Category: Lajme

  • Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë

    Thaçi dhe të tjerët – historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë

    Aktakuza kundër Hashim Thaçit, Hajdredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024.

    Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar u dorëzua më 16 prill 2025.

    Sipas Aktakuzës, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave më vete dhe të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial për dëshmitarë të Prokurorisë, dhe, së bashku me ta, si dhe me individë të tjerë të paakuzuar, tentoi të ndikonte në dëshmitë e disa dëshmitarëve me qëllim që të pengonte zyrtarët e DHSK-së në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

    Në Aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi ra në marrëveshje me Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me një urdhër që e ndalontë një veprim të tillë, përveçse në përputhje me disa procedura të caktuara.

    Gjithashtu pretendohet se Kuçi ka kontaktuar edhe një dëshmitar tjetër të Prokurorisë me iniciativën e vet.

    Kundër Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu janë akuzuar secili me nga një akuzë për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe me një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçi u thirr për paraqitjen e parë të tij në gjykatë. Më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi lirimin me kusht të Isni Kilajt, që u pasua nga urdhri për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut më 3 shkurt 2026.

    Gjykimi filloi më 27 shkurt 2026, dhe paraqitja e provave u bë nga 27 shkurti deri më 5 gusht 2026. Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e deklaroi çështjen gjyqësore të mbyllur më 14 shtator 2026, pas deklaratave përmbyllëse.

  • Thaci and others &#82/11; history of the case and summary of the charges in case of obstruction of justice

    The act against Hashim Thaci, Hajddin Kuci, the Smajt Union, Isni Kilajt and Fadil Fazliu in the case of obstruction of justice was confirmed on November 29, 2024 and made public on December 6, 2024.

    The confirmed and modified act was handed over on April 16, 2025.

    According to Aktakuza, at least between 12 April 2023 and November 2nd 2023, during separate and underprivileged visits to the detention facility, Hashim Thaci gave the Smakaj Union, Isni Kilajt and Fadil Fazliu confidential information for witnesses of the prosecution, and, along with them, as well as other uncused individuals, tried to influence the testimony of some witnesses in order to prevent DHSK officials from carrying out their official duties.

    In Aktakuza also allegedly Thaci agreed with Kuci to contact prosecution witnesses in Thaci’s war crimes trial and others, contrary to an order banning such an act, except in accordance with certain procedures.

    Kuci is also claimed to have contacted another prosecution witness at his own initiative.

    Three counts of attempted obstructing official persons in carrying out official duties have been brought against Hashim Thaci, four counts of violations of the procedure’s secrecy and four counts of disobedience to the tribunal.

    Bashkim Smaj, Isni Kilaj and Fadil Fazliu are each charged with an allegation of trying to prevent official persons from carrying out official duties and with an accusation of disobedience to the tribunal.

    Two counts of disobedience to the tribunal have been filed against Hajredin Kuci.

    On 5 December 2024, Isni Kilaj, the Smaj Union and Fadil Fazliu were arrested and transferred to the detention facility of the Specialised Chambers. Hashim Thaci surrendered to the warrant at the detention facility, while Hajredin Kuci was summoned for his first appearance in court. On December 3rd 2025, the only Court of Affairs Judge ordered the parole of Isni Kilajt, followed by the order to release the Smakaj Union and Fadil Fazliu on February 3, 2026.

    The trial began on February 27, 2026, and the test presentation took place from February 27th to August 5, 2026. The only Judge for the Court of Affairs declared the case closed on September 14, 2026, following concluding statements.

  • Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

    Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

    Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

    Policia e Kosovës ka arritur t’i bjerë në gjurmë dhe t’i arrestojë dy persona të dyshuar lidhur me grabitjen e rëndë që tronditi dje në mesditë qytetin e Gjakovës, ku cak i sulmit ishte një argjendari dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur një person.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda organeve të rendit kanë konfirmuar se pas një pune intensive operative dhe hetimore, njësitet policore kanë lokalizuar dhe prangosur dy të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.

    Sipas informacioneve të para të Sinjalit, ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth mesditës, kur të dyshuarit kishin hyrë në argjendari për të kryer grabitjen, çka kishte eskaluar me përdorimin e armës dhe plagosjen e një personi.

    Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa Prokurori i Shtetit pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore ndaj tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two suspected silverjacking suspects in Gjakova, where one person was injured

    Kosovo police have managed to track down and arrest two suspects over the serious robbery that rocked the town of Gjakova yesterday at noon, where the target of the attack was a goldsmith, and a man was wounded as a result of the shooting.

    Signal Journal sources within the rule’s bodies have confirmed that following an intensive operational and investigative work, police units have located and sealed the two suspects involved in the case.

    According to the first information from the signal, the heavy event occurred yesterday around noon, when the suspects had entered the jewelry store to commit the robbery, which had escaped with the use of a gun and wounding a person.

    After the arrest, suspects have been escorted to the police station for interview, while the State Prosecutor is expected to take further legal action against them.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Netanyahu paralajmëron Evropën: Raketat e Iranit nuk ndalen në Izrael, jeni edhe ju shënjestër

    Netanyahu paralajmëron Evropën: Raketat e Iranit nuk ndalen në Izrael, jeni edhe ju shënjestër

    Netanyahu paralajmëron Evropën: Raketat e Iranit nuk ndalen në Izrael, jeni edhe ju shënjestër

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi ​​një paralajmërim për Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë një takimi me homologun e tij çek Andrej Babis në zyrën e tij në Jerusalem të martën.

    Netanyahu tha se aftësitë ushtarake, aktiviteti terrorist dhe ambiciet bërthamore të Teheranit kërcënojnë jo vetëm Izraelin, por edhe vendet evropiane, ndërsa kritikoi udhëheqësit që janë distancuar nga Izraeli.

    “Raketat e Iranit nuk ndalen në kufijtë e Izraelit, as terrorizmi i tij, as ambiciet e tij bërthamore. Evropa nuk është spektatore. Evropa është një shënjestër”, tha Netanyahu.

    Kryeministri izraelit zgjodhi gjithashtu t’u drejtohej udhëheqësve evropianë që kanë devijuar nga politika e Izraelit.

    Ka udhëheqës të dobët që i kthejnë shpinën Izraelit, ndërsa ju qëndroni me kokë. Ju nuk ndiqni turmën, nuk tërhiqeni përballë terrorizmit, ju ndiqni ndërgjegjen tuaj”, tha ai.

    Vizita e kryeministrit çek fillimisht përfshiu një takim privat me Benjamin Netanyahun, gjatë të cilit të dy udhëheqësit patën mundësinë të zhvillonin bisedime dypalëshe. Kjo u pasua nga një takim i zgjeruar me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë nga të dy vendet.

    Në bisedime morën pjesë ministrat e punëve të jashtme, mbrojtjes, shëndetit publik dhe sporteve të të dy shteteve, si dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sekretari ushtarak i Kryeministrit Izraelit dhe ambasadorët.

    Burimi: Insajderi

  • Netanyah warns Europe: Iran missiles don’t stop in Israel, you’re a target.

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu issued a warning to Europe about the threat Iran poses during a meeting with Czech counterpart Andrej Babes at his office in Jerusalem on Tuesday.

    Netanyahu said Tehran’s military capabilities, terrorist activity and nuclear ambitions threaten not only Israel but also European countries, while criticising leaders who have distanced from Israel.

    Iran’s rockets do not stop at the borders of Israel; neither does its terrorism nor its nuclear ambitions. Europe is not a spectator. Europe is a target, Netanyah said.

    The Israeli prime minister also chose to address European leaders who have deviated from Israel’s politics.

    There are weak leaders who turn their backs on Israel while you stand on your heads. You do not follow the crowd, you do not retreat in the face of terrorism, you follow your conscience, he said.

    The Czech prime minister’s visit initially included a private meeting with Benjamin Netanyah, during which the two leaders had the opportunity to hold bilateral talks. This was followed by an expanded meeting with the participation of government officials from both countries.

    Ministers of foreign affairs, defence, public health and sports of the two states participated in the talks, as well as the head of the National Security Council, the military secretary of the prime minister Israel and ambassadors.

    Source Layer: Insander

  • Owen ngre pikëpyetje për Pochettinon: A mund të ketë sukses dikush te Manchester United?

    Owen ngre pikëpyetje për Pochettinon: A mund të ketë sukses dikush te Manchester United?

    Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen, ka shprehur skepticizëm lidhur me ndikimin që mund të ketë Mauricio Pochettino në stolin e “Djajve të Kuq”, duke theksuar se problemet e klubit mund të jenë shumë më të thella sesa zgjedhja e trajnerit.

    Owen e vlerëson lart trajnerin argjentinas, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal, por rikujton se edhe emrat e mëdhenj që kanë drejtuar Manchester Unitedin gjatë 10-15 viteve të fundit nuk kanë arritur ta rikthejnë klubin në nivelet e dikurshme.

    “Është padyshim një trajner shumë i mirë. Më pëlqen shumë, edhe si person, edhe si trajner. Por nuk mund të anashkaloj faktin se gjatë 10-15 viteve të fundit në këtë klub kanë ardhur edhe trajnerë të tjerë të mëdhenj. Pyetja kryesore është: a ka rëndësi kush vjen në këtë post?”, deklaroi Owen.

    Ish-futbollisti anglez theksoi se emërimi i Pochettinos nuk garanton ndryshim, pasi sipas tij, të gjithë trajnerët e mëparshëm kanë ardhur me pritshmëri të mëdha, por rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

    “Kushdo që vjen, qoftë Michael Carrick, Pochettino apo dikush tjetër, mendoj se kjo është pyetja kryesore. Për 15 vjet, në fund të fundit, asgjë nuk ka ndryshuar. Ka qenë e njëjta histori”, u shpreh ai.

    Owen e krahasoi situatën aktuale me periudhat kur Manchester Unitedi drejtohej nga Jose Mourinho, Louis van Gaal, Ole Gunnar Solskjaer, David Moyes dhe Ruben Amorim, duke rikujtuar se secili prej tyre kishte ardhur me shpresën për ta rikthyer klubin në majat e futbollit anglez.

    “A do të jetë Pochettino ndryshe nga Mourinho, Van Gaal, Solskjaer, Moyes, Amorim dhe të gjithë të tjerët? Secili prej tyre erdhi me shumë shpresë dhe pritshmëri, ashtu siç po ndodh tani me Pochettinon. Por pyetja më e madhe është nëse dikush mund të ketë sukses në këtë klub, duke pasur parasysh mënyrën se si është i organizuar aktualisht”, përfundoi ish-sulmuesi i Unitedit.

    Manchester Unitedi po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas 10 xhirove të zhvilluara në Ligën Premier renditet në vendin e 18-të, një pozitë që e vendos klubin në një situatë tejet shqetësuese. /Telegrafi/

  • Ambasada Amerikane në Kosovë lëshon alarm sigurie: Qytetarët amerikanë në Kosovë ftohen të tregojnë kujdes gjatë sezonit të festave

    Ambasada Amerikane në Kosovë lëshon alarm sigurie: Qytetarët amerikanë në Kosovë ftohen të tregojnë kujdes gjatë sezonit të festave

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një alarm sigurie, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë vigjilencë, veçanërisht me afrimin e sezonit të festave.

    Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e vëmendjes ndaj mjedisit përreth dhe zbatimit të masave të duhura për sigurinë personale.

    Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të jenë të vetëdijshëm për situatat dhe rreziqet e mundshme që mund t’i rrethojnë, si dhe të praktikojnë masa të kujdesshme për mbrojtjen e sigurisë së tyre gjatë kësaj periudhe.

    Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë dhe të kujdesen për sigurinë personale gjatë sezonit të festave. /Telegrafi/