Category: Lajme

  • Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë (VIDEO)

    Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë (VIDEO)

    Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë (VIDEO)

    Dy aktorët e famshëm, Besarti dhe Valire Zeneli, nën emocione të forta kanë treguar se po bëhet prindër për herë të parë.

    Çifti ka qenë pjesëmarrës në Prime-in e gjashtë të Big Brother VIP Kosova 5 , ku kanë rrëfyer për përjetimet në prag të arritjes së qëllimit për t’u bërë prindër.

    Ndryshe, Besarti që ka qenë banor në Big Brother VIP Kosova 2.

    Aktorja dhe njëherësh bashkëshortja e tij, ka thënë se megjithëse ka qenë e pabesueshme, kanë arritur qëllimin.

    “Kam mendu që është e paarritshme…Së pari, e falëndëroj Zotin, Klan Kosovën, klinikën, doktoreshën dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim dhe uroj që secila grua ta përjetojë këtë ndjesi”, ka thënë ajo, teksa ka shpërthyer në lot e më pas ka marrë duartrokitje të mëdha nga publiku. /Klankosova.tv

  • As exciting as it gets: Former BBVK 2, Bessy, is becoming a father for the first time ( VIDEOS)

    Dy famous actors, Bessari and Valire Zenelli, have shown that he is becoming parents for the first time.

    The couple have been participants in Prime of the sixth Big Brother V IP Kosova 5 where they have confessed to experiences on the eve of achieving the goal of becoming parents.

    Otherwise, Besart was a resident of the Big Brother V IP Kosova 2.

    The actress, and at the same time, said that although it has been incredible, it has reached its goal.

    I think it’s unattainable… first, I thank God, Klan Kosovo, clinic, doctor and all those who have worked in this direction and I wish every woman could experience this feeling, she said, as she burst into tears and then received great applause from the public. /I did. tv

  • Helen Mirren me model të ri flokësh: “Split bixie”, prerja elegante pas të 50-ave

    Helen Mirren me model të ri flokësh: “Split bixie”, prerja elegante pas të 50-ave

    Një kombinim i dy modeleve të njohura të flokëve, me balluke anash dhe gjatësi të përshtatshme për çdo formë fytyre, sjell elegancë dhe freski pa kërkuar stilim të ndërlikuar

    Të gjesh një model flokësh të shkurtër që është njëkohësisht modern dhe i përjetshëm nuk është gjithmonë e lehtë. Megjithatë, aktorja e njohur Helen Mirren ka treguar se eleganca dhe thjeshtësia mund të bashkohen në një prerje të vetme.

    Në premierën londineze të filmit të saj A Talent for Murder, aktorja u shfaq me modelin “split bixie”, një prerje asimetrike me balluke të krehura butësisht anash.

    Bixie është kombinim i modelit të shkurtër pixie dhe gjatësisë karakteristike të bob, duke krijuar një formë që e rrethon fytyrën natyrshëm. Ky model po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.

    “Bixie ka të gjitha përparësitë e flokëve të shkurtër, por pjesa e përparme më e gjatë dhe më e butë shmang pamjen tepër të rreptë të disa prerjeve të shkurtra”, ka shpjeguar për Harper’s Bazaar UK stilistja Sasha Leslie.

    Veçantia e kësaj prerjeje qëndron te mundësitë e stilimit. Balluket mund të krehen anash, të lihen të lira rreth fytyrës ose të kthehen prapa për një pamje më elegante.

    Helen Mirren zgjodhi variantin “split bixie”, me ndarje të theksuar anash dhe balluke që bien lehtë mbi ballë.

    Edhe pse mosha nuk duhet ta përcaktojë zgjedhjen e modelit të flokëve, kjo prerje është veçanërisht tërheqëse për personat mbi 50 vjeç që kërkojnë elegancë dhe mirëmbajtje të thjeshtë.

    Çfarë duhet të dini para se të zgjidhni modelin bixie?

    Prerjet e shkurtra kërkojnë rregullim periodik për ta ruajtur formën.

    Sipas Sasha Leslie, nëse nuk keni mundësi të vizitoni shpesh sallonin, është më mirë të zgjidhni një bixie pak më të gjatë, afër modelit klasik bob.

    Kështu, flokët rriten më natyrshëm dhe modeli ruan pamjen e rregullt për një periudhë më të gjatë.

    Si ta përshtatni bixie me dendësinë e flokëve?

    Modeli duhet përshtatur me dendësinë dhe strukturën natyrale të flokëve.

