Category: Lajme

  • Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

    Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

    Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka realizuar shpërndarjen e materialeve didaktike për të gjitha shkollat e kësaj komune.

    Sipas njoftimit të publikuar, kjo nismë synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, duke ofruar mbështetje shtesë për mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme me nxënësit.

    Përmes pajisjes së shkollave me materiale didaktike, synohet të lehtësohet puna edukativo-arsimore dhe të pasurohen mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve mësimore.

    Drejtoria e Arsimit ka theksuar se përmirësimi i kushteve në shkolla dhe mbështetja e vazhdueshme për mësimdhënësit janë pjesë e rëndësishme e avancimit të arsimit në komunë.

    “Investimi në arsim është investim në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë. /Telegrafi/

  • Shqiptarët në Australi organizojnë festime për 28 Nëntorin në tri qytete

    Shqiptarët në Australi organizojnë festime për 28 Nëntorin në tri qytete

    Komuniteti shqiptar në Australi po përgatitet të shënojë festat e Nëntorit me një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive në Melbourne, Adelaide dhe Sydney.

    Sipas njoftimit të Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro-Australian (AACA), aktivitetet do të nisin më 27 nëntor në Melbourne, në Grand Star Receptions, për të vazhduar më 28 nëntor në Adelaide, në Mater Christi Parish Function Room, dhe më 5 dhjetor në Sydney, në Holiday Inn, Warwick Farm.

    Mbrëmjet festive do të shoqërohen me muzikë live dhe performanca nga artistët Bruno Pollogati, Aldor Kukli dhe klarinetisti Fatjon Latifi, duke mbledhur bashkatdhetarët në shënim të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

    Programi do të vazhdojë më 6 dhjetor me një festival kulturor në Footscray Park të Melbourne-it, ku do të ketë muzikë shqiptare, ushqim tradicional dhe aktivitete për familje.

    Ndërsa më 25 dhjetor, në të njëjtin qytet, është planifikuar edhe një darkë festive për Krishtlindje, shkruan Telegrafi.

    Aktivitetet organizohen edhe në mbështetje të organizatave bamirëse Kind Cuts for Kids dhe Albanian Eagles Folk Dance, me synimin për të ruajtur traditat shqiptare, për të forcuar lidhjet e komunitetit dhe për të promovuar kulturën kombëtare te brezat e rinj në Australi./Telegrafi/

  • Albanians in Australia hold celebrations for 28 November in Three Cities

    The Albanian community in Australia is preparing to mark November holidays with a series of cultural and festive activities in Melbourne, Adelaide and Sydney.

    ( The AACA), events will begin on November 27th in Melbourne, Grand Star Receptrons, to continue on November 28th in Adelaide, at Mather Christie Funcation Room, and on December 5, in Sydney, on the Holy Day Inn, Warwick Farm.

    Holiday evenings will be accompanied by live music and performance by artists Bruno Polloble, Aldor Kukli and clarinetist Fatjon Latifi, gathering fellow countrymen on the eve of Albania’s Flag and Independence Day.

    The programme will continue on 6 December with a cultural festival at Melbourne’s Fooscray Park, where Albanian music, traditional food and family activities will be held.

    And on December 25, in the same city, a festive Christmas dinner is planned, writes Telegrafi.

    The activities are also organised in support of charity organisations Kind Cuts for Kids and Albanian Eagles Folk Dance, with the aim of preserving Albanian traditions, strengthening community ties, and promoting national culture in younger generations in Australia./Telegraphy/

  • Kamenica Education Directorate distributes editorial materials to all municipal schools

    The education directorate in the Kamenica municipality has announced that it has implemented the distribution of editorial materials for all schools in this municipality.

    According to the published announcement, this initiative aims to create better conditions for the development of the education process, providing additional support for teachers in their daily work with students.

    Through the equipment of schools with editorial materials, it is designed to facilitate educational and educational work and to enrich opportunities for the development of educational activities.

    The Education Directorate has stressed that improving school conditions and continuing support for teachers are an important part of advancing education in the municipality.

    Investment in education is investment in the future, says the Camenica Education Directorate. /Telegraphy/

  • Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë

    Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë

    Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë

    Shkencëtarët kanë zbuluar pesë lloje të reja bretkosash në Himalajet Lindore të Indisë, ndërsa njëra prej tyre ka habitur studiuesit me mënyrën e pazakontë të ushqyerjes, pasi i gëlltit kërmijtë tokësorë të tërë, përfshirë edhe guaskën e tyre.

    Zbulimi është bërë në rajonin Arunachal Pradesh, pas pesë vitesh kërkimesh në terren nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Delhit dhe Universitetit të Harvardit.

    Pesë speciet e reja i përkasin grupit Jingophrys, të njohur si bretkosat me brirë në miniaturë. Zbulimi më i veçantë është njëra prej tyre, e quajtur Jingophrys tanogogo, e cila përbën rastin e parë të dokumentuar të një bretkose që ushqehet me kërmij në Indi dhe të një anëtari të familjes së saj që ka këtë mënyrë të ushqyerit.

    Ajo që i habiti më shumë studiuesit ishte pikërisht përmbajtja e stomakut të saj. Përmes teknologjisë së avancuar të skanimit tredimensional, shkencëtarët zbuluan guaska të plota kërmijsh brenda aparatit tretës të bretkosës, duke konfirmuar se ajo i gëlltit ata pa ua hequr guaskën.

    Lloji Jingophrys tanogogo e ka marrë emrin nga fjala në gjuhën lokale Apatani që nënkupton kërmijtë.

    Katër speciet e tjera të zbuluara janë Jingophrys taniitatii, Jingophrys siangensis, Jingophrys hrdy dhe Jingophrys wularsoni. Disa prej tyre janë emërtuar në nderim të komuniteteve lokale, rajoneve dhe personave që kanë kontribuar në kërkimet shkencore.

