
Detajet vazhdojnë të dalin në pah pas një të shtëne vdekjeprurëse në qytetin polak të Krakovës – ja çfarë dihet deri më tani:
Gjashtë persona janë vrarë – katër gra dhe dy burra – thotë policia
Të paktën 15 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale
Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 sipas orës lokale, kur një burrë hyri me makinë në Sheshin Kryesor të Tregut të qytetit dhe filloi të qëllonte “rastësisht” nga makina e tij, thotë policia lokale
Ka vetëm një të dyshuar në këtë fazë dhe ai është në paraburgim, thotë ministria e brendshme polake, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
I dyshuari mashkull është shtetas polak, thotë ministria e brendshme. Policia ka raportuar se ai mbante veshur “veshje ushtarake” i cili përdori “armë ushtarake”, dhe më shumë u gjetën në automjetin e tij.
Dy oficerë policie ishin midis të plagosurve në sulm, njëri prej të cilëve është në “gjendje shumë kritike”.
Çfarë nuk dihet
Motivi pas sulmit
Ndonjë detaj më shumë rreth identitetit të të dyshuarit – emri, mosha ose vendi i banimit të tij
Identitetet e të vrarëve në sulm ose të të plagosurve
Gjendja e të plagosurve