Çfarë pritet nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor? – Kotorri “shkund” shenjat (VIDEO)

Çfarë pritet nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor? - Kotorri "shkund" shenjat (VIDEO)

Written by

in

Çfarë pritet nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor? - Kotorri "shkund" shenjat (VIDEO)

Astrologia Antigona Kotorri ka folur për ngjarjet astrologjike që pritet të karakterizojnë periudhën nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor, duke paralajmëruar një javë me tensione, emocione dhe rikthim të çështjeve të pazgjidhura.

Kotorri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova ka veçuar datën 30 nëntor, kur sipas saj, Marsi, Jupiteri, Hëna dhe ylli rregullues do të krijojnë një konfiguracion që mund të sjellë tensione dhe të nxjerrë në pah dobësitë që njerëzit përpiqen t’i fshehin edhe nga vetja.

Ajo ka theksuar se kjo periudhë mund të ndihmojë në identifikimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje.

Një tjetër datë që astrologia e ka veçuar është 4 dhjetori, kur Venusi pritet të rikthehet në shenjën e Akrepit, duke sjellë sërish në vëmendje tema dhe çështje të së kaluarës.

Kotorri ka paralajmëruar gjithashtu një aspekt astrologjik që, sipas saj, mund të shtojë nervozizmin dhe ngarkesën emocionale, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk mendoj që ne mund t’i menaxhojmë duke i injoruar situatat. Mendoj që kësaj jave nuk kemi me mundur t’i injorojmë situatat. Kanë me lyp zgjidhje, vendim ose pozicion të ri”, ka thënë ajo.

Sipas astrologes, edhe pse bëhet fjalë për ngjarje që mund të mos jenë shumë të mëdha veç e veç, ato mund të drejtojnë njerëzit drejt përballjes me çështje që kanë mbetur pezull.

Ajo ka vlerësuar se kjo javë mund të sjellë përballje konkrete me probleme të cilat janë shtyrë vazhdimisht për një moment tjetër.