Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Written by

in

Gazetarja e njohur, Christiane Amanpour, ka njoftuar se do të largohet nga CNN vitin e ardhshëm, pas më shumë se katër dekadash në këtë rrjet televiziv.

“Pas shumë muajsh mendimi dhe disa netësh pa gjumë, kam vendosur të ndahem nga CNN-i, partneri im për 43 vite fantastike”, tha Amanpour në një deklaratë.

Gazetarja 68-vjeçare bëri të ditur se pret të angazhohet në projekte të reja, ndërsa theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë CNN-in dhe traditën e tij të gazetarisë së pavarur.

“Mbani mend, gjithmonë jeni të vërtetë, jo neutralë”, ishte mesazhi i saj.

Kryetari i CNN-it, Mark Thompson, e cilësoi Amanpourin si “njërën nga gazetaret më të besuara dhe më të dashura kudo”, duke thënë se rrjeti do të gjejë kohë për të nderuar kontributin e saj para largimit vitin e ardhshëm.

Amanpour iu bashkua CNN-it në vitin 1983, fillimisht si asistente në redaksinë e lajmeve ndërkombëtare. Më pas, ajo u bë një nga korrespondentet më të njohura të rrjetit, duke raportuar nga afër për luftëra, konflikte dhe kriza ndërkombëtare.

Që nga viti 2009, ajo drejton emisionin e saj të intervistave të mbrëmjes në CNN International, raporotn BBC.

Burimi: RTKLive