Category: Lajme

  • Çmimet e ulëta vështirësuan mbulimin e kostove të prodhimit|VIDEO

    Çmimet e ulëta vështirësuan mbulimin e kostove të prodhimit|VIDEO

    Pavarësisht sfidave me të cilat u përballën gjatë këtij viti, vreshtarët në Rahovec e kanë përmbyllur sezonin me rendiment dhe cilësi të mirë të rrushit. Megjithatë, ky rezultat nuk është shoqëruar me kënaqësi për prodhuesit, të cilët thonë se çmimet e ulëta të shitjes ua kanë vështirësuar dukshëm mbulimin e shpenzimeve të prodhimit.

    “Sezoni ka qenë i mbarë, prodhim ka pasur të mirë, edhe pse kushtet klimatike sivjet nuk kanë qenë edhe aq të favorshme për kulturat bujqësore. Megjithatë, kemi pasur prodhim të mirë dhe cilësia ka qenë e mirë. Çmimet këtë vit kanë qenë shumë të ulëta. Gati që vetëm ata që e duan këtë punë kanë vazhduar, sepse, përndryshe, nuk ia ka vlejtur. Çmimet kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta, fuqia punëtore ka qenë shumë në mungesë dhe pagesat për një punëtor kanë qenë shumë të larta”, tha për RTK, Nysret Shala, vreshtar.

    Krahas vështirësive ekonomike, vreshtarët janë përballur edhe me dëme të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe sëmundjet e hardhisë. Vreshtari Nysret Shala thotë se një nga dëmet më të mëdha është shkaktuar nga sëmundja e hirit të rrushit.

    “Më së shumti kemi pasur probleme me temperaturat e larta dhe me sëmundjet. Njëra prej tyre ka qenë hiri i rrushit, i cili ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur në kohën kur rrushi veç e kishte arritur pjekjen teknologjike dhe kur duhej të nxirrej në treg. Pikërisht atëherë është paraqitur sëmundja, duke mos lejuar ndërhyrjen me preparate mbrojtëse”, tha ai.

    Ndërkaq, sipas Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, rendimenti i përgjithshëm këtë vit ka qenë i kënaqshëm, por sfidë mbetet çmimi i plasimit të produktit final në treg.

    “Rendimenti ka qenë i mirë këtë vit. Përveç vërshimeve që kemi pasur në muajin korrik, ka pasur edhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme nëpër vreshta. Megjithatë, në përgjithësi rendimenti ka qenë i mirë, por vreshtarët nuk janë të kënaqur me çmimin, përkatësisht me çmimin e shitjes së rrushit”, tha Behar Thaqi, drejtor i Bujqësisë në Rahovec

    Dëmet e shkaktuara në disa vreshta nuk do të kenë pasoja vetëm në sezonin e sivjetmë. Sipas drejtorit të Bujqësisë, disa prej hardhive do të kenë nevojë për disa vite që të rikthehen në prodhim.

    “Tash, në dy-tri vitet e ardhshme, ato nuk mund të prodhojnë, sepse duhet të fillohet nga fillimi. Ka hardhi të rrushit të cilat duhet të priten deri në fund dhe të fillohet mbjellja nga e para. Mund të shkojnë deri në pesë vjet derisa të hyjnë përsëri në prodhim, dhe kjo ua shkakton vështirësi vreshtarëve”, tha ai.

    Komuna e Rahovecit ka rreth 2 mijë e 600 hektarë me vreshta.

    Burimi: RTKLive

  • Gështenjat rrezikojnë të thahen|VIDEO

    Gështenjat rrezikojnë të thahen|VIDEO

    Gështenja e ëmbël, e njohur me emrin shkencor Castanea sativa, e cila shtrihet në masivin natyror në pjesën perëndimore të Kosovës, përbën një nga pasuritë e rëndësishme natyrore të Rrafshit të Dukagjinit.

    Për banorët e kësaj treve, gështenja dikur ishte një nga burimet kryesore të jetesës. Kështu kujton Asllan Demiri nga Morina, i cili këto ditë është drejt përfundimit të vjeljes së këtij fryti.

