Category: Lajme

  • Aksident mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

    Aksident mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

    Një aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.

    “Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti”, tha Hoxha për KosovaPress.

    Ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të.

    Burimi: Dukagjini

  • Peja dhe qyteti amerikan nisin procedurat për binjakëzim

    Peja dhe qyteti amerikan nisin procedurat për binjakëzim

    Komuna e Pejës ka nisur procedurat për binjakëzimin me qytetin e Indios, në shtetin e Kalifornisë, SHBA, me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm në fusha të ndryshme të bashkëpunimit.

    Në kuadër të këtij procesi, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti në takim zyrtar një delegacion nga qyteti i Indios, të përbërë nga Glenn A. Miller, anëtar i Këshillit të Qytetit të Indios, Matthew McLeroy, president i Rotary Club Indio Sunrise, si dhe Jason Jackson, president dhe CEO i Southwest Protective Services, Inc.

    Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, kulturës, turizmit, arsimit dhe shkëmbimit të përvojave institucionale.

    Binjakëzimi pritet të hapë rrugë për projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar lidhjet ndërmjet Pejës dhe komunitetit shqiptar e amerikan në Kaliforni.

    Përmes këtij partneriteti, Peja synon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të promovojë potencialet e saj në arenën ndërkombëtare.

  • Rama takon Steinmeierin: Miqësia me Gjermaninë do të forcohet

    Rama takon Steinmeierin: Miqësia me Gjermaninë do të forcohet

    Përmes një postimi, Rama ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së vendit.

    Ai theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah bashkëpunimin institucional si një nga rrugët kryesore për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Kosova është mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.

    Burimi: RTKLive

  • Rama meets Steinmeier: Friendship With Germany Will Strengthen

    Through a post, Rama has expressed Kosovo’s gratitude for Germany’s role and support on the road to freedom and citizenship.

    He stressed the importance of strengthening further friendship between Kosovo and Germany, highlighting institutional co-operation as one of the main ways of deepening relations between the two countries.

    Kosovo is grateful for Germany’s role in our freedom and citizenship. We will do our best to strengthen and deepen this friendship through institutional co-operation, Rama wrote.

    Source Layer: RTKLive

  • Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën

    Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën

    Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë takim si një kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se do të angazhohen për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve përmes bashkëpunimit institucional.

    “Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.

  • Rama meets German president, praises Berlin’s support for Kosovo

    KPristina captain Progress Rama has indicated he has met with Germany’s president, Frank-Walter Steinmeier.

    Through a social networking post, Rama has described this meeting as a special pleasure, expressing Kosovo’s gratitude for Germany’s support on the road to freedom and citizenship, the Klankosova.tv broadcasts.

    He has stressed that they will engage in further strengthening and deepening relations between the two countries through institutional co-operation.

    We will do our best to strengthen and deepen this friendship through institutional cooperation, Rama wrote.

  • Euro Kosova Art closed its 15th edition with an exhibition of works by 30 artists from 14 states

    Euro Kosova Art closed its 15th edition with an exhibition of works by 30 artists from 14 states

    The Euro Kosova Art 2026 International Festival closed its 15th edition with the opening exhibition on November 14th 2026, at Flori Gallery, in Pristina Mall.

    In the presence of a large number of art lovers, the exhibition presented works created during the festival under the theme A Free World of Art.

    During the evening of the exhibition, Slovenian artist Anne Gallus Petelin, along with the festival organisers, donated Slovenia’s ambassador to Kosovo, Borut Blaj, a painting designed especially for him. The ambassador was present at the opening of the exhibition.

    Euro Kosova Art closed its 15th edition with an exhibition of works by 30 artists from 14 states

    The festival, which began on November 8th, brought together artists from Albania, Slovenia, Turkey, Italy, Jordan, France, Croatia, Montenegro, Sweden, Northern Macedonia, Syria, Austria, Ukraine and Kosovo.

    Compared to visual creativity, the programme included artistic performance, a poetry recital, musical evening and visits to museums, galleries and cultural heritage sites, including visits to Prizren and Pristina. On 13 November, at the University of Pristina’s Faculty of Arts, a table was held in contemporary art.

    Under the table, Marlene Elvira Steinz, an international art historian and curator from Austria, legalised. During the festival, artists also visited several Kosovo cultural and historical heritage towns and sites.

    Organisers thanked artists, organisational staff, media and the public, as well as festival supporters, the Ministry of Culture, Youth and Sports, the Fusha Kosovo municipality and the Pristina municipality.

    They also expressed gratitude for the Faculty of Arts, Holiday Resort J & E, Stone Castle, Flori Gallery. The exhibition will remain open to the public until 26 November 2026, at Flori Gallery, in Pristina Mall. /Telegraphy/


  • Euro Kosova Art përmbylli edicionin e 15-të me një ekspozitë të veprave të 30 artistëve nga 14 shtete

    Euro Kosova Art përmbylli edicionin e 15-të me një ekspozitë të veprave të 30 artistëve nga 14 shtete

    Festivali Ndërkombëtar Euro Kosova Art 2026 përmbylli edicionin e 15-të me ekspozitën e hapur më 14 nëntor 2026, në Flori Gallery, në Prishtina Mall.

    Në prani të një numri të madh artdashësish, ekspozita prezantoi veprat e krijuara gjatë festivalit nën temën “Një botë e lirë me art”.

    Gjatë mbrëmjes së ekspozitës, artisti slloven Anže Gallus Petelin, së bashku me organizatorët e festivalit, i dhuroi ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, një pikturë të krijuar posaçërisht për të. Ambasadori ishte i pranishëm në hapjen e ekspozitës.

    Euro Kosova Art closed its 15th edition with an exhibition of works by 30 artists from 14 states

    Festivali, që nisi më 8 nëntor, bashkoi artistë nga Shqipëria, Sllovenia, Turqia, Italia, Jordania, Franca, Kroacia, Mali i Zi, Suedia, Maqedonia e Veriut, Siria, Austria, Ukraina dhe Kosova.

    Krahas krijimtarisë vizuale, programi përfshiu performanca artistike, një recital poetik, mbrëmje muzikore dhe vizita në muze, galeri e vende të trashëgimisë kulturore, përfshirë vizita në Prizren dhe Prishtinë. Më 13 nëntor, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, u mbajt tryeza “Trendet në artin bashkëkohor”.

    Në kuadër të tryezës ligjëroi Marlene Elvira Steinz, historiane e artit dhe kuratore ndërkombëtare nga Austria. Gjatë festivalit, artistët vizituan gjithashtu disa qytete dhe vende të trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës.

    Organizatorët falënderuan artistët, stafin organizativ, mediat dhe publikun, si dhe mbështetësit e festivalit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Fushë Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.

    Ata shprehën mirënjohje edhe për Fakultetin e Arteve, Holiday Resort J & E, Stone Castle, Flori Gallery. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 nëntor 2026, në Flori Gallery, në Prishtina Mall. /Telegrafi/


  • Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

    Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

    Estonia ka njoftuar se do të mbyllë të gjitha pikat e kalimit rrugor kufitar me Rusinë, pas një tentative për sabotim që, sipas autoriteteve estoneze, ishte urdhëruar nga inteligjenca ushtarake ruse.

    Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, deklaroi se ekzistojnë “prova të qarta” që agjencia ruse e inteligjencës ushtarake, GRU, kishte urdhëruar një sulm ndaj kompanisë së mbrojtjes Threod Systems, e specializuar në prodhimin e dronëve.

    Sipas Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Estonisë, sulmi i planifikuar kishte për qëllim shkaktimin e një shpërthimi dhe vënien e zjarrit në ndërtesën e kompanisë.

    Autoritetet estoneze njoftuan se personat e dyshuar janë arrestuar.

    “I kemi arrestuar shpejt të dyshuarit. Këshillojmë që të mos merret as në konsideratë pranimi i ofertave të tilla nga Rusia. Pasojat janë serioze”, thuhet në deklaratën e shërbimit të sigurisë.

    Ministri Tsahkna bëri të ditur se mbyllja e pikave kufitare do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, duke theksuar se Moska duhet ta kuptojë se veprimet armiqësore kanë pasoja.

    “Mbyllja e pikave kufitare do të zvogëlojë aftësinë e Rusisë për të kryer aktivitete armiqësore në Estoni dhe do të forcojë përpjekjet tona për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve”, deklaroi ai. /Telegrafi/

  • Papastërti në shkollën Hivzi Sylejmani në Fushë Kosovë? – drejtori flet për Sinjalin

    Papastërti në shkollën Hivzi Sylejmani në Fushë Kosovë? – drejtori flet për Sinjalin

    Papastërti në shkollën Hivzi Sylejmani në Fushë Kosovë? – drejtori flet për Sinjalin

    Disa fotografi kanë arritur në redaksinë e Sinjalit, ku pretendohet se në Gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë ka papastërti.

    Sipas sinjalizuesve gjendja brenda një klase nuk është e mirë.

    E për këtë shkak, Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Amir Pllanën, i cili e ka mohuar këtë.

    “Jo, ne njihemi si ndër shkollat më të pastërta. Ka mundësi që eventualisht gjatë fundit të procesit mësimor nxënësit ta hudhin ndonjë letër, përndryshe shkolla është e hapur dhe mund ta vizitoni edhe vet”, deklaroi ai.

    “Aktualisht jemi duke i vendosur disa Smart Board në klasa, pra “Tabela të mençura”, jemi në përfundim të vendosjes dhe ndoshta për këtë ka edhe mundësi të ketë ngapak ndonjë papastërti, përndryshe gjendja me pastërtinë është e mirë”, deklaroi Pllana për Sinjalin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali