Category: Lajme

  • Loredana zbulon se dëshiron një fëmijë të dytë: Këtë herë dua ta bëj ndryshe

    Loredana zbulon se dëshiron një fëmijë të dytë: Këtë herë dua ta bëj ndryshe

    Këngëtarja e njohur Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.

    Përmes një pyetësori të hapur në Instastory, ajo është pyetur nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë, ndërsa përgjigjja e saj ishte pozitive.

    Megjithatë, Loredana theksoi se këtë herë dëshiron që gjithçka të jetë ndryshe, duke vënë në plan të parë ambientin familjar në të cilin do të rritej fëmija.

    Ajo u shpreh se dëshiron që fëmija i saj i dytë të rritet mes dashurisë, sigurisë dhe paqes, me dy prindër që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.

    Këngëtarja kujtoi gjithashtu vështirësitë që ka përjetuar në marrëdhënien e saj të mëparshme, duke theksuar se nuk do të dëshironte që një fëmijë tjetër të kalonte nëpër të njëjtat përvoja.

    Foto: Loredana/InstaStory

    “Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin Loredana përmbylli përgjigjen e saj.

    Kujtojmë se këngëtarja është nënë e një vajze nga lidhja e saj e mëparshme me reperin Mozzik. /Telegrafi/

  • Kane kalon Anglinë në epërsi ndaj Spanjës, shënon nga penalltia

    Kane kalon Anglinë në epërsi ndaj Spanjës, shënon nga penalltia

    Kane kalon Anglinë në epërsi ndaj Spanjës, shënon nga penalltia

    Kombëtarja e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj Spanjës, në përballjen e sontme që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Golin e epërsisë 0:1 e shënoi kapiteni Harry Kane, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 44-t.

    Sulmuesi i Bayern Munichut nuk gaboi nga 11-metërshi, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.

    Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” të Madridit dhe është përballja e fundit e Grupit A3 në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

    Të dyja kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin në çerekfinale, por kjo përballje është vendimtare për përcaktimin e vendit të parë në grup. Spanja kishte fituar 3:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Wembley”. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00

    Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00

    Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00

    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër (e hënë) mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë.

    Në njoftimin për mbledhjen nuk është bërë i ditur rendi i ditës dhe as çështjet që pritet të shqyrtohen nga kabineti qeveritar.

    Mbledhja e Qeverisë mbahet në një kohë kur në Kuvend pritet të vazhdojë edhe çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ky ligj, i cili ishte kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula më 22 tetor, nuk arriti të vihej në votim në seancën e 13 nëntorit, për shkak të mungesës së kuorumit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Government meets tomorrow at 9:00 p.m.

    The Kosovo government will hold tomorrow (Monday) the next meeting, which is scheduled to begin at 09 o’clock, at the government building.

    The meeting announcement did not reveal the agenda nor the issues expected to be considered by the government cabinet.

    The Government meeting is held at a time when the issue of the Specialised Chambers Law and the Special Prosecutor’s Office is expected to continue in the Assembly.

    This law, which was returned for review by President Justina Shiroka-Pula on 22 October, failed to be put to the polls at the 13 November session, due to lack of quorum. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • They passed England to Spain, marked by penalty

    The nation of England has moved to an advantage over Spain, in its sonat confronting the League of Nations.

    Captain Harry Kane, who was accurate from the white dot to the 44th minute.

    Baiern Munichu’s attacker was not mistaken by the 11-footer, giving the team advantage run by Thomas Tuchel.

    The match is being held at Madrid’s Metropolitan Stadium and is the last face of the A3 Group in this edition of the League of Nations.

    Both nationals have already secured the qualifications in the quarterfinals, but this confrontation is crucial for determining the first country in the group. Spain had won 3:2 in the first match held at Wembley. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

    Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

    Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan grave vijimin e studimeve universitare.

    Familja e saj u zhvendos në Iran, në mënyrë që Zahra dhe motra e saj të mund t’i vazhdonin studimet, por, katër vjet më vonë, të dyja janë përjashtuar nga sistemi arsimor.

    “Viza jonë skadoi shpejt dhe, pa leje qëndrimi të ligjshme, na u mohua e drejta për të studiuar”, tha ajo.

    Emri i vërtetë i Zahrës, ashtu si edhe emrat e grave të tjera afgane të përmendura në këtë artikull, nuk është bërë publik për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.

    “Kudo që aplikuam për të ndjekur arsimin në Iran, nuk morëm asnjë përgjigje pozitive”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë përmes telefonit nga Teherani.

    “Nuk jam vetëm unë. Shumë vajza afgane këtu po përballen me të njëjtat probleme”.

    Të përjashtuara nga shkollimi i mesëm dhe universitetet në vendin e tyre, qindra vajza si Zahra, të cilat u larguan drejt Iranit dhe Pakistanit fqinj për të vazhduar mësimin, po përballen gjithnjë e më shumë me pengesa edhe atje, pasi Teherani dhe Islamabadi po ashpërsojnë rregullat e qëndrimit dhe po dëbojnë një numër të madh afganësh.

    Dyert e mbyllura në vendin e tyre

    Talibanët pezulluan arsimimin e vajzave përtej klasës së gjashtë në mars të vitit 2022 dhe në dhjetor të po atij viti ua ndaluan grave studimet universitare.

    Në dhjetor të vitit 2024, grave iu ndalua edhe ndjekja e kurseve të trajnimit mjekësor.

    Organizata e Kombeve të Bashkuara tha në gusht se rreth 2.4 milionë vajza në Afganistan janë privuar nga arsimi i mesëm që kur grupi ultrakonservator u rikthye në pushtet, në gusht të vitit 2021.

    Ajo shtoi se Afganistani është i vetmi vend ku vajzave dhe grave u ndalohet zyrtarisht arsimi i mesëm dhe i lartë.

    Roya, një tjetër grua afgane që jeton në Teheran, thotë se u largua nga vendi i saj rreth katër vjet më parë, sepse nuk donte të hiqte dorë nga arsimimi.

    “Gjithmonë kam dashur të studioj, të marr një diplomë masteri dhe të bëj diçka me jetën time. Kjo ishte arsyeja pse u largova nga vendi im”, i tha Roya Radios Evropa e Lirë.

    Ajo aplikoi në disa universitete iraniane për një program masteri. Pavarësisht se kishte një diplomë bachelor, aplikimi i saj u refuzua, sepse nuk kishte leje të ligjshme qëndrimi.

    Të dyja gratë thonë se jetojnë çdo ditë me rrezikun e dëbimit. Rreth 1.9 milion afganë u kthyen nga Irani në vitin 2025, përfshirë 1.26 milionë që u dëbuan.

    Numri i afganëve të dëbuar nga Irani vazhdoi të rritet edhe në vitin 2026. Sipas shifrave të cituara nga Kombet e Bashkuara, deri më 12 tetor ishin dëbuar afro 492.300 persona.

    Në mars të vitit 2025, skaduan fletëregjistrimet që u kishin siguruar status të përkohshëm ligjor rreth dy milionë afganëve në Iran.

    Nga 21 marsi 2025, autoritetet iraniane kufizuan qasjen në shërbime për të huajt që nuk posedonin dokumente të vlefshme qëndrimi, përfshirë edhe qasjen në arsim.

    Në vendin fqinj, e njëjta histori

    Nilofar ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme në Afganistan, kur kufizimet e talibanëve ia ndërprenë arsimimin.

    Ajo shkoi në Pakistan me të afërmit e saj për të vazhduar shkollimin, por nuk u regjistrua kurrë në ndonjë shkollë, pasi nuk arriti të siguronte leje qëndrimi.

    Në vend të kësaj, ajo ndjek një kurs të gjuhës angleze, për të cilin nuk kërkohet letërnjoftim.

    “Erdha në Pakistan për të marrë një arsimim të mirëfilltë. Tani, e vetmja gjë që mund të bëj është të ndjek kurse herë pas here”, thotë Nilofar, e cila jeton në Hazara Town, një lagje në Kueta, kryeqytetin e provincës Baloçistan të Pakistanit.

    Kufizimet kanë prekur edhe afganët që tashmë po ndiqnin studimet e larta në Pakistan.

    Qindra studentë afganë të mjekësisë, përfshirë shumë gra, po luftojnë për të vazhduar studimet, pasi Këshilli Mjekësor dhe Dentar i Pakistanit urdhëroi kthimin e tyre në vendlindje dhe u kërkoi kolegjeve që të mos ua mundësonin regjistrimin për këtë vit akademik.

    Gjykatat pakistaneze kanë nxjerrë vendime të përkohshme që i mbrojnë studentët nga dëbimi i menjëhershëm, por e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.

    Zyrtarët pakistanezë thonë se afganët që kanë viza të vlefshme, dokumente qëndrimi dhe letërnjoftime lokale mund të studiojnë në shkolla dhe universitete.

    Por, mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se kjo politikë nuk i adreson nevojat e atyre që nuk kanë viza formale për shkak të vonesave administrative apo anulimit të statusit të refugjatit.

    Disa migrantë afganë i thanë Radios Evropa e Lirë se jetojnë në frikë të vazhdueshme se mund të arrestohen gjatë bastisjeve të policisë pakistaneze, që kur Islamabadi nisi një valë të re masash kundër afganëve pa dokumente në vitin 2023.

    Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportuan se më shumë se 2.39 milionë afganë ishin kthyer nga Pakistani në periudhën nga shtatori i vitit 2023 deri më 16 maj 2026.

    “Nëse do ta kisha vazhduar shkollën gjatë këtyre katër apo pesë viteve të fundit, tani do të isha në semestrin e katërt të universitetit”, thotë Nilofar.

    Kursi i anglishtes, shton ajo, “nuk mund ta zëvendësojë shkollën”.

  • Serbian journalist: New government must have rational attitude towards Kosovo ( VIDEOS)

    GSerbian President Branko Ceqen has said it is difficult to predict Serbia’s new government’s attitudes towards Kosovo, stressing that it must have a rational approach in relation to Pristina.

    In an interview for Klan Kosovo, he has said decades of propaganda against Kosovo and Albanians have influenced the creation of a high percentage of nationalist voters in Serbia.

    The new government should eventually have a rational attitude towards Kosovo. That is because neither Serbia nor Kosovo will go anywhere without resolving their relations in any way, Ceqen has declared.

    He has estimated that new political developments in Serbia have created room for more rational discussions, expressing expectations that representatives of Kosovo and Serbia communicate in a normal manner.

    Therefore, it is up to all governments in the Balkans, but in this case particularly from the governments of Kosovo and Serbia to exploit this space, this new atmosphere and perhaps really start a process that makes sense, he has told Klan Kosovo.

    Ceqen has stressed that for the progress of relations, both sides must be ready without using foreign policy for the interests of domestic political games.

    Follow his full interview:

  • Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

    Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

    Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

    Gazetari serb, Branko Çeqen, ka thënë se është e vështirë të parashikohen qëndrimet e Qeverisë së re të Serbisë ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo duhet të ketë një qasje racionale në raport me Prishtinën.

    Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se dekadat e propagandës kundër Kosovës dhe shqiptarëve kanë ndikuar në krijimin e një përqindjeje të lartë të votuesve nacionalistë në Serbi.

    “Qeveria e re përfundimisht duhet të ketë një qëndrim racional ndaj Kosovës. Kjo sepse as Serbia dhe as Kosova nuk do të shkojnë asgjëkund pa zgjidhur në çfarëdo mënyre marrëdhëniet mes tyre”, ka deklaruar Çeqen.

    Ai ka vlerësuar se zhvillimet e reja politike në Serbi kanë krijuar hapësirë për diskutime më racionale, duke shprehur pritjen që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të komunikojnë në mënyrë normale.

    “Prandaj varet nga të gjitha qeveritë në Ballkan, por në këtë rast në mënyrë të veçantë nga qeveritë e Kosovës e Serbisë që të shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë atmosferë të re dhe ndoshta të fillojnë vërtetë një proces që ka kuptim”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

    Çeqen ka theksuar se për përparimin e marrëdhënieve duhet të jenë të gatshme të dyja palët, pa e përdorur politikën e jashtme për interesa të lojërave të brendshme politike.

    Ndiqni të plotë intervistën e tij:

  • Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

    Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

    Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

    KB Trepça ka shënuar një fitore dramatike dhe tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj rivalit të madh, KB Peja, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 85:83, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Në një përballje ashpër deri në çastet e fundit në palestrën e Pejës, mitrovicasit arritën të ruajnë qetësinë dhe të dalin fitues nga një prej derbive më të mëdha të basketbollit kosovar. Kjo ndeshje fillimisht ishte vënë në pikëpyetje për shkak të mungesës së Policisë, çka bëri që fillimi i saj të shtyhej për në orën 17:30.

    Paraqitjet individuale: Kapiti udhëheq Trepçën, Artis nuk mjafton për Pejën

    Te skuadra fituese e Trepçës, loja ekipore bëri diferencën, ku më efikasi ishte Dardan Kapiti me 16 pikë, katër kërcime dhe tri asistime. Një kontribut të madh dhanë edhe:

    Shawn Jones: 13 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime;

    Jacori Payne: 13 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime;

    Drew Thelwell: 13 pikë;

    Kenny Hasbrouck dhe Mikaile Tmusic: nga nëntë pikë secili, ndërsa James Graham shtoi gjashtë pikë.

    Në anën tjetër, te Peja shkëlqeu Dominic Artis, i cili ishte shënuesi më i mirë i takimit me 26 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, i ndihmuar nga Gary Ricks me 16 pikë, Xavier Johnson me 12 pikë e 10 kërcime, si dhe Daniel Lekndreaj me tetë pikë – por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

    Bilanci pas nëntë xhirove

    Me këtë triumf, Trepça ngjitet në bilancin prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve nga nëntë ndeshjet e para, duke konfirmuar formën e lartë, ndërsa Peja mbetet në kuotën e dy fitoreve dhe shtatë humbjeve.

    Burimi: Sinjali

  • Drama up to the last seconds Trepca defeats Peja in the fiery derby

    KB Trepca has scored a dramatic and extremely important victory on the trip to the great rival, KB Peja, triumphing with a close score of 85:83, within the ninth lap of Kosovo’s basketball Superlea.

    In a severe confrontation until the last moments in the Peja gym, Mitrovicas managed to maintain calm and emerge victorious from one of Kosovo’s largest basketball debtors. This match was initially questioned because of the lack of police, which caused its start to be postponed for 17:30.

    Individual presentations: Capite leads Trepca, art isn’t enough for Pec.

    At Trepca’s winning team, the team game made the difference, where the most efficient was Dardan Kapiti with 16 points, four jumps and three assistings. A great contribution was also made:

    Shawn Jones: 13 points, 11 jumps and two assistings;

    Yacor Payne: 13 points, four jumps and six assistings;

    Drew Thellwell: 13 points;

    Kenny Hasbrouck and Mikhaile Tmusic: Nine points each, while James Graham added six points.

    On the other hand, in Peja shone Dominic Artis, who was the best scorer of meeting 26 points, eight dances and six assisting Gary Ricks with 16 points, Xavier Johnson with 12 points and 10 jumps, and Daniel Lekdrey with eight points but not enough to avoid defeat.

    Bilanci after nine laps

    With this triumph, Trepca sticks to the balance of seven victories and two losses from the first nine matches, confirming the high form, while Peja remains in the quota of two victories and seven losses.

    Source Layer: Signal