Çelaj: Dashuria jonë për Shqipërinë enveriste ka bërë që të mos orientohemi kah Beogradi (VIDEO)

Çelaj: Dashuria jonë për Shqipërinë enveriste ka bërë që të mos orientohemi kah Beogradi (VIDEO)

Written by

in

Çelaj: Dashuria jonë për Shqipërinë enveriste ka bërë që të mos orientohemi kah Beogradi (VIDEO)

Opinionisti Lirak Çelaj, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se dashuria për Shqipërinë ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në orientimin e shqiptarëve të Kosovës atë kohë, duke theksuar se alternativa tjetër ishte Beogradi.

“…Alternativa tjetër ka qenë Beogradi dhe na ta kishim ditë saktë se çka po ndodhë në Shqipëri, na ishim drejtu kah Beogradi dhe sot as s’do ishim të pavarur, ndoshta edhe do të ishim të asimilum një pjesë e madhe”, ka thënë mes tjerash Çelaj.

Çelaj ka theksuar se ndikimi i Shqipërisë në lëvizjet ilegale dhe te të burgosurit politikë nuk ishte vetëm rezultat i propagandës së regjimit të Enver Hoxhës, por mbi të gjitha i dashurisë për Shqipërinë.

“Ma shumë se propaganda e Enver Hoxhës ka qenë dashuria për Shqipërinë. Mandej aty e ka gjetë rrugën edhe propaganda e Enver Hoxhës dhe ajo e ka majt shumicën e lëvizjeve ilegale, të burgosurve politikë, aktivistave, kanë qenë të frymëzum prej asaj”, është shprehur Çelaj në “Rubikon”.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: