
Cristiano Ronaldo është suspenduar për 30 ditë dhe është gjobitur me 255 euro nga Federata e Futbollit e Portugalisë, pas largimit nga grumbullimi i përfaqësueses, shkruan “The Sun”.
Pavarësisht dënimit, pezullimi i yllit portugez pritet të përfundojë para ndeshjeve të ardhshme të Portugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë është planifikuar të zhvillohet më 14 nëntor, ndërsa e dyta më 17 nëntor.
41-vjeçari u largua gjatë grumbullimit të përfaqësueses portugeze, pas pakënaqësive që kishte me përzgjedhësin Jorge Jesus.
Tensionet nisën pasi Ronaldo mbeti në bankën rezervë në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 27 shtator. Sipas raportimeve, futbollisti kishte marrë premtimin se do të luante për 30 minuta, por në fund u mjaftua vetëm me nxehjen jashtë fushës, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte.
Ronaldo, i cili ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, fiton rreth 225 milionë euro në vit nga pagat dhe marrëveshjet komerciale.
Sulmuesi portugez po i afrohet shifrës prej 1.000 golash në karrierë dhe, sipas raportimeve, nuk pritet ta përfundojë karrierën si futbollist aktiv pa e arritur këtë objektiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali