Category: Lajme

  • “Vajzën time…”, nëna e Norës ka një paralajmërim për Arlindën

    “Vajzën time…”, nëna e Norës ka një paralajmërim për Arlindën

    “Vajzën time…”, nëna e Norës ka një paralajmërim për Arlindën

    Shoqëria mes Norës dhe Arlindës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka sjellë reagimin e nënës së Norës, e cila ka vendosur të flasë publikisht pas zhvillimeve të fundit mes dy banoreve.

    Reagimi vjen pasi Arlinda i shprehu hapur pëlqimin e saj Norës, një situatë që duket se ka shqetësuar nënën e kësaj të fundit.

    Përmes një reagimi të gjatë, ajo ka treguar se Nora është rritur jashtë Kosovës, në një shoqëri shumëkulturore, ku është edukuar t’i pranojë dhe t’i respektojë të gjithë njerëzit, pavarësisht kombësisë, ngjyrës së lëkurës apo orientimit seksual.

    Sipas saj, Nora është një person i hapur dhe i afërt me të tjerët, që nuk sheh asgjë të pazakontë në krijimin e një shoqërie me dikë, pa menduar se sjelljet e saj mund të keqinterpretohen.

    Megjithatë, nëna e banores ka theksuar se Nora nuk e njeh aq mirë mentalitetin e shoqërisë shqiptare, ndryshe nga Arlinda, e cila, sipas saj, është mjaftueshëm e pjekur dhe e vetëdijshme për mënyrën se si mund të perceptohet raporti i tyre nga publiku.

    Për këtë arsye, ajo i është drejtuar drejtpërdrejt Arlindës, duke i kërkuar që të mos e shfrytëzojë çiltërsinë dhe besimin e Norës për interesa të lojës dhe të mos e vendosë në situata që mund ta dëmtojnë.

    Nëna e Norës ka shtuar se e kupton që Big Brother është një lojë ku secili banor ka strategjitë dhe interesat e veta, por për të është e papranueshme kur këto strategji zhvillohen në dëm të dikujt tjetër.

    Megjithëse pjesa më e madhe e reagimit i është kushtuar shoqërisë mes Norës dhe Arlindës, ajo në fund ka pasur edhe një mesazh për të gjithë banorët e shtëpisë.

    Ajo i ka këshilluar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të treguar talentet, cilësitë dhe anën e tyre më të mirë, në vend që të përqendrohen te sjelljet që mund t’i lëndojnë të tjerët.

    Në fund, nuk ka munguar as një mesazh emocionues për Norën, të cilën e ka inkurajuar të mos e humbasë buzëqeshjen, të vazhdojë të këndojë e të vallëzojë dhe të mos ndryshojë për askënd.

    Ajo i ka kujtuar vajzës së saj se familja e do dhe e mbështet pa kushte, ndërsa e ka siguruar se, pavarësisht se si do të përfundojë rrugëtimi i saj në Big Brother, talenti dhe vlerat që ka do ta shoqërojnë edhe jashtë shtëpisë.

    Burimi: Insajderi

  • ASK dhe BSP zbulojnë një rrjet proksi iranian në Maqedoni që po përgatiste një atentat në Greqi

    ASK dhe BSP zbulojnë një rrjet proksi iranian në Maqedoni që po përgatiste një atentat në Greqi

    Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Greqisë dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet proksi në Maqedoni, të lidhur me një shtetas iranian, anëtarët e të cilit kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e një akti terrorist, përkatësisht një atentati ndaj një personi në Greqi, përcjell TV21. Siç njoftojnë nga ASK-ja dhe BSP-ja, aktivitetet janë ndërmarrë që nga fillimi i vitit 2026, në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere.

    Janë ndërmarrë aktivitete operative-teknike dhe analitike për zbulimin e rrjetit, i cili lidhet me shtetasin iranian Edris Jahangiri Mavaneh (Edris Jahangiri Mavaneh), i identifikuar si person i lidhur me aktorë të tjerë proksi të shërbimeve iraniane të sigurisë dhe inteligjencës, përfshirë edhe bosin e drogës, Naji Sharifi Zindashti (Naji Sharifi Zindashti).

    Sa i përket rrjetit në Maqedoni, bëhet fjalë për persona të përfshirë në struktura kriminale në vend, të cilët, me udhëzime të drejtpërdrejta nga shtetasi iranian, kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e një akti terrorist, përkatësisht atentatit ndaj një personi në Greqi, thuhet në njoftim.

    Përmes shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e huaja partnere, është zbuluar edhe mënyra e funksionimit të rrjetit, përfshirë mbajtjen e takimeve konspirative në territorin e vendeve të treta, mes tyre edhe në Iran. Me këtë rast, janë konfirmuar lidhjet me shtetasin iranian, i cili përmendet si personi kryesor që qëndron pas aksionit të planifikuar terrorist.

    Nga ASK-ja dhe BSP-ja vlerësojnë se këto lidhje janë në përputhje me përpjekjet e shërbimeve iraniane të inteligjencës për të fshehur aktivitetet e tyre përmes rrjeteve kriminale proksi në vende të treta, përfshirë edhe Maqedoninë.

    Si kontekst shtesë të sigurisë, ata theksojnë se gjatë periudhës së kaluar disa vende janë përballur me kërcënime dhe sulme terroriste nga aktorë proksi iranianë.

    Nga ASK-ja dhe BSP-ja bëjnë të ditur se do të vazhdojnë punën për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve të mundshme terroriste përmes elementeve proksi nga Irani, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjete të tilla.

  • “I takoj komunitetit që shihemi si të pafé” | Liki thotë se Nichi e mund në popull: S’dal e preferuar

    “I takoj komunitetit që shihemi si të pafé” | Liki thotë se Nichi e mund në popull: S’dal e preferuar

    “I takoj komunitetit që shihemi si të pafé” | Liki thotë se Nichi e mund në popull: S’dal e preferuar

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Arlinda, thotë e ka kuptuar pse nuk është e preferuara e publikut.

    Një ditë pasi u shpall Nichi, sërish më i pëlqyri nga publiku, Liki e ka përmendur një mundësi pse ajo s’mund të jetë e preferuar.

     “Unë s’muj me qenë e preferume sepse jom pakicë për anën e asaj se çka mendon populli. Unë i takoj një komuniteti që është i shtypur që sa e sa vite. N’popull, um mund ai [Nichi].”

    Ajo tha se është pikërisht kjo arsye, që Nichi e sjfrytëzon në lojë ndaj saj.  

    “Unë i takoj një komuniteti, që na dokemi të pafe. Unë muj me i taku një komuniteti dhe me qenë super besimtare dhe me pasë besim. Unë besoj.” /Klankosova.tv

  • Arsimi para-universitar: Përplasje mes ish-ministreve të Arsimit dhe deputetes Haxhiu

    Arsimi para-universitar: Përplasje mes ish-ministreve të Arsimit dhe deputetes Haxhiu

    Arsimi para-universitar: Përplasje mes ish-ministreve të Arsimit dhe deputetes Haxhiu

    Ligji për asimin parauniversitar dhe riorganizimi i shkollave në Kamenicë kanë përplasur ish-ministret që kanë drejtuar dikasterin e Arsimit, Arbërie Nagavcin (VV), Hykmete Bajrami (LDK) dhe deputetenn e Aleancës, Teuta Haxhiu.

    Diskutimi mes tyre ka vënë në pah qëndrimet e ndryshme rreth përgjegjësisë institucionale dhe mënyrës se si duhet të trajtohen çështjet që lidhen me sistemin e arsimit parauniversitar.

    Përplasja filloi kur Haxhiu iu drejtua Nagavcit me fjalët: “Në këtë drejtim, në këtë vendim të Gjykatës, që ti në atë kohë është dashtë me dhënë dorëheqje sepse ke bo shkelje…”

    Ndërsa Nagavci iu kundërpërgjigj.

    “Unë, si Ministre, si profesioniste, si nanë, nuk lejoj që asnjë fëmijë t’i mohohet e drejta e shkollimit. Për nxënësit që nuk kanë vijuar mësimin për më shumë se dy vite, t’iu ofrohet mësimi alternativ plotësuses…”. /Klankosova.tv

  • Pre-university education: Conflict between former education ministers and MP Haxhiu

    LThe pre-university asset and school reorganization in Kamenica have crashed former ministers who have run the education dictatorship, Arberie Nagavcin ( VV), Hykmete Bajrami ( The LDK) and Alliance MP Teuta Haxhiu.

    The discussion between them has highlighted different attitudes about institutional responsibility and how issues related to the pre-university education system should be addressed.

    The crash began when Haxhi addressed Nagavci with the words: In this regard, in this decision of the Court, that you at the time had to resign because you were in violation…

    Nagavci responded.

    I, as minister, as a professional, as a nana, do not allow any child to be denied the right to education. For students who haven’t learned for more than two years, you’ve been offered alternative teaching complete… /Klankosova. tv

  • I meet a community that I see as an unbeliever Leakey says Nichi beats him in the people: Preferred Sʹdal

    BBig Brother’s uncle V IP Kosova 5, Arlinda says he understands why it is not the popular public.

    One day after Nichi was declared, again the most popular public associate, Leakey has mentioned an opportunity why she may not be popular.

     I’m kind of popular because I’m not a minority on the part of what people think. I belong to a community that has been oppressed for many years. No people, um beat him [Nichi]. )

    She said that’s exactly why Nichi uses it in a game against her.  

    )I belong to a community that loves us unbelievers. I could meet a community and be super believer and trust me. I believe.I did. tv

  • Fejzullah Krasniqi, kryetar i ri i Akademisë së Shkencave

    Fejzullah Krasniqi, kryetar i ri i Akademisë së Shkencave

    Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

    Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.

    “Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

    Para Krasniqit, në krye të këtij institicioni ishte Justina Shiroka Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh presidente e Kosovës. /Telegrafi/

  • Në Bernë organizohet mbrëmje informuese në shqip për shkollimin dhe zgjedhjen e profesionit

    Në Bernë organizohet mbrëmje informuese në shqip për shkollimin dhe zgjedhjen e profesionit

    Prindërit shqiptarë në qytetin e Bernës do të kenë mundësi të marrin pjesë në një mbrëmje informuese në gjuhën shqipe, ku do të mund të marrin informacione rreth shkollimit dhe zgjedhjes së profesionit për fëmijët e tyre.

    Sipas njoftimit të Qytetit të Bernës, takimi do të mbahet më 25 nëntor 2026, në orën 19:00, në Qendrën e Udhëzimeve dhe Informacionit të Karrierës (BIZ) në Bernë, shkruan Telegrafi.

    Aktiviteti u dedikohet prindërve të fëmijëve që vijojnë klasat e shtata, të teta dhe të nënta.

    Gjatë mbrëmjes, prindërit do të mund të parashtrojnë pyetje në gjuhën e tyre dhe të shkëmbejnë informacione me prindër të tjerë. Ndërmjetësuesit ndërkulturorë do të ofrojnë përkthimin.

    Takimi do të jetë falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak.

    Mbrëmja informuese do të mbahet në adresën BIZ, Bremgartenstrasse 37, 3012 Bernë.

    Për informacione të mëtejshme, të interesuarit mund t’i drejtohen Entit për Arsim të qytetit të Bernës./Telegrafi/

  • Ndeshje shumë interesante sonte në Nations League, vëmendja te Irlanda-Kosova

    Ndeshje shumë interesante sonte në Nations League, vëmendja te Irlanda-Kosova

    Ndeshje shumë interesante sonte në Nations League, vëmendja te Irlanda-Kosova

    Liga e Kombeve sjell sonte një program të pasur ndeshjesh, me disa përballje interesante në Ligat A dhe B, ndërsa vëmendja e tifozëve kosovarë do të jetë te Dublini, ku Përfaqësuesja e Kosovës përballet me Republikën e Irlandës.

    Të gjitha ndeshjet e parapara për sonte zhvillohen nga ora 20:45.

    Në Ligën B, Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv në udhëtim ndaj Irlandës, në një përballje me rëndësi të madhe për pozitën e dytë në grup. Në të njëjtën ligë, Izraeli përballet me Austrinë, Hungaria takohet me Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan kundër Rumanisë.

    Interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Polonisë dhe Suedisë, si dhe ajo mes Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

    Ndërkohë, në Ligën A, vëmendja do të jetë te dueli skandinav ndërmjet Danimarkës dhe Norvegjisë, ku përballen dy përfaqësuese me ambicie të mëdha, si dhe te ndeshja Uells – Portugali.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Tonight’s most interesting match in Nations League, Ireland’s attention- Kosovo

    The League of Nations brings a rich game programme tonight, with some interesting encounters in Ligat A and B, while the attention of Kosovo fans will be in Dublin, where Kosovo’s representative faces the Republic of Ireland.

    All the first matches for tonight are held by 20:45.

    In League B, Kosovo will seek positive results in travelling to Ireland, in a confrontation of great importance for the second position in the group. In the same league, Israel faces Austria, Hungary meets with Northern Ireland, while Bosnia and Herzegovina plays against Romania.

    Also interesting is the confrontation between Poland and Sweden, as well as the one between Ukraine and Georgia.

    Meanwhile, in League A, attention will be to the Scandinavian duel between Denmark and Norway, where two representatives with great ambitions and the Portugal Wells match.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal