Category: Lajme

  • Kosovo citizen dies in traffic accident in Montenegro, two people injured

    A Kosovo citizen, E.M. (47) has lost his life in a traffic accident on the Rozhayle highway in Montenegro.

    The news was made known by the Montenegrin medium, Vijesti, referring to information from the Police Directorate.

    According to the report, the accident occurred around 15:45 and two vehicles were involved. Besides the victim, two others have been injured.

    Meanwhile, circulation on this road has been restored after the investigation ended at the scene.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dyshohet se një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

    Dyshohet se një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

    Dyshohet se një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

    Një shtetas i Kosovës raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë-Beranë, në Mal të Zi.

    Sipas mediumit “Vijesti”, bëhet fjalë për E.M., 47-vjeçar.

    “Vijesti”, duke iu referuar Drejtorisë së Policisë, raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, ku janë përfshirë dy automjete.

    Sipas të njëjtit medium, në këtë aksident janë lënduar edhe dy persona dhe se qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

  • Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

    Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

    Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin (World e-Parliament Conference). Konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian dhe organizohet nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian.

    Sipas njoftimit, konferenca mbledh deputetë, sekretarë të përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë të parlamenteve nga e gjithë bota. Tema qendrore e këtij edicioni është forcimi i demokracisë dhe i institucioneve parlamentare përmes transformimit digjital, me theks të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale.

    Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe kryetarin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, si dhe me deputetë të Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

    Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për kërkesën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Klankosova.tv

  • Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit

    Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit

    Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit

    Çështja penale ndaj këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, është rikthyer sërish në fokusin e drejtësisë shqiptare. Prokuroria nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit që e shpalli atë të pafajshëm, duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

    Sipas njoftimeve zyrtare, seanca për shqyrtimin e rekursit të depozituar nga organi i akuzës pritet të mbahet më 24 nëntor, ndërsa çështja do të relatrohet nga gjyqtari Sokol Binaj.

    Për çfarë akuzohet Luiz Ejlli?

    Luiz Ejlli akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja lidhet me periudhën kur Ejlli kishte humbur licencën e noterit, por dyshohet se ka përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume të majme prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

    Kalvari gjyqësor: Nga dënimi me burg te pafajësia

    Kjo çështje ka kaluar nëpër dy shkallë të gjyqësorit me vendime krejtësisht të kundërta:

    2 tetor 2024: Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor këngëtarin, duke e dënuar me 1 vit burgim, ndërsa bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim.

    8 maj 2025: Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke i shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.

    Pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila tashmë pritet të japë fjalën e fundit nëse pafajësia e Luiz Ejllit do të mbetet në fuqi apo çështja do të rikthehet sërish në gjykim.

    Burimi: Sinjali

  • Louis Wille’s file goes to Supreme Court. The DA won’t give up, wants the singer’s sentence.

    The criminal case against the renowned singer Luiz Eli, who is accused of counterfeiting documents, has returned to the focus of Albanian justice. The prosecution disagreed with the Court of Appeals’ ruling, which pronounced him innocent, sending the file to the Supreme Court.

    According to official reports, the hearing for review of the recruit deposited by the prosecution body is expected to be held on November 24th, while the case will be resolved by Judge Sokol Binay.

    What’s Luiz Hale accused of?

    Luiz Willi is accused of criminalising documents committed in cooperation. According to the Prosecutor’s File, the event relates to the period when ally had lost the swimmer’s license, but allegedly used the notary seal to draft a declaration justifying the source of a vast amount of 210 thousand euros, in favour of citizens Fatmir Avdurman.

    Judicial Calvari: From Prison Punishment to Innocence

    The issue has gone through two steps of the judiciary with completely opposite decisions:

    October 2, 2024: The First Stair Court in Fier pleaded guilty to the singer, condemning him to 1 year in prison, while his associate, Fatmir Avdurman, was sentenced to 18 months in prison.

    May 8, 2025: The Court of Appeals in Tirana overturned the first-degree verdict, declaring both defendants innocent.

    Following that decision, the Appeals Prosecutor deposited the recursor in the Supreme Court, which is now expected to give the final say if Louis Wille’s innocence remains in effect or the case will be brought back to trial.

    Source Layer: Signal

  • Kjo shenjë e horoskopit di gjithçka për ju, ndërsa ju pothuajse asgjë për të

    Kjo shenjë e horoskopit di gjithçka për ju, ndërsa ju pothuajse asgjë për të

    Mjafton një shikim për të kuptuar çfarë fshihni, ndërsa për të zbuluar botën e saj të brendshme mund t’ju duhen vite

    Disa njerëz i zbulojnë emocionet që në minutat e para të një bisede. Mjafton t’i shikoni në fytyrë për të kuptuar nëse janë të lumtur, të shqetësuar apo të zhgënjyer. Por, sipas astrologjisë, ekziston një shenjë e horoskopit që është pothuajse e pamundur të deshifrohet.

    Thuhet se kjo shenjë mund të kuptojë shumëçka për ju, ndërsa ju, edhe pas një kohe të gjatë, mund të mos dini pothuajse asgjë për të. Intuita, natyra misterioze dhe aftësia për t’i fshehur edhe emocionet më të thella e bëjnë atë një nga enigmat më të mëdha të zodiakut.

    Bëhet fjalë për Akrepin, shenjën që në astrologji përshkruhet si një nga më intensivet, më depërtueset dhe më të rezervuarat.

    Edhe pse në pamje të parë mund të duket i ftohtë dhe indiferent, pas kësaj sjelljeje, sipas interpretimeve astrologjike, fshihet një botë e tërë emocionesh të fuqishme.

    Akrepi sheh atë që të tjerët nuk e vërejnë

    Për personat e lindur në shenjën e Akrepit thuhet se kanë një intuitë jashtëzakonisht të zhvilluar. Sipas përshkrimeve astrologjike, u mjafton një shikim, një ndryshim i tonit të zërit apo një reagim i pazakontë për të dyshuar se dikush po u fsheh diçka.

    Ata i vëzhgojnë njerëzit me kujdes dhe rrallë nxjerrin përfundime të nxituara.

    Megjithatë, ndërsa përpiqen të zbulojnë qëllimet dhe mendimet e të tjerëve, mendimet dhe ndjenjat e veta i mbajnë larg syve kureshtarë.

    Nëse dëshironi të krijoni një marrëdhënie të afërt me një Akrep, duhet të keni durim. Sipas astrologjisë, kjo shenjë nuk ia hap zemrën kujtdo dhe i duhet shumë kohë për ta lejuar dikë të hyjë në botën e saj.

    Akrepët nuk i pëlqejnë marrëdhëniet sipërfaqësore, pasinqeritetin dhe njerëzit që përpiqen t’ua zbulojnë sekretet me çdo kusht.

    Por, kur vendosin t’i besojnë dikujt, astrologët i përshkruajnë si persona jashtëzakonisht besnikë dhe të përkushtuar.

    Profimedia

    Nga jashtë qetësi, përbrenda një stuhi emocionesh

    Një nga enigmat më të mëdha të Akrepit është aftësia për të fshehur atë që ndien.

    Një person i kësaj shenje mund të kalojë një periudhë shumë të vështirë emocionale, pa e kuptuar askush nga njerëzit që e rrethojnë.

    Në vend që ta shprehë menjëherë trishtimin, zemërimin apo zhgënjimin, shpesh zgjedh heshtjen.

    Pikërisht për këtë arsye, të tjerët ndonjëherë e perceptojnë si të ftohtë, të paarritshëm ose të painteresuar, megjithëse në interpretimet astrologjike përshkruhet si një shenjë me emocione jashtëzakonisht të thella.

    Nëse keni një Akrep në jetën tuaj, mos prisni ta njihni plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

    Sipas astrologjisë, besimi i tij nuk fitohet lehtë. Por, pasi ta keni fituar, mund të zbuloni një person krejtësisht tjetër nga ai që keni njohur në fillim.

    Sepse, sipas përshkrimeve astrologjike, Akrepi mund t’i kuptojë të tjerët pa shumë fjalë, por rrallë lejon që dikush ta kuptojë po aq lehtë atë. /Telegrafi/

  • Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet

    Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet

    Një fermer nga Gjakova, i cili merret me mbarështimin e deleve, thotë se për një nga deshtë e tij janë paguar 11 mijë franga zvicerane.

    Ai pretendon se bëhet fjalë për një rast të jashtëzakonshëm, duke shtuar se delet e tij kanë vlera të veçanta dhe kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

    Fermeri tregon për Tv Dukagjinin se aktualisht ka rreth 100 deri në 120 krerë dele, ndërsa shton se grumbullimi dhe shtimi i tyre nuk është i lehtë, pasi jo të gjithë fermerët janë të gatshëm t’i shesin.

    Ai thotë se merret me përzgjedhjen e deleve, duke blerë krerë të ndryshëm dhe duke i mbarështuar me kujdes të veçantë, në mënyrë që t’i ruajë dhe t’i përmirësojë karakteristikat e tyre.

    Fermeri tregon gjithashtu se delet i trajton sikur të ishin fëmijët e tij, duke u kushtuar kujdes të veçantë që nga lindja.

    Në mesin e deklaratave të tij, ai përmend edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin thotë se ka ruajtur një dash me shpresën që t’ia dhurojë në rast të lirimit të tij.

    Ai shton se është i hapur për vizitorë dhe media, duke i ftuar të interesuarit që të shkojnë për t’i parë nga afër delet dhe të krijojnë vetë një përshtypje për pretendimet e tij./Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Farmer claims he refused 11,000 francs for the ram: I left it for Thaci when he gets released.

    Farmer claims he refused 11,000 francs for the ram: I left it for Thaci when he gets released.

    A Gjakova farmer who handles sheep breeding says that over one of his rams has been paid 11,000 Swiss francs.

    He claims that it is an outstanding occasion, adding that his sheep have special values and require constant care.

    Farmer tells of Tv Dukagjin that there are currently about 100 to 120 sheep heads, while adding that collecting and adding them is not easy, as not all farmers are willing to sell.

    He says he deals with sheep’s selection by buying various leaders and carefully breeding them so as to preserve and improve their characteristics.

    The farmer also shows that he treats sheep as if they were his children, giving them special care from birth.

    Among his statements, he also mentions former Kosovo president Hashim Thaci, who he says has preserved a ram in hopes of donate in case of his release.

    He adds that he is open to visitors and the media, inviting interested ones to go to see the sheep and create an impression on his own claims. /Telegraphy/

    YouTube youtu.be

  • Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur

    Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur

    Shqipëria ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Bjellorusisë.

    “Kuq e Zinjtë” arritën të shënojnë edhe në golin e dytë, në kohën më të mirë, kur Bjellorusia ishte më kërkuese.

    Ishte mbrojtësi i krahut Elseid Hysaj që shënoi nga distanca për ta lënë portierin vendas të shokuar dhe dërguar rezultatin në 0-2.

    Goditja e Hysajt nuk u ndalë më së miri nga portieri dhe kësisoj përfundoi brenda rrjetës (57’).

    Kësisoj, Shqipëria është shumë afër ta sigurojë avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

  • Albania with a leg in B League, Elseid Hysa marks beautiful goal

    Albania has doubled its supremacy in facing Belarus.

    Kuq e Zittreve managed to score the second goal at the best of time when Belarus was the most demanding.

    It was Elseid Hysa’s wing defender who scored from the distance to leave the local goalkeeper shocked and sent the score to 0-2.

    Hysey’s strike did not stop well from the doorman and ended up inside the net (57).

    Thus, Albania is very close to providing progress in the B League of Nations. /Telegraph/