Category: Lajme

  • Albanian worker loses his life in Italy after being hit by car at highway shipyard

    An Albanian worker has suffered a tragic loss of life Tuesday morning in Italy, after being hit by a car at a construction site on the A18 Highway, connecting the Messiah with Catanian.

    The fatal accident occurred shortly after 9:00 p.m., in the intersection area of Giardini Naxos, where a car driven by a woman entered the space of the road blocked by the work and crashed the Albanian worker.

    According to Italian media reports, the circumstances of the event have not yet become quite white.

    Investigators are considering the possibility that the driver of the car has performed an unexpected maneuver to avoid a risk posed by another vehicle, it transmits Telegrafi.

    After the crash, the woman was out of the car immediately to provide first aid to the worker, but then she too felt sick and received treatment from emergency teams 118.

    Italian authorities are continuing to clear up the circumstances and causes leading up to this tragic accident./Telegraphy/

  • Punëtori shqiptar humb jetën në Itali pasi goditet nga një veturë në kantierin e autostradës

    Punëtori shqiptar humb jetën në Itali pasi goditet nga një veturë në kantierin e autostradës

    Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së martës në Itali, pasi është goditur nga një veturë në një kantier ndërtimi në autostradën A18, që lidh Mesinën me Katanian.

    Aksidenti fatal ka ndodhur pak pas orës 09:00, në zonën e kryqëzimit të Giardini Naxos, ku një veturë e drejtuar nga një grua ka hyrë në hapësirën e rrugës së bllokuar për shkak të punimeve dhe ka përplasur punëtorin shqiptar.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur plotësisht.

    Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që drejtuesja e veturës të ketë kryer një manovër të papritur për të shmangur një rrezik të shkaktuar nga një automjet tjetër, transmeton Telegrafi.

    Pas përplasjes, gruaja ka dalë menjëherë nga vetura për t’i dhënë ndihmën e parë punëtorit, por më pas edhe ajo është ndjerë keq dhe ka marrë trajtim nga ekipet e emergjencës 118.

    Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik./Telegrafi/

  • Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

    Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

    Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

    Forcat e operacioneve speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “VALOR SHIELD 2026”, e cila është zhvilluar në Kosovë.

    Përveç forcave të Kosovës, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësi partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia.

    Pjesëmarrjen e forcave të këtyre vendeve në stërvitje e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Sipas njoftimit, ushtrimi është realizuar me mbështetjen dhe kontributin e konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit Ushtarak Amerikan (MILGP).

    Ambasada ka theksuar se stërvitja ka kontribuar në forcimin e aftësive për operacione speciale, si dhe në përmirësimin e bashkëveprimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

    Po ashtu, “VALOR SHIELD 2026” ka shërbyer për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

    Në fund të njoftimit, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneritetit me aleatët.

    “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KSF, Kosovo Police Special Forces Training with US, Albania, Croatia

    Special Operations Forces of the Kosovo Security Force ( KSF and Kosovo Police have participated in multinational joint exercise VALOR SHIELD 2026, which has been held in Kosovo.

    In addition to Kosovo forces, partner units from the United States, Albania and Croatia have participated in the exercise.

    The participation of the forces of these countries in the exercise has revealed the American Embassy in Kosovo through a post on social networks.

    According to the announcement, the exercise is realised with the considerable support and contribution of the American Embassy and the American Military Group ( M ILGP).

    The embassy has stressed that the exercise has contributed to strengthening capabilities for special operations, as well as improving co-operation among participating forces.

    And so is it. VALOR SHIELD 2026) has served to deepen regional co-operation in the area of security.

    At the end of the announcement, the US Embassy has reaffirmed the United States’ commitment to supporting Kosovo security institutions and strengthening partnerships with allies.

    The United States remains committed to supporting Kosovo’s security institutions and building stronger partnerships with our allies, the Embassy announced.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Temu nën hetimin e BE, çfarë rrezikon kompania pas dyshimeve për sigurinë e produkteve?

    Temu nën hetimin e BE, çfarë rrezikon kompania pas dyshimeve për sigurinë e produkteve?

    Temu nën hetimin e BE, çfarë rrezikon kompania pas dyshimeve për sigurinë e produkteve?

    Kontrolle të pamjaftueshme për produktet, mbikëqyrje e dobët e shitësve dhe masa joefektive ndaj shkeljeve. Këto janë disa nga problemet që Komisioni Evropian ka evidentuar në funksionimin e platformës kineze të tregtisë online Temu.

    Sipas gjetjeve paraprake, kompania nuk kryen verifikime të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e mallrave që tregtohen në platformë. Raportet e testimit kërkohen vetëm për një numër të kufizuar produktesh, ndërsa edhe në këto raste dokumentacioni shpesh nuk kontrollohet. Shqetësim të veçantë paraqesin pajisjet elektronike dhe produktet kozmetike.

