Category: Lajme

  • Ushqyerja sezonale gjatë dimrit, ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies

    Ushqyerja sezonale gjatë dimrit, ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies

    Me uljen e temperaturave dhe shkurtimin e ditëve, shumë njerëz ndryshojnë edhe mënyrën e të ushqyerit. Gjatë vjeshtës së vonë dhe dimrit, ushqimet e ngrohta, gatimet shtëpiake dhe produktet sezonale bëhen pjesë e rëndësishme e tryezës familjare.

    Specialistët e ushqyerjes rekomandojnë një dietë të larmishme, të pasur me fruta, perime, proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme, duke i kushtuar rëndësi edhe konsumimit të mjaftueshëm të ujit.

    Ndër ushqimet që rekomandohen gjatë kësaj periudhe janë portokajtë, mandarinat, kivi dhe shegët, të cilat përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë. Këto fruta mund të jenë pjesë e një diete që mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar.

    Në anën tjetër, perimet si brokoli, lakra, karotat, panxhari dhe kungulli ofrojnë vitamina, minerale dhe fibra të rëndësishme për organizmin. Ato mund të konsumohen të freskëta, të ziera, të pjekura ose në formë supash të ngrohta.

    Një vend të rëndësishëm në ushqyerjen dimërore zënë edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe farat e ndryshme. Ato përmbajnë yndyra të pangopura, proteina dhe minerale, duke qenë një alternativë e mirë për mesvaktet.

    Gjatë muajve të ftohtë, supat me perime, bishtajoret dhe gatimet me drithëra integrale mund të jenë pjesë e një menyje të shëndetshme. Përveçse ofrojnë lëndë ushqyese, ato ndihmojnë edhe në marrjen e lëngjeve gjatë ditës.

    Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë burime të mira të proteinave bimore dhe fibrave. Ato mund të kombinohen me perime të ndryshme për të krijuar vakte të plota dhe ushqyese. Po ashtu, peshku, vezët, kosi dhe produktet e tjera të qumështit mund të plotësojnë nevojat ditore për proteina dhe lëndë të rëndësishme ushqyese.

    Një nga gabimet e zakonshme gjatë sezonit të ftohtë është ulja e konsumimit të ujit. Edhe pse ndjenja e etjes mund të jetë më pak e theksuar sesa gjatë verës, hidratimi mbetet i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit. Çajrat pa sheqer, supat dhe uji mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave ditore për lëngje.

    Gjithashtu, ushqyerja duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të rregullt, gjumë të mjaftueshëm dhe një rutinë të qëndrueshme të jetesës.

    Në fund, ushqyerja sezonale nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshime të mëdha në dietë, por zgjedhje më të kujdesshme të produkteve që ofron stina. Një tryezë e larmishme, me fruta, perime, proteina dhe ushqime të freskëta, mbetet një nga mënyrat më të mira për t’u kujdesur për shëndetin gjatë muajve të ftohtë.

    Burimi: Dukagjini

  • Seasonal food during winter, foods that help maintain health and well – being

    With temperatures down and cutting days, many people also change their diet. During late autumn and winter, warm food, household cooking, and seasonal products become an important part of the family table.

    Feeding experts recommend a diverse diet rich in fruits, vegetables, proteins, fibers, and healthy fats, also paying attention to adequate water consumption.

    The foods recommended during this period include oranges, Mandarins, kiwis, and pomegranates, which contain vitamin C and antioxidants. These fruits may be part of a diet that supports the normal functioning of the immune system.

    On the other hand, vegetables such as brocoli, cabbages, carrots, panjars, and pumpkin offer vitamins, minerals, and important fibers for the organism. They can be consumed fresh, boiled, roasted, or in the form of warm soups.

    Winter feeding is an important place in the world, including nuts, almonds, nuts, and seeds. They contain voracious fats, proteins, and minerals, being a good alternative to intervatives.

    During the cold months, vegetable soups, legumes, and cereal cooking can be part of a healthy menu. In addition to providing nutrients, they also help to obtain liquids during the day.

    Beans, lentils, and hair are good sources of plant proteins and fibers. They can be combined with different vegetables to create whole meals and nutrients. Likewise, fish, eggs, yogurt, and other milk products can satisfy daily needs for proteins and important nutrients.

    One of the common mistakes during the cold season is lower water consumption. While a sense of thirst may be less intense than during the summer, hydration remains important to the normal functioning of the organism. Sugarless teas, soups, and water can help fill the daily supply of fluid needs.

    Feeding should also be accompanied by regular physical activity, adequate sleep, and a stable routine of living.

    In the end, seasonal feeding does not necessarily mean major changes in diet, but more careful selection of the products the season offers. A diverse table of fruits, vegetables, proteins, and fresh foods remains one of the best ways to care for health during the cold months.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

    Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

    Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas njoftimit të Doganës, të hyrat e realizuara në dhjetë muajt e parë të këtij viti arritën në 1 miliard e 708 milionë e 243 mijë e 582 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin 1 miliard e 615 milionë e 537 mijë e 254 euro.

    Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave. Taksa e Doganës është rritur për 6.6 për qind, taksa e Akcizës për 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja për 7.8 për qind.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • Customs collects over 1.7 billion euros in revenues, 5.7% increase compared to 2025

    Kosovo customs has collected 1 billion of 708m euros in revenues during the January-October 2026 period, marking 5.7 per cent growth compared to the same period last year.

    According to Dogan’s announcement, revenues realised in the first ten months of this year reached 1 billion 708m and 243 thousand and 582 euros, while in the same period in 2025 were 1 billion and 615m and 537m and 254 euros.

    Growth is marked in all major categories of revenues. Customs Tax has increased by 6.6 percent, the excise tax by 1.8 percent, and T VV for 7.8 percent.

    Kosovo customs has indicated that these results reflect commitment to revenue collection, implementation of customs legislation and support for the country’s economic development.

    Source Layer: Dukeagini

  • Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

    Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara nga Serbia, duke përfshirë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike.

    Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij propozimi, i cili parasheh ndalimin e tregtimit të energjisë drejtpërdrejt, përmes tranzitit apo rishitjes në një ose më shumë shtete të treta.

    Gjatë prezantimit të vendimit, kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë vjen si pasojë e bllokimit të vazhdueshëm nga Serbia të alokimit komercial dhe tregtimit të energjisë elektrike në linjat ndërkufitare me Kosovën.

    “Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara sipas këtij propozimi, duke përfshirë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike drejtpërdrejt ose përmes tranzitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.

    Ai rikujtoi se më 14 dhjetor 2026 bëhen gjashtë vjet nga koha kur sistemi elektroenergjetik i Kosovës fitoi pavarësinë e plotë energjetike.

    Sipas tij, që nga ajo kohë Serbia ka bllokuar alokimin komercial dhe tregtimin në linjat ndërkufitare me Kosovën, duke shkaktuar dëme financiare dhe duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike.

    Kurti theksoi se bllokimi i këtyre linjave nuk lidhet me dëshirën e Kosovës për të blerë energji nga Serbia, por pamundëson shfrytëzimin e infrastrukturës së rëndësishme për importimin e energjisë nga shtetet e tjera përmes tranzitit.

    “Bllokimi i linjave nga ana e Serbisë nuk ka të bëjë me atë se duam të blejmë energji nga Serbia, mirëpo ajo e pamundëson shfrytëzimin e infrastrukturës kritike për të sjellë energji tranzit nga shtetet tjera”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

  • LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

    LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

    Koha kalon dhe prokuroria hesht për kallëzimin penal të ngritur nga LSDM për Alta Bank, thonë nga partia opozitare maqedonase LSDM.

    Nga LSDM thonë se prokurori Nenad Saveski ka detyrim ndaj qytetarëve të përgjigjet: deri në ç’masë është vepruar sipas kallëzimit penal kundër Trajko Slaveskit dhe personave të tjerë përgjegjës në Bankën Popullore për Alta Bank?

    “A është ngritur ndonjë çështje? A është emëruar një prokuror për të vepruar? Çfarë veprimesh janë ndërmarrë? Kallëzimi penal është i plotë, i gjerë dhe me aspekte specifike ligjore dhe dyshime të bazuara për punë të pakujdesshme në shërbim dhe abuzim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Trajko Slaveski është përgjegjës drejtpërdrejt, ai dha lejen dhe, siç e pranoi vetë, në koordinim me Mickoskin ata sollën lavanderinë e Vuçiçit, Alta Bank kriminale, në Maqedoni”.

    “Njerëzit tani nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre, pensionistët nuk mund të kenë qasje në pensionet e tyre, dhe sistemi bankar është gjithashtu në rrezik. Prokuroria duhet të reagojë shpejt për të parandaluar shkatërrimin e provave, mbulimin dhe fshehjen e llogarive dhe transaksioneve. LSDM ka kërkuar tashmë që të merren masa ligjore për të mbrojtur provat dhe për të parandaluar ndikimin e mundshëm mbi dëshmitarët, duke përfshirë edhe kërkesën për një ndalim të përkohshëm të Slaveskit nga kryerja e detyrave të tij”.

    “Çfarë është ndërmarrë nga prokuroria? Asnjë pozicion nuk duhet të jetë mburojë nga përgjegjësia. Prokuroria nuk duhet të jetë vija e fundit e mbrojtjes së qeverisë. Saveski, publiku pret një përgjigje: sa larg janë akuzat penale kundër Alta Bank?”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

  • Black November në FiveStar - Ofertat speciale për 12 muaj anëtarësim!