    “Përpara ne, sidomos fshati i Morinës, kemi jetuar nga gështenjat. Të gjitha shpenzimet, shumicën e të ardhurave i kemi siguruar prej tyre. Gështenja përdorej edhe për bukë, por edhe për t’i pritur mysafirët. Vitet e fundit nuk kemi pasur nevojë t’i shkundim, sepse erërat e forta që po fryjnë i rrëzojnë vetë në tokë. Kështu që nuk kemi nevojë të ngjitemi nëpër drunj për t’i shkundur, pasi janë shumë të lartë dhe kjo paraqet edhe rrezik. Për më tepër, nuk po mbesin shumë gështenja nëpër degë, pasi shumica po bien vetë”, tha për RTK,  Asllan Demiri, fermer nga Morina e Gjakovës.

    Për shkak të rëndësisë që ka kjo pemë për banorët e kësaj treve, të cilët e konsiderojnë si një dhuratë të çmuar të natyrës, edhe Komuna e Junikut i kushton vëmendje të veçantë ruajtjes dhe promovimit të saj. Në kuadër të aktiviteteve të përvitshme, organizohet edhe Dita e Gështenjës, ku banorët prezantojnë këtë fryt dhe produkte të tjera bujqësore.

    “Është një fryt që na e ka bekuar Perëndia, neve dhe rrethinën. Nuk kemi pasur nevojë as ta mbjellim, as ta ujitim e as ta prashitim. Është njëri prej drunjve më jetëgjatë, por edhe dru teknik”, tha ai.

    “Me drurin e gështenjës kemi ndërtuar shtëpi, sepse është shumë i qëndrueshëm. Gështenja ka shërbyer për shumë gjëra, edhe në vend të bukës. Ndërsa nga shitja e saj kemi pasur fitime jashtëzakonisht të mira gjatë gjithë vitit”, tha Islam Qestaj, fermer nga Juniku.

    “Gjatë këtyre viteve kemi pasur kujdes të shtuar edhe për gështenjën, në mënyrë që ta ruajmë këtë fryt. Gështenja ka një traditë shumë të lashtë, pasi familjet tona e kanë mbledhur ndër breza dhe përmes saj e kanë pasur jetën pak më të lehtë”, tha  Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut.

    Megjithatë, pavarësisht interesimit dhe përpjekjeve të institucioneve lokale, si dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare për mbrojtjen e gështenjës nga sëmundjet, tharja e drunjve po vazhdon me ritëm shqetësues.

    Një fenomen ky që rrezikon jo vetëm pasurinë natyrore të kësaj treve, por edhe një traditë të trashëguar ndër breza.

    Burimi: RTKLive

  • Hunters risk drying up VIDEOS

    The sweet ring, known by the scientific name Castana sativa, which extends to the natural mass in the western part of Kosovo, constitutes one of the important natural assets of Dukagjin Raraf.

    For its inhabitants, the forest was once one of the main sources of life. This is what Aslan Demiri of Morina recalls, which these days is toward completing its harvest.

    Before us, especially the village of Morina, we lived in the bush. All expenses, most of the revenue we’ve provided. The spear was also used for bread but also for waiting for guests. In recent years we have not had a need to shake them because the strong winds that they are blowing blow down the earth themselves. Thus, we do not need to climb trees to shake them, as they are too high, and this also poses danger. Moreover, not many forests remain in the branches, as most are falling themselves, he said of RTK, Aslan Demiri, farmer from Morina and Gjakova.

    Because of the importance of this tree for its inhabitants of this three, who consider it a precious gift of nature, the Yunik Community also gives special attention to its preservation and promotion. Within the framework of annual activities, there is the Güney Day, where residents present this fruit and other agricultural products.

    It is a fruit that God has blessed for us, for us, and for the surroundings. We did not need to plant it, nor could we water it, nor could we release it. It’s one of the longest-lived trees, but technical wood, he said.

    We built houses with the wood of the forest because it’s very stable. The riddle has served many things, even in place of bread. While from its sale we have had extremely good profits all year round, said Islam Qestaj, farmer from Junik.

    Over the years, we have had increased care for the straw so that we can preserve it. Turkey has a very ancient tradition, as our families have collected it through generations and through it have had a slightly easier life, said Ruzhdi Shehu, chairman of the Yunik municipality.

    However, despite the interest and efforts of local institutions, as well as various international organisations for protection from disease, the drying of trees is continuing at a disturbing pace.

    A phenomenon that endangers not only the natural wealth of this three but also a tradition inherited from generations.

    Source Layer: RTKLive

  • Cila është jetëgjatësia mesatare e qenve të vegjël: Kjo varet kryesisht nga stili i jetës dhe kujdesi i pronarit

    Cila është jetëgjatësia mesatare e qenve të vegjël: Kjo varet kryesisht nga stili i jetës dhe kujdesi i pronarit

    Qentë e vegjël në përgjithësi jetojnë më gjatë se ata të mëdhenj sepse plaken më ngadalë, dhe shumica e racave të vogla jetojnë deri në vite dyshifrore.

    Megjithatë, sa gjatë do të jetojë një qen varet jo vetëm nga raca, por edhe nga shëndeti, dieta, stili i jetës dhe kujdesi i pronarit.

    Sipas të dhënave nga The Spruce Pets, Chihuahua jetojnë mesatarisht më gjatë, rreth 15 vjet. Cairn Terrier, Jack Russell Terrier, Lhasa Apso, Miniature Dachshunds dhe Miniature Poodles jetojnë të gjithë 14 vjet.

    Në anën tjetër të listës është buldogu francez me një jetëgjatësi mesatare prej nëntë vjetësh, i ndjekur nga pomeranian me dhjetë vjet, dhe terieri i Bostonit, spanieli Cavalier King Charles dhe pugu me nga 11 vjet secili. Bichon Frise, Maltese, Miniature Schnauzer, Pekingese dhe Pembroke Welsh Corgi jetojnë të gjithë mesatarisht 12 vjet.

    Qentë e mëdhenj plaken më shpejt dhe me plakjen vijnë edhe sëmundjet. Racat e vogla janë më të prirura ndaj disa problemeve specifike: zhvendosja e patellës, sëmundja e diskut ndërvertebror, sëmundja e valvulës mitrale, kolapsi trakeal dhe pankreatiti. Qentë Dachshund shpesh vdesin nga sëmundja e diskut, ndërsa qentë Maltese dhe Chihuahua vdesin nga sëmundjet e zemrës.

    Sëmundjet kongjenitale, ushqyerja dhe mbrojtja nga sëmundjet infektive dhe parazitët e transmetuar nga mushkonjat, pleshtat dhe rriqrat ndikojnë gjithashtu në jetëgjatësinë. Qentë që jetojnë në shtëpi dhe janë të sterilizuar ose të kastruar kanë më pak gjasa të vriten nga rrotat e një makine.

    Një dietë e ekuilibruar, vaksinimet e rekomanduara nga një veteriner, kontrollet e rregullta dhe mbrojtja nga parazitët mund t’ia zgjasin jetën një qeni. /Telegrafi/

  • Ulpiana kërkon ruajtjen e konceptit fillestar urbanistik|VIDEO

    Ulpiana kërkon ruajtjen e konceptit fillestar urbanistik|VIDEO

    Pamjet e vitit 1976 dhe skicat e arkitektit Bashkim Fehmiu dëshmojnë se Ulpiana ishte projektuar si një tërësi urbanistike, ku ndërtesat, gjelbërimi dhe hapësirat e përbashkëta ishin pjesë e një vizioni të vetëm.

    Ky koncept, gati pesë dekada më vonë, është në qendër të debatit për ndërtimin e propozuar në hapësirën te Fontana.

    Bashkim Fehmiu e kishte konceptuar lagjen jo vetëm si hapësirë banimi, por si një tërësi të organizuar, me gjelbërim, shtigje për këmbësorë dhe ambiente të përbashkëta. Plani u zhvillua në kohën kur Prishtina po zgjerohej në drejtim juglindor, gjatë viteve ’60 dhe ’70.

    Vlera e Ulpianës nuk qëndron vetëm te ndërtesat, por edhe te raporti i tyre me hapësirat e lira, gjelbërimin dhe mjedisin përreth. Pikërisht kjo tërësi, sipas arkitektit Ilir Gjinolli, përbën karakterin urbanistik të lagjes dhe duhet të ruhet.

    Kundër ndërhyrjes së propozuar te Fontana është deklaruar edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës. Në reagimin e 10 nëntorit, ai e cilëson Ulpianën trashëgimi urbane dhe thekson se hapësirat e lira, gjelbërimi dhe raporti ndërmjet ndërtesave janë pjesë përbërëse e arkitekturës së saj. Sipas Asociacionit, edhe nëse Fontana mbetet e paprekur, një ndërtim i ri mund të cenojë tërësinë urbanistike të lagjes.

    Komuna e Prishtinës ka propozuar ndërtimin e një objekti akomodues, nëse vlerësohet i nevojshëm për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe një parking nëntokësor. Kryetari Përparim Rama ka deklaruar se Fontana do të mbetet e paprekur, objekti nuk do të ketë destinim komercial dhe propozimi nuk do të vazhdojë pa mbështetjen e banorëve.