    Mangësi janë konstatuar edhe në sistemin e moderimit. Sipas hetuesve, Temu përqendrohet kryesisht te kontrolli i përshkrimeve dhe informacionit të publikuar për produktet, por jo te siguria e vetë mallrave. Ndërkohë, numri i moderatorëve njerëzorë nuk është rritur në përputhje me zgjerimin e ofertës së platformës.

    Një tjetër problem lidhet me masat ndaj tregtarëve që shkelin rregullat. Komisioni vëren se ndëshkimet zbatohen kryesisht ndaj dyqaneve dhe jo ndaj shitësve që i zotërojnë ato. Kjo u krijon mundësi tregtarëve të bllokuar të hapin dyqane të reja dhe të vijojnë aktivitetin. Kompania akuzohet gjithashtu se vonon pezullimin e shitësve që përsërisin shkeljet.

    Kjo procedurë vjen pas një gjobe prej 200 milionë eurosh ndaj Temu, për shkelje që lidhen me shitjen e produkteve të paligjshme. Komisioni i kishte kërkuar platformës edhe një plan veprimi për përmirësimin e kontrolleve, në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

    Nga ana e saj, Temu i ka kundërshtuar gjetjet. Procedura mbetet e hapur dhe kompania ka të drejtë të paraqesë mbrojtjen e saj përpara marrjes së vendimit përfundimtar. Nëse shkeljet konfirmohen, platforma rrezikon një gjobë që mund të arrijë deri në 6% të xhiros vjetore globale.

    Burimi: Insajderi

  • Temu under the EU’s investigation, what is at stake in the company after doubts about product safety?

    Insufficient control of products, poor supervision of vendors and inefficient measures against violations. These are some of the problems the European Commission has recorded in the functioning of the Chinese online trade platform Temu.

    According to preliminary findings, the company does not conduct sufficient verifications to ensure the safety of goods traded on the platform. Test reports are required only for a limited number of products, while even in these cases documentation is often not controlled. Special concerns present electronic devices and cosmetic products.

    The manger has also been found in the mode system. According to investigators, Themu focuses mainly on checking the descriptions and information published on products but not on the safety of goods itself. Meanwhile, the number of human fashionmakers has not increased in line with expanding the platform’s bid.

    Another problem is related to measures against businessmen who violate rules. The commission notes that penalties apply mainly to shops, not to vendors who own them. This enables stranded merchants to open new stores and continue their activities. The company is also accused of delaying suspension of vendors who repeat violations.

    This procedure comes after a 200m-euro fine against Temu for violations related to the sale of illegal products. The commission had also asked the platform for an action plan to improve controls, in line with the European Union’s Digital Services Act.

    For her part, Temu has rejected the findings. The procedure remains open, and the company has the right to present its defence before making the final decision. If violations are confirmed, the platform risks a fine that could amount to 6% of the global annual shoot.

    Source Layer: Insander

  • Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e Banjskës

    Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e Banjskës

    Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë dhe lëshimin e fletarrestimit ndaj Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili po hetohet për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

    Lajmi është konfirmuar për televizionin N1 nga Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa fillimisht ishte publikuar nga BIRN.

    Sipas gjykatës, vendimi është marrë pasi Radoiçiqi nuk është paraqitur më 15 nëntor në stacionin policor, ashtu siç ishte obliguar. Masa e paraburgimit prej 30 ditësh do të llogaritet nga dita dhe ora e arrestimit të tij.

    Radoiçiqi akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator të po atij viti kishte siguruar armë, municion dhe eksplozivë me fuqi të madhe shkatërruese, të cilat më pas i kishte transportuar dhe fshehur në lokacione të ndryshme në Kosovë.

    Sipas aktakuzës, ai dyshohet se si udhëheqës i një grupi personash, më 24 shtator 2023, kishte organizuar dhe marrë pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Radoiçiqi, i cili në kohën e sulmit ishte nënkryetar i Listës Serbe, dha dorëheqje nga kjo pozitë pas ngjarjes. Pesë ditë pas sulmit, përmes avokatëve të tij, kishte deklaruar se ai personalisht e kishte organizuar aksionin.

    Burimi: RTKLive

  • Ndalohet një 18-vjeçar nën dyshimin për lajmërim të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

    Ndalohet një 18-vjeçar nën dyshimin për lajmërim të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

    MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të rrejshëm të vendosjes së bombës në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

    “Më 17.11.2026, në periudhën nga ora 05:45 deri në orën 07:25, nëpunës policorë nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Njësisë Policore Zherovjan pranë SPB Tetovë, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.D. (18), në fsh. Radiovcë, në rrethinë të Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 366 të Kodit Penal, përkatësisht për lajmërim të rremë për bombë në shkollën e mesme komunale – gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë”.

    “Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular, ndërsa A.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës”.

  • “Vdekja është afër”: Brenda fushatës së kërcënimeve të rreme me bomba që tronditën shkollat dhe aeroportet në Evropë

    “Vdekja është afër”: Brenda fushatës së kërcënimeve të rreme me bomba që tronditën shkollat dhe aeroportet në Evropë

    “Vdekja është afër”: Brenda fushatës së kërcënimeve të rreme me bomba që tronditën shkollat dhe aeroportet në Evropë

    Mijëra institucione dhe biznese në mbarë Evropën janë përballur me kërcënime të rreme për vendosjen e bombave gjatë muajit të fundit. Fushata ka shkaktuar evakuime të shkollave, anulime dhe devijime të fluturimeve, si dhe ndërprerje të transmetimeve televizive, transmeton klankosova.tv

    Ndonëse këto kërcënime janë raportuar gjerësisht, përmasat e fushatës dhe mënyra e organizimit të saj po bëhen të ditura në detaje për herë të parë.

    Shumica e cakut të këtyre kërcënimeve ishin shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Itali. Megjithatë, në këtë fushatë u përfshinë edhe organizata mediatike, kompani ajrore, aeroporte, organizata bamirëse dhe individë privatë.

    Kërcënimet kanë detyruar devijimin dhe anulimin e dhjetëra fluturimeve, kanë ndërprerë transmetime televizive dhe kanë bërë që mijëra nxënës të largohen nga shkollat.

    Kërcënimet e 19 tetorit prekën edhe shkollat në Skoci. Kompania Mimecast bëri të ditur se të paktën 33 shkolla ishin cak i tyre.

    Reuters ka shqyrtuar tetë prej mesazheve kërcënuese, të shkruara në gjuhën angleze, bullgare dhe italiane, duke vërejtur ngjashmëri ndërmjet tyre.

    Mesazhet e dërguara më 19 tetor në shkollat e Irlandës së Veriut, Skocisë dhe institucioneve në Bullgari kishin të njëjtën temë: “Vdekja është afër”.

    Ndërkaq, në Tajvan, një llogari që i përkiste një ish-studenti të diplomuar dyshohet se ishte keqpërdorur për dërgimin e disa prej këtyre mesazheve. Këtë e bëri të ditur universiteti ku ai kishte studiuar, Universiteti Da-Yeh.

     

  • “Vazhdojnë sulmet”, reagon VITA: Kërkojmë transparencë dhe hetim nga prokuroria

    “Vazhdojnë sulmet”, reagon VITA: Kërkojmë transparencë dhe hetim nga prokuroria

    “Vazhdojnë sulmet”, reagon VITA: Kërkojmë transparencë dhe hetim nga prokuroria

    Qumështorja VITA ka reaguar lidhur me kontrollet dhe dyshimet e ngritura së fundmi ndaj produkteve të saj, duke kërkuar transparencë të plotë dhe hetim nga Prokuroria e Shtetit.

    Kjo kompani ka shprehur shqetësim të thellë ndaj situatës së krijuar së fundmi, për një serie të vazhdueshme kontrolloesh dhe dyshimesh të ngritura ndaj saj.

    Në një reagim publik, kjo kompani ka njoftuar se që nga 2 korriku, mbi 650 mostra, mbi 30 inspektime dhe asnjë rezultat i dorëzuar.

    VITA ka kërkuar transparencë dhe hetim nga Prokuroria.

    “Fillimisht u ngritën dyshime për vaj palme, por ato nuk u vërtetuan! Pastaj për qumësht pluhur, por as këto dyshime nuk u vërtetuan! Më pas për ujë pusi, por as këto dyshime nuk u vërtetuan! Tani, pas gjithë këtyre kontrolleve, paraqitet një mostër prej vetëm një litri qumësht, me pretendimin se një lot i prodhimit ka tejkaluar kufirin e lejuar të aflatoksinës M1.”, thuhet në reagimin e VITA-s.

    Për një çerek shekulli veprimtarie, sipas reagimit, VITA nuk është përballur me asnjë rast të vetëm të dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve.

    “Përkundrazi, jemi e vetmja fabrikë e përpunimit të qumështit në rajon e pajisur me certifikatat IFS Food, Halal Food Certificate dhe HACCP. Prandaj, mënyra se si po zhvillohet kjo situatë ngre dyshime serioze për trajtim të padrejtë dhe veprime të mundshme të qëllimshme kundër kompanisë sonë.”, është thënë tutje në reagim.

    VITA i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që t’i shqyrtojë këto raste dhe të hetojë të gjitha procedurat, nga marrja e mostrave deri te rezultatet laboratorike dhe veprimet e institucioneve përgjegjëse.

    Gjithashtu, VITA ka kërkuar transparencë të plotë, qasje në rezultatet e analizave laboratorike dhe verifikim të pavarur të mostrës së kontestuar.

    “Konsumatorëve tanë u themi qartë: VITA qëndron pas cilësisë PREMIUM të produkteve të saj, të prodhuara me 100% qumësht nga fermerët e Kosovës. Siguria ushqimore dhe shëndeti i konsumatorëve kanë qenë dhe mbeten prioriteti ynë absolut. Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi, trajtim të barabartë dhe që e vërteta të dalë në dritë. VITA – 100% qumësht vendor. Cilësi PREMIUM. Besim i palëkundur.”, thuhet në reagimin e VITA-s. /Klankosova.tv