    Sipas studiuesve, zbulimi tregon se Himalajet Lindore kanë një biodiversitet shumë më të pasur nga sa mendohej më parë dhe se në këtë rajon mund të ekzistojnë ende shumë specie të panjohura.

    Analizat e ADN-së sugjerojnë se diversifikimi i këtyre bretkosave është zhvilluar gjatë miliona vjetëve, paralelisht me ngritjen e vargmaleve të Himalajeve dhe ndryshimet në sistemin e musoneve aziatike.

    Shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë biologjinë dhe nevojat për ruajtjen e këtyre specieve të reja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Five new species of frogs are discovered, one of which has an unusual way of feeding

    Scientists have discovered five new species of frogs in India’s eastern Himalayas, while one of them has surprised researchers with the unusual way they feed, since it devours whole earth snails, including their shell.

    The discovery has been made in the Arunachal Pradesh region, after five years of field research by a team of scientists at Delhi University and Harvard University.

    The five new species belong to the Jingphrys group, known as miniature – horned frogs. The most remarkable discovery is one of them, called Jingphrys Tanogogo, which is the first documented case of a snail – feeding frog in India and of a family member who has this diet.

    What surprised researchers most was the very contents of her stomach. Through advanced three – dimensional scan technology, scientists discovered complete snail shells inside the frog’s digestive device, confirming that it swallowed them without removing their shell.

    The type Jingphrys tanogogo is named after the local word Appathani, meaning snails.

    The other four species discovered are Jingphrys tanitiati, Jingphrys Siangensis, Jingphrys hrdy and Jingphrys wularson. Some of them are appointed to honour local communities, regions and persons who have contributed to scientific research.

    According to researchers, the discovery shows that Eastern Himalayas have a much richer biodiversity than previously thought, and that many unknown species can still exist in this region.

    DNA tests suggest that the diversification of these frogs has developed over millions of years, in parallel with the rise of the Himalayan mountain ranges and changes in the Asian muson system.

    Scientists stress that further studies are needed to better understand biology and the need to preserve these new species.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Në Irlandë jemi pritur shumë mirë” - Atdhe Nuhiu beson në fitore (VIDEO)

    “Në Irlandë jemi pritur shumë mirë” – Atdhe Nuhiu beson në fitore (VIDEO)

    “Në Irlandë jemi pritur shumë mirë” - Atdhe Nuhiu beson në fitore (VIDEO)

    Asistenti i Franco Fodas, trajnerit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka thënë se në Irlandë janë pritur shumë mirë.

    Në një deklarim për Klan Kosova nga Dublini, ai tha se besojnë në rezultat pozitiv.  

    “Shpresojmë se do të bëjmë një paraqitje pozitive, dhe besojmë në rezultat pozitiv”, tha Nuhiu për Klanin.

    Ai tha se Kosova di të luajë edhe me formacionin e sotëm, dhe, sipas Nuhiut, ky formacion do të jetë më i miri dhe më i përshtatshmi kundër Irlandës.

    “Besoj se shumë se janë të përgatitur, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Stadiumi është shumë i miremrekullueshëm”, tha Nuhiu më tej.

  • In Ireland we have been very well received &#82/11; And Noah believed in victory. V IDEO)

    AThe post of Franco Fodas, Kosovo coach Atthe Nuhiu, has said that in Ireland they have been very well received.

    In a statement to Klan Kosova from Dublin, he said he believes in positive results.  

    We hope to make a positive presentation, and we believe in a positive result, Nuhiu told the Klan.

    He said that Kosovo can play even with today’s formation, and, according to Nuhi, this formation will be the best and most appropriate against Ireland.

    I believe many are prepared, both physically and mentally. The stadium is very good, Noah said further.

  • Greqi: Sulmi i dyshuar terrorist ishte me urdhër nga Irani, 4 shqiptarë të arrestuar, ja çka dihet deri tash

    Greqi: Sulmi i dyshuar terrorist ishte me urdhër nga Irani, 4 shqiptarë të arrestuar, ja çka dihet deri tash

    Greqi: Sulmi i dyshuar terrorist ishte me urdhër nga Irani, 4 shqiptarë të arrestuar, ja çka dihet deri tash

    Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë, transmeton klankosova.tv

    Sipas Top Channel, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.

    Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

    I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

    Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.

    Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.

    Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.

    Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi.

  • Shumë tifozë të Kosovës në Irlandë

    Shumë tifozë të Kosovës në Irlandë

    Shumë tifozë të Kosovës në Irlandë

    Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45, dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

    Ndërkaq, sipas gazetarit të Klan Kosova, Andi Shabani, i cili gjendet në Irlandë, në stadium të pranishëm do të jenë rreth 550 tifozë dardanë.

    “Dardanët ishin në numër të konsiderueshëm, janë rreth 550 bileta”, tha Shabani.

    Ndërkaq, drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, tha se ndeshja e sotme do të jetë ndryshe nga ajo e luajtur në Prishtinë, kur Kosova mposhti mysafirët 1-0.

    “Do të sulmojnë që nga minuta e parë, duke e ditur që e kanë vetëm fitoren si opsion. Irlanda në vitin 2028 do të organizojë Kampionatin Evropian, dhe normalisht që duan që të jenë të pranishëm në këtë garë. Nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen, por Irlanda, me një fitore sonte, do të ngjitet në vazon e dytë në shortin për Kampionatin Evropian. Kështu që, përpos që e çon në play-off fitore kundër Kosovës në Ligën e Kombeve, do t’ia sigurojë edhe një të mirë shumë të madhe në shortin për Evropian”, tha Sadiku.

    Ai tha se Dardanët e dinë këtë fakt, “dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”.