    Por, lidhja e këtij projekti me Lojërat Mesdhetare ka ngritur pikëpyetje edhe për përfshirjen e tij në planifikimin zyrtar të këtij organizimi. Ministri përgjegjës për sportin ka deklaruar se projekti në lokacionin e Fontanës nuk është pjesë e planifikimit të Lojërave Mesdhetare, duke përmendur Qendrën e Studentëve si lokacion të paraparë për nevojat e tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Ulpiana calls for preservation of the original urban concept V IDEO

    The images of 1976 and the drawings of architect Bashkim Fehmiu testify that Ulpiana was designed as an urban integrity, where buildings, greenery and common spaces were part of a single vision.

    This concept, nearly five decades later, is the focus of the debate on the proposed construction of the Fountain space.

    Bashkim Fehmiu had conceived the neighbourhood not only as residential space, but as an organised, green, pedestrian paths and common environments. The plan was developed at the time when Pristina was expanding in the southeast direction, during the years BAR60 and 5070.

    Ulpiana’s value lies not only in buildings but also in their report of free spaces, greenery, and the surrounding environment. That is precisely what, according to architect Ilir Djindolli, constitutes the urban character of the neighborhood and must be preserved.

    Against the proposed intervention at the Fountain has been declared the Association of Kosovo architects. In the November 10 response, it calls Ulpiana urban heritage and stresses that free spaces, greenery and the ratio between buildings are an integral part of its architecture. According to the Association, even if the Fountain remains intact, a new construction can affect the urban integrity of the neighbourhood.

    The Pristina municipality has proposed the construction of an accommodation facility, if deemed necessary for the 2030 Mediterranean Games, as well as an underground parking lot. Chairman of Progress Rama has declared that the Fountain will remain intact, the object will have no commercial destination and the proposal will not continue without the support of residents.

    But this project’s connection to the Mediterranean Games has raised questions about its involvement in the official planning of this organisation. The minister responsible for the sport has declared that the project at the Fountain’s location is not part of the Mediterranean Games’ planning, citing the Students Centre as a priority location for their needs.

    Source Layer: RTKLive

  • Letter to Minister Arben Vitita of the patient who died of cancer: Please take measures to ensure therapy!

    A patient from the Prizren region who was being treated at the Oncology Clinic died in October of this year.

    She had breast cancer.

    Shortly after her death, the organisation “Renesansa” reacted to social networks claiming she died in the absence of the bar APUoclib.

    As Violetta Pirana claimed, the lack of grass with which the patient from the Prizren region was treated during June to the minister of health, Arben Vitita, and the University Clinical Centre of Kosovo ( BUCH).

    There was this lady who died. I’m behind that (declaration that the patient died in the absence of a bar), because that after two months… I’ve sent letters to the minister, QKUK, and the director of Oncology who’s missing a bar (Palboliclib) éka Violeta Pirana from Rerenesa.

    The patient herself who died in October, who was dealing with the bar KKUK director Mentor Zejundah, and the director of Oncology Clinic, Ilir Kurtishi, had sent mail to Minister Arben Vitita.

    She had sent the letter to each of them separately in 28,06,2026.

    In the letter he provided KA LLXO, which the patient had addressed to Minister Arben Vitita, demanded that measures be taken to ensure therapy.

    For six months I’ve been using this therapy and has produced very good results. My pain has been relieved, my condition has improved, returning to me the hope of continuing my life, which I love so that I can be in the midst of my family…

    On the other hand, she had also mentioned the lack of therapy “Palcomoclib.”

    But my bad luck is that on May 10th, when I had to take the therapy, I didn’t use it because it’s in absentia, which is the hope of my life… The pain immediately returned as if before the use of therapy. This absence is seriously affecting my daily life.

    With respect, please take the necessary measures to provide therapy, since for me and many other patients this therapy is vital.

    KA LLXO.com in 10,11.2026 has sent questions to Health Minister Arben Vitita, the Ministry of Health on the official e-mail, CKUK Director Mentor Zejrullahu, and Oncology Director Ilir Kurtishi to confirm the patient’s request has been addressed.

    But they have not responded to the publication of this article.

  • Fifi flet për planet e dasmës me Adisin: Që të bëjmë një dasmë, na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve

    Fifi flet për planet e dasmës me Adisin: Që të bëjmë një dasmë, na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve

    Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, teksa ka folur për planet e tyre për martesë.

