra të Rusisë dhe për të riafirmuar ndikimin e saj në rajon.

    Sipas The New York Times, kërkesat ruse të paraqitura ndaj SHBA-së përfshinin ndalimin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e trupave të aleancës në pozicionet e vitit 1997 dhe ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    “Është absurde. Rusia sillet keq dhe pastaj kërkon të shpërblehet për këtë”, deklaroi një diplomat i lartë evropian. “Nuk e kuptoj se si mund të pranohet një gjë e tillë.”

    Pavarësisht vështirësive, vendet evropiane synojnë të tregojnë gatishmërinë e tyre për negociata, ndërkohë që po përgatitin masa të reja sanksionesh ndaj Rusisë dhe mbështetje shtesë për Ukrainën.

    Zyrtarë të lartë të ekipit të përbashkët evropian do të takohen të enjten në Berlin me përfaqësues amerikanë dhe ukrainas, në kuadër të Koalicionit të të Gatshmëve, për të diskutuar hapat e ardhshëm të procesit.

    Ndërkohë, Brukseli ka nisur hartimin e një mandati të përbashkët negociues, në rast se realizohet formati shumëpalësh. Dokumenti synon të përmbledhë parimet që aleatët e Ukrainës kanë ndjekur që nga fillimi i luftës.

    Austria, një nga vendet e para anëtare të BE-së që bëri thirrje publikisht për bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, ka shpërndarë një dokument dyfaqësh, të siguruar nga Euronews, për të strukturuar negociatat rreth katër shtyllave kryesore: politike, të sigurisë, humanitare dhe ekonomike.

    Dokumenti i bën thirrje BE-së të shfrytëzojë maksimalisht ndikimin e sanksioneve, të përgatitë një mision të posaçëm për monitorimin e një armëpushimi të mundshëm dhe të hartojë një strategji për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.

    Ai propozon gjithashtu një ndarje të përgjegjësive mes BE-së, NATO-s, Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Koalicionit të të Gatshmëve për garantimin e një paqeje të ardhshme.

    “Evropa më në fund ka një ekip negociues që pritet t’i bashkohet raundit të ardhshëm të bisedimeve. Tani fokusi duhet të kalojë nga pyetja ‘kush’ te pyetja ‘çfarë’. Ky ekip ka nevojë urgjente për një mandat që përcakton përmbajtjen e negociatave”, deklaroi ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

    “Ajo që është në rrezik nuk është asgjë më pak se siguria e vetë Evropës”, përfundoi ajo.

    Raportimet e fundit konfirmojnë se Moska ende nuk ka dhënë miratimin për përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve evropianë në raundin e ardhshëm të negociatave, ndërsa përgatitjet për një takim në Berlin mes zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë janë duke vazhduar. /Telegrafi/

  • Paralajmërohen erëra të forta të enjten, IHMK kërkon kujdes nga qytetarët

    Paralajmërohen erëra të forta të enjten, IHMK kërkon kujdes nga qytetarët

    Paralajmërohen erëra të forta të enjten, IHMK kërkon kujdes nga qytetarët

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar erëra të forta gjatë ditës së enjte, të cilat pritet të jenë më të theksuara nga mesdita deri në mbrëmje.

    Sipas parashikimit të përditësuar të IHMK-së, e mërkura do të karakterizohet me mot relativisht të butë, ku temperaturat do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes, deri në 16 gradë gjatë ditës. Po ashtu, parashikohen reshje të lehta shiu.

    Ndërkaq, e enjtja pritet të jetë dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, vlera relativisht të larta për mesin e muajit nëntor.

    Elementi kryesor i motit gjatë kësaj dite do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuara nga 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa në intervale të caktuara mund të ketë edhe rrebeshe më të fuqishme. Era pritet të ndihet më shumë nga mesdita deri në mbrëmje.

    Gjatë ditës parashikohen edhe reshje të lehta dhe të herëpashershme, rreth 1 milimetër për çdo tri orë. Në fund të ditës pritet të kalojë një front atmosferik, i cili do të sjellë ndryshim të drejtimit të erës.

    Për shkak të erërave të forta, IHMK-ja u bën thirrje qytetarëve që të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Gjithashtu, vozitësit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët e hapura.

    Të premten, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Mëngjesi do të jetë më i freskët, me temperatura nga 8 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato do të ngjiten deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, fillimisht e fortë, por më pas pritet të dobësohet.

    Ndërkaq, rënie e temperaturave parashikohet gjatë fundjavës. Nga e shtuna, temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 11 gradë Celsius. Moti do të jetë kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta në fund të ditës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Strong winds warned Thursday, IHMK urges caution from citizens

    Kosovo Hydromeorological Institute ( The IHMK has warned strong winds during Thursday, which are expected to be more pronounced from midday to evening.

    According to IHMK’s updated forecast, Wednesday will be marked by relatively mild weather, with temperatures moving from 9 degrees Celsius in the morning to 16 degrees during the day. Light rainfall is also predicted.

    Meanwhile, Thursday is expected to be the most unstable day of the week and what requires greater attention. The temperatures will range from 15 to 18 degrees Celsius, relatively high for mid-November.

    The main weather element during this day will be the strong east and southwest wind, with speeds estimated from 30 to 45 miles [30 to 45 km] an hour, while at certain intervals there may be more powerful downpours. The wind is expected to feel more from noon to evening.

    During the day, light, occasional rainfall is also predicted, about one millimeter per three hours. At the end of the day, an atmospheric front is expected to pass, which will result in a change in wind direction.

    Because of strong winds, IHMK calls on citizens to provide light objects in the outer environments, advertising boards and construction scaffolds. Drivers are also advised to take increased care, especially on open roads.

    On Friday, the weather is expected to be clearer and dryer. The morning will be cooler, with temperatures of between 8 and 9 degrees Celsius, while during the day they will climb up to 17 degrees. The wind will blow from the north and northwest, initially strong, but is expected to weaken.

    Meanwhile, temperatures drop forecast over the weekend. From Saturday, maximum temperatures are expected to move from 9 to 11 degrees Celsius. The weather will be mostly dry, with access to light rainfall at the end of the day.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zhegrova mund të largohet nga Juventusi, përfshihet në një marrëveshje të mundshme me Monacon

    Zhegrova mund të largohet nga Juventusi, përfshihet në një marrëveshje të mundshme me Monacon

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e pasigurt, ndërsa emri i futbollistit kosovar tashmë po lidhet me një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Monacon.

    Burimi: Dukagjini

  • Zegrov can leave Juvenus, involved in a possible deal with Monaco

    The future of Edon Zegrov of Juvenous continues to be uncertain, while the name of Kosovo football player is already linked to a possible exchange agreement with Monaco.

    Source Layer: Dukeagini

  • OKB-ja paralajmëron për vdekje nga të ftohtit në Gaza: Fëmijët më të rrezikuarit

    OKB-ja paralajmëron për vdekje nga të ftohtit në Gaza: Fëmijët më të rrezikuarit

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin ka paralajmëruar për vdekje të tjera nga hipotermia në Rripin e Gazës, nëse nuk sigurohen më shumë fonde dhe materiale për strehim para ardhjes së dimrit.

    Burimi: Dukagjini

  • Shaqiri drejt largimit nga Baseli, raportohet se nuk do ta vazhdojë kontratën

    Shaqiri drejt largimit nga Baseli, raportohet se nuk do ta vazhdojë kontratën

    E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është vënë në pikëpyetje, pasi futbollisti shqiptar raportohet se nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin zviceran.

    Burimi: Dukagjini