Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Written by

in

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një vizitë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Rreth kësaj vizite, KFOR ka dalë me njoftim ku është ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar fuqimisht ndaj #stabilitetit dhe #sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Prioriteti i KFOR-it është të mbështesë #transparencën, qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë, duke nxitur njëkohësisht një të ardhme paqësore me mundësi për brezat që do të vijnë”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.