    E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka treguar se ende nuk kanë një plan konkret për organizimin e dasmës, duke lënë të kuptohet se për këtë festë u duhen edhe pak më shumë para.

    Me humor, Fifi iu drejtua partnerit të saj, duke thënë: “Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”.

    Ndërkohë, gjatë bisedës, këngëtarja foli edhe për projektet e saj muzikore, duke zbuluar se cilin artist do të dëshironte ta shihte në skenën e Eurovisionit.

    Fifi u shpreh se do të ishte e lumtur që Shqipëria të përfaqësohej nga Elvana Gjata në këtë kompeticion muzikor evropian. /Telegrafi/

  • Letra drejtuar ministrit Arben Vitia e pacientes që vdiq nga kanceri: Ju lus, merrni masa për sigurimin e terapisë!

    Letra drejtuar ministrit Arben Vitia e pacientes që vdiq nga kanceri: Ju lus, merrni masa për sigurimin e terapisë!

    Një paciente nga rajoni i Prizrenit, e cila ishte duke u trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, vdiq në muajin tetor të këtij viti.

    Ajo vuante nga kanceri i gjirit.

    Menjëherë pas vdekjes, organizata “Renesansa” reagoi në rrjetet sociale duke pretenduar se ajo vdiq në mungesë të barit “Palbociclib”.

    Siç pretendonte Violeta Pirana, mungesën e barit me të cilin trajtohej pacientja nga rajoni i Prizrenit e kishte adresuar gjatë muajit qershor te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe te Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

    “Ka qenë rasti me këtë zonjën që vdiq. Unë qëndroj pas asaj (deklaratës që pacientja ka vdekur në mungesë të barit), sepse ajo pas dy muajve…, unë i kam dërguar letra edhe ministrit, QKUK-së dhe drejtorit të Onkologjisë që mungon bari (Palbociclib)” – ka deklaruar Violeta Pirana nga “Renesansa”.

    Vetë pacientja që vdiq në muajin tetor, e cila ishte duke u trajtuar me barin “Palbociclib”, u kishte dërguar shkresë përmes e-mailit ministrit Arben Vitia, Ministrisë së Shëndetësisë në e-mailin zyrtar, drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, dhe drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

    Shkresën ajo ua kishte dërguar secilit veç e veç më 28.06.2026.

    Në letrën, të cilën e ka siguruar KALLXO e të cilën pacientja ia kishte drejtuar ministrit Arben Vitia, kërkonte që të merren masa për sigurimin e terapisë.

    “Për 6 muaj kam përdorur këtë terapi dhe ka dhënë rezultate shumë të mira. Dhimbjet më janë lehtësuar, gjendja ime shëndetësore është përmirësuar, duke m’u kthyer shpresa për të vazhduar jetën, të cilën e dua shumë, që të jem në mesin e familjes…” – shkruante pacientja në letrën që mban datën 28.06.2026.

    Tutje, ajo kishte përmendur edhe mungesën e terapisë “Palbociclib”.

    “Por fati im i keq është se nga 10 maji, kur kam pasë me e marrë terapinë, nuk e kam përdorur sepse është në mungesë, e cila është shpresa e jetës time… Dhimbjet menjëherë u rikthyen sikur para përdorimit të terapisë. Kjo mungesë po ndikon shumë rëndë në jetën time të përditshme” – deklaronte pacientja që vdiq në tetor të këtij viti.

    “Me respekt, ju lutem të ndërmerrni sa më parë masat e nevojshme për sigurimin e terapisë ‘Palbociclib’, pasi për mua dhe shumë pacientë të tjerë kjo terapi është jetike” – thuhej në letër.

    KALLXO.com më 10.11.2026 i ka dërguar pyetje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministrisë së Shëndetësisë në e-mailin zyrtar, drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, dhe drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, për të konfirmuar nëse është trajtuar kërkesa e pacientes.

    Por, ata nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

  • Beatrix Ramosaj shfaqet me veshje provokuese nëpër rrugë

    Beatrix Ramosaj shfaqet me veshje provokuese nëpër rrugë

    Beatrix Ramosaj shfaqet me veshje provokuese nëpër rrugë

    Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet në rrugët e Orlandos, në Florida.

    Beatrix ka zgjedhur një paraqitje mjaft atraktive, e veshur me një fustan të zi transparent, të kombinuar me çizme të gjata, duke vënë në pah stilin e saj të veçantë.

    Fotografitë kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji plot admirim.

    Burimi: Insajderi