    Black November në FiveStar – Ofertat speciale për 12 muaj anëtarësim!

    Ky Black November vjen me më shumë motivim, energji dhe arsye për t’i dhënë përparësi vetes!

    FiveStar sjell oferta speciale për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin ose të vazhdojnë rutinën e tyre të stërvitjes me çmime të veçanta.

    Zgjidh planin që të përshtatet më së miri dhe përfito 12 muaj anëtarësim në FitStar:

    FitStar MultiClub – 90€, në vend të 240€, me mundësi stërvitjeje në të gjitha lokacionet e FiveStar.

    FitStar UniClub – 75€, në vend të 180€, për 12 muaj stërvitje në një lokacion të preferuar.

    FitStar DayClub – 65€, për 12 muaj stërvitje nga ora 10:00 deri në 16:00.

    Për ta bërë anëtarësimin edhe më të lehtë, pagesën mund ta realizosh deri në 12 këste me bankat partnere.

    Ofertat janë të vlefshme nga 16 deri më 23 nëntor, ndaj shfrytëzo këtë mundësi për të investuar në mirëqenien dhe formën tënde fizike.

    Zgjedh planin tënd, anëtarësohu në FiveStar dhe bëje çdo ditë një hap drejt një versioni më të mirë të vetes!

    Anëtarësimi mund të bëhet online në foleja.com ose fizikisht në pikat e FiveStar.

  • Black November on FiveStar &#82/11; Special bids for 12 months of membership!

    This Black November comes with more motivation, energy and reason to give priority!

    Fivestar brings special offers to all who want to start or continue their special – price training routine.

    Choose the plan that suits you best, and benefit 12 months of Fitstar membership:

    FitStar MultiClub $90, instead of 240, with training opportunities at all Fivestar locations.

    FitStar UniClub $ 75, instead of $180, 12 months of training at a preferred location.

    FitStar DayClub $ 65For 12 months of training from 10:00 to 1600.

    To make membership even easier, you can pay up to 12 installments with partner banks.

    Offers are valid from November 16 to 23So use this opportunity to invest in your well-being and physical form.

    Choose your plan, join the Fivestar and take a step every day towards a better version of yourself!

    Membership can be made online in The nest. com Or physically, at Fivestar’s points.

  • Tahiri kërkon që BE-ja të distancohet nga kënga nacionaliste serbe, thirrje Kosovës për afrim me SHBA-në

    Tahiri kërkon që BE-ja të distancohet nga kënga nacionaliste serbe, thirrje Kosovës për afrim me SHBA-në

    Tahiri kërkon që BE-ja të distancohet nga kënga nacionaliste serbe, thirrje Kosovës për afrim me SHBA-në

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas këndimit të një kënge nacionaliste dhe hegjemoniste serbe në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    Tahiri ka kërkuar reagim dhe distancim zyrtar nga Bashkimi Evropian për këtë veprim, duke e cilësuar të papranueshëm promovimin e mesazheve nacionaliste dhe hegjemoniste në aktivitete që organizohen në kuadër të institucioneve apo forumeve evropiane.

    Ajo ka bërë thirrje që diplomacia e Kosovës të intensifikojë angazhimin për krijimin e një dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për sigurimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur atë.

    Duke kritikuar rezultatet e diplomacisë aktuale, Tahiri ka rikujtuar se nga përfundimi i mandatit të qeverisë ku ajo kishte qenë pjesë, në vitin 2017, e deri më sot, Kosova nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje të re nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

    Në këtë kontekst, ajo ka theksuar rëndësinë e një diplomacie më aktive, të koordinuar dhe strategjike, e cila do të kontribuonte në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe të marrëdhënieve të saj me aleatët perëndimorë.

    Burimi: Insajderi

  • Tahiri urges EU to distance itself from Serbian nationalist song, calling for Kosovo to draw closer to US

    Kosovo’s former chief negotiator in dialogue with Serbia, Edita Tahiri, has reacted after singing a nationalist and hegemist Serbian song in an organised activity under the European Union’s Enlargement Forum.

    Tahiri has called for official reaction and distance from the European Union for the move, calling it unacceptable to promote nationalist and hegemone messages in activities organised within European institutions or forums.

    It has called for Kosovo’s diplomacy to intensify its commitment to creating a strategic dialogue with the United States of America, as well as to ensure recognition of Kosovo’s independence by the five European Union states that have not yet recognised it.

    Criticising the results of current diplomacy, Tahiri has recalled that from the end of the government’s mandate she had been part of in 2017 to this day, Kosovo has failed to secure any new recognition from the five EU non-recognising states.

    In this context, it has stressed the importance of a more active, co-ordinated and strategic diplomacy that would contribute to strengthening Kosovo’s international subjectivity and its relations with Western allies.

    Source Layer: Insander