    Për flokë të dendur: Rekomandohet zvogëlimi i volumit të tepërt pa shkurtuar shumë gjatësinë. Kjo i bën flokët më të lehtë për t’u stiluar.

    Për flokë të hollë: Prerja me shtresa të buta krijon përshtypjen e flokëve më të dendur dhe me më shumë volum.

    Çelësi i stilimit: Ndarja anash

    Elementi më karakteristik i modelit “split bixie” është ndarja e theksuar anash.

    Ajo krijon lëvizje natyrale, zbut pamjen dhe mund të theksojë konturet e fytyrës.

    Stilisti Tom Smith ka shpjeguar për Harper’s Bazaar UK se ndarja e rregullt anash mund t’i japë fytyrës më shumë kënde dhe lartësi vizuale.

    Ai këshillon të provohet ndarja në të dyja anët, pasi secila fytyrë ka karakteristikat e veta dhe njëra anë mund të duket më harmonike.

    Flokët e bukur nuk njohin moshë

    Pamja e Helen Mirren dëshmon se një prerje e zgjedhur me kujdes mund të jetë elegante në çdo periudhë të jetës.

    Me linja të buta, balluke që e rrethojnë fytyrën dhe mundësi të shumta stilimi, “split bixie” është një alternativë për këdo që dëshiron flokë të shkurtër, modernë dhe të lehtë për t’u mirëmbajtur. /Telegrafi/

  • Estonia do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë pas tentativës për zjarrvënie në një fabrikë dronësh

    Estonia do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë pas tentativës për zjarrvënie në një fabrikë dronësh

    Estonia ka njoftuar se do t’i mbyllë pikat e kalimit kufitar me Rusinë nga 1 dhjetori, pasi akuzoi Moskën për përfshirje në një tentativë zjarrvënieje në një fabrikë të prodhimit të dronëve.

    Kryeministri estonez, Kristen Michal, deklaroi se hyrja me forcë në objektin industrial, të shtunën, në veri të kryeqytetit Talin, ishte pjesë e asaj që ai e cilësoi si “luftë hibride më të gjerë të Rusisë kundër Evropës”.

    Sipas Michal, personat e dyshuar për sulmin janë arrestuar, ndërsa mediat lokale raportojnë se ata janë shtetas letonezë.

    Të dyshuarit dyshohet se kishin hyrë në fabrikë dhe kishin tentuar t’i vinin zjarrin duke përdorur lëndë të ndezshme, transmeton Telegrafi.

    Moska i ka hedhur poshtë këto akuza. Të hënën, autoritetet ruse i cilësuan ato si “të pabaza”, ndërsa akuzuan qeverinë estoneze se po ndërton një “mur” mes dy vendeve fqinje.

    Objekti i shënjestruar operohet nga kompania Threod Systems, e cila prodhon dronë sulmues dhe zbulues. Në faqen e saj zyrtare, kompania rendit Ukrainën dhe disa vende anëtare të NATO-s mes klientëve të saj.

    Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi të dielën se “mbyllja e pikave kufitare do të zvogëlojë mundësinë e Rusisë për të kryer veprimtari armiqësore në Estoni”.

    Ndërkaq, kryeministri Michal tha se falë masave të shtuara të sigurisë në fabrikë ishte shmangur “një dëm i konsiderueshëm”. Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Estonisë e cilësoi incidentin si një tentativë sabotimi rus.

    Vendimi për mbylljen e pikave kufitare pritet të finalizohet javën e ardhshme, raportojnë mediat lokale.

    Estonia ndan me Rusinë një kufi prej rreth 338 kilometrash, i cili shtrihet në pjesë tokësore dhe detare. Aktualisht funksionojnë tri pika të kalimit rrugor, por ato tashmë u nënshtrohen kufizimeve.

    Njëra prej tyre ndodhet në Narva, qytetin e tretë më të madh të Estonisë. Qyteti shtrihet në bregun perëndimor të lumit Narva, i cili derdhet në Detin Baltik, ndërsa në bregun lindor ndodhet territori rus.

    Mbyllja e pikave kufitare pritet të vështirësojë jetën e familjeve që jetojnë në të dyja anët e kufirit dhe që kanë lidhje të rregullta mes tyre.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, reagoi ndaj vendimit të Estonisë duke thënë se vendi po ndërton një mur mes dy shteteve.

    “Estonia po ndërton një mur. Siç tregon historia, shumë vende kanë ndërtuar mure që nuk u kanë sjellë asgjë të mirë atyre që i kanë ngritur”, deklaroi Peskov.

