Category: Lajme

  • Saveski: Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rastit të dhunës në Ohër

    Saveski: Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rastit të dhunës në Ohër

    Prokuroria Publike e Ohrit po punon në mënyrë aktive për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së tmerrshme në Ohër, tha Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski, duke theksuar se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe efikas në raste të tilla, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun e këtij lloj krimi dhe të gjitha zhvillimet e mëparshme në vendin tonë.

    Saveski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me rastin e dhunës në familje në Ohër, informoi se po e ndjek situatën në këtë rast dhe ka informacione të drejtpërdrejta nga kreu i Prokurorisë Publike të Ohrit, duke theksuar se prokurorja publike kompetente është në kontakt me palën e dëmtuar, dhe deklarata e saj ka vlerë jashtëzakonisht të lartë provuese.

    “Po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjithë gjendjen në këtë rast. Ju siguroj se Prokuroria Publike po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të hedhur dritë të plotë mbi këtë rast”, tha Saveski.

    Ai shtoi se gjatë ditës pret të njoftohet nga prokurori publik kompetent dhe të marrë një vendim përfundimtar prokurori publik.

    “Jam informuar nga prokurori publik kompetent se ai është në kontakt me viktimën, pra palën e dëmtuar në këtë çështje penale. Kjo deklaratë është shumë e rëndësishme për ne dhe prej saj do të dalin shumë prova me vlerë të madhe provuese. Gjatë ditës, duhet të arrijmë në një situatë të përshtatshme faktike, pra gjendjen e çështjeve nga pikëpamja e prokurorit publik, pas së cilës do të kemi një njoftim zyrtar si për kualifikimin ligjor ashtu edhe për vendimin përkatës të prokurorit publik”, tha Saveski.

    I pyetur për kualifikimin e krimit dhe pse bëhet fjalë për lëndim të rëndë trupor në dhunën në familje kur, nga të gjitha elementet që kanë dalë në dritë, kjo shoqërohet edhe me tentativë vrasjeje sepse vajza është rrëmbyer, është rrahur në një makinë, është hedhur pa ndjenja dhe nuk është kërkuar asnjë masë paraburgimi për autorin e krimit, por vetëm masa paraprake, Saveski tha se do të ishte spekulim të flitet për kualifikimin ligjor para përfundimit të veprimeve hetimore./Telegrafi/

  • ​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel

    ​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel

    Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel.

    Kandiq në një postim në platformën X ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ishte një ngjarje e turpshme.

    “E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq. /Telegrafi/

  • Alarmon IKShPK-ja: 336 raste me fruth në Kosovë, 37 vetëm gjatë javës së fundit

    Alarmon IKShPK-ja: 336 raste me fruth në Kosovë, 37 vetëm gjatë javës së fundit

    Alarmon IKShPK-ja: 336 raste me fruth në Kosovë, 37 vetëm gjatë javës së fundit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth po vazhdojnë të regjistrohen në vend, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 336.

    Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK-ja, gjatë periudhës 16 prill – 15 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 336 raste me këtë sëmundje, prej të cilave 37 vetëm gjatë javës së fundit.

    Rastet janë regjistruar në 24 komuna të Kosovës, ndërsa pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë.

    Shqetësues mbetet fakti se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara janë persona që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

    IKShPK-ja ka theksuar se vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj, pasi fruthi është shumë ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

    Institucioni ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon edhe vaksinimin plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara.

    Vetëm gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4 mijë e 120 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

    IKShPK-ja u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të kontaktojnë ekipet shëndetësore në rast se ndonjë dozë është lënë pa marrë.

    Po ashtu, për shkak të rritjes së rasteve, është rekomanduar kujdes i shtuar për fëmijët nën moshën 12 muajshe, të cilët ende nuk janë vaksinuar me MMR, duke shmangur ekspozimin e tyre në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • IKSC alert: 336 measles cases in Kosovo, 37 only during last week

    Kosovo National Institute of Public Health ( The IKKPK has announced that fruit cases are continuing to be registered in the country, while the number of affected has reached 336.

    According to data published by IKKPK, during April 16th, November 15, 2026, a total of 336 cases of this disease have been confirmed, of which 37 in the last week alone.

    The cases are recorded in 24 Kosovo municipalities, while the majority of those affected are children.

    Concern remains that over 95 percent of confirmed cases are people who are not vaccinated with the MMR vaccine, which protects from measles, parotitis, and rubella.

    The IKPK has stressed that the vaccine remains the main measure for preventing disease and limiting its spread, since measles are highly contagious and can cause serious complications, especially in young children.

    The institution has made it known that in cooperation with health institutions, additional supplementary vaccines for children who have not been vaccinated or received the first two doses.

    During this year alone, over 4 thousand and 120 children of the 250 age group have been vaccinated through these activities.

    The IKPK has called on parents to control the status of vaccinating children and contact health teams in case any dosage has been left unteached.

    Similarly, increased attention has been recommended for children under 12 months of age, who have not yet been vaccinated with MMR, avoiding exposure to closed, crowded environments.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Klopp shpërthen ndaj Infantinos: E bëri FIFA-n më keq se Blatteri

    Klopp shpërthen ndaj Infantinos: E bëri FIFA-n më keq se Blatteri

    Ish-trajneri i Liverpoolit ka reaguar në një kohë kur po afrohen zgjedhjet presidenciale të FIFA-s për vitin 2027, ndërsa në Evropë po shqyrtohen mundësitë për të dalë me një kandidat që do ta sfidonte Infantinon.

    Sipas raportimeve, UEFA po e konsideron presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, si një kandidat të mundshëm përballë kreut aktual të FIFA-s.

    Klopp nuk i ka kursyer kritikat ndaj Infantinos, duke shprehur bindjen se futbolli ka nevojë për ndryshime në drejtimin e organizatës më të madhe të futbollit botëror.

    “Opinioni është unanim se një ndryshim do të kishte kuptim. Nuk e besoja se gjërat mund të përkeqësoheshin pas Sepp Blatterit, por dikush ia doli ta bënte edhe më keq”, ka deklaruar Klopp.

    Ai ka shtuar se ekzistojnë njerëz që kujdesen për të ardhmen e futbollit dhe që nuk kanë interesa financiare të lidhura me këtë sport.

    “Ka njerëz që kujdesen për të ardhmen e futbollit dhe nuk kanë interesa financiare në këtë drejtim. Nëse ata bashkohen dhe njëri prej tyre bëhet president, kjo do të ishte e dobishme”, ka theksuar gjermani.

    Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s janë paraparë të mbahen më 18 mars 2027, në Rabat të Marokut, në kuadër të Kongresit të FIFA-s.

    Kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën pesë federatave anëtare për të hyrë në garë.

    Burimi: RTKLive

  • Clopp explodes against Infantino: Make FIFA worse than Butter

    Liverpool’s former coach has reacted at a time when FIFA’s 2027 presidential election is approaching, while in Europe they are considering opportunities to come up with a candidate who would challenge Infantino.

    According to reports, UEFA is considering French Football Federation President Philippe Diallo as a possible candidate in front of the current FIFA leader.

    Clopp has not spared criticism of Infantino, expressing confidence that football needs changes in the direction of the world’s largest football organisation.

    The opinion is unanimous that a change would make sense. I didn’t believe things could get worse after Sepp Blutter, but someone managed to do it worse, Klopp said.

    He has added that there are people who care about the future of football and who have no financial interests related to this sport.

    There are people who care about the future of football and have no financial interests in this regard. If they unite and one of them becomes president, that would be useful, the German stressed.

    FIFA’s presidential election is scheduled to be held on March 18th 2027 in Rabat, Morocco, under the FIFA Congress.

    Candidates must secure the support of at least five member federations to enter the race.

    Source Layer: RTKLive

  • Kushtetuesja konstaton shkelje në një kontest pronësor 32-vjeçar

    Kushtetuesja konstaton shkelje në një kontest pronësor 32-vjeçar

    Në aktgjykimin për rastin KI10/26, të parashtruar nga Hysen Shala, Kushtetuesja ka konstatuar se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe Gjykata Komunale në Gjakovë kanë zgjatur në mënyrë të paarsyeshme procedurën për vërtetimin e pronësisë kundër KB Rugova.

    Padia ishte paraqitur më 6 prill 1994 në Gjykatën Komunale në Gjakovë, ndërsa më 6 prill 2012 lënda ishte bartur për shqyrtim në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Deri në paraqitjen e kërkesës në Kushtetuese, për çështjen nuk ishte marrë ende vendim meritor.

    Sipas Kushtetueses, procedura kishte zgjatur 17 vjet, gjashtë muaj e 24 ditë, pa përfshirë kohën e mëvonshme deri në vendosjen për kërkesën kushtetuese. Gjykata vlerësoi se kontesti nuk kishte ndërlikueshmëri të tillë që do ta justifikonte këtë vonesë dhe se parashtruesi nuk kishte kontribuar në zvarritjen e procedurës.

    Për këtë arsye, Kushtetuesja njëzëri konstatoi shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për gjykim të drejtë brenda një afati të arsyeshëm.

    Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është urdhëruar të ndërmarrë hapat e nevojshëm për trajtimin me prioritet të kësaj lënde, ndërsa deri më 24 maj 2027 duhet ta informojë Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra në zbatimin e aktgjykimit.

    Burimi: RTKLive

  • ​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

    ​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

    Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur për 10,74% gjatë shtatorit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë, prodhimi i energjisë nga era dhe dielli ka shënuar rritje prej 96,23 për qind, raporton KosovaPress.

    Këto të dhëna janë publikuar të hënën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin për statistikat e energjisë për muajin shtator 2026.

    Sipas ASK-së, konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike arriti në 386,10 gigavat-orë (GWh), nga 348,67 GWh sa ishte në shtator 2025.

    Rritja e konsumit është evidentuar në amvisëri, sektorin komercial dhe industri.

    Amvisëritë konsumuan 200,41 GWh energji elektrike, duke shënuar rritje prej 11,01% krahasuar me vitin paraprak. Sektori komercial regjistroi rritje prej 13,66%, ndërsa industria prej 8,43%.

    Sipas strukturës së konsumit, amvisëritë përbënin 51,9% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike, sektori komercial 30%, ndërsa industria 12,9%.

    Prodhimi nga era dhe dielli rritet për 96,23%

    Të dhënat e ASK-së tregojnë se prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe burimet solare arriti në 38,16 GWh gjatë shtatorit 2026, krahasuar me 19,45 GWh në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

    Kjo paraqet një rritje prej 96,23%, ndërsa pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 11,20%.

    Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, me 31,24%, ndërsa prodhimi bruto nga termocentralet është rritur për 3,81%.

    Energjia elektrike bruto në dispozicion gjatë shtatorit arriti në 467,69 GWh, ose 4,42% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

    Kosova importoi më shumë energji sesa eksportoi

    Sa i përket shkëmbimeve të energjisë elektrike, Kosova gjatë shtatorit 2026 regjistroi import prej 308,37 GWh dhe eksport prej 274,23 GWh, ku përfshihen edhe sasitë e transmisionit.

    Krahasuar me shtatorin 2025, importi i energjisë elektrike ka shënuar rënie prej 2,66%, ndërsa eksporti është rritur për 2,24%.

    Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit gjatë shtatorit ishte 509.853 tonë, duke shënuar rënie prej 1,12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Të dhënat janë pjesë e raportit zyrtar të ASK-së, të publikuar më 16 nëntor 2026. /Telegrafi/

  • Përfundojnë dy projekte në Dragash, ndërtohet ura në Kosavë dhe rregullohet sheshi “Adem Jashari”

    Përfundojnë dy projekte në Dragash, ndërtohet ura në Kosavë dhe rregullohet sheshi “Adem Jashari”

    Komuna e Dragashit ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses dy projekte infrastrukturore dhe të përmirësimit të hapësirave publike, të realizuara në kuadër të Programit LEADER – Masa 5, nga Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Bio Sharri”.

    Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e një ure në fshatin Kosavë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.

    Ndërkaq, projekti i dytë përfshin vendosjen e 10 ulëseve dhe 10 shportave për mbeturina në sheshin “Adem Jashari” në Dragash, me synim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe funksional për qytetarët.

    Sipas njoftimit të Komunës, këto projekte janë financuar 80 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndërsa 20 për qind nga Komuna e Dragashit.

    Komuna e Dragashit ka shprehur mirënjohje për MBPZHR-në dhe GLV-në “Bio Sharri” për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtyre projekteve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në interes të qytetarëve. /Telegrafi/

  • Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

    Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

    Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

    Logopedi kosovar Iljasa Fazliu, i arrestuar në nëntor të vitit 2022, ia ka mësyrë të bëhet shef në QKUK, raporton Klan Kosova.

    Kjo është bërë e ditur në njoftimin e QKUK-së për verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur më 8 tetor.

    Logopedi Fazliu ka konkurruar për pozitën “Shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK”, i cili në këtë konkurs publik i ka edhe dy kundërkandidatë, Zahide Rraci dhe Granit Haliti.

    Fazliu ishte ndaluar pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohej duke fyer një fëmijë në ordinancën e tij private në Gjilan.

    Në atë kohë, ai mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK, nga e cila ishte larguar pas publikimit të rastit.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Fazliut i kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

    Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e kishte shpallur të pafajshëm, duke nxjerrë aktgjykim lirues.

    Megjithatë, nuk dihet nëse ka ndonjë vendim të mëvonshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit ndaj tij. /Klankosova.tv