    Udhëheqësit evropianë e kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës kombëtare dhe burimeve të destinuara për Ukrainën, që nga nisja e pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

    Edhe udhëheqësit e vendeve baltike kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për sulme hibride ruse dhe për ambiciet territoriale të Kremlinit.

    Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia, ndër mbështetësit kryesorë evropianë të Ukrainës, kanë deklaruar gjithashtu gjatë muajve të fundit se Rusia ka organizuar sulme në territoret e tyre.

    Vitin e kaluar, gjashtë persona u dënuan me burg në Mbretërinë e Bashkuar për një zjarrvënie të lidhur me Rusinë në një depo në Londër, ku ruheshin ndihma të destinuara për Ukrainën. /Telegrafi/

  • Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

    Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

    Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

    Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.

    Ajo ka folur për zhvillimet me energjinë elektrike, ku tha se është blerë rrymë nga Serbia.

    “Ne si shtet jo veç KOSTI-, se KOSTI është vetë shteti që mbikëqyret nga Kuvendi, por Ministria çka ka bërë që me pas një vendim. Sot thanë kemi me kqyr përmes ARBK cila ndërmarrje ka ble. Nëse nuk kanë ble direkt prej Serbisë, se kanë ble se janë të dhëna doganore, këta thirrnin në të dhëna tranziti. Ministrja duhet me kuptu që në dogana e publikon vetëm është importi i rregullt në Republiën e Kosovës”, ka thënë ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Gashi-Hamdiou: They bought electricity from Serbia, it’s customs data

    Gashi-Hamdiu, former member of the Board of Directors of System Operator, Broadcasting and Kosovo Electricity Market ( COMM STT, has been invited to T7’s Propressing.

    She has talked about developments with electricity, where she said electricity was purchased from Serbia.

    We as a state not only COSTI, that COSTI is the state itself that is supervised by the Parliament, but the Ministry what it has done since then. Today they said we’ve got us looking through the ARBK that company bought. If they didn’t buy directly from Serbia, because they bought out it was customs data, these called in transit data. The minister needs to understand that in customs only the regular import in the Republic of Kosovo, she has said.

    Source Layer: Insander

  • Brajan Gruda po shkëlqen me Gjermaninë, paraqitje spektakolare edhe ndaj Holandës - lojtar i ndeshjes, pothuajse nota perfekt

    Brajan Gruda po shkëlqen me Gjermaninë, paraqitje spektakolare edhe ndaj Holandës – lojtar i ndeshjes, pothuajse nota perfekt

    Brajan Gruda po kalon një periudhë të jashtëzakonshme me fanellën e Gjermanisë, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të dalluar të përfaqësueses gjermane.

    Talenti ofensiv ka vazhduar paraqitjet mbresëlënëse edhe në fitoren 5-0 ndaj Holandës, ku ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të takimit.

    Shqiptari pasi luajti në të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, dhe disa ftesave ku nuk erdhi debutimi, më fund në ndeshjet e nëntorit Gruda mori minutat dhe gjeti gola, dy sosh, madje edhe me dy asistime.

    Brian Gruda is shining with Germany, spectacular performance of Holland &#82/11; match player, almost perfect notes

    Notë 9.6, gol dhe dy asistime ndaj Holandës

    Gruda u vlerësua me notën 9.6 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Në 82 minuta lojë, ai realizoi një gol dhe regjistroi dy asistime, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në tri prej pesë golave të Gjermanisë.

    Por ndikimi i tij nuk u kufizua vetëm te statistikat e golave. Gruda krijoi dy raste, regjistroi tri pasime kyçe, tentoi pesë goditje drejt portës, prej të cilave dy në kuadratin e saj, si dhe realizoi tri ndërhyrje.

    Ai ishte pothuajse perfekt në çdo prekje të topit, duke treguar cilësi në lojën me top, vizion dhe aftësi për të krijuar rrezik në zonën kundërshtare.

    Edhe ndaj Serbisë ishte ndër më të mirët

    Kjo nuk ishte paraqitja e parë e nivelit të lartë për Grudën me Gjermaninë. Edhe në fitoren 3-1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim, ai ishte ndër më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 9.0 nga Sofascore.

    Edhe atëherë, Gruda kishte shënuar gol, ndërsa statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 77 prekje të topit, nëntë driblime të suksesshme dhe 12 duele të fituara.

    Këto shifra dëshmojnë se ndikimi i tij në lojën e Gjermanisë nuk është i rastësishëm, por vjen nga aftësia për të marrë përgjegjësi, për të depërtuar dhe për të krijuar epërsi në duelet individuale.

    Gruda po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi te Gjermania e Jurgen Klopp

    Dy paraqitjet e fundit e kanë vendosur Grudën në qendër të vëmendjes. Me gola, asistime, driblime dhe kontribut të vazhdueshëm në lojën sulmuese, futbollisti po dëshmon se mund të jetë një armë e rëndësishme për Gjermaninë.

    Në moshën e tij, këto paraqitje përfaqësojnë një sinjal të fortë për potencialin që ka dhe rolin që mund të marrë në të ardhmen e përfaqësueses gjermane. /Telegrafi/

  • Brian Gruda is shining with Germany, spectacular performance of Holland &#82/11; match player, almost perfect notes

    Brian Gruda is shining with Germany, spectacular performance of Holland &#82/11; match player, almost perfect notes

    Brian Gruda is going through an extraordinary period with Germany’s fanella, becoming one of Germany’s most distinguished football players.

    The offensive talent has also continued impressive presentations in the 5-0 victory over the Netherlands, where there was no doubt one of the main protagonists of the meeting.

    Albanian after playing in all of Germany’s age groups, and several invitations where the debut did not come, Gruda finally took the minutes and found goals, two Sosh, even with two assets.

    Brian Gruda is shining with Germany, spectacular performance of Holland &#82/11; match player, almost perfect notes

    Night 9.6, goal and two assimilations to Holland

    Gruda was assessed with a score of 9.6. Sofascore, announcing the game player. In 82 minutes of play, he achieved a goal and recorded two assistings, being directly involved in three of Germany’s five goals.

    But his influence was not limited to goals statistics. Gruda created two cases, recorded three key passes, attempted five hits to the gate, from which two in its vault, and completed three interventions.

    He was almost perfect in every touch of the ball, showing qualities in the ball game, vision and ability to create danger in the opposing area.

    Even Serbia was among the best.

    This was not the first high-level presentation for Gruda and Germany. Even in Serbia’s 3-1 victory, in the tournament match, he was among the best in the field and was assessed with a score of 9.0. Sofascore.

    Even then, Gruda had scored a goal, while his statistics were impressive: 77 touch of the ball, nine successful drives and 12 duels won.

    These figures prove that its impact on Germany’s game is not random, but comes from the ability to take responsibility, penetrate and create superiority in individual duels.

    Gruda is gaining more and more importance in Germany’s Jurgen Klep

    The last two presentations have put Gruda in the spotlight. With goals, assimilations, drives and continued contribution to the offensive game, the footballer is proving that he could be an important weapon for Germany.

    At his age, these presentations represent a strong signal to the potential and role he can take in the future of the German representative. /Telegraphy/

  • Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

    Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

    Papa Leoni XIV është goditur në sy nga një objekt që dukej si rruzare, teksa makina e tij papale po lëvizte mes turmave të njerëzve në Peru të hënën.

    Pamjet filmike tregojnë pontifikun 71-vjeçar duke fërkuar syrin pasi objekti u hodh në drejtim të tij, pak para meshës përmbyllëse në bazën ajrore Las Palmas.

    Megjithatë, Papa arriti të vazhdonte me agjendën e tij dhe nuk dukej se kishte pësuar ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.

    “Udhëtimi im po përfundon, por misioni vazhdon”, u tha Leoni XIV të pranishmëve më vonë.

    “Në përfundim të këtij udhëtimi apostolik, edhe unë dëshiroj t’ju forcoj në besim dhe dashuri dhe t’ju siguroj se do t’ju mbaj gjithmonë me vete. Po, edhe populli peruan është populli im!”, shtoi ai.

    Turneu i Papës në Amerikën e Jugut përfshiu vizita edhe në Uruguai dhe Argjentinë. Udhëtimi u zhvillua vetëm disa javë pasi ai iu nënshtrua një operacioni në mushkërinë e djathtë në Romë, pas diagnostikimit me një formë të kancerit të mushkërive.

    Në tetor, Vatikani bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ishte hequr “lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë”. Po ashtu, u konfirmua diagnoza e adenokarcinomës pulmonare, e dyshuar edhe nga ekzaminimet para operacionit.

    Më vonë, mjekët deklaruan se një radiografi e kraharorit kishte treguar “rikuperim të mirë” të mushkërisë së prekur. Megjithatë, ndërhyrja kishte ngritur pikëpyetje lidhur me mundësinë e realizimit të udhëtimit në Amerikën e Jugut.

    Paraqitja e Papës gjatë vizitës duket se ka zbutur shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore dhe procesin e rikuperimit.

    Gjatë qëndrimit në Peru, Leoni XIV pati mundësinë të vizitonte edhe Chiclayon, qytetin ku kishte jetuar dhe punuar më parë si misionar e më pas si ipeshkëv. Atje ai drejtoi një meshë në ambient të hapur, ku morën pjesë rreth 500 mijë persona.

    Papa, i lindur në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ka edhe shtetësi peruane, pasi për shumë vite shërbeu në këtë vend. /Telegrafi/

  • “Figo, mercenar” – Ish-ylli i Realit ‘kapet keq’ me politikanin spanjoll

    “Figo, mercenar” – Ish-ylli i Realit ‘kapet keq’ me politikanin spanjoll

    “Figo, mercenar” – Ish-ylli i Realit ‘kapet keq’ me politikanin spanjoll

    Legjenda portugeze, Luis Figo, është përfshirë në një tjetër përplasje në rrjetet sociale me politikanë spanjollë, këtë herë me politikanin katalunas Gabriel Rufián, pas një komenti ironik për mundësinë që ish-futbollisti i Real Madridit dhe Barcelonës të emërohej ministër i Sportit në Spanjë.

    Gjithçka nisi pasi Rufián bëri një shaka në rrjetet sociale, duke sugjeruar se Figo mund të emërohej në këtë pozitë. Portugezi nuk e mori si një shaka dhe iu kundërpërgjigj me një mesazh plot kritika politike.

    Ai publikoi reagimin në rrjetin social “X”, por më vonë e fshiu atë. Mesazhin e nisi me një fjali ironike: “Ju kam munguar tashmë? Shikoni se në çfarë gjendjeje kanë përfunduar”.

    Ish-futbollisti më pas vazhdoi me kritikat ndaj politikanëve të së majtës dhe aleancave të tyre politike.

    “Ata donin t’i bashkonin të gjithë në të majtë, ndërsa tani kanë përfunduar te Podemos. Çfarë nuk bën njeriu për të mbijetuar… Keni pasur një përvojë të keqe edhe më parë, apo jo? Çfarë nuk bën njeriu për të jetuar në kurriz të sistemit… Por tashmë nuk e mashtrojnë askënd”, shkroi Figo.

    Reagimi i tij shkoi përtej shakasë për postin e ministrit të Sportit, duke hapur një tjetër debat me politikanin katalunas dhe duke rikthyer përplasjet e tyre në rrjetet sociale.

    Figo nuk është i panjohur për përplasjet me figura politike në Spanjë. Vitet e fundit, ai është përfshirë vazhdimisht në debate të tilla në rrjetet sociale, ndërsa këtë fundjavë kjo histori u përsërit.

    Ish-futbollisti, i cili aktualisht është këshilltar i UEFA-s, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, duke luajtur për gjigantë si Barcelona dhe Real Madridi, si dhe për Kombëtaren e Portugalisë.

    Por Rufián nuk u ndal me kaq. Pasi pa reagimin e portugezit, ai publikoi një fotografi të një titulli të vjetër të gazetës spanjolle, ku shkruhej: “Figo mercenari”.

    Ky ishte një referim ndaj transferimit të famshëm të portugezit nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000, një prej lëvizjeve më të diskutueshme në historinë e futbollit spanjoll.

    Politikani katalunas e shoqëroi publikimin me një fjali të shkurtër, por thumbuese: “Jo të gjithë e shesim veten”.

    Kështu, përplasja mes tyre riktheu në vëmendje një episod që e ka shoqëruar emrin e Figos për më shumë se 26 vjet.

    Në vitin 2000, portugezi ishte kapiten i Barcelonës dhe një prej simboleve kryesore të skuadrës katalunase. Megjithatë, Florentino Perez, gjatë fushatës për presidencën e Real Madridit, kishte premtuar se do ta transferonte atë nëse zgjidhej në krye të klubit.

    Perez e mbajti premtimin, duke paguar klauzolën e lirimit prej 62 milionë eurosh për ta transferuar Figon në Madrid.

    Tifozët e Barcelonës e konsideruan këtë lëvizje si një tradhti të madhe, ndërsa portugezi u prit me vërshëllima dhe kore fyese në “Camp Nou” sa herë që rikthehej si kundërshtar.

    Në anën tjetër, Figo u bë njëri prej yjeve të projektit “Galaktikët” te Real Madridi dhe ndihmoi klubin të fitonte trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

    Burimi: Insajderi